LIVE UPDATES
Bota

Lidhjet e Serbisë dhe Bosnjës me Kinën, ndërkohë që Perëndimi është i shqetësuar për ndikimin e saj në rajonin e Bal

10 July 2021, 12:49 Nga DOSJA
Lidhjet e Serbisë dhe Bosnjës me Kinën, ndërkohë

Partitë politike në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë po thellojnë bashkëpunimin me Partinë Komuniste të Kinës, në kohën kur Perëndimi është i shqetësuar me përpjekjet e Kinës për të shtrirë ndikimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Megjithatë, bashkëpunimi i partisë në pushtet në Serbi është më intensiv sesa i atyre në Bosnje dhe Hercegovinë.

Më 6 korrik, në takimin online të Partisë Komuniste të Kinës, me rastin e 100-vjetorit të themelimit, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, njëherësh lider i partisë në pushtet – Partia Përparimtare Serbe – tha se “një shekull i ekzistimit të Partisë Komuniste të Kinës është shekulli i ndryshimeve më të mëdha në historinë e njerëzimit”.

Fjalimin e tij, Vuçiq e mbajti nga selia e partisë së tij në praninë e rreth 300 zyrtarëve.

Vuçiq tha se nuk ka asnjë parti apo organizatë tjetër në botë që mund të mburret me rezultatet që i ka arritur Partia Komuniste e Kinës.

Sipas tij, më shumë se 700 milionë qytetarë kinezë kanë dalë nga varfëria dhe Kina, brenda disa dekadash, nga një vend në zhvillim, është bërë një superfuqi botërore.

Raportet mes dy partive në pushtet në Serbi dhe Kinë janë intensifikuar në vitet e fundit. Në qershor të vitit 2019, një delegacion prej 15 anëtarësh i Partisë Përparimtare Serbe bëri një vizitë studimore në Pekin, Nançang dhe Shangai – tri qendrat ekonomike dhe politike të Kinës.

Delegacioni u drejtua nga Marko Gjuriq, nga Partia Përparimtare e Serbisë. Ai më vonë u emërua ambasador i Serbisë në Shtetet e Bashkuara.

“Ata shkuan atje në trajnim për të mësuar nga Partia Komuniste e Kinës. Ata i mirëpritën si vëllezër dhe motra”, tha në po atë muaj Vuçiq.

Në lidhje më atë vizitë, Partia Përparimtare Serbe njoftoi se delegacioni kishte mundësinë të njihej me strukturën organizative dhe mënyrën e funksionimit të Partisë Komuniste të Kinës në nivel qendror dhe lokal.

Më 2019, Partia Përparimtare Serbe themeloi Akademinë e të Rinjve, e cila shërben për trajnimin e udhëheqësve të rinj.

Radio Evropa e Lirë kontaktoi disa zyrtarë të Partisë Përparimtare Serbe, por ata nuk iu përgjigjën pyetjes në lidhje me bashkëpunimin me Partinë Komuniste të Kinës dhe trajnimin e organizuar më 2019.

Stefan Vladisavlev, nga Fondi për Ekselencë Politike, një organizatë joqeveritare me seli në Beograd, thotë se marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kinës e kanë tejkaluar nivelin e një bashkëpunimi ekonomik dhe se ato kanë hyrë thellë në një fazë të zhvillimit politik.

Ai thotë se ky raport e ka çmimin e tij.

“Ne kemi dëgjuar deklaratat nga Serbia për mbështetje të integritetit territorial të Kinës dhe mosnjohjen e Tajvanit, pra mbështetje për politikën: Një Kinë. Gjithashtu edhe mbështetje të politikës së sigurisë së Pekinit në Hong Kong gjatë demostratave të vitit të kaluar”, thotë Vladisavlev.

Sipas tij, Bashkimi Evropian dhe Kina janë partnerët më të mëdhenj tregtarë dhe Brukseli përmbahet ndaj kritikave për zhvillimet brenda Kinës. Kjo, shton Vladisavlev, i lejon Serbisë dhe partisë në pushtet të zhvillojnë marrëdhënie gjithnjë e më të ngushta me partinë më të madhe komuniste në botë.

Ndërsa, sa i takon Uashingtonit, ai thotë se Serbia është ende jashtë perimetrit të konfliktit midis dy fuqive.

“Sidoqoftë, nëse tensionet në nivel global rriten, atëherë mund të presim që partnerët nga Uashingtoni të bëjnë presion gjithnjë e më të hapur ndaj zyrtarëve serbë, sepse ata sigurisht se nuk do të jenë të kënaqur me këtë nivel të partneritetit”, thekson Vladisavlev.

Por, nuk është vetëm partia në pushtet e Serbisë që ka bashkëpunim me Partinë Komuniste të Kinës.

Në Bosnje dhe Hercegovinë, Partia e Veprimit Demokratik (SDA), president i së cilës është Bakir Izetbegoviq, dhe Unioni i Social-Demokratëve të Pavarur (SNSD) i Millorad Dodikut kanë pikëpamje shumë të kundërta për çështjet e brendshme, por jo edhe kur bëhet fjalë për bashkëpunimin me Partinë Komuniste të Kinës.

Të dyja këto parti kanë marrëveshje bashkëpunimi me Partinë Komuniste të Kinës.

Sekretari i Përgjithshëm i SDA-së, Halid Genjac, i tha Radios Evropa e Lirë se bashkëpunimi i këtyre partive me Partinë Komuniste të Kinës i përket sferës së interesit.

“SDA-ja është e interesuar për bashkëpunim me Kinën në interesa të caktuara, për të mirën e Bosnje dhe Hercegovinës”, por, sipas tij, edhe “SNSD-ja është ndoshta e interesuar të ndjekë disa interesa për të mirën e entitetit të Republika Sërpskës”.

SDA-ja është partia më e madhe e boshnjakëve, ndërsa SNSD-ja e serbëve të Bosnjës.

“Kina është e njohur për politikën e saj të jashtme të mosndërhyrjes në punët e brendshme të vendeve tjera dhe pret që askush të mos ndërhyjë në çështjet e brendshme të saj. Planet e tyre bazohen në ekonomi dhe ata kanë ambicie të mëdha“, tha Genjac, duke shtuar se Kina po përpiqet të arrijë qëllime të caktuara ekonomike në rajon dhe rrjedhimisht edhe në Bosnje dhe Hercegovinë.

Sipas tij, SDA-ja nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me partinë e vetme politike në Kinë në fillim të viteve 2000 dhe, që nga ajo kohë, bashkëpunimi është zhvilluar në formate të ndryshme, por kryesisht në fushën e marrëdhënieve ekonomike.

Një zyrtar i lartë i SNSD-së, Denis Shuliq, i tha Radios Evropa e Lirë se bashkëpunimi i kësaj partie me Partinë Komuniste të Kinës do të thotë bashkëpunim me Kinën. Sipas tij, ky bashkëpunim mund të rezultojë me investime të mëdha kineze.

“T’ju kujtoj se në Bosnje dhe Hercegovinë dhe jo vetëm në Republika Sërpska, një faktor i rëndësishëm kinez është ndërtimi i Bllokut 7 të termocentralit në Tuzla, për të cilin mendoj se është investimi më i madh i huaj në Bosnje dhe Hercegovinë. Tani po negociojmë për ndërtimin me koncesion të autostradës Banja Llukë – Prijedor dhe shumë projekte të tjera energjetike“, tha ai.

Kjo parti nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Partinë Komuniste të Kinës më 2016.

Vlera totale e projekteve kineze në Bosnje dhe Hercegovinë është 1.93 miliard euro dhe sa i takon vlerës së investimeve, Bosnje dhe Hercegovina renditet e katërta në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe e dyta në rajon.

Rreth 50 anëtarë të SNSD-së morën pjesë në samitin online, të mbajtur më 6 korrik, me rastin e 100-vjetorit të Partisë Komuniste të Kinës, ndërsa nga partia SDA morën pjesë pesë anëtarë. Përveç këtyre dy partive, në samit morën pjesë edhe përfaqësuesit e partisë opozitare në Republika Sërpska, Serbët e Bashkuar, dhe Unioni Demokratik Kroat (HDZ).

Sipas profesorit në Fakultetin e Shkencave Politike në Sarajevë, Asim Mujkiq, Kina po përpiqet të arrijë ndikim ekonomik përmes partive më të mëdha politike.

“Natyrisht, është në interes të Kinës që përmes grupeve autoritare politike, të cilat veçse janë në pushtet në të gjitha republikat ish-jugosllave, t’i bëjë investimet e saj, të cilat në një periudhë afatgjate do ta bëjnë të pranishëm interesin kinez në këtë rajon“, thotë Mujkiq për Radion Evropa e Lirë.

Mujkiq beson se bashkëpunimi me një parti jashtëzakonisht autoritare dhe joliberale, siç është Partia Komuniste e Kinës, flet më së shumti për palët që nënshkruajnë marrëveshje me të.

“Fatkeqësisht, kjo përshtatet me trendin e përgjithshëm të organizatave politike joliberale në Evropën Qendrore dhe Lindore“, thotë Mujkiq.

Ai kujton se Kina po përpiqet në çdo mënyrë të jetë e pranishme në Evropë, fillimisht përmes kapitalit.

Dekani i Fakultetit të Shkencave Politike në Sarajevë, Sead Turqallo, i tha Radios Evropa e Lirë se “arsyet e nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve janë pragmatike, sepse e vetmja mundësi, nëse dëshironi të bashkëpunoni me Kinën, është nënshkrimi i marrëveshjes politike me të vetmen palë që ekziston atje”.

Vendet perëndimore në vazhdimësi po u bëjnë thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor që të kenë kujdes në raport me bashkëpunimin me Kinën, pasi ajo synon të shtrijë ndikimin e saj në këtë rajon.

Në samitin e fundit të G7-ës, vendet anëtare, SHBA-ja, Gjermania, Japonia, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar, Italia dhe Franca dolën me propozimin për një plan të investimeve në infrastrukturë, i cili do të rivalizonte projektin “Brezi dhe Rruga” të Kinës.

Që prejse u lansua më 2013 nga presidenti i Kinës, Xi Jinping, nisma “Brezi dhe Rruga” ka ndarë qindra miliarda dollarë për infrastrukturën e jashtme, duke rritur tregtinë dhe duke hapur rrugë që Pekini të krijojë lidhje të reja politike dhe ekonomike në mbarë botën.

Kjo ndërmarrje kaq e madhe – që Xi e ka cilësuar si “projekt të shekullit” – është shndërruar në shtyllën kryesore të politikës së jashtme kineze dhe në një mjet strategjik për Pekinin.

Nisma “Brezi dhe Rruga”, që prej themelimit, ka mbështetur organizata ndërkombëtare në mbi 150 shtete – përfshirë edhe shumë në Perëndim – dhe ka zgjeruar fushëveprimin edhe në porte detare, tubacione dhe rrugë, por edhe në fushën e teknologjisë digjitale, atë të kujdesit shëndetësor dhe energjinë e gjelbër.

Por, jo të gjitha vendet mund të përballojnë koston e huasë së marrë nga Kina.

Shembull është Mali i Zi, një vend tjetër i Ballkanit Perëndimor, i cili ka huazuar një miliard dollarë nga Kina në vitin 2014, për të financuar pjesën e parë të autostradës prej 163 kilometrash, për në Serbinë fqinje.

Autostrada, e cila nuk ka përfunduar ende, dhe borxhi për të cilën Mali i Zi ka marrë kredi nga Banka Export-Import e Kinës, janë në qendër të një debati të nxehtë për ndikimin e Kinës në Evropë. Por, në pamundësi për të kthyer borxhin, Podgorica i është drejtuar për ndihmë Bashkimit Evropian.

Kina ka përdorur edhe “diplomacinë e vaksinave” kundër koronavirusit për të shtyrë përpara përpjekjet e saj në Ballkanin Perëndimor.

Kina ishte ndër vendet e para që dërgoi vaksina dhe pajisje mjekësore në Serbi.

Përmes projekteve në Ballkan, Kina nuk ka vetëm motive ekonomike, por edhe të politikës së jashtme dhe qëllime strategjike, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë Francis Fukuyama, profesor në Universitetin e Stanfordit dhe autor i librit të famshëm “Fundi i Historisë dhe Njeriu i Fundit” (The End of History and the Last Man).

Fukuyama ka thënë se blloku evropian duhet të këmbëngulë në kushtet për vendet që synojnë anëtarësimin, pavarësisht se Kina dhe Rusia po përpiqen të përfitojnë nga boshllëku i krijuar, për shkak të lodhjes së BE-së nga zgjerimi.

Marrë nga REL.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota asim mujkiq francis fukuyama ndikimi i kines ne ballkan asim mujkiq francis fukuyama ndikimi i kines ne ballkan

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin