"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Bota
Lajm i mirë! Shumica e pacientëve me kancer reagojnë mirë ndaj vaksinave kundër koronavirusit
26 September 2021, 18:28Nga DOSJA
SHBA– Njerëzit që vuajnë nga kanceri janë përgjigjur mirë ndaj vaksinave anti COVID-19 pa përjetuar më shumë efekte anësore sesa pjesa tjetër e të injektuarbe. Në një studim ku u përfshinë 44,000 persona të injektuar me dy dozat e Pfizer, studiuesit nuk gjetën asnjë ndryshim në efektet anësore të përjetuara nga të tjerët. Në një studim tjetër, studiuesit studiuan 791 njerëz me kancer të cilët morën dy doza të vaksinës Moderna.
Pas 28 ditëve të dozës së dytë, nivelet e përshtatshme të antitrupave ndaj virusit në gjak u gjetën te 84% e pacientëve me kancer që merrnin kimioterapi, 89% të pacientëve që merrnin kimioterapi në kombinim me një ilaç imunoterapie dhe te 93% të pacientëve që merrnin ishin vetëm në imunoterapi.
Këto rezultate janë të mira kur krahasohen me antitrupat e matur tek njerëzit që nuk vuajnë nga kanceri, sipas përfaqësuesit të shtypit të Shoqërisë Evropiane të Onkologjisë Mjekësore (ESMO), Antonio Pasar.
“Shkallët e larta të efikasitetit të vaksinave të vërejtura në popullatën në studim, pavarësisht nga lloji i trajtimit të kancerit, përfaqësojnë një mesazh të fortë dhe inkurajues për pacientët dhe mjekët e tyre,”- thuhej në deklaratë.
GJERMANI- Kandidati për kancelar për Kristian Demokratët (CDU) i partisë së Angela Merkel, Armin Laschet, zgjoi një polemikë në minutën e fundit të dielën ndërs...
GJERMANI – Procesi I votimit ka përfunduar në Gjermani dhe gjithashtu kanë dalë dhe përgjigjet nga sondazhet, të cilat parashikojnë një përplasje të barab...
BRITANI E MADHE- Policia britanike ka marrë pjesë në një aksion si nëpër filma, për të kapur një të ri, i cili nën efektin e drogës po qarkullonte me një shpejt...
GJERMANI– Shtetasit gjermanë do të votojnë sot për Bundestagun e 20-të, dhoma e ulët e parlamentit të Gjermanisë, pas 16 vitesh nën drejtimin e Angela Mer...
GJERMANI– Kancelarja Angela Merkel u bëri thirrje gjermanëve të shtunën t’i japin votën e tyre pasardhësit të saj Armin Laschet për të hartuar të ar...