"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Lëkundjet e tërmeteve, e moshuara: E përjetuam keq, shtëpia është dëmtuar shumë
29 October 2021, 10:40Nga DOSJA
BULQIZË- Tërmeti që ra mëngjesin e sotëm në Bulqizë ka krijuar panik te banorët e zonës. Në një prononcim për Top Channel një banore ka treguar panikun që ka përjetuar dhe u shpreh se së bashku me anëtarët e tjerë të familjes kanë dalë menjëherë jashtë shtëpisë, të alarmuar nga goditjet e njëpasnjëshme.
E moshuara, e cila thotë se ka të sëmurë njërën këmbë, tregon momentin kur nusja e shtëpisë e ka ndihmuar për të dalë jashtë.
“E përjetuam shumë keq. Erdhi nusja se e dëgjoi tërmetin, unë nuk mund të ngrihesha se isha me këmbë të thyer, erdhi nusja dhe më ngriti. Fëmija kishte ik e kishte hipur në penxhere e do të hidhej prej penxhereje. E kapi nusja e nxori përjashta. S’kishim çfarë të bënim dolëm jashtë, se frikë është se luajti vendi, u tund.”, u shpreh banorja.
Ajo gjithashtu tha se shtëpia e saj është tanimë e pabanueshme si pasojë e dëmtimeve të shkaktuara nga tërmeti.
“Shtëpia është dëmtuar shumë. Është e pabanueshme, se nuk flas kot. Të më mbrojë fëmijët, të shpëtojnë fëmijët, se unë jam e vdekur jam e vjetër. Fëmijët me rrojne me frike, hyjne me frike brenda”, tha e moshuara.
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot që në orën 08:00, Kryesinë e Partisë Socialiste në selinë ‘rozë’. Mbledhja ka zgjatur për më shumë se n...
ATHINË– Atleti Pirro Dhima ka bërë një rrëfim të ndjerë për ndarjen nga jeta të bashkëshores së tij, Anastasia, e cila humbi jetën 3 vite më parë. Gj...
TIRANË- Ambasadorja e Amerikës në Shqipëri në vend, Yuri Kim është shprehur për herë të parë lidhur me nismën e prezantuar nga kryeministri Edi Rama, homol...
FIER- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Fier. Mësohet se 28-vjeçarja Vjollca Selimaj ka dhunuar gjatë detyres mjeken Erola Minjo dhe inferm...
TIRANË- 17 raste të vjedhjes së energjisë elektrike janë evidentuar gjatë 24 orëve në vend. Mësohet se nga 17 rastet e vjedhjes, dy persona janë arrestuar,...
GREQI- Kancelarja Angela Merkel po zhvillon një vizitë lamtumire në Greqi. Tovima.gr shkruan se kancelarja gjermane mbërriti në Athinë mbrëmjen e së enjtes dhe ...
DURRËS– Policia e Shtetit ka zbarkuar mëngjesin e sotëm në Bashkinë e Durrësit për të marrë dokumente lidhur me aksionin e SPAK për abuzime në tender...