LIVE UPDATES
Aktualitet

GJK nxjerr VENDIMIN: Meta s’e shkeli Kushtetutën, konflikti tek FRD? Akt vetëgjyqësie

15 March 2022, 15:24 Nga DOSJA
GJK nxjerr VENDIMIN: Meta s’e shkeli Kushtetutën, konflikti tek FRD?

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka publikuar arsyetimin e vendimit për mosshkarkimin e presidentit Ilir Meta nga detyra si kryetar i shtetit. Sot, Gjykata Kushtetuese ka publikuar vendimin me 82 faqe, ku arsyeton me radhë të gjitha pretendimet për shkelje nga ana e maxhorancës dhe arsyetimi që japin togat e zeza, të cilat në fund kanë dalë në përfundimin se presidenti nuk ka kryer “shkelje të rënda të Kushtetutës” dhe për këtë arsye do të qëndrojë në detyrë deri në fund të mandatit, më 24 korrik të këtij viti.

Sipas arsyetimit, Gjykata nuk ka gjetur shkelje të ligjit themeltar të shtetit edhe për çështje që lidhen me pavarësinë e organeve publike dhe faktet e paraqitura nga Kuvendi për shkelje të rendit e sigurisë publike. Madje janë rrëzuar edhe pretendimet se Meta ka cënuar marrëdhëniet e Shqipërisë me partnerët strategjikë, konkretisht me ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim. Në argumentimin e GJK-së, sjellja e Ilir Metës te konflikti në selinë e “Frymës së Re Demokratike”, nuk ishte në lartësinë e kreut të shtetit, ndërsa shtojnë se aktet, sjelljet dhe gjuha e përdorur nga presidenti në fakt kanë sjellë ndasi dhe përçarje e nuk sollën në asnjë zgjidhje për situatën.

“Aktet dhe sjelljet e Presidentit kanë frymëzuar dhunë dhe ndasi sociale, nuk kanë kontribuar për uljen e konflikteve dhe pasqyrojnë gjuhë përçarjeje dhe urrejtjeje. Kjo nxitje dhune dhe ndasie shfaqet jo vetëm në deklaratat publike të Presidentit, por edhe në sjelljen e tij në situata konkrete (konflikti midis Ë-së dhe bashkisë së Tiranës), nuk ndikuan për qetësimin e situatave, përkundrazi i përshkallëzuan ato dhe përbëjnë shembuj negativë që nxisin vetëgjyqësinë,”-shkruhet në vendim. Ndërkohë që e kudërta është pretenduar për marrëdhënien me ambasadoren amerikane Yuri Kim, ku sipas GJK, marrëdhëniet diplomatike jo vetëm që nuk e janë cënuar, por madje janë përmirësuar. Megjithatë mbetet e paqartë se ku bazohet ku konstatim i anëtarëve të organit më të lartë të drejtësisë në vend.

“Madje, në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, Gjykata vëren se jo vetëm nuk janë cenuar, por kanë njohur zhvillim pozitiv veçanërisht në fushën e mbrojtjes, drejtësisë dhe ekonomisë. Për sa më sipër, Gjykata vlerëson se faktet e paraqitura si shkelje që lidhen me marrëdhëniet me partnerët strategjikë dhe ato ndërkombëtare nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës”.

Sa i përket pretendimeve të presidentit se nuk i kanë dhënë kohë të mjaftueshme për të marrë pjesë në Komisionet Hetimore, GJK petendon se kreut të shtetit i është dhënë mundësia dhe është thirrur disa herë për t`u paraqitur në seancë dëgjimore, por gjithmonë ka pasur axhendën e zënë.

“Gjykata, referuar akteve të administruara në këtë gjykim, vlerëson se në tërësinë e tij ky proces nuk paraqet probleme kushtetutshmërie në drejtim të së drejtës së Presidentit për t`u dëgjuar.”

Ndërkohë që çështja e ndryshimit të datës dhe manipulimit të shkresave zyrtare për të qenë brenda afateve, GJK është shprehur se nuk mund ta komentojë si provë pasi ende nuk është hetuar. Kjo procë u depozituar në GJK nga këshilltari ligjor i Presidencës Bledar Dervishaj, i cili pretendon se Kuvendi ka manipuluar provën shkresore të Kuvendit e datës 4 shkurt 2021 për të qenë brenda afateve ligjore. Mirëpo GJK e cilëson këtë provë si shkelje të rregullores së Kuvendit, duke shtuar se rrjedhimisht nuk mund të jetë objekt kontrolli për GJK-në. 

“Rregullorja e Kuvendit është një akt juridik që ka si qëllim të vendosë rregulla për veprimtarinë dhe funksionimin e brendshëm të Kuvendit. Mosrespektimi i saj e bën veprimtarinë parlamentare antikushtetuese vetëm nëse janë prekur dispozita të nivelit kushtetues, që gjejnë pasqyrim në të, ndërsa për çështje të tjera Rregullorja e Kuvendit nuk mund të jetë objekt kontrolli kushtetues. Gjykata vlerëson se nuk mund të jenë objekt i kontrollit të saj, për sa kohë nuk është provuar cenimi që i kanë sjellë procesit në thelbin e tij në aspektin kushtetues,”-shkruhet ndër të tjera, ndërsa edhe njëherë theksohet se vlefshmëria e padisë kundër Metës qëndron, edhe pse procedura është zgjatur në dy legjislacione të ndryshme. Për këtë, sipas GJK-së vlen parimi i vazhdimësisë.

“Për të gjitha argumentet e mësipërme, Gjykata nuk arrin në përfundimin se Presidenti ka shkelur rëndë Kushtetutën, ndaj ajo do të shfuqizojë vendimin e Kuvendit për shkarkimin e tij nga detyra,”-mbyllet njoftimi i plotë.

Vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese (KLIKO)

Gjykata vendosi në muajn shkurt me 6 vota kundër dhe 1 pro se Meta do të vijojë të jetë president i vendit deri në përfundim të mandatit të tij më 24 korrik 2022. Gjykata Kushtuese nuk e pranoi kërkesën e Kuvendit me argumentimin se presidenti nuk ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës me deklaratat e tij publike, prandaj nuk është i arsyeshëm shkarkimi i tij.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gjykata kushtetuese ilir meta shkarkimi i metes 2 gjykata kushtetuese ilir meta shkarkimi i metes 2

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin