"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Politike
Largohet pas 24 vitesh, roja i PD mesazh demokratëve: Gjeni gjuhën e përbashkët
7 January 2022, 19:46Nga DOSJA
TIRANË – Pëllumb Matraku nuk do të jetë më roje e godinës së Partisë Demokratike pas 24 vitesh. Ai e ka komunikuar vendimin e tij dy ditë më parë në Facebook. Teksa Partia Demokratike është përfshirë në krizë totale, Matraku u kërkon palëve që të gjejnë gjuhën e përbashkët. Ai shprehet i lumtur që ka punuar këto vite me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin aktual të PD-së Lulzim Basha.
POSTIMI I PËLLUMB MATRAKUT: Kam punuar 24 vite në PD. Jam shumë krenar që kam punuar me profesor doktor Sali Berishën. Në 2 legjislaturat e fundit kam punuar me Lulzim Bashën, i jam shumë mirënjohës. Sot (të mërkurën) bëra një largim para kohe sepse nuk më pëlqejnë disa reagime mes demokratësh. Bëni mirë të gjeni gjuhën, mos i bëni qejfin të tjerëve.
Berisha ka paralajmëruar protestë nesër në orën 12:00, ndërsa Basha ka urdhëruar blindimin e dyerve të godinës. Ditën e sotme, palët akuzuan njëra-tjetrën. Ish-deputeti socialist Spartak Braho bëri denoncimin e fortë se nesër rrezikohet të vritet një deputet i PD-së.
(d.v/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratën për shtyp të kryedemokratit Lulzim Basha një ditë para protestës së thirrur para selisë së Pa...
TIRANË– Sekretari për Organizimin Dixhital në Partinë Demokratike, Endri Hasa i është përgjigjur ish-deputetit socialist Spartak Braho i cili paralaj...
TIRANË – Gazetari Artan Hoxha tregoi me humor se si ish-kryeministri Sali Berisha do të futet nesër në selinë e Partisë Demokratike. Në një postim në...
TIRANË- Presidenti i Republikës Ilir Meta vlerësoi sonte aktorin dhe regjisorin e shquar shqiptar, Vasjan Lami me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”. Kreu ...
TIRANË – Ish-kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këllicci u bëri thirrje të gjithë demokratëve që të futen pa probleme nesër në go...
TIRANË– Numri një i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pretendon se protesta e nesërme para selisë së PD-së është kundër demokratëve. Në fjalën e tij ...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka lëshuar një mesazh për demokratët nga selia blu. Në një konferencë për shtyp ai u shpreh se demokratët po përdo...
TIRANË – Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike reagoi sërish pasi sekretari i PD-së Gazment Bardhi nuk lejoi gazetarët të futeshin në selin...