LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

EMRAT/ Plagosje me thikë në Tiranë, humb jetën 49-vjeçari, arrestohet autori

• Një plagosje me thikë ndodhi pak minuta më parë, në afërsi të gjimnazit “Petro Nini” në Tiranë. • I plagosuri është Kreshnik Cara, 49 vjeç, i cili ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra • Ai kishte marrë disa goditje me thikë në pjesën e barkut. • Përmes një njoftimi zyrtar, policia bëri me dije se autori i dyshuar është arrestuar. • Ai është Toni Nake, 50 vjeç. • Nga veprimet e deritanishme hetimore dyshohet se 50-vjeçari ka plagosur me mjet prerës 49-vjeçarin, pas një konflikti për motive të dobëta.  • Ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të një lokali, ku dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur me njëri-tjetrin. • Edhe autori ka mbetur i dëmtuar gjatë përleshjes dhe po dërgohet gjithashtu në spital për të marrë ndihmë mjekësore, pas arrestimit.

5 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Plagosja me thikë në Tiranë, ndërron jetë 49-vjeçari

EMRAT/ Plagosje me thikë në Tiranë, humb
Foto ilustruse

TIRANA- 49-vjeçari, Kreshnik Cara i cili mbeti i plagosur me thikë gjatë një konflikti në një lokal në Tiranë ka ndërruar jetë. Pavarësisht ndihmës mjekësore të marrë, ai nuk arriti ti mbijetonte plagëve. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar. 

Ai është Toni Nake, 50 vjeç, i cili është lënduar gjithashtu. Grupi hetimor vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, ju informojmë se shtetasi K. C., 49 vjeç, i cili u plagos me mjet prerës, pavarësisht ndihmës mjekësore të marrë, ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Plagosja me thikë në Tiranë, ja kush është autori i dyshuar 

EMRAT/ Plagosje me thikë në Tiranë, humb
Foto ilustruse

TIRANA- Autori i dyshuar i plagosjes me thikë, ngjarje e cila ndodhi pak minuta më parë në Tiranë është Toni Nake. Ngjarja ndodhi brenda një lokali në rrugën “Marko Boçari” në Tiranë. I plagosuri është Kreshnik Cara, 49 vjeç, i cili ka marrë një goditje në pjesën e barkut. 

Ai i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirugjikale, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Nga veprimet e deritanishme hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. Policia po heton më shumë në lidhje me këtë ngjarje./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Plagosja me thikë në Tiranë, reagon policia: I dëmtuari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve

EMRAT/ Plagosje me thikë në Tiranë, humb
Foto ilustruse

TIRANA- Policia ka reaguar në lidhje me ngjarjen e cila ndodhi pak minuta më parë në Tiranë, ku një person u plagos me thikë. Përmes një njoftimi zyrtar, policia bën me dije se autori i dyshuar është arrestuar. 

Nga veprimet e deritanishme hetimore dyshohet se 50-vjeçari ka plagosur me mjet prerës 49-vjeçarin, pas një konflikti për motive të dobëta. I dëmtuari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë

Tiranë/ Plagosi me mjet prerës 49-vjeçarin, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar. Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Marko Boçari” ishte dëmtuar me mjet prerës shtetasi K. C., 49 vjeç, shkuan në vendngjarje për të sqaruar autorësinë dhe rrethanat e rastit.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe veprimeve të shpejta hetimore e operacionale, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi T. N., 50 vjeç. Nga veprimet e deritanishme hetimore dyshohet se 50-vjeçari ka plagosur me mjet prerës 49-vjeçarin, pas një konflikti për motive të dobëta.

I dëmtuari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Plagosja në Tiranë, arrestohet autori që goditi me thikë 49-vjeçarin

EMRAT/ Plagosje me thikë në Tiranë, humb
Foto ilustruse

TIRANA- Policia ka arrestuar autorin e plagosjes me thikë e cila ndodhi pak minuta më parë në afërsi të gjimnazit “Petro Nini” në Tiranë. I plagosuri është Kreshnik Cara, 49 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në sallën e operimit në gjendje të rëndë.

Ai ka marrë disa goditje me thikë në pjesën e barkut. Autori i dyshuar ishte larguar nga vendngjarja pas konfliktit. Ende nuk dihen rrethanat dhe motivi i konfliktit, ndërsa policia pritet të jap më shumë informacione në lidhje me këtë./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Plagosje me thikë në Tiranë, i plagosuri transportohet drejt spitalit

EMRAT/ Plagosje me thikë në Tiranë, humb
Foto ilustruse

TIRANA- Një plagosje me thikë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë, në afërsi të shkollës “Petro Nini”. Bëhet me dije se i plagosuri po transportohet drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.

Ai ka marrë plagë në bark dhe po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Autori është identifikuar, ndërsa në lidhje me këtë janë ngritur nga policia pika kontrolli. Policia pritet të jap më shumë informacion dhe detaje rreth kësaj ngjarje./Dosja.al

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin