"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Zhduket e gjendet brenda pak orëve kryesekretarja e Gjykatës së Lezhës: U zura me burrin
7 April 2022, 09:27Nga DOSJA
LEZHË– Kryesekretarja e Gjykatës së Lezhës, Klaudia Marku është zhdukur dhe është gjetur brenda pak orëve. Denoncimi në ambientet e komisariatit është kryer nga bashkëshorti i saj oficer tek Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit, Oltion Marku. Nëna e dy fëmijëve është larguar nga banesa ditën e djeshme, e që nga ajo kohë nuk ka pasur kontakt me asnjë të afërm.
Dyshohet se gruaja të jetë larguar nga banesa për shkak të konflikteve në familje, mirëpo nuk përjashtohen as pistat e tjera. Nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë është regjistruar procedimi penal për këtë rast dhe nën drejtimin e Prokurorisë u kryhen veprime që bënë të mundur gjetjen e kryesekretares. Ajo është shoqëruar në polici dhe është marrë në pyetje. Para grupit hetimor, Marku është shprehur se arsyeja e largimit të saj nga banesa kanë qenë debatet që ka pasur me të shoqin, Oltion Leka. Ndërkohë që ka theksuar se është kthyer në shtëpi kur e ka marrë vesh në media se po e kërkonin. Marku shton se këto orë i ka kaluar në një hotel në Lezhë.
Marku punonte prej vitesh në gjykatën e Lezhës, ndërsa së fundmi kishte fituar një vend pune si OPGJ në Prokurorinë e Lezhës dhe brenda pak ditësh pritej të transferohej.
TIRANË– Asnjë viktimë nuk është shënuar 24 orët e fundit nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Nga 1075 testime të kryera 24 orët e fundit janë shënuar...
LEZHË- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot. Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe se nga aksidenti ka m...
TIRANË– Këshilli Bashkiak i Tiranës ka vënë dorë sërish në sistemin e taksave e tarifave vendore duke bërë disa ndryshime. Konkretisht, për të marrë ...
TIRANË– Shërimi nga koronavirusi për disa pacientë nuk merr fund aty. Mjekët neurologë thonë së shumë të sëmurë po i drejtohen spitalit për probleme ...
TIRANË– Kompania ‘Ferrero’ ka tërhequr nga tregu shqiptar dy produktet e saj, KINDER SURPRISE MAXI dhe KINDER SCHOKOBONS. Në një njpftim zyrtar, komp...
TIRANË– Ish-zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda është dënuar me 10 muaj burg. Vendimi është marrë sot, gjatë seancës së mbajtur në Gjykatën e ...
LEZHË– Klaudia Marku, kryesekretarja e Gjykatës së Lezhës është gjetur shëndoshë e mirë, disa orë pasi kishte humbur kontaktet me familjen e saj. Mës...