Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• SPAK ka ndërmarrë një aksion në Tiranë dhe Durrës, ku janë lëshuar disa masa sigurie në lidhje me dosjen e AKSHI-t. • Në kuadër të këtij aksioni është dhënë masë sigurie për drejtoreshën e SHISH Vlora Hyseni dhe janë bërë kontrolle në banesën e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda. • Drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni është pezulluar nga detyra dhe ndaj saj është caktuar masa “arrest në shtëpi”. Disa orë më vonë, pasi iu caktua masa e sigurisë, Hyseni u arrestua në pikën kufitare të Morinës. • Në kuadër të këtij aksioni janë ekzekutuar edhe tre masa sigurie. • Në pranga kanë rënë dy ekspertë kriminalistë të Policisë, njëri me detyrë në Tiranë dhe tjetri, Fatjon Kalluçi, shef në Laboratorin Shkencor të Policisë. • Po ashtu në pranga është vënë edhe Embro Sulejmani, pronar biznesi në Durrës, qytet ku u arrestua edhe Ergys Agasi. • Kur SPAK caktoi masën e sigurisë, Hyseni ndodhej në Baku të Azerbajxhanit, ku, sipas raportimeve, kishte udhëtuar për të marrë pjesë në një takim ndërkombëtar për sigurinë, ku merrnin pjesë drejtues të shërbimeve informative nga vende të ndryshme. • Pas bërjes publike të akuzave ndaj Hysenit, reagoi edhe Kryeministri Edi Rama, i cili njoftoi shkarkimin e saj nga detyra dhe theksoi se drejtësia do të bëjë punën e saj.
25 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Bajram Begaj ka dekretuar shkarkimin e Vlora Hysenit si drejtoreshë e Shërbimit Informativ të Shtetit, pasi SPAK caktoi ndaj saj masën e sigurisë “arrest shtëpie” si dhe "pezullim nga detyra".
Në njoftimin zyrtar, Begaj sqaron se vendimi është marrë në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës dhe nenit 5, paragrafi 2, të ligjit “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”, me propozim të Kryeministrit Edi Rama.
Me herët kryeministri Edi Rama njoftoi se Hyseni do të lirohej menjëherë nga detyra dhe se në konsultim me Presidentin, do të zgjidhej drejtuesi i ri i SHISH, sapo kreu i qeverise te kthehej nga SHBA.
Njoftimi:
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, paragrafi 2 të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”, i ndryshuar””, me propozim të Kryeministrit, dekretoi sot shkarkimin e zonjës Vlora Hyseni nga detyra e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit./Dosja.al


MORINË- Ish-Drejtoresha e SHISH-it, Vlora Hyseni është ndaluar pranë pikës kufitare në Morinë, pasi SPAK i caktoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe u pezullua nga detyra. Hyseni akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror.
Përpos Hysenit, Prokuroria e Posaçme ka kryer kontrolle edhe në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit Ilir Proda. Hetimet ndaj tyre po kryhen në kuadër të dosjes së AKSHI-t, ku për këtë dosje janë arrestuar edhe Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj.
Pas bërjes publike të akuzave, reagoi edhe Kryeministri Edi Rama, i cili njoftoi shkarkimin e saj nga detyra dhe theksoi se drejtësia do të bëjë punën e saj.
Si nisi karriera e Vlora Hysenit?
Karriera shtetërore e Vlora Hysenit mori hov të madh në shkurt 2019, kur ajo u emërua zëvendësdrejtore e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI) për një mandat 5-vjeçar. Gjatë periudhës dhjetor 2020 – prill 2021, ajo udhëhoqi operacionalisht AKI-në si ushtruese detyre pas dorëheqjes së drejtorit të atëhershëm Kreshnik Gashi.
I gjithë pozicioni i saj në Kosovë u përmbys më 30 qershor 2021. Me një vendim të përbashkët, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti njoftuan shkarkimin e saj të menjëhershëm nga të gjitha funksionet. Arsyetimi zyrtar i Prishtinës fliste për "humbje të besimit" dhe mospërputhje me linjën e bashkëpunimit institucional.
Ky shkarkim nxiti valë të mëdha spekulimesh dhe akuzash në Prishtinë. Rrethet mediatike dhe politike pranë opozitës dhe qeverisë zhvilluan debate të ashpra lidhur me dyshimet për rrjedhje informacioni, përplasje kompetencash dhe pretendime për lidhje paralele me faktorë të jashtëm, duke e kthyer emrin e saj në një pikë të nxehtë politike mes agjencive të sigurisë.
Emërimi në Tiranë
Në mars të vitit 2023, kryeministri Edi Rama e propozoi Hysenin për postin e drejtores së SHISH-it, duke e shoqëruar emërimin me një vlerësim të fortë për profilin e saj profesional. Rama deklaroi atëherë se kishte “besimin e plotë” te Vlora Hyseni, ndërsa përmendi përgatitjen e saj, eksperiencën e krijuar ndër vite dhe respektin që ajo gëzonte në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës. Kryeministri i konsideroi këto elemente si një “garanci të plotë” për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar.
"Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj.VLORA HYSENI drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar," shkroi Rama askohe.
Por emërimi i saj nuk kaloi pa debate. Në ditët që pasuan propozimin, Rama u pyet edhe për të kaluarën e Hysenit në strukturat e inteligjencës së Kosovës dhe për çështjet që shoqëruan emërimin e saj. Në vend që të fliste në lidhje më këto akuza, Rama nuk pranoi të komentonte, duke i cilësuar diskutimet si thashetheme mediatike dhe politike.
Në prill 2023, Presidenti Bajram Begaj dekretoi Hysenin në krye të SHISH-it dhe ajo mori drejtimin e një prej institucioneve më të rëndësishme të sigurisë kombëtare. Për disa vite, Hyseni qëndroi në krye të shërbimit inteligjent, një pozicion që e vendoste atë në qendër të strukturave të sigurisë së vendit dhe të marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë.
