LIVE UPDATES
Insights

Ish-deputeti i PS, Dedja, mbështet marshimin e Metës: Duhet të dalim më 2 mars në shesh, Rama po shpopullon vendin

1 March 2020, 10:03 Nga DOSJA
Ish-deputeti i PS, Dedja, mbështet marshimin e Metës: Duhet të

Tiranë- Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Dedja, i bashkohet marshimit të presidentit  Ilir Meta që do të mbahet ditën e nesërme kundër qeverisë, të cilën presidenti e akuzon për grusht shteti. Nëpërmjet në shkrimi Dedja thekson se duhet të dalim më 2 mars në shesh për të vendosur rend të ri, atë të së drejtës.

“E pra, pse të mos dalim në 2 Mars e të kërkojmë vendosjen e rendit të ri? Vendosjen e rendit të së drejtës, duke hedhur poshtë shtetin e policisë së Leshit dhe bandave kriminale që qeverisin vendin. Le të dalim të gjithë më 2 Mars në mbrojtje të Kushtetutës së miratuar në vitin 1998.”, shprehet ai ndër të tjera.

Ai thekson më tej që nëse nuk dalim më 2 Mars të manifestojmë, Rama do të vazhdojë të shpopullojë vendin.

Shkrimi i plotë:

Kam 12 vjet që jam larguar nga politika aktive dhe po aq që jetoj larg Shqipërisë. Distanca nuk ma ka zbehur në asnjë rast interesin për çfarë ndodh në atdhe, edhe pse kur shprehem publikisht ndodh të stigmatizohem, si shumë emigrantë të tjerë me komente sipas të cilave ne s’kemi të drejtë të flasim për sa kohë kemi vendosur të mos jetojmë në Shqipëri. Por ndryshe nga shumë që jetojnë në atdhe, angazhimi im publik në raport me Shqipërinë nuk ka lidhje me ndonjë axhendë politike.

Partia për të cilën kontribuova nuk ekziston më, kështu që çka mbetur prej saj nuk më intereson fare. Rilindja ka kohë që ka vdekur, por meqënëse anëtarëve të saj nuk u pëlqejnë as traditat, as zakonet e asgjë që i përket kulturës e trashëgimisë kombëtare ajo nuk di as të njohë e as të mbajë zi. Prandaj na mbetet ne qytetarëve t’u tregojmë rilindasve se Rilindja ka vdekur.

Le t’ua tregojmë këtë më 2 Mars në manifestimin që Presidenti i Republikës Ilir Meta ka thërritur në emër të mbrojtjes së Kushtetutës, themelit të shtetit.

Mos kujtoni se po mbështes Ilir Metën. Nuk mendoj se i duhet mbështetja ime. Aq më tepër që në planin personal unë kam dhe kam patur rezervat e mia me të qëkur ai mbështeti kandidaturën e Ramës për në bashkinë e Tiranës kundrejt emrit tim. Por unë mbështes institucionin e Presidentit, dhe në këtë rast presidenti, që ka qëlluar të quhet Ilir Meta është veç një instrument që qytetarët duhet ta përdorin për të arritur qëllimin që zëri i brendshëm prej vitesh ua pëshpërit brenda vetes. «Kjo qeveri është e korruptuar. Ky parlament është ilegjitim. Meritojmë më shumë. Meritojmë demokracinë që e kërkuam dhe e fituam 29 vite më parë».

Le ta përdorimin pushtetin e presidentit dhe aftësitë e tij organizative për të arritur atë që duam edhe ne. Të shpëtojmë nga qeverisja e një dore banditësh e kusarësh që e kanë shitur vendin për disa dollarë më shumë në llogaritë e tyre të pallogaritura. E dëgjuat që do ia falin vetes të gjitha allishverishet fiskale? Natyrisht, për të dalë me duar të pastra e të jetojnë në Karaibe të lumtur. Ndërsa të ndershmit e të drejtët, të varfrit e të papërlyerit le të mbyten në varfëri apo të surdisen e surgjynosen nëpër botë.

E pra, pse të mos dalim në 2 Mars e të kërkojmë vendosjen e rendit të ri? Vendosjen e rendit të së drejtës, duke hedhur poshtë shtetin e policisë së Leshit dhe bandave kriminale që qeverisin vendin. Le të dalim të gjithë më 2 Mars në mbrojtje të Kushtetutës së miratuar në vitin 1998.

Personalisht si zyrtari i drejtpërdrejt i ngarkuar për organizimin e referendumit të Kushtetutës në 1998, njëherazi dhe pjesëtar i njërit prej grupeve të punës që u mor me pjesën që lidhej me pushtetin lokal, ndjej moralisht përgjegjësinë për ta mbrojtur atë.

Kushtetuta e vitit 1998, e hartuar nga Komisioni i Venecias, me kalimin e kohës u pranua nga të gjithë dhe falë sistemit krejt te balancuar që vendoste, Shqipëria kapërceu krizën e pas 1997, realizoi në mënyre model këmbimin e pushtetit në vitin 2005 pasi zgjodhi edhe presidentin me konsensus (pikërisht falë balancës që ofronte Kushtetuta), u anëtarësua në NATO dhe iu hapën përfundimisht dyert e integrimit për në Bashkimin Europian.

Kushtetuta e vitit 1998, është më e mira në gjithë historinë e shtetit shqiptar, por edhe ndër më të ekulibruarat sa i takon raporteve mes tre pushteteve dhe sistemit zgjedhor miks që parashikonte. Prekja e saj në vitin 2008 e këtej u provua se ishte fatale. Ndërgjegjen e kam të qetë, sepse po në atë vit kam votuar hapur në Parlament kundër ndryshimit që iu bë pjesës së sistemit zgjedhor. Vazhdimi dihet… «Përfituesi» kryesor ishte kryeministri aktual, i cili me listat personale që hartoi mbushi radhët e legjislativit me kriminelë, analfabetë funksionale dhe injorantë par excellence.

Dhe ky është vetëm fillimi-ka thënë ai. Nëse ne nuk dalim më 2 Mars të manifestojmë ai do vazhdojë t’i bëjë Shqipërisë atë që s’ka mundur asnjë pushtues t’ia bëjë ndër shekuj. Shpopullimin! Shfarosjen e kombit shqiptar. Ky njeri është qënia më antikombëtare që ka parë historia e Shqipërisë. Ai nuk e do Shqipërinë, as rregullin, as sigurinë, as shtetin e as drejtësinë. Ai njeh vetëm paranë, krimin, dhe anarkinë. Le të dalim më 2 Mars në mbrojtje të Shqipërisë!

Presidenti Ilir Meta prej javësh është futur në një betejë ligjore me KED dhe kreun Ardian Dvorani, duke i akuzuar se po bëjnë një grusht shteti. Përplasja e Presidentit Ilir Meta me Ardian Dvoranin erdhi pas ngërçit në Gjykatën Kushtetuese dhe dublikimin e një vendi, për të cilin janë emëruar dy anëtare, Marsida Xhaferrllari nga Meta dhe Arta Vorpsi nga KED. Sipas Metës, Dvorani, ka shkelur ligjin dhe ka kryer dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës. Ai ka bërë edhe kallëzim në SPAK dhe për këto shkelje që i quan pjesë të grushtit të shtetit, ka thirrur edhe një protestë më 2 mars 2020, ku pritet t’i bashkohet edhe opozita. Presidenca ka njoftuar se manifestimi i së hënës do të zgjatë 2 orë do të nisë në orën 17:00 dhe do të përfundojë në orën 19:00.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione taulant dedja thirrja e metës për 2 marsin taulant dedja thirrja e metës për 2 marsin

Sondazh

Insights 27 February 2020, 08:00

Si fjeti mbrëmë ministrja e Drejtësisë?

KANADA- Vrasjet e grave mund të parandaloheshin nëse ministrja e Drejtësisë do të ishte më e përkushtuar në detyrën e saj funksionale sesa të merrej me statuse ...

Insights 26 February 2020, 13:18

Analiza kosto-përfitim që kërkon përgjigje

TIRANË-Italia po zbulon mesatarisht 100 të infektuar në ditë me coronavirus. Për ta thënë me fjalët e shefit të OBSH, “Dirtarja e mundësive për të përmbajt...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin