"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
MSH: 5 humbje jete dhe 167 persona të infektuar në vend nga Covid
26 December 2021, 16:33Nga DOSJA
TIRANË– 5 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e infektimit me koronavirus. Konkretisht, një qytetar nga Korça 61 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 67 vjeç dhe 81 vjeç, një qytetar nga Durrësi 71 vjeç, një qytetar 72 vjeç nga Mallakastra nuk kanë mundur që t’i mbijetojnë dot infektimit nga Covid-19. Në bilancin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se nga 1 mijë e 383 testime kanë rezultuar 167 qytetarë të infektuar.
Janë 5,220 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 121 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 253 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 199,386 që nga fillimi i epidemisë.
Njoftimi i MSH-së:
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1,383 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 167 qytetarë, në këto bashki: 44 në Tiranë, 15 në Vlorë, 12 në Berat, 9 në Durrës, 7 në Kuçovë, 6 në Vorë, Dibër, 5 në Divjakë, Himarë, 4 në Lushnje, 3 në Shkodër, Kavajë, Mat, Mallakastër, Sarandë, Devoll, Dimal, Skrapar, Elbasan, Gramsh, 2 në Kukës, Tropojë, Lezhë, Krujë, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, Librazhd,1 në Malësi e Madhe, Has, Mirditë, Fier, Delvinë. Janë 5,129 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 121 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Një qytetar nga Korça 61 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 67 vjeç dhe 81 vjeç, një qytetar nga Durrësi 71 vjeç, një qytetar 72 vjeç nga Mallakastra. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 253 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 199,386 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (26 Dhjetor 2021)
Raste të reja ditore 167 Të shëruar në 24 orë 253 Të shtruar në spitale 121 Humbje jete në 24 orë 5 Testime ditore 1,383
Testime totale 1,460,890 Raste pozitive 207,709 Raste të shëruara 199,386 Raste Aktive 5,129 Humbje jete 3,194
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
GJIROKASTËR – Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar daljen nga shtrati të Përroit të Sopotit në Lazarat. Për pasojë, përroi ka marrë me vete një s...
SARANDË – Fshati Shelegar përballet prej vitesh me varfërinë. Mungesa e investimeve në infrastrukturë dhe ekonominë e zonës ka bërë që shumë banorë t...
LEZHË – Errësira dhe mungesa e sinjalistikës rrugore besohet se janë shkaqet e aksidentit fatal të mbrëmjes së djeshme në Tale të Lezhës ku humbën j...
KORÇË- Numri i qytetarëve që kanë mbërritur në Shqipëri nga vendet fqinje është ulur. Mësohet se ditën e djeshme 3311 emigrantë kanë mbërritur në ve...
MALËSI E MADHE- 48-vjeçarja e shpallur në kërkim në Malësi të Madhe është gjetur e pa jetë në një shpellë në fshatin Meshqerraj. Bëhet me dije se 48...
TIRANË– Skandali i publikimit të të dhënave personale ka nxjerrë në pah dhe pagat e majme e shpenzime marramendëse që bëjnë edhe institucionet e pava...
TIRANË- 16 persona janë arrestuar gjatë fundjavës në Tiranë. Mësohet se për shkak të shkeljeve dhe mosdrejtimit të mjetit në mënyrën e duhur, janë arrestua...
SARANDË- Tenderi për dhënien me koncesion të aeroportit të Sarandës ka dështuar për herë të dytë. Këtë gjë e ka bërë të ditur Ministria e Infrastrukturës k...
TIRANË– Lista me tragat e nxjerra duket se nuk kanë prekur privatësinë e qytetarëve të thjeshtë, por kanë nxjerrë në pah edhe mjetet që përdorin inst...