Akuzat nga Opozita
Hyseni ishte denoncuar prej kohësh nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, i cili kishte ngritur akuza dhe dyshime për rolin e saj në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit. Në një konferencë për shtyp, Berisha pretendonte se Ergys Agasi kishte kontroll mbi SHISH-in dhe se kishte ndikim përmes marrëdhënies së tij me Hysenin. Berisha kishte ngritur gjithashtu pretendimin se kontrolli i Ergys Agasit mbi SHISH-in përbënte rrezik edhe për NATO-n.
"Ergys Agasi ishte dhe është personi, që sipas pohimeve verbale, ndryshonte, emëronte, çemëronte ministrat e Brendshëm dhe kishte një kontroll fjollë mbi SHIK-un, tashmë të denoncuar nga unë prej vitesh në mënyrë të përsëritur. Miqësia e kryetares së SHISH-it, drejtoreshës së SHISH-it, me Agasin është denoncuar në mënyrë të përsëritur nga kjo platformë. Kemi paralajmëruar se shtrirja e kontrollit dhe influencës së këtij mafiozi mbi shërbimin informativ kombëtar nëpërmjet miqësisë që kishte me Hysenin, e njohur tashmë si agjente e përbashkët e Ramës dhe Vuçiçit, lë dyshimet më të mëdha për infektimin e këtij institucioni. Agasi ka qenë një rrezik për NATO-n. Agasi të gjitha të dhënat e sistemit TIMS, ua ka dhënë armiqve të NATO-s dhe kartelit të Troplinëve, midis të tjerash. Ndaj, edhe njëherë thirrja ime për organizatat ndërkombëtare, Europolin, Eurojustin, por edhe agjencitë e zbatimit të ligjit të vendeve partnere, të angazhohen në monitorimin dhe ridimensionimin e e hetimit për Ergys Agasin që është vetë Edi Rama, që ka vepruar në emër të Edi Ramës, që ka në kontroll të plotë Edi Ramën,” paralajmëronte Berisha asokohe.
Vetëm disa muaj me parë ka qenë dhe Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi në Kuvend, i cili ka denoncuar lidhjet e Agasit dhe Hysenit.
"Pse nuk vendos në punë, shefen tënde të Shërbimit Sekret. Apo i ke vënë ende detyrën kryesore të informojë dhe mbrojë Ergys Agasin. Dhe ta mbrojë atë nga arrestimi", tha Bardhi në Kuvend.
Aksioni i SPAK për dosjen AKSHI
Në kuadër të operacionit të fundit, SPAK kërkoi nga GJKKO masën e “arrestit në shtëpi” dhe “pezullimit nga detyra” për Hysenin. Sipas raportimeve, ajo po hetohet për vepra penale që lidhen me përkrahjen e autorit të krimit dhe zbulimin e të dhënave apo sekreteve shtetërore. Masa e arrestit ndaj saj nuk është ekzekutuar, pasi Hyseni ndodhet jashtë vendit.
Aksioni i SPAK ditën e sotme ka shkaktuar sërish përplasje politike në vend mes Opozitës dhe maxhorancës. Opozita ka kërkuar përgjegjësi politike për situatën e krijuar, ndërsa mazhoranca ka kërkuar respektimin e procesit gjyqësor dhe ndarjen e përgjegjësive të institucioneve të drejtësisë nga ato politike./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Nju Jorku lidhur me masën e 'arrestit shtëpiak' të vendosur nga SPAK ndaj drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenit. Me anë të një reagimi në platformën "X", Rama ka njoftuar shkarkimin e menjëhershëm nga detyra për Hysenin, ndërsa në momentin që ai do të kthehet nga SHBA, do të zgjidhet edhe kreu i ri i SHISH.
Në reagimin e tij, Kryeministri deklaron se çdo dyshim i ngritur nga organi i akuzës duhet të hetohet dhe të zbardhet përmes një procesi të pavarur gjyqësor. Ai shprehet se, pavarësisht vlerësimeve për punën e Hysenit dhe vlerësimeve të marra nga agjencitë partnere, drejtësia duhet të veprojë në mënyrë të pavarur dhe të barabartë përpara ligjit.
Kryeministri ka kritikuar ndërkohë atë që e cilëson si gjykim publik dhe mediatik të personave nën hetim, duke theksuar se vendimin përfundimtar për fajësinë ose pafajësinë e merr gjykata. Rama nënvizon gjithashtu se qeveria nuk do të ndërhyjë në çështjet e drejtësisë dhe se nuk do të bëjë avokatinë e askujt që përballet me drejtësinë.
Reagimi i Edi Ramës:
Për shkak të orareve të ndryshme ky reagim nga Nju Jorku, ku jam për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, mund të duket i vonuar dhe ndjesë për këtë.
Jam informuar lidhur me masën e arrestit shtëpiak që SPAK-u ka nxjerrë për drejtoren e Shërbimit Informativ të Shtetit, e pres që çdo dyshim i organit të akuzës të hetohet dhe zbardhet deri në fund përmes procesit të pavarur gjyqësor.
Përtej respektit për punën dhe për personin e Vlora Hysenit, si edhe po ashtu përtej vlerësimeve të vazhdueshme, që ajo ka marrë nga agjencitë partnere si drejtuese e shërbimit inteligjent shqiptar, rruga pa kthim që kemi zgjedhur është rruga e pavarësisë së organeve të drejtësisë për të hetuar e gjykuar këdoqoftë, pavarësisht statusit social apo funksionit publik.
Por po ashtu, është e pashmangashme mesa duket, që çdo hetim apo masë e marrë nga drejtësia në adresë të personave publikë, të kthehet në një motivim për të grirë mish njeriu në mexhelisin politik e mediatik dhe për të thirrur “litarin” si në sheshet e ekzekutimit mesjetar, kohë përpara sesa gjykata të thotë fjalën e saj.
E megjithatë, kurrësesi nuk mund të jetë e vërtetë që veprimet e pavarura të drejtësisë dhe afirmimi i vijueshëm i barazisë para ligjit, të jenë njëkohësisht akt-akuza kundër pikërisht një shumice qeverisëse e cila me kurajo e me vendosmëri, ia ka çelur rrugën drejtësisë së pavarur, në një vend ku deri para shumë pak vitesh kjo pavarësi ishte e paimagjinueshme prej shekujsh.
As mund të jenë këto zhvillime me drejtësinë baltë kundër Shqipërisë, e cila po bën në rrugën e saj të bashkimit me Europën shumëçka që as nuk mund të imagjinohet akoma në vendet e tjera të rajonit dhe që koha do ta çmojë më mirë se sa kushdo.
Çdokush është i pafajshëm deri në gjykimin përfundimtar po askush nuk është mbi ligjin në asnjë rast e për asnjë arsye, kështu që unë i jam falenderues Vlora Hysenit për çdo gjë që ka bërë si duhet në shërbim të Shqipërisë, ndërsa për gjithçka tjetër që ka të bëjë me çështjen e sapohapur nga organet e drejtësisë, qëndrimi im mbetet po ai i ditës së parë të Reformës në Drejtësi:
Pafajësia ose fajësia e një bashkëpunëtori të vendosur nën akuzë është një çështje individuale përballë prokurorisë e gjykatës dhe kjo shumicë qeverisëse me mua në krye, i mbetet besnike këtij qëndrimi duke mos hyrë në meritën e asnjë çështjeje të drejtësisë dhe duke mos bërë avokatinë e askujt që përballet me drejtësinë.
Lirimi nga detyra i drejtores së shërbimit është i menjëhershëm, e sapo të kthehem në Tiranë dhe në konsultim me Presidentin e Republikës, do të zgjedhim drejtuesin e ri të Shërbimit Informativ të Shtetit.
Për shkak të orareve të ndryshme ky reagim nga Nju Jorku, ku jam për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, mund të duket i vonuar dhe ndjesë për këtë. Jam informuar lidhur me masën e arrestit shtëpiak që SPAK-u ka nxjerrë për drejtoren e Shërbimit Informativ të Shtetit, e pres që çdo dyshim i organit të akuzës të hetohet dhe zbardhet deri në fund përmes procesit të pavarur gjyqësor. Përtej respektit për punën dhe për personin e Vlora Hysenit, si edhe po ashtu përtej vlerësimeve të vazhdueshme, që ajo ka marrë nga agjencitë partnere si drejtuese e shërbimit inteligjent shqiptar, rruga pa kthim që kemi zgjedhur është rruga e pavarësisë së organeve të drejtësisë për të hetuar e gjykuar këdoqoftë, pavarësisht statusit social apo funksionit publik. Por po ashtu, është e pashmangashme mesa duket, që çdo hetim apo masë e marrë nga drejtësia në adresë të personave publikë, të kthehet në një motivim për të grirë mish njeriu në mexhelisin politik e mediatik dhe për të thirrur “litarin” si në sheshet e ekzekutimit mesjetar, kohë përpara sesa gjykata të thotë fjalën e saj. E megjithatë, kurrësesi nuk mund të jetë e vërtetë që veprimet e pavarura të drejtësisë dhe afirmimi i vijueshëm i barazisë para ligjit, të jenë njëkohësisht akt-akuza kundër pikërisht një shumice qeverisëse e cila me kurajo e me vendosmëri, ia ka çelur rrugën drejtësisë së pavarur, në një vend ku deri para shumë pak vitesh kjo pavarësi ishte e paimagjinueshme prej shekujsh. As mund të jenë këto zhvillime me drejtësinë baltë kundër Shqipërisë, e cila po bën në rrugën e saj të bashkimit me Europën shumëçka që as nuk mund të imagjinohet akoma në vendet e tjera të rajonit dhe që koha do ta çmojë më mirë se sa kushdo. Çdokush është i pafajshëm deri në gjykimin përfundimtar po askush nuk është mbi ligjin në asnjë rast e për asnjë arsye, kështu që unë i jam falenderues Vlora Hysenit për çdo gjë që ka bërë si duhet në shërbim të Shqipërisë, ndërsa për gjithçka tjetër që ka të bëjë me çështjen e sapohapur nga organet e drejtësisë, qëndrimi im mbetet po ai i ditës së parë të Reformës në Drejtësi: Pafajësia ose fajësia e një bashkëpunëtori të vendosur nën akuzë është një çështje individuale përballë prokurorisë e gjykatës dhe kjo shumicë qeverisëse me mua në krye, i mbetet besnike këtij qëndrimi duke mos hyrë në meritën e asnjë çështjeje të drejtësisë dhe duke mos bërë avokatinë e askujt që përballet me drejtësinë. Lirimi nga detyra i drejtores së shërbimit është i menjëhershëm, e sapo të kthehem në Tiranë dhe në konsultim me Presidentin e Republikës, do të zgjedhim drejtuesin e ri të Shërbimit Informativ të Shtetit.
— Edi Rama (@ediramaal) September 22, 2026
SPAK dhe BKH kanë ushtruar kontrolle mëngjesin e sotëm në disa banesa në Tiranë, përfshirë banesat e drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe disa ish-zyrtarëve të tjerë. Kontrolli dyshohet se lidhet me skandalin e AKSHI-t, pasi në telefonat e Ergys Agasit dhe Uljan Shpatarakut janë gjetur disa komunikime./Dosja.al
DURRËS- SPAK ka ushtruar kontrolle edhe në një kompleks vilash në Shkozet të Durrësit, në kuadër të fraksionit të ri të hetimeve të dosjes AKSHI. Mësohet se bëjnë me dije se kompleksi i vilave është në pronësi të Elvis Doçit, i njohur edhe si “Visi i Pojës”, i cili sipas burimeve është një personazh i njohur i botës së krimit në Durrës dhe rezulton ende në arrati.
Kontrolli në kompleks është zhvilluar paraditen e sotme nga forcat RENEA, në kuadër të operacionit të SPAK.
SPAK dhe BKH kanë ushtruar kontrolle mëngjesin e sotëm në disa banesa në Tiranë, përfshirë banesat e drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe disa ish-zyrtarëve të tjerë. Kontrolli dyshohet se lidhet me skandalin e AKSHI-t, pasi në telefonat e Ergys Agasit dhe Uljan Shpatarakut janë gjetur disa komunikime./Dosja.al

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka zyrtarizuar hetimet ndaj drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, ndaj së cilës Gjykata e Posaçme ka caktuar masat “arrest në shtëpi” dhe “pezullim nga detyra”. Në kuadër të të njëjtit procedim penal janë caktuar edhe dy masa “arrest në burg” ndaj Fatjon Kalluçit, përgjegjës sektori në Institutin e Policisë Shkencore, dhe biznesmenit Embro Sulejmani.
Po ashtu, në kuadër të të njëjtit hetim është autorizuar edhe kontrolli i banesës dhe kontrolli personal i Ilir Prodës, ish-funksionar i lartë i Policisë së Shtetit. Gjithashtu, është kontrolluar një kompleks vilash në zonën e Shkozetit në Durrës, në kryqëzimin e rrugës “Durrësi në Shekuj” me rrugën “Bajram Tusha”.
SPAK bën me dije se vendimet për masat e sigurisë i janë dërguar Policisë së Shtetit, e cila ka ekzekutuar dy prej tyre. Masa ndaj Hysenit nuk është ekzekutuar, pasi ajo ndodhet jashtë vendit.
Njoftimi i SPAK:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po kryhen hetime në kuadër të procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025. Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr. 67, datë 21.9.2026 ka caktuar këto masa sigurimi: “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga nenet 237 dhe 242 të Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetases V. H., me detyrë Drejtor i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHSH), si person nën hetim për veprat penale të parashikuara nga nenet 320/2 dhe 295/a/1 të Kodit Penal.
“Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për shtetasin F.K., me detyrë “Përgjegjës Sektori” në Institutin të Policisë Shkencore, si person nën hetim për veprën penale të parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal. “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për shtetasin E.S., punonjës i shoqërisë “Agroturizëm Kodra e Kuajve”, si person nën hetim për veprën penale të parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal. Këto vendime i janë dërguar Policisë së Shtetit e cila ka ekzekutuar dy prej tyre.
Me vendimin nr. 618, datë 20.9.2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar, ka lejuar kontrollin e banesës dhe kontrollin personal të shtetasit I.P., ish funksionar i lartë i Policisë së Shtetit. Me vendimin nr. 619, datë 21.9.2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lejuar kontrollin e kompleksit të vilave që ndodhen në adresën; kryqëzimi i rrugës “Durrësi në Shekuj” dhe rrugës “Bajram Tusha”, në zonën e Shkozet, Durrës. Prokuroria e Posaçme falënderon Policinë e Shtetit për mbështetjen në ekzekutimin e këtyre vendimeve./Dosja.al

TIRANË- Arrestimi i Vlora Hysenit ditën e sotme ka sjell një skandal të ri në vend, e cila lidhet dhe me sigurinë kombëtare. Kjo pasi Hyseni është emëruar nga vete kryeministri Rama në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit, ndërkohë që sipas hetimeve të SPAK, ajo ka nxjerr të dhëna sekrete te biznesmeni Ergys Agasi.
Por si nisi karriera e Vlora Hysenit?
Karriera shtetërore e Vlora Hysenit mori hov të madh në shkurt 2019, kur ajo u emërua zëvendësdrejtore e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI) për një mandat 5-vjeçar. Gjatë periudhës dhjetor 2020 – prill 2021, ajo udhëhoqi operacionalisht AKI-në si ushtruese detyre pas dorëheqjes së drejtorit të atëhershëm Kreshnik Gashi.
I gjithë pozicioni i saj në Kosovë u përmbys më 30 qershor 2021. Me një vendim të përbashkët, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti njoftuan shkarkimin e saj të menjëhershëm nga të gjitha funksionet. Arsyetimi zyrtar i Prishtinës fliste për "humbje të besimit" dhe mospërputhje me linjën e bashkëpunimit institucional.
Ky shkarkim nxiti valë të mëdha spekulimesh dhe akuzash në Prishtinë. Rrethet mediatike dhe politike pranë opozitës dhe qeverisë zhvilluan debate të ashpra lidhur me dyshimet për rrjedhje informacioni, përplasje kompetencash dhe pretendime për lidhje paralele me faktorë të jashtëm, duke e kthyer emrin e saj në një pikë të nxehtë politike mes agjencive të sigurisë.
Emërimi në Tiranë
Në mars të vitit 2023, kryeministri Edi Rama e propozoi Hysenin për postin e drejtores së SHISH-it, duke e shoqëruar emërimin me një vlerësim të fortë për profilin e saj profesional. Rama deklaroi atëherë se kishte “besimin e plotë” te Vlora Hyseni, ndërsa përmendi përgatitjen e saj, eksperiencën e krijuar ndër vite dhe respektin që ajo gëzonte në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës. Kryeministri i konsideroi këto elemente si një “garanci të plotë” për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar.
"Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj.VLORA HYSENI drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar," shkroi Rama askohe.
Por emërimi i saj nuk kaloi pa debate. Në ditët që pasuan propozimin, Rama u pyet edhe për të kaluarën e Hysenit në strukturat e inteligjencës së Kosovës dhe për çështjet që shoqëruan emërimin e saj. Në vend që të fliste në lidhje më këto akuza, Rama nuk pranoi të komentonte, duke i cilësuar diskutimet si thashetheme mediatike dhe politike.
Në prill 2023, Presidenti Bajram Begaj dekretoi Hysenin në krye të SHISH-it dhe ajo mori drejtimin e një prej institucioneve më të rëndësishme të sigurisë kombëtare. Për disa vite, Hyseni qëndroi në krye të shërbimit inteligjent, një pozicion që e vendoste atë në qendër të strukturave të sigurisë së vendit dhe të marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë.
Akuzat nga Opozita
Hyseni ishte denoncuar prej kohësh nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, i cili kishte ngritur akuza dhe dyshime për rolin e saj në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit. Në një konferencë për shtyp, Berisha pretendonte se Ergys Agasi kishte kontroll mbi SHISH-in dhe se kishte ndikim përmes marrëdhënies së tij me Hysenin. Berisha kishte ngritur gjithashtu pretendimin se kontrolli i Ergys Agasit mbi SHISH-in përbënte rrezik edhe për NATO-n.
"Ergys Agasi ishte dhe është personi, që sipas pohimeve verbale, ndryshonte, emëronte, çemëronte ministrat e Brendshëm dhe kishte një kontroll fjollë mbi SHIK-un, tashmë të denoncuar nga unë prej vitesh në mënyrë të përsëritur. Miqësia e kryetares së SHISH-it, drejtoreshës së SHISH-it, me Agasin është denoncuar në mënyrë të përsëritur nga kjo platformë. Kemi paralajmëruar se shtrirja e kontrollit dhe influencës së këtij mafiozi mbi shërbimin informativ kombëtar nëpërmjet miqësisë që kishte me Hysenin, e njohur tashmë si agjente e përbashkët e Ramës dhe Vuçiçit, lë dyshimet më të mëdha për infektimin e këtij institucioni. Agasi ka qenë një rrezik për NATO-n. Agasi të gjitha të dhënat e sistemit TIMS, ua ka dhënë armiqve të NATO-s dhe kartelit të Troplinëve, midis të tjerash. Ndaj, edhe njëherë thirrja ime për organizatat ndërkombëtare, Europolin, Eurojustin, por edhe agjencitë e zbatimit të ligjit të vendeve partnere, të angazhohen në monitorimin dhe ridimensionimin e e hetimit për Ergys Agasin që është vetë Edi Rama, që ka vepruar në emër të Edi Ramës, që ka në kontroll të plotë Edi Ramën,” paralajmëronte Berisha asokohe.
Vetëm disa muaj me parë ka qenë dhe Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi në Kuvend, i cili ka denoncuar lidhjet e Agasit dhe Hysenit.
"Pse nuk vendos në punë, shefen tënde të Shërbimit Sekret. Apo i ke vënë ende detyrën kryesore të informojë dhe mbrojë Ergys Agasin. Dhe ta mbrojë atë nga arrestimi", tha Bardhi në Kuvend.
Aksioni i SPAK për dosjen AKSHI
Në kuadër të operacionit të fundit, SPAK kërkoi nga GJKKO masën e “arrestit në shtëpi” dhe “pezullimit nga detyra” për Hysenin. Sipas raportimeve, ajo po hetohet për vepra penale që lidhen me përkrahjen e autorit të krimit dhe zbulimin e të dhënave apo sekreteve shtetërore. Masa e arrestit ndaj saj nuk është ekzekutuar, pasi Hyseni ndodhet jashtë vendit.
Aksioni i SPAK ditën e sotme ka shkaktuar sërish përplasje politike në vend mes Opozitës dhe maxhorancës. Opozita ka kërkuar përgjegjësi politike për situatën e krijuar, ndërsa mazhoranca ka kërkuar respektimin e procesit gjyqësor dhe ndarjen e përgjegjësive të institucioneve të drejtësisë nga ato politike./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka reaguar pas aksioneve të zhvilluara ditën e sotme, ku GJKKO vendosi “arrest shtëpie” për Vlora Hysenin. Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi nënvizon se aksioni i sotëm i SPAK provon një nga aktet më të rënda të shtetit gjatë regjimit të Ramës.
Bardhi thekson se SHISH dhe Policia e Shtetit janë në shërbimin e krimit të organizuar.
Postimi i Plotë:
Çfarë duhet më që Edi Rama të jap dorëheqjen dhe të dalë para drejtësisë? Asnjë surprizë për mua nga aksioni i sotëm i SPAK që provon një nga aktet më të rënda të shtetit shqiptarë gjatë regjimit të Edi Ramës: SHISH dhe Policia e Shtetit nën shërbimin e krimit të organizuar.
E kam paralajmëruar këtë në Kuvendin e Shqipërisë më 4 Qershor 2026. Vlora Hyseni në shërbim të Ergys Agasit ishte një nga sekretet publike për të cilat kam ngritur shpesh shqetësimin gjatë këtyre tre viteve. Nuk kam përdorur figura letrare. Kam folur me emra dhe mbiemra, sepse nuk bëhej fjalë thjesht për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin. Bëhej fjalë për Shërbimin Informativ të Shtetit në duart e krimit të organizuar. Ka një firmë poshtë emërimit të Vlora Hysenit. Është firma e Edi Ramës. Dhe nga ajo firmë ai e di që nuk shpëton dot.
TIRANË- Masa e sigurisë ndaj drejtueses së SHISH-it, Vlora Hyseni, ka shkaktuar debate në Komisionin e Brendshëm.
Deputeti i opozitës, Erald Kapri, kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndërprerjen e mbledhjes, duke e lidhur kërkesën me zhvillimet e fundit rreth drejtueses së SHISH-it. Nga ana tjetër, deputeti socialist Bledi Çuçi bëri thirrje për qetësi dhe respektimin e procesit gjyqësor, duke argumentuar se çështja është në duart e drejtësisë.
Pjesë nga debati:
Kapri: Shefja e SHISH-it na ka bërë me turp sot. Ju thatë që përgjegjësia është personale, por si mund të jetë e tillë kur ajo ka shitur sekrete te grupet kriminale të një vendi anëtar të NATO-s?
Kapri: Rama të kthehet nga SHBA-ja dhe të japë dorëheqjen, të përballet me drejtësinë. Nuk mund të cedojë kreu i SHISH-it, mban shtetin në këmbë! Sot është një dramë për Shqipërinë. Ndaleni këtë hipokrizi, mbylleni komisionin!
Çuçi: Kjo nuk është ngjarje e zakonshme, ta trajtojmë me qetësinë e duhur. Të mos nxitohemi me deklarata, por të bashkëpunojmë me drejtësinë! Duhet të presim verdiktin përfundimtar të drejtësisë. Asgjë nuk është e vërtetë derisa të vërtetohet./Dosja.al
TIRANË- Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale e nisi mbledhjen me debate, pas zhvillimeve të fundit lidhur me masën e arrestit ndaj drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni. Deputeti i PD-së, Ivi Kaso, kërkoi ndërprerjen e rendit të ditës, duke argumentuar se situata e krijuar kërkon mbikëqyrje parlamentare.
Gjatë fjalës së tij, Kaso e cilësoi zhvillimin si një krizë të institucioneve. Ndërsa kryetari i komisionit, Fatmir Xhafaj, e kundërshtoi këtë interpretim, duke argumentuar se veprimet e institucioneve të drejtësisë janë pjesë e funksionimit të shtetit të së drejtës.
Pjesë nga debati:
Kaso: Përpara se të nisim me rendin e ditës, desha të trajtoj një çështje me rëndësi për komisionin, parlamentet dhe institucionet e shtetit shqiptar. Kjo seancë e sotmja nuk mund të nisë në mënyrë të zakonshme, sepse ka ndodhur diçka e jashtëzakonshme dhe nga më të rëndat në 36 vite demokraci. Sot është certifikuar përfundimisht rënia e shtetit shqiptar dhe këtë e them me shumë dhimbje, sepse të gjithë ne në periudha të ndryshme kemi investuar dhe punuar që shteti shqiptar të funksionojë dhe të afrohet drejt Europës, ku duhet të jetë. Sot ka ndodhur e padëgjuara, institucionet e shtetit kanë arrestuar njëri-tjetrin, arrestohet në zyrë, megjithëse në raportimet e fundit zonja është jashtë Shqipërisë. Kemi të bëjmë me rënie totale të shtetit. Opozita e ka denoncuar emërimin e kësaj zonje (Vlora Hyseni) që në krye të herës për vendosjen e saj të dyshimte me porosi të veçantë të Edi Ramës, që sot duhet të mbajë edhe përgjegjësi. Një person që ishte shkarkuar në Kosovë në institucione të njëjta, ishte e papërshtatshme për të drejtuar SHISH dhe Rama doli dhe dha garanci për të. Kur opozita denonconte, Kryeministri qeshte dhe institucionet e sigurisë bënin sehir. Institucionet e sigurisë duhet të mbajnë përgjegjësi. Kalendari që kemi miratuar duhet të përmbyset krejtësisht dhe ju kryetar të organizoni seanca të përbashkëta dëgjimore sesi ky institucion është lënë tërësisht pa mbikëqyrje. Kur sekretet e shtetit bien në dorë të gabuar, e të njëjtit person, nuk kemi të bëjmë me një cedim të një organi, por total të institucioneve të shtetit.
Xhafaj: Ju folët për institucione, por në fakt ço i tillë ka detyrën dhe përgjegjësinë e vet. Nëse institucionet penale kanë funksion të tyre ndjekjen penale, ne kemi detyrën tonë si ligjvënës dhe për kontroll parlamentar. Duke iu referuar fjalisë suaj që institucionet arrestojnë detyrën, institucionet arrestojnë, jo njerëzit. Institucionet bëjnë detyrën konform ligjit. Kjo është shenjë e pjekurisë së demokracisë, e funksionimit të institucioneve demokratike dhe tregues i pjekurisë së institucioneve. E kundërta do të ishte e vërtetë, ajo që kemi parë mbi 30 vite këtu në këtë vend. Kjo që po ndodh, ndodh në çdo vend normal ku vepron shteti i së drejtën, e shohim edhe në SHBA. Fenomene të tilla janë normale për një shtet të së drejtës. Nëse kjo lidhet me komisionin tonë, ulemi dhe e bisedojmë si kryesi e komisionit.

TIRANË- SPAK ka arrestuar dy persona në kuadër të operacionit të zhvilluar sot në Tiranë dhe Durrës, mes tyre një zyrtar policie dhe një biznesmen. Bëhet fjalë për Fatjon Kalluçin, shef në Laboratorin Shkencor të Policisë, si dhe Embro Sulejmanin, administratorin e një biznesi të njohur në Durrës.
Sulejmani, i cili u ndalua sot në kuadër të operacionit, është administratori i agroturizmit “Kodra e Kuajve” në qytetin bregdetar të Durrësit.
Operacioni i SPAK vijon, ndërsa kontrollet dhe veprimet e tjera hetimore janë shtrirë në disa ambiente dhe banesa në Tiranë dhe Durrës./Dosja.al
TIRANË- Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku, ka reaguar për operacionin e SPAK në kuadër të dosjes “AKSHI”, ku me vendim të GJKKO-së janë ushtruar kontrolle në disa banesa, përfshirë atë të drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, dhe ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Koçeku ka komentuar karrierën e Hysenit, duke iu referuar edhe emërimit të saj në Kosovë dhe më pas në Shqipëri.
“Vlorën e ka emnu Hashim Thaçi e ka shkarku Albin Kurti, e ka emnu Edi Rama, e ka arrestu SPAKU. Asgja me emnin Vlorë nuk i ka punët mirë këto kohë”, shkruan Koçeku.
TIRANË- Deputeti dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar për masën e sigurisë ndaj drejtueses së SHISH Vlora Hyseni dhe kontrollet në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Blushi shkruan se nisur nga ky zhvillim i fundit që vjen nga SPAK, largimi i kryeministrit Edi Rama është më shumë se kurrë emergjencë kombëtare.
Postimi i Blushit:
Shporrja e Edi Ramës është më shumë se kurrë emergjencë kombëtare. Shteti ka rënë! Siguria kombëtare ka rënë! SHISH dhe Policia në duart e Gysit dhe Mbrojtja në duart e Ronit është zyrtarizim i kapjes së shtetit në çdo qelizë nga mafia! Skandal i përmasave të jashtëzakonshme që kërkon reagim të fuqishëm kombëtar! Mafia ka sot shtetin e vet, por shteti duhet t’u kthehet shqiptarëve! Me çdo çmim!
DURRËS- Fatjon Kalluci, shef në Laboratorin Shkencor të Policisë, është vënë në pranga në kuadër të hetimit të SPAK lidhur me dosjen AKSHI. Mësohet se në pranga është vënë edhe Embro Sulejmani, pronar i një biznesi në Durrës. Sulejmani është një emër i njohur në Durrës, pasi është administratori i agroturizmit “Kodra e Kuajve” në qytetin bregdetar.
Ndërkohë, kontrollet vijojnë edhe në zonën e Shkozetit në Durrës, në kuadër të të njëjtit hetim. Hetimet e SPAK për çështjen e Ergys Agasit kanë përfshirë disa persona, ndërsa gjatë ditës janë zhvilluar kontrolle dhe janë ekzekutuar masa sigurie në Tiranë dhe Durrës.
SPAK dhe BKH kanë ushtruar kontrolle mëngjesin e sotëm në disa banesa në Tiranë, përfshirë banesat e drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe disa ish-zyrtarëve të tjerë. Kontrolli dyshohet se lidhet me skandalin e AKSHI-t, pasi në telefonat e Ergys Agasit dhe Uljan Shpatarakut janë gjetur disa komunikime./Dosja.al
TIRANË- Avokati Arben Llangozi ka rikthyer videon e publikuar prej tij më 12 qershor, ku pretendon se Ergys Agasi, në atë kohë në kërkim nga drejtësia, udhëtonte me makinën tip Audi A8 të zi që i përkiste drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. Në një reagim të tij, Llangozi thotë se videon e kishte publikuar më herët dhe kishte denoncuar publikisht lëvizjen e Agasit me automjetin që ai e lidh me Hysenin, por pretendon se në atë kohë nuk ishte besuar.
Avokati rikthen gjithashtu një pretendim të mëparshëm të tij për një marrëdhënie intime mes Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit, duke thënë se edhe ky pretendim ishte pritur me mosbesim.
Reagimi i Llangozi vjen pasi Vlora Hyseni është vendosur nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe është pezulluar nga detyra. Në postimin e tij, avokati ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si Ergys Agasi në kërkim mund të lëvizte me një automjet që ai pretendon se i përkiste drejtueses së SHISH.
Postimi i Plotë:
Më 12 qershor publikova videon e Ergys Agasit në kërkim duke udhëtuar me makinën e drejtoreshës së SHISH, askush nuk më besoi. Më 12 qershor publikova këtë video dhe denoncova publikisht se Ergys Agasi, megjithëse ishte në kërkim me vendim gjykate, udhëtonte me Audi A8 të zi të drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. Askush nuk më besoi. Ishte shumë e rëndë për t’u pranuar, një njeri në kërkim nga drejtësia lëvizte me makinën e drejtueses së shërbimit sekret shqiptar.
Më herët kisha bërë publik edhe pretendimin se mes Agasit dhe Hysenit ekzistonte një marrëdhënie intime. Edhe kjo u prit me mosbesim. Sot Vlora Hyseni është nën masë sigurie dhe e pezulluar nga detyra, ndërsa sipas raportimeve publike hetohen dyshime se informacione shtetërore i janë përcjellë pikërisht Ergys Agasit. Prandaj sot rikthej videon e 12 qershorit. Atëherë shumëkush zgjodhi të mos besonte atë që po denoncoja. Sot kjo video kërkon një shpjegim shumë më serioz, si mund të ishte Ergys Agasi në kërkim nga shteti dhe njëkohësisht të lëvizte me makinën e drejtueses së SHISH?
TIRANË- Drejtuesja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, është vendosur në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, në kuadër të hetimit të SPAK për skandalin e AKSHI-t. Sipas të dhënave paraprake, Hyseni dyshohet për dy vepra penale, “nxjerrje të sekretit shtetëror” dhe “përkrahje të autorit të krimit”.
Vendosja e masës së sigurisë ndaj drejtueses së SHISH vjen në një kohë kur opozita e kishte denoncuar më herët marrëdhënien e saj me Ergys Agasin dhe kishte ngritur akuza për ndikimin e këtij të fundit mbi institucionin. Ky zhvillim është cilësuar si i paprecedentë, pasi Hyseni është drejtuesja e parë e SHISH në periudhën e demokracisë ndaj së cilës caktohet një masë sigurie.
Në historinë e shërbimeve sekrete shqiptare, një nga drejtuesit e fundit që është arrestuar ishte Feçor Shehu, ish-drejtues i Sigurimit të Shtetit gjatë regjimit komunist./Dosja.al
TIRANË- Masa e sigurisë “arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin, e caktuar nga GJKKO, nuk është ekzekutuar ende, pasi drejtoresha e SHISH ndodhet jashtë shtetit. Hyseni është nën hetim nga SPAK, ndërsa ndaj saj është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Sipas të dhënave të bëra publike, ish-drejtoresha e SHISH ndodhet aktualisht në Baku të Azerbajxhanit, ku raportohet se po merr pjesë në një konferencë ku janë mbledhur drejtues të shërbimeve informative nga vende të ndryshme të botës.
SPAK dhe BKH kanë ushtruar kontrolle mëngjesin e sotëm në disa banesa në Tiranë, përfshirë banesat e drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe disa ish-zyrtarëve të tjerë. Kontrolli dyshohet se lidhet me skandalin e AKSHI-t, pasi në telefonat e Ergys Agasit dhe Uljan Shpatarakut janë gjetur disa komunikime./Dosja.al
TIRANË- Masa sigurie janë lëshuar edhe për dy ekspertë kriminalistë të Policisë së Shtetit, njëri me detyrë në Tiranë dhe tjetri në qytetin e Durrësit. Mësohet se për të dy ekspertët e kriminalistikës masat e sigurisë janë ekzekutuar mëngjesin e sotëm në kuadër të hetimeve për dosjen AKSHI.
SPAK dhe BKH kanë ushtruar kontrolle mëngjesin e sotëm në disa banesa në Tiranë, përfshirë banesat e drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe disa ish-zyrtarëve të tjerë. Kontrolli dyshohet se lidhet me skandalin e AKSHI-t, pasi në telefonat e Ergys Agasit dhe Uljan Shpatarakut janë gjetur disa komunikime./Dosja.al
TIRANË- Ish kryepolici Ilir Proda ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe Gjykatës së Posaçme (GJKKO), është ushtruar kontroll në banesën e ish kryepolicit.
GJKKO ka vendosur kontroll banese dhe personal për Ilir Prodën.
SPAK dhe BKH kanë ushtruar kontrolle mëngjesin e sotëm në disa banesa në Tiranë, përfshirë banesat e drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe disa ish-zyrtarëve të tjerë. Kontrolli dyshohet se lidhet me skandalin e AKSHI-t, pasi në telefonat e Ergys Agasit dhe Uljan Shpatarakut janë gjetur disa komunikime./Dosja.al
TIRANË- Akuzat e ngritura ndaj drejtoreshës së SHISH Vlora Hyseni janë zbardhur. Mësohet se ndaj saj rëndojnë akuzat që kanë të bëjnë me përkrahjen e autorit të krimit dhe nxjerrjen e informacioneve që përbëjnë sekret shtetëror.
Ajo është vënë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme dhe ndaj saj është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.
SPAK dhe BKH kanë ushtruar kontrolle mëngjesin e sotëm në disa banesa në Tiranë, përfshirë banesat e drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe disa ish-zyrtarëve të tjerë. Kontrolli dyshohet se lidhet me skandalin e AKSHI-t, pasi në telefonat e Ergys Agasit dhe Uljan Shpatarakut janë gjetur disa komunikime./Dosja.al
TIRANË- SPAK ka lëshuar sot masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për kreun e SHISH, Vlora Hyseni, e cila po hetohet për skandalin e AKSHI-t. Hyseni ishte denoncuar prej kohësh dhe nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, i cili kishte ngritur akuza dhe dyshime për rolin e saj në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit.
Në një konferencë për shtyp, Berisha pretendonte se Ergys Agasi kishte kontroll mbi SHISH-in dhe se kishte ndikim përmes marrëdhënies së tij me Hysenin. Berisha kishte ngritur gjithashtu pretendimin se kontrolli i Ergys Agasit mbi SHISH-in përbënte rrezik edhe për NATO-n.
"Ergys Agasi ishte dhe është personi, që sipas pohimeve verbale, ndryshonte, emëronte, çemëronte ministrat e Brendshëm dhe kishte një kontroll fjollë mbi SHIK-un, tashmë të denoncuar nga unë prej vitesh në mënyrë të përsëritur. Miqësia e kryetares së SHISH-it, drejtoreshës së SHISH-it, me Agasin është denoncuar në mënyrë të përsëritur nga kjo platformë. Kemi paralajmëruar se shtrirja e kontrollit dhe influencës së këtij mafiozi mbi shërbimin informativ kombëtar nëpërmjet miqësisë që kishte me Hysenin, e njohur tashmë si agjente e përbashkët e Ramës dhe Vuçiçit, lë dyshimet më të mëdha për infektimin e këtij institucioni. Agasi ka qenë një rrezik për NATO-n. Agasi të gjitha të dhënat e sistemit TIMS, ua ka dhënë armiqve të NATO-s dhe kartelit të Troplinëve, midis të tjerash. Ndaj, edhe njëherë thirrja ime për organizatat ndërkombëtare, Europolin, Eurojustin, por edhe agjencitë e zbatimit të ligjit të vendeve partnere, të angazhohen në monitorimin dhe ridimensionimin e e hetimit për Ergys Agasin që është vetë Edi Rama, që ka vepruar në emër të Edi Ramës, që ka në kontroll të plotë Edi Ramën,” paralajmëronte Berisha asokohe./Dosja.al
TIRANË- Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë sekuestruar disa pajisje gjatë kontrollit në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Efektivët kanë shkuar në rrugën “Frosina Plaku”, ndërsa pranë pallatit ku banon Proda, afër shkollës “Gustav Mayer”, është parë një automjet i zi i BKH-së dhe një patrullë e policisë “Shqiponja”.
Gjatë kontrollit, Ilir Prodës i është sekuestruar aparati i telefonit, një laptop, si dhe disa USB dhe CD.
SPAK dhe BKH kanë ushtruar kontrolle mëngjesin e sotëm në disa banesa në Tiranë, përfshirë banesat e drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe disa ish-zyrtarëve të tjerë. Kontrolli dyshohet se lidhet me skandalin e AKSHI-t, pasi në telefonat e Ergys Agasit dhe Uljan Shpatarakut janë gjetur disa komunikime./Dosja.al
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga aksioni i SPAK për dosjen AKSHI, ditën e sotme. Mësohet se drejtoresha e SHISH Vlora Hyseni po hetohet nga SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Bëhet me dije se Hyseni ka çuar informacione shtetërore tek Ergys Agasi. Për këtë arsye dhe ndaj saj është firmosur masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.
SPAK dhe BKH kanë ushtruar kontrolle mëngjesin e sotëm në disa banesa në Tiranë, përfshirë banesat e drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe disa ish-zyrtarëve të tjerë./Dosja.al

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga aksioni i SPAK mëngjesin e sotëm, ku po kryen kontrolle në banesën e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ilir Proda. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se aksioni i sotëm është ndërmarrë në kuadër te hetimeve për dosjen AKSHI.
Veç Prodës, kontrolle po kryhen edhe në banesat e personave të tjerë, ku mësohet se nën hetim janë dhe persona në nivele të larta të administratës. Aksioni ka ardhur pas kontrollit të telefonave të Ergys Agasit dhe Uljan Spatarakut, të cilët u ka siguruar prokurorëve të dhëna që lidhen me persona të tjerë dhe me hetimin që po zhvillohet.
Për shkak se kontrollet vijojnë ende, detajet e plota mbi personat e përfshirë dhe objektin konkret të hetimit nuk janë bërë publike./Dosja.al
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar masë sigurie “arrest shtëpie” për Vlora Hysenin, drejtoreshë e Shërbimit Informativ të Shtetit.
Hyseni ka qenë shpesh herë në shënjestër të akuzave të opozitës. Ajo mori zyrtarisht detyrën në prill të vitit 2023, duke u bërë e para grua që udhëheq shërbimin inteligjent shqiptar. Përpara këtij emërimi, ajo ka pasur një karrierë të gjatë në strukturat e sigurisë kombëtare në Kosovë. Pas largimit nga postet në Kosovë, ajo shërbeu për rreth dy vite si këshilltare për sigurinë kombëtare e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama./Dosja.al
TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka urdhëruar kontrolle në lidhje me ish Kreun e Policisë së Shtetit, Ilir Proda.
Aksioni lidhet me një hetim ku ka dalë dhe emri i ish-kryepolicit dhe vendimi ka përcaktuar kontroll banese si dhe personal. Veç Prodës, po kontrollohen edhe banesa të personave të tjerë./Dosja.al