"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Bota
Largohen dy monumente tjera në Hong Kong dedikuar viktimave të Tiananmenit
24 December 2021, 15:26Nga DOSJA
HONG KONG- Janë edhe hequr edhe dy monumente të tjera që ishin vendosur në nderim të protestuesve pro-demokracisë që u vranë gjatë shtypjes së protestave në Sheshin Tiananmen më 1989 në Pekin.
Këto monumente janë larguar nga universitetet në Hong Kong, si tregues që autoritetet synojnë të fshijnë nga kujtesa kolektive ngjarjet e vitit 1989. Heqja e statujës së Perëndeshës së Demokracisë më 24 dhjetor nga Universiteti Kinez i Hong Kongut dhe e një skulpture që shfaq masakrën në Tiananmen në Universitetin Lingnan, erdhën një ditë pasi universiteti më i vjetër i Hong Kongut rrëzoi një statujë që përkujtonte ngjarjen e vitit 1989 në Pekin.
Shtypja e protestave në Sheshin Tiananmen është një temë tabu në Kinë dhe nuk lejohet që të përkujtohet publikisht. Drejtues të Universitetit të Kinez të Hong Kongut thanë se “kanë larguar një statujë të paautorizuar”.
Statuja prej bronzi e madhe 6.4 metra u vendos nga studentët në sheshin Tiananmen në vitin 1989 si një simbol i vendosmërisë së tyre për të ndjekur lirinë dhe demokracinë në Kinë. Zhdukjet e monumenteve në tre universitete radhazi nënkuptojnë se tani vështirë se ka mbetur ndonjë përmendore publike të asaj kohe në Hong Kong.
GREQI – Të paktën katër persona kanë vdekur pasi një varkë me dhjetëra migrantë u fundos në veri-perëndim të ishullit të Kretës në Greqi, njoftoi roja bre...
SHBA – Të paktën tri kompani ajrore kryesore botërore kanë raportuar anulimin e dhjetëra fluturimeve pasi sëmundjet e lidhura kryesisht me variantin Omicr...
BRITANI E MADHE- Një gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar ka dënuar me 35 vite burg një grup kontrabande në Londër. Mediat e huaja raportojnë se grupi do të dërgont...
KOSOVË- Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nuk ka asnjë humbje jete nga koronavirus në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24...
RUSI- Gjykata vendosi që Google në mënyrë të përsëritur neglizhoi heqjen e përmbajtjes së ndaluar dhe urdhëroi kompaninë të paguante një gjobë administrative pr...
KOSOVË- Si duket Kosova do të shpëtojë nga kriza energjitike, pasi ka filluar me reduktime rënia e çmimit të energjisë në bursë. Mediat vendase rapo...
KOSOVË- Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për ta shtyrë debatin parlamentar për krizën energjetike për të martën e javës së ardhshme. Mediat vend...
GJERMANI- Shënohet viktima e parë nga varianti Omicron në Gjermani. Mediat e huaja raportojnë se sipas organit shëndetësor të Institutit Robert Koch, personi që...