"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
VD/ Ekzekutohet me armë zjarri pranë Rinasit 37-vjeçari, dyshohet se s’ishte vetëm(Misteri)
3 April 2022, 20:40Nga DOSJA
TIRANË- Iljaz Çali është viktima e përplasjes me armë zjarri qe ndodhi mbrëmjen e sotme në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës. Dosja.al raportoi e para ngjarjen duke sjellë pamjet e para nga vendi ku ndodhi përplasja, pranë zonës së Kamzës.
Deri më tani mësohet se ndaj automjetit tip “Land Rover” të viktimës është qëlluar nga një automjet tjetër, i cili ishte në lëvizje për arsye që ende nuk dihen. Mësohet se ndaj makinës së viktimës është qëlluar rreth 100 metra në lëvizje, e më pas mendohet se viktima është kundërpërgjigjur në tentativë për të dalë nga mjeti me targa AB 998 AS që rezulton se është marrë me qira në Rinas.
Edhe pse ka dalë nga mjeti sërish nuk ka mundur ti shpëtojë breshërisë së automatikut por ka ndërruar jetë në vend për shkak të plumbave të marrë. Po ashtu, nuk përjashtohet mundësia që në mjet të ketë qenë edhe një person tjetër, për shkak se dera e pasagjerit ka qenë e hapur, megjithatë mund të jetë hapur nga impakti i përplasjes se mjetit me bordurën. Deri më tani nuk dihet nëse viktima ka precendentë penalë të mëparshëm e se cili është shkaku për eleminimin e tij, mbrëmjen e sotme.
Ndërsa, Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po bën krehjen e zonës për të kapur autorët që mendohet se janë larguar në drejtim të Lezhës, ndërsa grupi hetimor po punon duke marrë të gjitha provat nga vendi i ngjarjes.
TIRANË-Atentati që ndodhi mbrëmjen e kaluar në autostradën Tiranë-Durrës u raportua fillimisht si aksident. Mirëpo situata ndryshoi. Kjo pasi viktima, Ilja...
SHBA-Fenomeni i pop-it adoleshent Olivia Rodrigo dhe dyshja R&B Silk Sonic dominuan kategoritë kryesore dhe Jon Batiste fitoi albumin e vitit në 64-tin vjet...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Në faqe të parë të Dosja.al janë detaje të fundit nga atentati që ndodhi mb...
TIRANË– Territori Shqiptar sot do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike të cilat do të sjellin alternime kthjellimesh dhe vranës...
Bizneset e mbarështimit të shpendëve po përballen me goditje të shumëfishta këtë vit. Fillimisht, rritja e kostove të lëndëve të para, ushqimit dhe energjisë el...
TIRANË- Nga atentati në autostradës Tiranë-Durrës ka humbur jetën 1 person. Mësohet se viktima rreth 37 vjeç është gjetur i vrarë brenda një foristr...
SERBI- Në Serbi sot u mbajtën zgjedhjet presidenciale, zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet lokale në Beograd, ku rreth 55% të qytetarëve votuan p...