"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
MESAZH paralajmërimi? Tritol lokalit të Gurit në Shkodër, policia nis hetimet
15 November 2021, 11:14Nga DOSJA
SHKODËR-Lokalit të Gjin Gurit në Shkodër iu është vënë tritol. Policia ka bërë të ditur se lënda plasëse është vendosur pranë rrugës që të çon në Malin e Shoshit. Fatmirërisht nga shpërthimi nuk ka pasur dëme në njerëz, vetëm dëme materiale. Në momentin që ka ndodhur shpërthimi, nuk ka pasur persona brenda lokalit. Policia po vijon hetimet për të zbuluar se kush fshihet pas kësaj ngjarje.
Guri është një preson me precedent penalë, pasi në vitin 2015 ka shkëmbyer edhe zjarr me skuadrën e Policisë, të zhvilluar në atë kohë. Nuk dihet nëse tritoli ishte një mesazh paralajmërues për Gurin.
NJOFTIMI I POLICISË:
Në sallën operative të DVP Shkodër është marrë njoftim se në buzë të rrugës që të çon në Malin e Shoshit, Njësia Administrative Shosh, Bashkia Shkodër, në lokalin e shtetasit Gj. G., ka ndodhur një shpërthim i vogël, dyshohet nga lëndë plasëse (artizanale) Nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë janë nisur për në vendngjarje.
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka kujtuar sot në Kuvendin e Shqipërisë Presidentin e 53-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John F Kennedy. ...
SHKODËR– Gjin Guri rezulton të jetë pronari i lokalit që iu vendos tritoli ditën e sotme. Guri është një preson me precedent penalë, pasi në vitin 20...
TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka njoftuar në rrjetin social Facebook se shoferët që do rinovojnë apo rimarrin lejen e...
DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona ndërsa ka proceduar penalisht dy të tjerë për vepra të ndryshme penale.Policia ka vënë në pranga dy pers...
VLORË– Policia ka arrestuar dy persona në Vlorë pasi dyshohet se janë autorë të një vjedhje të ndodhur ndaj një personi. Policia dyshon se personi me...
SPANJË– Dy shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë spanjolle pasi merreshin me kultivimin e lëndës narkotike “marijuanë” në qytetin El Grado....