Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Tre persona janë arrestuar nga Policia, pasi dyshohet se po përgatiteshin të kryenin një atentat. • Bëhet me dije se personat në fjalë po mbaheshin nën vëzhgim nga policia prej disa ditësh. • Konkretisht, dy prej tyre, Kristian Ymeri (Shkambi), 34 vjeç, banues në Kamzë, dhe Vinçesk Piroli, 38 vjeç, banues në Kurbin, të armatosur dhe me skafandra në kokë, lëviznin me një motor në rrugën e vjetër Pllanë-Lezhë, ku sipas policisë kishin planifikuar të kryenin vrasjen. • Po ashtu, dy të rinjtë janë filmuar teksa lëviznin me motor, i cili rezultoi i vjedhur në Suedi. • Ndërsa, 25-vjeçari Elden Tarja do t'i ndihmonte të largoheshin nga zona me një automjet. • Pas informacioneve për lëvizjet e dyshimta të personave me skafandra, policia nisi kontrollet përgjatë rrugës së vjetër Pllanë-Lezhë dhe në drejtim të Shkodrës. • Në segmentin Gjadër-Barbullush, efektivët ndaluan një automjet tip “Volkswagen”, ku udhëtonin të tre të dyshuarit, dy prej të cilëve ishin konstatuar më parë duke lëvizur me motor. • Gjithashtu hetuesit kanë dyshime të forta se personat e arrestuar mund të jenë përfshirë edhe në atentatin e ndodhur në Sarandë, ku u eliminua Artan Myrtaj, i njohur edhe si “Tani i Rruzhdiut”.
3 artikuj për këtë temë.

LEZHË- Policia ka reaguar zyrtarisht lidhur me operacioni në Lezhë, ku u arrestuan tre persona, të cilët dyshohet se do të kryenin një vrasje. Bëhet me dije se Elden Tarja, 25 vjeç, banues në Barbullush, Kristian Ymeri (Shkambi), 34 vjeç, banues në Kamzë, dhe Vinçesk Piroli, 38 vjeç, banues në Kurbin.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, dy prej të arrestuarve lëviznin të armatosur dhe me skafandra me një motomjet në rrugën e vjetër “Pllanë-Lezhë”, ndërsa personi i tretë dyshohet se do t’i ndihmonte të largoheshin nga zona pas kryerjes së krimit.
Gjatë kontrolleve fizike, në motomjet, në banesën e njërit prej të arrestuarve dhe në ambientet përreth saj, u sekuestruan tre pistoleta me krehra e fishekë, municion luftarak, si dhe motomjeti i dyshuar i përdorur në këtë rast. Po ashtu, nga verifikimet e kryera rezultoi se motomjeti ishte i vjedhur në Suedi.
Njoftimi i Policisë:
Lezhë/Puna e mirëorganizuar dhe e shpejtë policore parandalon një vrasje. Finalizohet operacioni i koduar “Detajet”. Vihen në pranga 3 shtetas, të cilët, në mënyrë të organizuar dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin planifikuar të kryenin vrasjen.
2 prej tyre, të armatosur dhe me skafandra, lëviznin me një motomjet të vjedhur në Suedi, në rrugën e vjetër “Pllanë-Lezhë”, për të kryer krimin. Shtetasi tjetër, bashkëpunonte me ta, duke i ndihmuar që të largoheshin me automjet nga zona ku kishin planifikuar të kryenin vrasjen. Sekuestrohen 3 armë zjarri (pistoleta), si dhe automjeti dhe motomjeti i përdorur në këtë rast.
Si rezultat i punës së mirëorganizuar operacionale të specialistëve të Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në kuadër të intensifikimit të punës operative dhe kontrolleve, me objektiv madhor parandalimin e ngjarjeve kriminale, u finalizua operacioni i koduar “Detajet”.
Gjatë këtij operacioni u arrestuan shtetasit E. T., 25 vjeç, banues në fshatin Barbullush, K. Y. (Sh.), 34 vjeç, banues në Kamzë, dhe V. P., 38 vjeç, banues në Kurbin (shtetas me precedentë të shumtë penalë për krime kundër personit, brenda dhe jashtë shtetit).
Menjëherë pas marrjes së informacionit se në rrugën e vjetër “Pllanë-Lezhë” dy shtetas me skafandra, të cilët lëviznin me motomjet, kryenin lëvizje të dyshimta, shërbimet e Policisë organizuan punën dhe shkuan në zonën e sinjalizuar.
Si rezultat i patrullimeve komplekse dhe krehjes së zonave ku dyshohej se kishte lëvizur motomjeti, në Lezhë dhe në drejtim të Shkodrës, në segmentin rrugor “Gjadër-Barbullush”, u ndalua automjeti tip “Volkswagen”, me të cilin po lëviznin shtetasit V. P. dhe K. Y. (Sh.), të konstatuar më parë duke lëvizur me motomjet në rrugën e vjetër “Pllanë-Lezhë”. Këta shtetas shoqëroheshin në automjet nga bashkëpunëtori i tyre, shtetasi E.T., drejtuesi i automjetit, me qëllim largimin nga zona ku kishin planifikuar vrasjen.
Gjatë kontrollit fizik, të motomjetit dhe në banesën e shtetasit E. T. dhe përreth saj, u gjetën 3 armë zjarri (pistoleta), me krehra dhe fishekë, municion luftarak, motomjeti i dyshuar i përdorur për rastin, çelësat e të cilit iu gjetën shtetasit 34-vjeçar.
Nga verifikimet rezultoi se motomjeti ishte i vjedhur në Suedi. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
LEZHË- Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i zhvilluar këtë të premte nga Policia e Lezhës, ku tre persona, të cilët dyshohet se do të kryenin një vrasje, u arrestuan. Bëhet me dije se autorët e dyshuar prej disa ditësh ishin mbajtur nën vëzhgim nga policia.
Këta shtetas janë kapur në Shkodër, nga Policia e Lezhës, ku më pas janë gjetur dhe sekuestruar armë dhe veshje që dyshohet se do të përdoreshin për vrasjen.
Blutë kanë dyshime të forta se mund të jenë të njëjtët autorë të atentatit në Sarandë, ku u ekzekutua ‘Tani i Rruzhdiut’. Aktualisht kontrolle të shumta po bëhen në disa qytete në përfshirë Shkodrën, Laçin dhe Kamzën./Dosja.al
TIRANË- Tre persona janë arrestuar nga Policia, pasi dyshohet se po përgatiteshin të kryenin një atentat. Sipas informacioneve paraprake, të arrestuarit mund të kenë lidhje edhe me atentatet e regjistruara më herët në Sarandë dhe Mirditë.
Operacionet policore janë zhvilluar në disa qytete, konkretisht në Shkodër, Lezhë, Kamëz dhe Sarandë. Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur rolin e secilit prej personave të arrestuar dhe për të verifikuar nëse ata janë të përfshirë edhe në ngjarjet e mëparshme kriminale.
Policia po punon për dokumentimin e plotë të aktivitetit të dyshuar kriminal, si dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë në këtë çështje./Dosja.al