"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Kriza/ Nga nesër, socialistët në terren, Balla: Gati për diskutime me PD, por jo Berishën
23 March 2022, 10:18Nga DOSJA
TIRANË– Nga nesër, deputetët e Partisë Socialiste do të zbresin në terren për të kontrolluar nëse në biznese ka rritje abuzime të çmimeve, kjo është detyra që i ngarkoi kryeministri Edi Rama grupit parlamentar, që nga nesër do të kontrollojnë vetë gjithçka. Pas mbledhjes, për mediat një prononcim e dha edhe kreu i grupit, Taulant Balla, i cili paralajmëroi nesër 3 orë debat për këtë çështje në Kuvend, që pritet të zgjasë për gati 3 orë.
Qeveria ka prezantuar një Paketë të Rezistencës Sociale të përbërë prej 7 pikash, për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve, por për opozitën, kjo paketë nuk është e mjaftueshme, duke kërkuar përballje me kryeministrin Edi Rama. Po ashtu, Balla tha se socialistët janë gati që të diskutojnë që nesër lidhur me dy çështjet e tjera të kërkuara nga opozita, reformën zgjedhore dhe atë territoriale.
Por ka vënë një kusht; nuk duan Sali Berishën në diskutime, duke i kujtuar shpalljen “nongrata” nga Amerika. Gjithashtu shtoi se largimi i Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike, e lëvizjet e tjera brenda selisë blu nuk e shqetësojnë PS-në. Në fund, Balla tha se ka marrë përgjigje për 2 çështjet e kërkuara nga SPAK, në të cilat implikohet ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa shtoi se janë gati për të nisur diskutimet edhe për kreun e ri të shtetit.
MARIGLEN KUME/ Fiks 30 vite më parë, për demokratët 22 marsi ishte një nga ditët më të bukura. Partia Demokratike fitoi zgjedhjet kundër regjimit. Por shumë ndr...
TIRANË– Kanë kaluar gati 2 javë nga 12 marsi, ditë kur kryeministri Edi Rama doli me disa pika për të “ndihmuar” qytetarët për të përballuar krizën e...
KRUJË– Më shumë se 30 familje në Krujë kanë protestuar ditën e sotme përballë Agjensicë Shtetërore të Kadastrës. Ata janë përballur me një situatë të...
TIRANË– Enkeleda Hoxha kërkoi rikthimin e sendeve të saj qe ka pasur në zyre, të cilat janë sekuestruar pa arrestimit. Kërkesa e ish-gjyqtares së Kru...
MALI I ZI- 40-vjeçari, Pjetër Ndoci, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Luksenburgu është prangosur teksa tentonte që të kalote kufirin mes Shqipërisë...