Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Një shpërthim i fuqishëm me eksploziv në një automjet mbrëmjen e së shtunës në Gjirokastër i mori jetën 45-vjeçarit Beqir Devolli • Devolli ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi nuk iu mbijetoi plagëve të marra nga shpërthimi me eksploziv i automjetit të llojit ‘Mercedes-Benz’ mbrëmjen e djeshme, pranë godinës së Policisë së Gjirokastrës. • Ai humbi jetën gjatë transportimit për në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po dërgohej për mjekim më të specializuar. • Devolli po drejtonte makinën e tij tip ‘Benz’, ndërsa shoqërohej nga Rigers Mela në momentin e ngjarjes. • Viktima, i cili sapo ishte kthyer nga Tirana, ishte edhe shënjestra e atentatit, ndonëse më herët u raportua se objektivi ishte pasagjeri Rigers Mela. • 45-vjeçari Devolli njihej edhe me nofkën “Çilo Hunderri.” • Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ai merrej me trafik droge në Greqi, por në policinë e Gjirokastrës nuk rezulton asnjë dosje për të. • Rigers Mela, personi tjetër që ndodhej me të në automjet, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
4 artikuj për këtë temë.
GJIROKASTËR - Detaje të reja kanë dalë nga atentati në Gjirokastër, ku mbeti i vrarë shënjestra Beqir Devolli dhe u plagos një tjetër. Dyshimet janë se lënda plasëse e vendosur në automjet mund të jetë aktivizuar në distancë përmes një telefoni. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës, në bulevardin “18 Shtatori”, pranë institucioneve të drejtësisë dhe Policisë së Gjirokastrës, kur automjeti tip “Benz” shpërtheu në lëvizje.
45-vjeçari ndërroi jetë gjatë transportimit drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, si pasojë e plagëve të marra. Nga ana tjetër, pasagjeri, Rigers Mela, 26 vjeç, banues në Gjirokastër, ndodhet në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.
Bëhet me dije se Devolli nuk kishte raportuar konflikte të hapura, por rezulton të jetë dënuar në vitin 2012 për transport të paligjshëm të emigrantëve. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të shpërthimit dhe identifikimin e autorëve./Dosja.al
GJIROKASTËR - Policia ka dhënë më shumë detaje rreth atenatit m,e tritol i cili ndodhi mbrëmjen e shkuar në qytetin e Gjirokastrës. Përmes një njotimi zyrtar, policia bën me dije se si pasojë e kësaj ka humbur jetën njëri prej dy personave të cilën ndodheshin në automjetin ku u vendos lënda plasëse. Viktima është drejtuesi i automjetit, Beqir Devolli, 45 vjeç, banues në Gjirokastër. Ai ka humbur jetën gjatë transportimit drejt Tiranës.
Nga ana tjetër, pasagjeri, Rigers Mela, 26 vjeç, banues në Gjirokastër, ndodhet në spital dhe jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
Njoftimi i policisë:
Gjirokastër/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për shpërthimin e një automjeti tip “Benz” në lëvizje, që dyshohet se është shkaktuar nga lëndë plasëse, me pasojë dëmtimin e drejtuesit dhe pasagjerit, ju informojmë se drejtuesi i automjetit, shtetasi B. D., 45 vjeç, banues në Gjirokastër, ka humbur jetën gjatë transportimit drejt Tiranës.
Pasagjeri, shtetasi E. M., 26 vjeç, banues në Gjirokastër, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në informacionin paraprak, ai ishte identifikuar me inicialet R. M. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve./Dosja.al
GJIROKASTËR - Personi në foto është Beqir Devolli, 45-vjeçari i cili humbi jetën orët e para të mëngjesit të sotëm pas atentatit me tritol në Gjirokastër. Ai ndërroi jetë ndërsa transportohej drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për të marrë një ndihmë mjeksore më të specializuar.
Devolli po drejtonte makinën e tij tip ‘Benz’, ndërsa shoqërohej nga Rigers Mela në momentin e ngjarjes. Viktima, i cili sapo ishte kthyer nga Tirana, ishte edhe shënjestra e atentatit, ndonëse më herët u raportua se objektivi ishte pasagjeri Rigers Mela. Bëhet me dije se Mela ndodhet jashtë rrezikut për jetën./Dosja.al
GJIROKASTËR - Beqir Devolli ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi nuk iu mbijetoi plagëve të marra nga shpërthimi me eksploziv i automjetit të llojit ‘Mercedes-Benz’ mbrëmjen e djeshme, pranë godinës së Policisë së Gjirokastrës. Devolli humbi jetën gjatë transportimit për në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po dërgohej për mjekim më të specializuar.
Rigers Mela, personi tjetër që ndodhej me të në automjet, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve./Dosja.al