LIVE UPDATES
Bota

VIDEO/ ‘Tym i zi’ nga LDK dhe VV/ S’ka marrëveshje, Kosova 3 muaj pa qeveri, Kurti: Dje u bëra propozimin e fundit

25 December 2019, 18:01 Nga DOSJA
VIDEO/ ‘Tym i zi’ nga LDK dhe VV/ S’ka marrëveshje,

KOSOVË– S’ka marrëveshje mes VetëVendosjes dhe Lëvizjes Demokratike të Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur kreu i LVV, Albin Kurti, i cili ka njoftuar se negociatat me partinë e Isa Mustafës për një koalicion qeveritar kanë dështuar. 

Në një deklaratë për shtyp, Kurti ka treguar se dy ditë më parë i kishte dërguar LDK-së ofertën e fundit me tre pika, të cilën partia e radhitur e dyta nga zgjedhjet e 6 tetorit e kishte refuzuar. 

“Pika e I: Dihet që Lëvizja VetëVendosje si parti e parë i takon kryetari i parë dhe nënkrytari i parë. LDK-së i takon nënkryetari i dytë. Le ta bëjmë rokadën mes kryeparlamentarit dhe nënkryetarit të Dytë të Kuvendit: Kryeparlamentarin e merr LDK, ndërkaq nënkryetarin e dytë VetëVendosje! Kësisoj LDK ka kryeparlamentarin kurse LVV dy nënkryetarët. Pika e II: Çështjen e presidentit e lëmë më së miri për më vonë. Mirëpo nëse LDK insiston që ne patjetër ta bëjmë premtimin për nominim nga LDK që ne patjetër ta bëjmë premtimin për nominimin nga LDK, atëherë neve duhet të na shtohet një ministri; ajo e punëve të Brendshme, e cila ka rëndësi jetike për luftimin e krimit dhe korrupsionit. Nominimi i LDK-së për kandidatin për President, bëhet pasi të mos të mos kemi gjetur një figurë konsensuale jashtëpartiake, kurse kur të përcaktohet LDK-ja për emrin e tij ose të saj, do të kërkohet edhe pëlqimi i LVV. Pika e III: Sipas kërkesës së LDK-së, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ndahet, me ç’rast ministria e Kulturës i kalon asaj të Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ndërkaq Sporti i kalon ministrisë së Shëndetësië. Pakicat joserbe e marrin Ministrinë e Zhvillimit Rajonal ose të Pushtetit Lokal, kurse pakica serbe Ministrinë për Komunitete,”-thotë ndër të tjera Kurti. 

Teksa sqaron edhe detajet e tjera të propozimit, kreu i LVV ka bërë të qartë se lëshime të tjera për formimin e një koalicioni qeverisës, partia që ai drejton nuk ka mundur e s’ka dashur që të bëjë. 

FJALA E ALBIN KURTIT: 

Kisha planifikuar që sot të takoja deputetët e pakicave dhe ta mbajmë edhe  Mbledhjen e Jashtëzakonshme të Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes! Mirëpo, këto u pamundësuan nga refuzimi i mbrëmshëm i ofertës time për koalicionin qeverisës, duke na dërguar nesër në Kuvendin e Republikës së Kosovës pa marrëveshje për qeverinë. Të dashur qytetarë të Kosovës, është obligimi i im moral e politik; shtetëror dhe kombëtar; qytetar e njerëzor që t’ju njoftoj se në seancën inaguruese të legjislaturës së shtatë, do të shkojmë pa dakordim për qeverinë. Marrëveshjes për programin qeverisës nuk kemi mundur t’ja bashkangjesim edhe atë për ndarjen e përgjegjësive. Oferta ime e parmbrëmshme, pra e datës 23 dhjetor 2019, u refuzua dje. Ajo i kishte tre pika dhe afatin deri në mesnatën e mbrëmshme.

Pika e I: Dihet që Lëvizja VetëVendosje si parti e parë i takon kryetari i parë dhe nënkrytari i parë. LDK-së i takon nënkryetari i dytë. Le ta bëjmë rokadën mes kryeparlamentarit dhe nënkryetarit të Dytë të Kuvendit: Kryeparlamentarin e merr LDK, ndërkaq nënkryetarin e dytë VetëVendosje! Kësisoj LDK ka kryeparlamentarin kurse LVV dy nënkryetarët.

Pika e II: Çështjen e presidentit e lëmë më së miri për më vonë. Mirëpo nëse LDK insiston që ne patjetër ta bëjmë premtimin për nominim nga LDK që ne patjetër ta bëjmë premtimin për nominimin nga LDK, atëherë neve duhet të na shtohet një ministri; ajo e punëve të Brendshme, e cila ka rëndësi jetike për luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Nominimi i LDK-së për kandidatin për President, bëhet pasi të mos të mos kemi gjetur një figurë konsensuale jashtëpartiake, kurse kur të përcaktohet LDK-ja për emrin e tij ose të saj, do të kërkohet edhe pëlqimi i LVV.

Pika e III: Sipas kërkesës së LDK-së, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ndahet, me ç’rast ministria e Kulturës i kalon asaj të Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ndërkaq Sporti i kalon ministrisë së Shëndetësië. Pakicat joserbe e marrin Ministrinë e Zhvillimit Rajonal ose të Pushtetit Lokal, kurse pakica serbe Ministrinë për Komunitete.

Të nderuar qytetarë të Republikës, kanë kaluar 80 ditë nga zgjedhjet e 6 tetorit  dhe po bëhet një muaj nga vertifikimi i rezultateve, të cilat e nxorën Lëvizjen tonë fituese. Përgjatë këtyre bisedimeve katërjavëshe LVV ka bërë katër kompromise të rëndësishme përderisa LDK-ja asnjë. Programi qeverisës i imi si kryeministër është 50% nga ai i LDK. Zëvëndës-kryeministri i parë në qeveri do të jetë i LDK-së. Pesë ministri në qeveri do të jenë të LDK-së, e cila edhe zgjodhi sit ë përzgjidhjen ato meqë insistonte që doemos të zgjidhte e para. Oferta e parmbrëmshme që u refuzua dje ishte koncesioni ynë i pestë. Po ashtu dihet se ne kemi qënë tejet gjeneroz edhe në përpjekjet në koalicion parazgjedhor në muajin gusht e shtator të këtij viti. Tash më shumë se kaq, përtej kësaj dhe ndryshe nga kjo, nuk mundemi, nuk duam dhe s’kemi ku shkojmë. Duam ta ndajmë përgjegjësinë qeverisësë me drejtësi dhe bujari, duke lëshuar pe edhe pse fitues e duke i dhënë subjektit të dytë gjysmën e programit si dhe gjysmën e qeverisë. Në këto ditë do të dëshironim konstituimin e qeverisë së re, e megjithatë na duhet të presim. Prita i kushton shtetit, shoqërisë, ekonomisë sonë por ja që po detyrohemi të presim, meqenëse nuk dëshirojmë zgjedhje të reja. Çka dëshirojmë janë institucionet e reja, dhe aty mund të arrijmë veçse në bisedimet për formimin e qeverisë udhëhiqemi të dyja palët nga vlerat e transparencës, drejtësisë dhe nga ndjenja e detyrës qytetare e atdhetare. Ju jam mirënjohës për interesimin dhe përkrahjen. E di që jeni lodhur ca, edhe ju porsi unë. Mirëpo, ndryshimin e madh politik që ju keni prodhuar më 6 tetor nuk do të lejojmë që të zvogëlohet apo deformohet. Ky është moment historik. LDK e ka në dorë përcaktimin për ndryshimin.

LDK dhe VV prej shumë javësh janë në negociata për krijimin e një koalicioni qeverisës, pasi dolën fituese të zgjedhjeve të tetorit. Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës negociuan dhe afruan programin e tyre, por duket se ndasitë kanë nisur për postet në kabinet. LDK kërkoi që ta ketë ajo propozimin për postin e Presidentit në 2021, ndërsa VV nuk e ka pranuar këtë gjë.

Por çfarë pritet të ndodhë? Cilët janë skenarët e mundshëm për krijimin e qeverisë së re në Kosovë? Për më shumë detaje (LEXO KËTU)

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti isa mustafa koalicioni mes ldk dhe vetevendosje kosova pa qeveri zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019 albin kurti isa mustafa koalicioni mes ldk dhe vetevendosje kosova pa qeveri zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019

Sondazh

Bota 25 December 2019, 11:34

Kosovë- Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për “Epoka e re” ka deklaruar se i vjen keq për shqiptarët,që ai dhe kryeministri Edi Rama bë...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin