LIVE UPDATES
Aktualitet

Shembja e Teatrit Kombëtar, Avokati i Popullit: Të ndëshkohen efektivët që ushtruan dhunë ndaj qytetarëve, polici nuk ës

19 November 2020, 09:08 Nga DOSJA
Shembja e Teatrit Kombëtar, Avokati i Popullit: Të ndëshkohen

TIRANË– Avokati i Popullit ka publikuar konkluzionet në lidhje me sjelljen e Policisë së Shtetit gjatë përiudhës kur u shemb godina e Teatrit Kombëtar. Në dokumentin adresuar Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, Drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, Drejtorit të Policisë së Tiranës Rebani Jaupi dhe Prokurorisë pran Gjykatës së Shkallës së Parë, Avokati i Popullit bën një parashtrim të çështjes se si nisi shembja e godinës, kërkesat që u parashtruan dhe kush ishin persona që e kundërshtuan.

Më pas në konkluzione, Avokati i popullit shton se Policia e Shtetit nuk duhet të mjaftohet vetëm me vlerësimin nëse do të ketë ose jo rezistencë të dhunshme nga qytetarë ndaj punonjësve të administrates dhe se nuk mund të veprojë si një “ushtar që bindet verbërisht” kur merr një kërkesë për mbështetje nga një institucion tjetër.

Sipas institucioni në fjalë, Policia e Shtetit duhet të verifikojë nëse kërkesa e paraqitur është e plotë dhe ligjore dhe para kryerjes së veprimeve për mbështetje, të kontaktojë me drejtues të institucioneve që kanë paraqitur kërkesë, të shkëmbejë me ta informacione më të hollësishme dhe të vlerësojë situatën që mund të krijohet. Policët, sipas Avokatit të Popullit, duhet të vlerësojnë se cilat veprime duhet të kryhen e cilat jo, duke vënë në balancë nevojën për garantimin e jetës si një detyrë parësore e më pas zbatimin e kërkesave për ndihmë, referuar dhunës së ushtruar nga efektivët kundrejt aktivistëve që kundërshtonin shembjen e godinës.

“Është e nevojshme që drejtues të shërbimeve policore në Drejtorinë Vendore të Policisë/Komisariatin Vendor të Policisë, para kryerjes së veprimeve për mbështetje, të kontaktojnë me drejtues të institucioneve që kanë kërkuar ndihmën e mbështetjen. Në këtë takim të shkëmbehen informacione më të hollësishme, të vlerësohet situata e krijuar e në varësi të saj të përcaktohen bashkërisht detyrat dhe masat më efikase për realizimin e mbështetjes pa probleme. 6 angazhoheshin në operacion 449 punonjës të strukturave të ndryshme pa përllogaritur numrin e punonjësve të Forcës Operacionale Lëvizëse, numri i të cilëve nuk na është dhënë. Këtij numri duhet t’i shtojmë edhe punonjësit e Policisë Bashkiake, punonjësit e IMT-së dhe ato të Bashkisë Tiranë. Pra një numër i konsiderueshëm personash, protestues dhe punonjës shtetërorë, do të gjendeshin pranë njëri-tjetrit në një kohë kur ishin në fuqi masat që parashikonin ndalimin e grumbullimeve masive dhe detyrimin për distancim fizik dhe zbatimi i rregullave të tjera në kuadër të masave të marra për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19,”- shkruhet ndër të tjera në rekomandim.

Avokati i Popullit kërkon ndëshkimin e atyre efektivëve që ushtronin dhunë ndaj qytetarëve, të nisë hetimi nisiplinon dhe në fund të realizohet ndëhskimi për ta.

“Një nga personat e shoqëruar në komisariat në orët e para të mëngjesit të datës 17.05.2020, gjatë kohës që ndodhej në makinën e policisë ka regjistruar në fshehtësi fjalët e punonjësve që e kanë prangosur dhe shoqëruar. Nga biseda e regjistruar kuptohet lodhja nervore e punonjësve, të cilët fajësojnë personat e ndodhur tek godina e TK se i kanë lënë pa gjumë dhe përdorin ndaj tyre fjalë fyese. Citojmë: “Na lanë pa gjumë këta …… lidhe qenin”, etj. Qoftë edhe formalisht nuk na është vënë në dispozicion një urdhër me shkrim i arsyetuar për kryerjen e operacionit në orët e natës sikurse parashikohet në nenin 171 të Kodit të Procedurave Administrative. Siç shpjeguam më lart Policia e Shtetit duhet të verifikojë nëse kërkesa e paraqitur për mbështetje është e plotë dhe ligjore. Nëse jo, i kërkon institucionit të interesuar ta plotësojë atë. Në vijim të analizës sonë, sjellim në vëmendjen Tuaj, parimin e ligjshmërisë në veprimtarinë e organeve publike të parashikuar në nenin 4, të Kodit të Procedurave Administrative, ku thuhet se: “1. Organet publike ushtrojnë veprimtarinë e tyre në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, me marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara dhe legjislacionin e zbatueshëm në Republikën e Shqipërisë, brenda kufijve të kompetencave të tyre dhe në përputhje me qëllimin për të cilin janë dhënë këto kompetenca.” 10 – Pjesëmarrja e Forcës Lëvizëse Operacionale (FLO) gjatë ndërhyrjes për shembjen e godinës së TK Një nga personat e shoqëruar në ambientet e policisë në orët e para të mëngjesit ka deklaruar me shkrim se, “disa punonjës të policisë kanë qenë të pajisur me armë zjarri, dhe kur është kufizuar nga duart, një prej tyre ia ka drejtuar armën në kokë”. Edhe në media u dhanë dëshmi nga të pranishmit se punonjës të policisë të armatosur janë futur brenda godinës së TK. Në pamjet e regjistruara nga gazetarët dallohen punonjës të veshur me tutë të zezë, me maskë operacionale në kokë, të cilët mësyjnë në një nga dyert e TK dhe bëhen gardh para saj. Nuk kuptohet nëse këta punonjës kanë ose jo në brez armë zjarri. Në një moment të dytë të operacionit, kamerat kanë regjistruar punonjës të policisë, me uniformën e forcës RENEA5 , të cilët mbajnë në duar armë zjarri dhe po drejtohen nga pedonalja ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Galerisë së Arteve në drejtim të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Një nga aktivistët për mbrojtjen e TK ka regjistruar në fshehtësi çastin kur punonjës të policisë janë futur brenda godinës për t’i larguar. Në pamje duken këmbët e punonjësve me veshje të zezë dhe tyta e një arme zjarri,”– shkruhet më tej.

Avokati i Popullit shton më tej se ka të drejtë të kërkojë edhe informacione apo dokumente, që lidhen me çështjen në shqyrtim, të klasifikuara si sekret shtetëror. Në këto raste, ai është i detyruar të respektojë kërkesat për ruajtjen e sekretit shtetëror. Avokati i popullit mbetet në pritje të përfundimit të hetimit nga organi i prokurorisë për të kuptuar nëse ndërhyrja e FLO ka qenë e përligjur ose jo.

“Mosvënia në dispozicion e pamjeve tregon se policia nuk është transparente dhe as pranon të ketë rishikim objektiv të situatës dhe veprimeve të kryera. Për më tepër shpjegimet e dhëna nga Policia e Shtetit bien në kundërshtim me deklaratën e Ministrit të Brendshëm të bëra publike në lidhje me pozicionimin dhe shkakun e pjesëmarrjes së Forcave Operacionale,”- përfundon shkrimi.

Lexo të plotë dokumentin këtu

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet avokati i popullit policia e shtetit shembja e teatri kombetar avokati i popullit policia e shtetit shembja e teatri kombetar

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin