LIVE UPDATES
Aktualitet

Lëndimi i gazetarit Klevin Muka, reagon SafeJournalists: Kërkojmë hetim të pavarur dhe llogaridhënie për veprimet e Policisë

Muka ka deklaruar se ka përjetuar djegie të forta dhe se, pavarësisht kontaktit me shërbimin e ambulancës, nuk ka marrë ndihmë mjekësore.

24 October 2026, 19:50 Nga E.d
Lëndimi i gazetarit Klevin Muka, reagon SafeJournalists: Kërkojmë
Klevin Muka

TIRANA-  Rrjeti SafeJournalists ka reaguar pas lëndimit të gazetarit të News24, Klevin Muka, gjatë protestës së zhvilluar më 24 tetor në Tiranë. Sipas organizatës, gazetari ka pësuar djegie pasi është ekspozuar ndaj ujit me përmbajtje irrituese të hedhur nga një automjet policor me ujëhedhës. Muka ka deklaruar se ka përjetuar djegie të forta dhe se, pavarësisht kontaktit me shërbimin e ambulancës, nuk ka marrë ndihmë mjekësore.

Në reagimin e saj, organizata nënvizon se rasti i gazetarit të News24 vjen pas një serie incidentesh të raportuara ndaj përfaqësuesve të medias gjatë protestave në Shqipëri. Sipas të dhënave të Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë, që prej përshkallëzimit të protestave më 13 tetor janë raportuar 43 incidente ndaj gazetarëve dhe mediave, duke përfshirë dhunë fizike, kërcënime, pengim të raportimit dhe sulme verbale. 

Rrjeti u bën thirrje Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme të sqarojnë rrethanat e incidentit, të identifikojnë efektivët dhe njësitë e përfshira dhe të ruajnë provat. Njëkohësisht, kërkohet që Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe organet e prokurorisë të zhvillojnë hetime të shpejta, të pavarura dhe efektive për pretendimet mbi përdorimin e paligjshëm ose joproporcional të forcës.

Reagimi

Rrjeti SafeJournalists shpreh shqetësim serioz për një tjetër incident të raportuar të përdorimit të forcës nga policia ndaj një gazetari që po mbulonte protestat në Tiranë. Më 24 tetor, gazetari i News24, Klevin Muka, raportohet se ka pësuar djegie pasi është ekspozuar ndaj ujit që përmbante një substancë irrituese, të përdorur nga Policia e Shtetit.

Sipas raportimeve mediatike dhe dëshmisë së vetë gazetarit, Muka ka përjetuar djegie të forta pas ekspozimit ndaj ujit të hedhur nga një automjet policor me ujëhedhës. Ai ka deklaruar gjithashtu se kishte kontaktuar shërbimin e ambulancës, por nuk kishte marrë ndihmë mjekësore. Më 20 tetor, Muka raportohet se ishte shtyrë edhe nga efektivë të policisë ndërsa përpiqej të hynte në zonën ku po zhvillohej protesta.

Sipas Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH), anëtar i Rrjetit SafeJournalists, që prej përshkallëzimit të protestave më 13 tetor janë raportuar 43 incidente ndaj gazetarëve dhe mediave, përfshirë dhunë fizike, kërcënime, pengim të raportimit dhe sulme verbale nga përfaqësues politikë.

Lëndimi i Klevin Mukës është rasti më i fundit në një seri incidentesh që kanë vijuar pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura dhe thirrjeve të drejtpërdrejta për veprim institucional. Më 14 tetor, Rrjeti SafeJournalists dënoi dhunën e raportuar të policisë ndaj gazetarëve dhe, së bashku me organizatat partnere, u drejtua me një letër të hapur institucioneve më të larta shtetërore të Shqipërisë, duke kërkuar hetime të pavarura, masa parandaluese dhe mbikëqyrje parlamentare. Ndërsa incidentet vijuan, në deklaratën e 18 tetorit, Rrjeti ngriti shqetësime serioze për mangësitë në mbikëqyrjen e veprimeve policore dhe llogaridhënien. Këto shqetësime kanë nxitur më pas edhe një reagim më të gjerë ndërkombëtar. Më 22 tetor, organizata të rëndësishme ndërkombëtare dhe europiane për lirinë e medias dhe të drejtat e njeriut iu bashkuan organizatave shqiptare dhe rajonale në një thirrje të përbashkët, duke kërkuar hetime të pavarura, llogaridhënie institucionale dhe masa konkrete për garantimin e të drejtave themelore dhe lirive qytetare në Shqipëri.

Pavarësisht këtyre thirrjeve të përsëritura nga organizata kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare me peshë, autoritetet përgjegjëse shqiptare ende nuk kanë dhënë një përgjigje përmbajtësore apo një raportim mbi masat e marra për hetimin e shkeljeve të raportuara dhe parandalimin e përsëritjes së tyre. Fakti që një tjetër gazetar është lënduar vetëm dy ditë pas thirrjes së fundit të përbashkët nënvizon edhe më tej urgjencën për veprime konkrete institucionale dhe llogaridhënie.

Rrjeti SafeJournalists i bën thirrje Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme të sqarojnë menjëherë rrethanat e lëndimit të Klevin Mukës, të identifikojnë efektivët dhe njësitë policore të përfshira, të ruajnë provat përkatëse dhe të zbatojnë masa efektive për mbrojtjen e gazetarëve gjatë operacioneve policore. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe organet kompetente të prokurorisë duhet të garantojnë hetime të shpejta, të pavarura dhe efektive për pretendimet mbi përdorimin e paligjshëm ose joproporcional të forcës, përfshirë mangësitë e mundshme në mbikëqyrjen e veprimeve policore, ndërsa autoritetet përkatëse shëndetësore duhet të sqarojnë mungesën e raportuar të ndihmës mjekësore. Autoritetet duhet gjithashtu të japin një raportim transparent mbi masat e marra në përgjigje të incidenteve të mëparshme dhe të shpjegojnë se si do të parandalohen shkelje të tjera.

Mbrojtja e gazetarëve gjatë demonstratave është një detyrim themelor i shtetit. Gazetarët duhet të jenë në gjendje të raportojnë lirshëm dhe në kushte sigurie, përfshirë edhe gjatë dokumentimit të operacioneve policore./Dosja.al

SafeJournalists

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin