LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

169 ditë revoltë qytetare/ Protestuesit këmbëngulin për largimin e Ramës, refuzojnë kërkesën për dialog

• Qytetarët dhe studentët janë mbledhur sërish këtë të diel para godinës së Kryeministrisë, në ditën e 169-të të protestës kundër qeverisë Rama. • Gjatë grumbullimit të tyre ata janë shprehur se kërkojnë largimin e kryeministrit, zgjedhje të lira dhe ndryshimin e sistemit politik. • Një prej protestueseve e akuzoi qeverinë për bashkëpunim me krimin dhe mafian, duke përmendur çështjen e Flamingos dhe Nartës si shkaqe që kanë nxitur revoltat qytetare. • Ajo pretendoi se kryeministri po përpiqet të përçajë protestën dhe se pakënaqësia ndaj tij është e pranishme edhe brenda Partisë Socialiste. • Një i ri u shpreh se pas 169 ditësh tubime, protesta duhet të konkretizohet në një aksion kundër qeverisë. • Ai akuzoi kryeministrin se po zhvendos vëmendjen nga kërkesat e qytetarëve te incidentet e dhunës dhe e cilësoi sjelljen e tij gjatë protestave si të urryer, si dhe e etiketoi këtë të fundit si 'diktator'. •Gjatë tubimit paqësor, efektivët e policisë kanë ndërhyrë duke shoqëruar disa prej protestuesve të tranishëm. •Kjo situatë ka indinjuar qytetarët të cilët kanë vijuar me thirrjet 'Policia e krimit!'

4 artikuj për këtë temë.

1 JAVE ME PARE

Protesta para Kryeministrisë, policia nis shoqërimet e para

169 ditë revoltë qytetare/ Protestuesit këmbëngulin për
pamje

TIRANË- Disa protestues janë shoqëruar nga Policia e Shtetit gjatë tubimit të zhvilluar këtë të diel para godinës së Kryeministrisë. Ndërhyrja e efektivëve ka shkaktuar reagimin e qytetarëve të pranishëm, të cilët kanë kundërshtuar veprimet e policisë me thirrjet “Policia e krimit!”.

Shoqërimet janë kryer ndërsa protesta vijonte para godinës së Kryeministrisë, ku qytetarët dhe studentët kërkojnë prej 169 ditësh largimin e kryeministrit Edi Rama dhe rrëzimin e klasës politike./Dosja.al

1 JAVE ME PARE

"Ne jemi që nga dita e parë me të njëjtat kërkesa"/ Protestuesi: Nëse ne na quan ANTIFA, ai i bie që është fashist...

169 ditë revoltë qytetare/ Protestuesit këmbëngulin për
protestuesi

TIRANË- Një protestues, pjesëmarrës gjatë tubimit të sotëm para Kryeministrisë, ka akuzuar kryeministrin Rama se po përpiqet të zhvendosë vëmendjen nga arsyet e protestës te sjellja e qytetarëve dhe incidentet e dhunës. Ai theksoi se pas 169 ditësh protestë, lëvizja duhet të konkretizohet në një aksion kundër qeverisë, duke nënvizuar se çdo vendimmarrje duhet të marrë parasysh vullnetin e protestuesve. 

Gjatë fjalës së tij, protestuesi akuzoi kryeministrin se po përpiqet të krijojë përçarje mes protestuesve, duke kundërshtuar edhe etiketimin e tyre si ANTIFA. Ai e cilësoi sjelljen e Ramës gjatë këtyre protestave si të urryer, dhe e krahasoj këtë të fundit me një diktator.

“Qëndrimi i Ramës që në ditën e parë është munduar të largojë debatin, nga arsyet që na nxjerrin në shesh tek sjellja e qytetarëve. Do të përdorë rastet e dhunës të këtyre ditëve për retorikën e tij. 169 ditë protestë duhet të finalizohet me një produkt kundër kësaj qeverie. Çdo mekanizëm që do të dalë do të marrë parasysh konsensusin e sheshit dhe qytetarëve. Ne jemi që nga dita e parë me të njëjtat kërkesa, por me rastet e dhunës Ram fitoi urrejtjen e të gjithëve. Gjatë dhunës në protesta, tregoi një anë që është përpjekur ta fshehë gjatë të gjithë këtyre viteve. Doli fytyra e vërtetë e një diktatori. Na quan ANTIFA, kjo i bie që ai është fashisti”, tha ai./Dosja.al

1 JAVE ME PARE

"Rama ka krizë edhe brenda PS"/ Protestuesja: I kemi demaskuar propagandën që ka bërë gjatë të gjithë këtyre viteve

169 ditë revoltë qytetare/ Protestuesit këmbëngulin për
protestuesja

TIRANË- Një prej protestueseve të pranishme në tubimin e sotëm para Kryeministrisë, ka akuzuar qeverinë se nuk mban përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe se bashkëpunon me krimin e organizuar. Gjatë fjalë së saj, në ditën e 169-të të tubimit, e reja u shpreh se protestat e gjata dhe masive janë dëshmi e dështimit të qeverisë, ndërsa theksoi se kërkesat e tyre janë ndryshimi i sistemit, zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe largimi i qeverisë.

Protestuesja u ndal edhe te simbolika e kauzës së tyre, duke përmendur Flamingon dhe Nartën si ngjarje që kanë nxitur reagimin qytetar. Ajo akuzoi kryeministrin Rama se po përpiqet të përçajë protestën dhe pretendoi se qeveria po përballet edhe me një krizë të brendshme politike në radhët e Partisë Socialiste.

"Po përballemi me një shtet që nuk mban përgjegjësi dhe nuk punon për qytetarët, por bashkëpunon me mafian dhe krimin. E konsiderojnë Shqipërinë si pronë të tyren. Protestat kaq të zgjatura dhe masive tregojnë se sa e dështuar është kjo qeveri. Ndaj kërkesa jonë është për ndryshimin e sistemit. Duam zgjedhje të lira dhe largimin e  qeverisë. Flamingo ishte simboli i kauzës tonë. Narta ishte pika që derdhi kupën. Rama nuk na dëgjon dhe nuk interesohet për ne, mundohet të gjejë mënyra të përçajë sheshin dhe të bëjë lojërat e tij më të ulëta. Nëse ai do të ishte serioz sheshi nuk do të ishte plot. Rama ka krizë edhe brenda PS. I kemi demaskuar propagandës që ka bërë gjatë të gjithë këtyre viteve”, tha ajo./Dosja.al

1 JAVE ME PARE

Dita e 169-të e protestës/ Qytetarët vijojnë revoltat, grumbullohen para godinës së Kryeministrisë

169 ditë revoltë qytetare/ Protestuesit këmbëngulin për
pamje

TIRANË- Qytetarë dhe studentë janë rikthyer këtë të diel në protestë përpara godinës së Kryeministrisë, duke shënuar ditën e 169-të të tubimeve kundër qeverisë së drejtuar nga Edi Rama. 

Protesta e sotme zhvillohet pas tubimit kombëtar të së shtunës, i cili nisi para Ministrisë së Arsimit dhe vijoi me marshimin e protestuesve në disa prej rrugëve kryesore të kryeqytetit. Pjesëmarrësit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke këmbëngulur se largimi i tij nga drejtimi i qeverisë është një kërkesë e panegociueshme./Dosja.al

protesta ne tirane

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin