"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Lëvizje në PD! Ikja e Bushatit,Basha e ndryshon me Alibeaj, ndërrim e në Gjirokastër
26 January 2022, 16:51Nga DOSJA
TIRANË– Dorëheqja e Helidon Bushatit nga posti i drejtuesi të Shkodrës, ka sjellë lëvizje të reja në Partinë Demokratike. Me anë të një statusi në rrjetet e tij sociale, ai njoftoi se nuk mund që të drejtonte më demokratët e përçarë të Shkodrës, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha, nuk vonoi shumë dhe emëroi pasuesin e tij. Enkelejd Alibeaj do të shkojë në Shkodër për të drejtuar fushatën në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.
Ndërkohë që la bosh postin e drejtuesit politik të qarkut të Fierit. Lëvizje të tjera ka pasur edhe në Gjirokastër, ku vendin e drejtuesit e ka marrë Roland Bejko, duke zëvendësuar Tritan Shehun, i cili fitoi edhe mandatin e vetëm në këtë qark. Mirëpo kjo lëvizje duket se nuk është pritur mirë nga ky i fundit, pasi ka reaguar ashpër në rrjetet e tij sociale. Shehu shkruan se Basha po merr vendime nga bunkeri ku është ngujuar dhe se ka harruar që qarku i Gjirokastrës është “kockë” e fortë, që ngel në grykë.
Gjithashtu pritet që edhe në ditët në vijim të ketë lëvizje të tjera për drejtuesit politilë, sidomos për vendin që la bosh, nënkryetari Alibeaj.
PATOS– Ish-kryeministri Sali Berisha ishte sot në Patos aty ku zhvilloi një takim me demokratët në kuadër 30-vjetorit të themelimit të kësaj dege. Gjatë f...
TIRANË– Një grua ka mbetur e plagosur këtë pasdite si pasojë e një aksidenti automobilistik. Sipas njoftimit të policisë së Tiranës, gruaja me inicia...
TIRANË – Qeveria vendosi sot ndryshime në disa institucione shtetërore. Me vendime të Këshillit të Ministrave, Ismail Shehu zëvendëson Gentian Devën ...
TIRANË– Audio-përgjimi skandaloz që nxorri në pah një tjetër anë të kryebashkiakut Erion Veliaj ka bërë që vetë ky i fundit të ‘ndezë motorët’ e për ...
TIRANË – Zgjedhja e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese ka vendosur në vështirësi Gjykatën e Lartë. Në një njoftim për mediat, institucioni në fjalë shp...
TIRANË– Kostoja për të “larë” fytyrën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj është jo pak, por minimalisht 50 mijë dollarë! Duke nisur nga e hëna,...