"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Rriten frikshëm shifrat! MSH: 6 viktima e 2 mijë 177 të infektuar në Shqipëri
11 January 2022, 16:23Nga DOSJA
TIRANË– Gjashtë persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në Shqipëri si pasojë e infektimit me Covid-19. Konkretisht, një qytetar nga Durrësi 54 vjeç, një qytetare nga Elbasani 65 vjeçe, dy qytetarë nga Tirana të moshave 77-80 vjeç, një qytetare nga Vlora 80 vjeçe, një qytetare nga Kavaja, 80 vjeçe, nuk i kanë mbijetuar dot infektimit me koronavirus. Në bilancin e 24 orëve nga Ministria e Shëndetësisë bëhet me dije se nga 8 mijë e 136 testime kanë rezultuar 2 mijë e 177 persona të infektuar.
Janë 15,318 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 116 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 639 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 204,099 që nga fillimi i epidemisë.
Bilnaci i MSH:
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 8136 testime, 2177 qytetarë të infektuar, 6 humbje jete dhe 639 të shëruar në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit. Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 8136 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 2177 qytetarë, në këto bashki: 965 në Tiranë, 138 në Durrës, 117 në Shkodër, 100 në Elbasan, 81 në Gjirokastër, 76 në Fier, 73 në Vlorë, 47 në Lushnje, nga 37 qytetarë në Korçë, Sarandë, Lezhë, nga 33 qytetarë Berat, Pogradec, 26 në Mallakastër, 25 në Kamëz, nga 23 qytetarë në Kurbin, Gramsh, Krujë, 21 në Kavajë, 20 në Vorë, 17 në Tepelenë, nga 14 qytetarë në Belsh, Mat, nga 13 qytetarë në Skrapar, Himarë, 12 në Devoll, nga 10 qytetarë në Kuçovë, Delvinë, Patos, 9 në Divjakë, nga 8 qytetarë në Librazhd, Memaliaj, Dibër, nga 7 qytetarë në Vau i Dejës, Kukës, Tropojë, Peqin, nga 6 qytetarë në Prrenjas, Dimal, Libohovë, Mirditë, Malësi e Madhe, 5 në Këlcyrë, nga 4 qytetarë në Përmet, Dropull, Selenicë, Has, nga 3 qytetarë në Shijak, Rrogozhinë, Poliçan, nga 2 qytetarë në Kolonjë, Pukë, Fushë Arrëz, nga 1 qytetar në Roskovec, Konispol.
Janë 15,318 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 116 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Durrësi 54 vjeç, një qytetare nga Elbasani 65 vjeçe, dy qytetarë nga Tirana të moshave 77-80 vjeç, një qytetare nga Vlora 80 vjeçe, një qytetare nga Kavaja, 80 vjeçe. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 639 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 204,099 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (11 Janar 2022) Raste të reja ditore 2177 Të shëruar në 24 orë 639 Të shtruar në spitale 116 Humbje jete në 24 orë 6 Testime ditore 8136
Testime totale 1,542,801 Raste pozitive 222,664 Raste të shëruara 204,099 Raste Aktive 15,318 Humbje jete 3,247
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
TIRANË- Pas përjashtimeve dhe paralajmërimeve të shpallura herët në mëngjes, numrat e Partisë Demokratike në Parlament kanë ndryshuar. Nga 59 deputetë që k...
TIRANË– Një tjetër tëmret ka tundur sërish Shqipërinë, pas lëkunjdeve të forta të 9 janarit. Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë sërish në Greqi....
DIBËR– Tofik Xhika rezulton i zhdukur prej 16 ditësh, ndërkohë që ende nuk ka asnjë shenjë për trupin e tij. Mëngjesin e ditës së sotme një njësi e p...
TIRANË –Partia Demokratike i ka dërguar një raport me 8 faqe ambasadave të huaja në vendin tonë dhe KE në lidhje me zhvillimet e protestës së 8 janar...
TIRANË– Kristjan Kelmendi dhe Marjan Kola kanë dalë nga qelia pas prangosjes për vrasjen e ish-kryekomunarit të Velipojës, Pashko Ujka, më 29 Nëntor ...
SHKODËR– Marjan Kola dhe Kristjan Kelmendi janë lënë të lirë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Shkodrës. Të rinjtë e dyshuar për vrasjen e ish-deputet...
BRITANI E MADHE- Anis Hemissi, një kikboksier i akuzuar se vrau Flamur Beqirin në prag të Krishtlindjeve dy vjet më parë, ka mohuar të jetë një vrasës me pagesë...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje nga Dosja e Prokurorisë që po mban nën hetim protestën e dhunshme të 8 janarit që u zhvillua tek selia e Partisë ...