"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
MSH: 7 viktima dhe 789 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri
24 January 2022, 17:27Nga DOSJA
TIRANË– Shtatë persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit për shkak të infektimit me Covid-19. Konkretisht pesë qytetarë nga Tirana të moshave 59-83 vjeç, një qytetare nga Fieri 78 vjeçe, një qytetar nga Kamza 79 vjeç, nuk i kanë mbijetuar dot infektimit me koronavirus. Në bilancin e publikur nga Ministria e Shëndetësisë bëhet me dije se nga 3667 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 789 qytetarë. Janë 24,081 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 129 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.
Bilanci i ministrisë:
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3667 testime, 789 qytetarë të infektuar, 7 humbje jete dhe 1824 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit. Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3667 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 789 qytetarë, në këto bashki: 465 në Tiranë, nga 32 qytetarë në Durrës, Lushnje, 30 në Gjirokastër, 22 në Vlorë, 20 në Sarandë, 19 në Krujë, 13 në Lezhë, 12 në Elbasan, nga 10 qytetarë në Korçë, Kavajë, 9 në Vorë, 8 në Devoll, nga 7 qytetarë në Tepelenë, Mallakastër, Fier, Kurbin, nga 6 qytetarë në Tropojë, Delvinë, Peqin, nga 5 qytetarë në Gramsh, Kolonjë, Pogradec, nga 4 qytetarë në Kukës, Mirditë, Berat, nga 3 qytetarë në Dimal, Përmet, Patos, Kamëz, Shijak, Has, nga 2 qytetarë në Fushë Arrëz, Dibër, Këlcyrë, Memaliaj, Skrapar, Poliçan, nga 1 qytetar në Konispol, Roskovec, Pukë, Shkodër.
Janë 24,081 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 129 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka shtatë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: pesë qytetarë nga Tirana të moshave 59-83 vjeç, një qytetare nga Fieri 78 vjeçe, një qytetar nga Kamza 79 vjeç.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 1824 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 222,508 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (24 Janar 2022)
Raste të reja ditore 789 Të shëruar në 24 orë 1824 Të shtruar në spitale 129 Humbje jete në 24 orë 7 Testime ditore 3667
Testime totale 1,630,245 Raste pozitive 248,859 Raste të shëruara 222,508 Raste Aktive 23,039 Humbje jete 3,312
DURRËS- Një shqiptar i lindur në Florida i është bashkuar Marinës amerikane. Me anë të një postimi në Facebook, Ambasada amerikane shkruan se Albi Jakova g...
TIRANË – Ambasada Gjermane në Shqipëri konfirmon se sektori i vizave në këtë institucion do të qëndrojë mbyllur deri në datën 28 janar. Fillimisht, s...
VLORË – Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano deklaroi se lufta ndaj kultivimit të kanabisit do të zgjerohet nëpërmjet aplikimit ...
Përfundojnë zgjedhjet për Shoqatën Rajonale të Futbollit Tirranë ku president u shpall Krenar Alimemeti me 44 vota pro 2 kundra dhe vetëm një abstenim. Kandidat...
TIRANË– Aktivistët e Qendrës Qytetare dolën ditën e sotme përballë Ministrisë së Arsimit, në shenjë revolte për mbylljen e shkollave dhe mungesës së ...