"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Përplasje në Vlorë, shpëton djalit të kryeplakut të Kaninës! Arrestohet polici: U mbrojta!
29 April 2022, 17:01Nga DOSJA
VLORË– Një përplasje me armë zjarri ka tronditur Vlorën pasditen e sotme por fatmirësisht pa të lënduar në njerëz. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ’10 Korriku’, ku Juxhino Todi, (me mbiemër të ndërruar) djali i kryeplakut të Kaninës, Astrit Aliajt i ka shpëtuar plumbave gjatë një konflikti me armë me një efektiv policie.
Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se përplasja mes tyre degradoi pas një sherri për një vazjë, e në debat e sipër, efektici i forcave “Delta”, Lisien Myrtaj qëlloi të paktën 4 herë mbi Todin. Madje nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes dallohet qartë makina në pronësi të kryeplakut Astrit Aliaj, e cila përdoret nga djali i tij, me shenja plumbash në xhama.
Deri më tani mendohet se Lisien Myrtaj ka ndjekur me vrap 24-vjeçarin Juxhin Todi, dhe në momentin që ai ka ndaluar, ka qëlluar disa herë në drejtim të makinës tip ‘ML’, por fatmirësisht plumbat kanë përfunduar në xhamat e mjetet. Ndërsa 24-vjeçari ka mundur që t’u shmanget duke ikur me vrap. Pas disa orësh kontrolle në qytet, Policia e Vlorës në bashkëpunim me FNSH dhe forcat “Shqiponja” kanë ndaluar Myrtajn, i cili pretendon se ndaj të riut ka qëlluar kundrejt të riut për vetëmbrojtje, kjo pasi ai ka shtënë i pari ndaj tij.
Megjithatë deri më tani në vendin e ngjarjes janë gjetur vetëm 4 gëzhoja, të cilat mendohet se kanë dalë nga pistoleta e e efektivit. Ndërkohë që një prej të përfshirëve në përplasjen me armë zjarri është kapur, Policia ka ngritur postblloqe dhe është në kërkim të Juxhin Todit. Dëshmia e tij dhe pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë do të mund të zbardhin të plotë ngjarjen që tronditi Vlorën sot, por fatmirësisht pa viktima.
TIRANË- Shefi i policisë rrugore, Taulant Gjoka, ka dhënë detaje nga aksidenti në Lanë, ku një autobus i linjës së Unazës u përplas me një makinë dhe të dy...
TIRANË– 5 të plagosurit nga aksidenti i ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, do të qëndrojnë në spital. Kështu është shprehur mjeku i spitalit të Trau...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shkoi dhe vizitoi në spital të plagosurit e shtruar në spital pas aksidentit të ndodhur në zonën...
TIRANË– Një nga personat që mbeti i plagosur nga aksidenti, ishte një pasagjere në autobus. Ajo i ka treguar ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manast...
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka folur pas aksidentit të ndodhur mbrëmjen e sotme ku një autobus ra në lumin Lana duke marrë përpar...
TIRANË- 5 persona kanë mbetur të plagosur nga aksidenti i mbrëmjes së sotme, ku urbani u përplas me një makinë. Policia njofon se në spital për të marrë nd...
TIRANË- Pamje të rënda janë regjistruar sot në Tiranë, ku një mjet është përplasur me urbanin e linjës së Unazës. Siç duket edhe nga pamjet e mëposh...