"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Ligjet miratojnë projektligjin e 2 akte normative, debate të forta për ‘5 Majin’
19 January 2022, 15:29Nga DOSJA
TIRANË– Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në mbledhjen e radhës shqyrtoi dhe miratoi një projektligj dhe 2 akte normative. Fillimisht në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi u mor në shqyrtim projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Bashkimit Europian, në lidhje me Programin Vjetor të Veprimit për Shqipërinë për vitin 2020 në kuadër të instrumentit të asistencës së paraanëtarësimit (IPA II)”.
Për komisionin relatoi deputeti Klevis Xhoxhi, i cili kërkoi nga kolegët mbështetjen me votë të projektligjit, duke vlerësuar se është në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, si dhe Rregulloren e Kuvendit. Pas pyetjeve dhe diskutimeve, komisioni miratoi marrëveshjen në fjalë dhe vijoi në shqyrtimin e shqyrtimin e Aktit Normativ nr. 35, datë 24.12.2021 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 90/2019, “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”, të ndryshuar”” dhe Aktit Normativ 36, datë 24.12.2021 “Për një shtesë në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.
Por, në këtë mbledhje prioritet dhe diskutime pati edhe mbi dhunën që po ushtrohej tek 5 Maji dhe për shembjen e banesave të banorëve të kësaj lagjeje. Opozita kërkoi që të ndalej dhuna e shembja e banesave si dhe të mbahej një seancë dëgjimore me Bashkinë Tiranë. Kryetarja Klotilda Bushka tha se kishte dërguar një kerkesë zyrtare ndaj Bashkisë Tiranë për të kuptuar në rrugë ligjore se çfarë kishte ndodhur.
Në përgjigje Bashkia Tiranë shprehej se gjithçka e kishe zbatuar në mënyrë të ligjshme, por pamjet dhe dhuna e ushtruar ndaj banorëve të asaj lagjeje nuk tregonin të njëjtën gjë. Për këtë çështje, Gazment Bardhi, Enkelejd Alibeaj, Dhurata Çupi, Oerd Bylykbashi debatuan ashpër me Bushkën.
BRITANI E MADHE- Një “hitman” i akuzuar për vrasjen e Flamur Beqirit ishte instruktuar për të udhëtuar në Londër nga një “boss” në Suedi, por nuk kishte asnjë i...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta e ka konsideruar të madhërishëm kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Pas takimit të zhvilloi...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur të bëjë humor edhe me shkarkimin e tij si President nga Partia Socialiste. I pyetur nga gazetarët nëse takim...
TIRANË– Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka reaguar për herë të parë në lidhje me datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale. Në ...
TIRANË– Dy janë datat në të cilat qytetarët e gjashtë qyteteve të Shqipërisë do të mund tu drejtohet kutive të votimit për të zgjdhur kryetarin e Bas...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se nuk ka ftuar zyrtarisht asnjë përfaqësues të partive politike për konsultimin e datës së mbajtjes së zgj...
DURRËS – Rritja e ndjeshme e infektimeve të reja me Covid-19 në vendin tonë që pas mbarimit të festave të fundvitit, nuk ka lënë pa prekur edhe qytetin e D...