LIVE UPDATES
Aktualitet

Çështja në duart e GJKKO-së! SPAK pushon hetimet për Lefter Allën: Filmimi që pretendohet se konsumon drogë, nuk është

18 August 2020, 14:38 Nga DOSJA
Çështja në duart e GJKKO-së! SPAK pushon hetimet për

TIRANË– Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar  (SKAK) ka pushuar hetimet ndaj kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla, për të cili gazetari Artan Hoxha publikoi një video, ku pretendonte se socialisti po konsumonte kokainë.

Mësohet se SPAK, i ka pushuar hetimet me pretendimin se nuk ekziston fakti penal për të akuzuar Allën. Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla i është nënshtruar edhe testit të drogës, përgjigjia e të cilit ka dalë negative, dhe kjo gjë ka bërë që Prokuroria e Posaçme të pushojë hetimet.

Prokuroria gjithashtu ka bërë edhe ekspertimin teknik të videos ku pretendohej se shfaqej Alla. Në dosje thuhet se pas verifikimeve, ekspertët kanë dalë në konkluzionin se nuk mund të identifikohen qartë personat që shfaqen në video. Sipas Prokurorisë, fakti që filmimi nuk është marrë drejtpërdrejtë nga pajisja regjistruese, por është regjistruar me aparat celular, nga ekrani i një kompjuteri, nuk lejon që të dallohet data dhe ora reale e regjistrimit, apo personat që shfaqen aty.

“Nga analiza e të gjitha veprimeve hetimore të kryera, rezulton se nuk mund të realizohet identifikimi i shtetasit që paraqitet në pamjet filmike dhe aq më tepër që ai të jetë lefter Alla. Nga shqyrtimi në tërësi i akteve dhe provave, çështja penale duhet pushuar, pasi fakti nuk përmban element të veprës penale,”- thekson prokurori Eneid Nakuçi në dosje.

Ndërsa vetë Alla, mësohet se i ka kërkuar prokurorisë ti vinte në dispozicion një filmim më të qartë, me qëllim që të mund të jepte shpjegime, pasi nuk dallonte asgjë të qartë në video. Përsa i përket personave të tjerë që shfaqen në video, kryebashkiaku Alla, mësohet se është shprehur se nuk i njihte.

“Nuk e shikoj qartë. Do të doja të kisha një filmim më të qartë në dispozicion. Nuk i dalloj dot dhe nuk i njoh personat e tjerë në video,”– mësohet të ketë thënë Alla.

Dosja tashmë i është dorëzuar Gjykatës së Posaçme kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Do të jetë gjykatësi Sandër Simoni ai që do të vulosë edhe fatin e Allës dhe hetimet në lidhje me këtë video.

Si nisi historia e videos së Lefter Allës?

Gazetari investigativ Artan Hoxha publikoi videon e kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla, ku pretendonte se socialisti po konsumonte kokainë. Pas publikimit të pamjeve, një reagim i menjëhershëm erdhi nga Alla, i cili cilësoi videon si montazh duke pretenduar se i është bërë edhe presion nga grupet kriminale, që sipas tij veprojnë në Bulqizë për interesa biznesi, ndërkohë që PD kërkoi largimin e tij.

Lefter Alla mori edhe mbrojtje nga kolegët e tij socialist, por SPAK nisi hetimet ndaj Allës, me akuzën se përveç konsumimit të kokainës, ai është përfshirë në prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Prokuroria bëri që Lëfter Alla t’i nënshtrohej edhe testit të konsumimit të lëndëve narkotike.

Kryebashkiaku i Bulqizës u paraqit dy herë në Prokurori, ndërsa para gazetarëve e ‘qepi gojën’. Përmes rrjeteve sociale, kryebashkiaku Alla u shpreh se kishte më shumë se një vit që kishte dijeni për këtë video që sipas tij është montazh, dhe akuzoi ish-deputetin demokrat, Ervin Salianji, i cili sipas tij, ka montuar videon bashkë me një televizion lokal. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha ervin salianji lefter alla artan hoxha ervin salianji lefter alla

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin