"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Historia përsëritet…! Atentat me eksploziv në Vlorë, plagoset Endri Sadedinaj
19 December 2021, 14:20Nga DOSJA
VLORË– Një shpërthim i fortë me lëndë plasëse ka tronditur zonën e Lungomares në Vlorë pasditen e sotme, ku i plagosur rëndë ka mbetur, biznesmeni Endri Sadedinaj. Ngjarja ka ndodhur pas orës 15:30, lagjen “10 korriku”, ku biznesmeni 34-vjeçar mendohet se ka qenë shënjestra e atentatit të ndodhur. Si pasojë e shpërthimit, 34-vjeçari ka marrë plagë të rënda në gjymtyrë dhe në fytyrë, e është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë ku edhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Ishin banorët e lagjes të cilët të alarmuar kanë njoftuar Policinë, duke i dhënë edhe ndihmën e parë të riut që dergjej në mes të rrugës, ku sapo kishte dalë nga një parkig nëntokësor. Ndërkohë që Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur skemën e atentatit, në Babicë të Vlorës është gjetur një makinë e djegur që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes. Megjithatë kjo nuk është hera e parë që ndaj Endri Sadedinit i kanoset jeta, pasi 4 vite më parë i është vendosur një sasi e madhe eksplozivi në makinë, e cila nuk ka shpërthyer.
Lidhur me ngjarjes asokohe, ai pretendonte se nuk kishte diheni se kush mund ta donte vdekjen e tij, duke heshtur para hetuesëve. Ndërkohë që sot, thuajse në të njëjtën datë historia përsëritet. Paraprakisht dyshohet se shkak për atentatin mund të jetë e shkuara e të riut dhe prishja e pazareve të drogës, por nuk ka ende asnjë version zyrtar nga ana e uniformave blu të Vlorës.
Nabai i një fëmije, sipas burimeve të Dosja.al, ka qenë mik i ngushtë me Isuf Brahimajn. Edhe ky mbeti i vrarë në 29 gusht 2014 me tritol në Vlorë, ndërsa brenda në makinë ndodhej me një 19-vjeçarje, e cila i shpëtoi vdekjes dhe qarkullonte me një mjet të blinduar, të cilin ia merrte hua herë pas here një personi të fuqishëm në Lushnje, deri më tani i identifikuar me inicialet R.Sh, i përfolur muajt e fundit për një ngjarje kriminale në këtë qytet.
PËRMET- Një varr masiv me mbi 100 ushtarë të luftës italo-greke dyshohet se ndodhet në Përmet. Pas dyshimit komisioni i përbashkët greko-shqiptar ka fillua...
ELBASAN- Një 26-vjeçare nga Gramshi ka denoncuar në Policinë e Elbasanit humbjen e motrës së saj, e cila është larguar banesa më 19 dhjetor. Sipas të mot...
TIRANË – Kreu i SPAK Arben Kraja, në ceremoninë e zhvilluar sot për shpërndarjen e certifikatave për BKH dhe SPAK, ka deklaruar se në prill të vitit ...
TIRANË– Bledar Skënderi është liruar nga detyra e kreut të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Vendimi është marrë ditën e sotme nga Këshilli i Ministr...
TIRANË– Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla u ankua në Kuvend për diskutimet që po bëhen në sallë. Ai kërkoi nga kryetarja ...
ITALI- Një bandë e trafikimit të drogës në Milano është shkatëruar nga policia. Mediat e huaja raportojnë se banda u kap pasi grupi kriminal përdorte ndihmën e ...
ITALI – Karabinierët e Altopascios dhe të Radiomobile në Itali kanë vënë në pranga tre shqiptarë, të cilëve iu sekuestruan kokainë, hashash dhe mijëra eur...