"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Politike
Lëvizja e Bashës para protestës së Berishës! MESAZHI i dërguar kryetarëve të degëve
8 January 2022, 07:31Nga DOSJA
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të mbledhë ditën e sotme Kolegjin e Kryetarëve në orën 11:00. Kjo mbledhje do të bëhet ndërkohë që ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë duke protestuar në ambientet e jashtme të selisë blu, protesta e cila do të nisë në orën 12:00.
Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi i ka dërguar një mesazh të gjithë kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike. Sipas njoftimit të bërë nga Sekretari i Përgjithshëm, pritet që sot të mblidhet edhe Kryesia e Partisë. Kjo mbledhje pritet të bëhet në vijim të vendimit të Kuvendit Kombëtar të datës 18 Dhjetor, ku u miratua Programi Organizativ i PD.
MESAZHI:
“Të nderuar Kryetarë,Të shtunën, datë 8 Janar, ora 11:00 do të zhvillohet mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD për diskutimin mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombetar të datës 18 Dhjetor “Për miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike”. Në mbledhje merr pjese edhe Sekretariati i Partisë. Programi i diskutuar dhe miratuar nga Kolegji i Kryetarëve, do ti nënshtrohet më pas miratimit nga Kryesia e Partisë, e cila do të mblidhet po atë ditë.Ju përshëndes,Sekretari i PërgjithshëmGazment Bardhi”.
VLORË – Edhe nga Vlora janë nisur rreth 1 mijë demokratë drejt Tiranës. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Partisë Demokratike Vlorë, Genc Deromemaj, i c...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mbërriti në orët e para të mëngjesit në selinë blu. Teksa u fut brenda oborrit të partisë, Basha ...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbërritur në orët e para të mëngjesit në selinë blu. Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se Ba...
TIRANË– Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Demokratike ka deklaruar sen esër nuk do të ketë dhunë në protestën që do të zhvillohet para s...