"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Energjia, Rama: Do bëhemi eksportues. Balluku: Projekti për TAP në Vlorë. Kim: Të veprojmë
27 April 2022, 07:50Nga DOSJA
TIRANË– Synimet e kryeministrit Edi Rama janë që Shqipëria brenda këtij viti të kthehet në prodhuese neto të energjisë elektrike dhe eksportuese. I pranishëm në një takim me kompanitë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian, Rama tha se hidrocentrali i Skavicës do rrisë me 20% prodhimin e energjisë dhe do t’i japë vendit një pavarësi energjitike. Ai foli dhe për tubacionin Joniano-Adriati, për të cilin tha se do të ndikojë në Evropë, në mënyrë që vendet e BE-së të mos kenë më nevojë e Rusisë për gaz.
Kreu i qeverisë falenderoi kompanitë në fjalë për të cilat tha se ishin aty për t’u përfshirë në zbatimin e planit për ta shndërruar Shqipërinë në kampione të Ballkanit për energjinë. Ai falenderoi ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë, të cilën ek onsideroi si një gur themeli të kësaj marrëdhënieje. Vetë Kim u shpreh se diversifikimi i burimeve të energjisë është një nevojë emergjente. Ambasadorja tha se kjo gjë u theksua më shumë në momentin që Rusia nisi luftën në Ukrainë.
Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku u shpreh se Shqipëria do të shndërrohet në qendër të furnizimit me gaz në rajon. Ajo tha se projekti për lidhjen e gazsjellësit TAP me portin e lundrueshëm LNG në Vlorë nëpërmjet tubacionit Fier-Vlorë është një projekt që do të ndikojë pozitivisht në vendin tonë dhe jo vetëm.
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se duke nisur nga data 1 maj shqiptarët nuk do të kenë më nevojë që të dalin nga shtëpitë pasi do të gje...
Në komisionin parlamentar për Edukimin dhe Median nisi të martën diskutimi i projektligjit “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashë...
DURRËS– Altin Sulku i cili mbeti i plagosur ditën e djeshme nga Augert Zera në Durrës ka dhënë dëshminë e tij përballë grupit hetimor. I plagosurit, ...
TIRANË– Ish-deputeti Kujtim Gjuzi ka kërkuar që ABCNews të heqë kronika dhe videot në të cilët ai është prezent, si pasojë e një kamere të fshehtë që...
LEZHË– Zef Lazri dhe Vlash Gaxulli, janë vënë në pranga pasi akuzohen për tjetërsim pronash. Dosja.al mëson se Policia ka nisur operacionin për arres...
TIRANË– “Piranjat” bën një kamerë të fshehtë Kujtim Gjuzit duke e bërë që të besonte se “ai lartë”, pra Rama e kishte propozuar për drejtor të RTSH-s...
TIRANË– Ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza iu është drejtuar me rekurs gjykatës së Lartë për zhbllokimin e pasurisë së tij. Ai kërkon që ...
TIRANË– Call Center-at mashtrues janë një fenomen mjaft i përhapur në Shqipëri, ku të rinj dhe të reja telefonojnë të huajt duke iu prezantuar si bro...