LIVE UPDATES
Aktualitet

Pamje nga përplasja/ Bashkia nxjerr jashtë godinës FRD, Meta shkon në ndihmë, përplaset me Policinë Bashkiake: Do t’ju

12 March 2021, 10:33 Nga DOSJA

TIRANË–Presidenti Ilir Meta është përplasur fizikisht ditën e sotme me efektivët e Policisë Bashkiake të Tiranës, të cilët kërkonin të nxirrnin jashtë godinës Frymën e Re Demokratike. Meta shkoi në ndihmë të Sali Shehut, kryetari i ri i FRD-së i cili e mori në telefon. Meta ka shkuar me urgjencë në godinë dhe është përplasur fizikisht me efektivët e Policisë duke i kërcënuar ata që të mos zbatojnë urdhra të paligjshëm. 

“Dilni përjashta se do ju çoj në burg me duart e mia”, dëgjohet të thotë Meta me tone të ashpra ndaj tyre në video. Sherri ka përfshirë anëtarët e FRD-së bashkë me efektivët e Policisë së Shtetit. 


Pas sherrit, Meta arriti ti nxjerrë jashtë efektivët e policisë bashkiake dhe i paralajmëroi ata. Meta doli në një deklaratë për mediat dhe tha se ky është një puç. Meta kërkoi që opozita të zgjohet pasi maxhoranca po cënon zgjedhjet. Një paralajmërim Meta e ka pasur edhe për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, të cilit i ka kërkuar që të distancohet nga kërkesat që i ka bërë kryeministri Edi Rama. Këtë të fundit edhe njëherë e ka cilësuar si person me probleme të shëndetit mendor.

Veliaj në një prononcim për mediat është shprehur se ngjarja do të ndiqet penalisht. Presidentin Meta ai e quajti të alkoolizuar dhe person që ka kaluar në një fazë degjenerimi.

Ndërkohë, në zyrat e FRD-së ka shkuar dhe kreu i PD-së Lulzim Basha, së bashku me përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Basha tha se opozita është zgjuar si shenjë reagimi ndaj thirrjes së Metës. “S’kemi frikë nga bisha e plagosur”-tha kreu i PD.

Por si degjeneroi përplasja?

Një shkresë e datës 3 mars, nga Bashkia Tiranë në adresë të Sali Shehut, si kryetar partie ku iu kërkohet që të boshatisin zyrat me argumentin se godina është e amortizuar, por sipas Shehut, kjo është një goditje politike në mes të fushatës. Shehu tha se do të bëjë kallëzim penal, duke shtuar se vetëm të arrestuar mund ta nxjerrin nga godina që më ligj ka prej prillit të vitit 2016. 

Shkresa për lirimin e godinës u lëshua dy javë pasi Fryma e Re Demokratike vendosi ti bashkohej koalicionit opozitar në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

“I nderuar z.Sali Shehu, nënkryetar i FRD-së! Bashkia e Tiranës është në një proces të vazhdueshëm të sistemimit të zyrave, për stafin dhe njësitë administrative. Nisur nga ky fakt dhe nevoja për rikonstruksion e godinës nga amortizimi, ju kërkojmë që të lironi ambientet  që ndodhen në katin e 3 në godinën, në rrugën Abdi Toptani, Tiranë. Lutemi nga ana e juaj të bashkëpunoni me Bashkinë e Tiranës, për marrjen e masave për lirimin të ambienteve brenda 10 ditëve nga marrja e njoftimit,”-shkruhet në njoftim.

Prej krijimit të saj nga ish-presidenti Bamir Topi, FRD është e vendosur në ish-selinë e Partisë Demokratike në qendër të Tiranës. Kohët e fundit, FRD u rikthye në vëmendje të mediave pasi iu bashkua koalicionit të Partisë Demokratike, ku Shehu ishte pjesë e listës së emrave të zgjedhur nga kryedemokrati Lulzim Basha për zgjedhjet e 25 prillit. Pas bashkimit të FRD me PD, Bamir Topi dha dorëheqjen nga pozicioni i tij kryetar partie. 

(k.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bastisen zyrat e frd ne tirane perplasje te frd policia e shtetit tirane bastisen zyrat e frd ne tirane perplasje te frd policia e shtetit tirane


Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin