"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Politike
Ligji ‘Për bashkëqeverisjen’/ Spiropali: Arsyet e Metës të pabaza dhe të paprovuara
15 December 2021, 10:01Nga DOSJA
TIRANË– Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, u shpreh gjatë Komisionit të Ligjeve se arsyet e kthimit të ligjit për bashkëqeverisjen nga presidenti janë të pabaza. Nga Komisionit, Spiropali u shpreh se në ligj nuk ka as kundërshti, as mbivendosje, nuk cënohen parimet dhe dispozitat kushtetuese.
‘Pr.ligji i është nënshtruar njoftimit për konsultim publik, në lajmërimin që është shpallur në mënyrë elektronike. Nuk janë paraqitur vërejtje dhe sugjerime nga subjekte të interesuara. Presidenti ka argumentuar vetëm që ka përsëritje e parimeve të parashikuara në kod, por ky nuk është mosrespektim i tij, por parashikon koherencën në raport me kodin. Presidenti nuk ka analizuar asnjë normë të ligjit që të bjerë në kundërshtim me parashikimet e kodit. Nuk merr përsipër të zëvendësojë parashikimet e kodit. Mekanizmat janë komplementare dhe alternative, jo zëvendësuese të institucioneve. Në ligj nuk ka as kundërshti, as mbivendosje, nuk cenohen parimet dhe dispozitat kushtetuese. Ligji nuk bie ndesh me ligjin për ndërmjetësin, sepse nuk trajton statusin dhe të drejtat e ndërmjetësve. Kontrolli që do kryejë agjencia nuk ndërhyn në procedurë apo përmbajtje në kontrollet e institucioneve të tjera. Nuk ka vend për diskutime për centralizimin. Sa i përket autonomisë vendore, parimi i autonomisë mbetet i cenuar. Njësitë qendrore përfshihen vetëm me marrëveshje, me shprehje të vullnetit të tyre. Arsyet e kthimit nga presidenti janë të pabazuara dhe të paragumetuar deri në fund, dhe të paprovuara. Ju ftoj ta votoni përulësisht ta votoni këtë projektligj, dhe të dilni kundër këtij dekreti.’- u shpreh ministrja.
TIRANË– Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka u shpreh ditën e sotme se projektligji për Bashkëqeverisjes nuk ka asnjë përplasje dhe nuk...
TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike ka zhvilluar një komunikim me gazetarët nga selia e PD. Në nisje të këtij komunikimi, kryetari i Partisë Demo...
TIRANË – Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi akuzoi drejtuesit e PD-së se kanë shpërthyer derën e Lidhjes Demokratike të Gruas dhe kanë nd...
BRUKSEL – Situata në Partinë Demokratike është duke u ndjekur me interes në Bruksel. Ana Pisonero zëdhënëse e Komisionit Europian e pyetur për atë që ësht...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha nuk u përmend më as emrin ish-aleatëve të Lëvozjes Socialiste për Integrim. Nga selia blu përballë gazetarëve, tek...
TIRANË – Gjatë konferencës së tij me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pyetur se përse, me gjithë skandalet që po ndodhin...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh ditën e sotme se korrupsioni nuk ndodhet brenda opozitës mirëpo te mazhoranca, pasi kry...