LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Arrestohet i shumëkërkuari për dosjen e AKSHI-t, Ergys Agasi! Shoqërohej nga krahu i djathtë i Prodës, Uljan Shpataraku

• I shumëkërkuari nga SPAK për abuzimet me tenderët e AKSHI-t, Ergys Agasi, është arrestuar nga policia në zonën e Plepave në Durrës, pasi u lokalizua fillimisht në Elbasan. • Bashkë me të u prangos edhe ish-efektivi i policisë, Uljan Shpataraku. • Agasi akuzohet se në bashkëpunim me Ermal Beqirajn, i arrestuar pak javë më parë në Francë, i cili krijoi një grup të strukturuar kriminal për manipulimin e tenderëve publikë përmes korrupsionit, dhunës dhe pengmarrjes. • Në kuadër të kësaj dosjeje, ish-drejtoreshës së AKSHI-t i është lehtësuar masa e sigurisë në "detyrim paraqitje", ndërsa autoritetet pritet të zbardhin me detaje rolin e ish-efektivit Shpataraku. • Uniformat blu njoftojnë se, në momentin e ndërhyrjes së forcave të rendit në zonën e Plepave, Agasi ndodhej në të njëjtin automjet me Uljan Shpataraku, ish-punonjës policie, i cili u shoqërua gjithashtu nga uniformat. • Të dy personat janë transportuar drejt ambientit të Policisë së Tiranës për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rolit të Shpatarakut në këtë ngjarje. • Agasi është shoqëruar nga forcat "Shqiponja" drejt Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, ndërsa ra në sy veshja e tij me pantallona të shkurtra dhe shapka. • Në momentin e prangosjes, në dorën e tij u vu re një orë luksoze e markës “Richard Mille”, vlera e së cilës nis nga 150 mijë euro deri në qindra mijëra apo miliona euro për modele të veçanta. • Prania e kësaj ore luksoze, me vlerë të barabartë me një shtëpi, nxjerr edhe më shumë në pah përmasat e pasurisë dhe jetës së tij luksoze. • Pas arrestimit të Agasit dhe ish-efektivit Uljan Shpataraku në Plepa të Durrësit, policia ushtroi kontroll blic me urdhër të SPAK-ut në banesën e Shpatarakut te “Liqeni i Thatë” për të sekuestruar prova elektronike e dokumente lidhur me dosjen e AKSHI-t.

13 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

U arrestua sot/ Kush është Ergys Agasi, biznesmeni që Arben Ahmetaj e quajti koordinator të grupeve kriminale

Arrestohet i shumëkërkuari për dosjen e AKSHI-t, Ergys Agasi!
Rama, Ahmetaj dhe Agasi

TIRANË- I shumëkërkuari nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të dosjes hetimore për abuzimet në AKSHI, Ergys Agasi, është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Elbasanit. Bashkë me të u prangos edhe ish-efektivi i policisë, Uljan Shpataraku, i cili po e shoqëronte. Agasi është një emër i shumëpërfolur për lidhjet e tij me politikën dhe eksponentë të krimit. 

Kush është Ergys Agasi?

Ergys Agasi është biznesmeni nga Durrësi, emri i të cilit u vendos në qendër të një prej dosjeve më të mëdha të SPAK për tenderat publikë, atë të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI.

Agasi njihet si sipërmarrës me aktivitet në disa fusha, përfshirë logjistikën, ndërtimin, tregtinë dhe sektorë të lidhur me shërbimet. Ai është djali i Bardhyl Agasit, ish-deputet i Partisë Socialiste, ndërsa në debatin publik emri i tij është përmendur shpesh si një figurë me ndikim në Durrës dhe me lidhje të forta politike.

Dosja AKSHI

SPAK lëshoi urdhër-arrest ndaj tij më 16 dhjetor 2025, në kuadër të hetimeve për dosjen e tenderave të AKSHI-t. Që prej asaj date, Agasi rezultonte në kërkim. Nëse arrestimi i raportuar këtë 26 gusht 2026 konfirmohet zyrtarisht, ai ka qenë në kërkim për rreth 8 muaj e 10 ditë.

Sipas raportimeve të publikuara në dhjetor, SPAK e akuzon Agasin për përfshirje në një skemë të dyshuar kriminale që lidhej me manipulimin e tenderave të AKSHI-t. Bashkë me biznesmenin Ermal Beqiri, ai dyshohet se kishte rol kyç në një grup të strukturuar kriminal që ndikonte në procedurat e prokurimit publik, duke favorizuar kompani të lidhura me ta.

Akuzat e raportuara ndaj tij përfshijnë “konkurrencë të paligjshme nëpërmjet dhunës”, “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “heqje të paligjshme të lirisë”, sipas raportimeve për deklarimet e avokatit të tij dhe dosjen e SPAK-ut.

Një nga episodet më të rënda të dosjes lidhet me dyshimet për rrëmbimin dhe kërcënimin e biznesmenit Gerond Meçe, i cili kishte bërë ankesa për procedura tenderimi. Sipas raportimeve, Meçe dyshohet se është marrë peng dhe është detyruar të tërheqë ankesat, në funksion të kontrollit të garës për tenderat e AKSHI-t.

Në prill 2026, SPAK sekuestroi pasuri me vlerë mbi 40 milionë euro në kuadër të këtij hetimi, ku përfshiheshin pasuri të lidhura me ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, Ergys Agasin, Ermal Beqirin dhe persona të tjerë të dyshuar si pjesë e rrjetit.

Dosja e AKSHI-t konsiderohet një nga hetimet më të ndjeshme të SPAK, jo vetëm për shkak të shumave të mëdha të tenderave, por edhe sepse prek një institucion kyç të shtetit shqiptar, i cili administron sistemet dixhitale, shërbimet online dhe të dhëna sensitive të qytetarëve.

Çfarë thoshte Arben Ahmetaj për Agasin?

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka qënë ndër njerëzit e parë që kanë dënoncuar Ergys Agasin si një ndërmjetës mes bandave kriminale dhe kryeministrit Edi Rama. Në një intervistë për emisionin “Report” në RAI 3, Ahmetaj u shpreh se në mënyrë që Rama mos të merrej personalisht me bandat kriminale, ka vendosur Ergys Agasin si një koordinator i të gjithë grupeve.

“Grupet kriminale marrin tenderë nëpërmjet përfaqësuesve të tyre. Është e ditur kjo në Shqipëri. Ndërtojnë, pastrojnë paratë e tyre ndërtim në Shqipëri. Praktikisht shesin drogë në të gjithë Europën dhe pastaj i kalojnë në Shqipëri. Ka në fakt një koordinim mes organizatave mafioze. Ata nuk vriten me njëri – tjetrin. Kjo sepse Edi Rama iu ka kërkuar të mos i hapin telashe. A është Rama i lidhur me këto grupe kriminale? Nuk është vetëm i lidhur, por po të jap emrin e koordinatorit, Ergys Agasi. Është një tip që jeton në Durrës, pranë klanit të Durrësit. Tani është bërë për llogari të Ramës, koordinator i të gjithë grupeve”, tha Ahmetaj./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

U prangos ditën e sotme, çfarë thoshte Edi Rama kur pyetej për lidhjet me Agasin: S'kemi pse merremi me njerëz që ...

Arrestohet i shumëkërkuari për dosjen e AKSHI-t, Ergys Agasi!
Edi Rama

TIRANË- I shumëkërkuari nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të dosjes hetimore për abuzimet në AKSHI, Ergys Agasi, është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Elbasanit. Agasi është një emër i shumëpërfolur për lidhjet e tij me politikën dhe eksponentë të krimit.

Agasi u quajt nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj në një dokumentar të RAI3 si “koordinator mes kryeministrit Edi Rama dhe grupeve kriminale”. Për deklaratat e Ahmetajt se Rama priste në zyrën e tij krerë të grupeve kriminale është pyetur edhe vetë kryeministri, i cili ka mohuar deklaratat e ish-zëvendësit të tij.     

Pjesë nga intervista me RAI 3:

Rai3: Po, a është e vërtetë apo jo që ju keni takuar figura të krimit të organizuar shqiptar.

Rama: Do ju them diçka, se është ajo çka e bëri të neveritshëm reportazhin tuaj.

Rai3: Megjithatë, unë jam këtu për të dëgjuar mendimin tuaj.

KM: Do t’ju them këtë. Që nga romakët, civilizimi ynë e ka zgjidhur këtë problem. I takon barra atij që akuzon të paraqesë provat, jo të akuzuarit, sepse, nëse unë ju akuzoj tani ose nëse ju bëj një pyetje të  pafajshme, po që është e rëndë: “Më falni, mos ju ka paguar gjë Becchetti?” Ju takon juve ta vërtetoni apo më takon mua ta vërtetoj? 

Atëherë, nëse unë jua bëj këtë pyetje, ju do thoni: “Sigurisht që jo.” Po nuk është kjo mënyra për të ushqyer publikun, sepse, ndërkohë, po t’jua bëj këtë pyetje, publiku do të nisë të mendojë me vete, “ëhëëë”, pasi, përgjithësisht, qenia njerëzore është shumë herë më e prirur të tërhiqet gënjeshtrat sesa të vërtetat. Në shumicën e rasteve, të vërtetat janë të mërzitshme, nuk përbëjnë lajm; gënjeshtrat ndërkohë janë argëtuese, përbëjnë lajm dhe, pastaj, të gjithë politikanët janë të korruptuar, të gjithë politikanët janë kriminelë.  Atëherë, pse jo, edhe krerët e organizatave kriminale kanë ardhur këtu dhe unë vizatoj,  ndërkohë që ata më vinin përpara hartat e tyre të trafiqeve. Do ishte një film i bukur.

Rai3:  Sigurisht, një detaj specifik për figurën e Erebus (zoti i krimit) Agasit, domethënë Erebus Agasi mund të jetë paksa ai që ka raporte...

Rama: Më fal, po si mundemi të bëjmë ne një intervistë, me ju që përfaqësoni një program të famshëm në Itali, që ka bërë edhe hetime, të cilat kanë bërë zbulime befasuese, pra shërbimi publik, dhe me mua që jam Kryeministri i Shqipërisë, e këtu e sjellim bisedën në një nivel kaq të ulët dhe flasim për njerëzit. Domethënë, marrim emra njerëzish, të cilët as nuk janë të pranishëm, nuk kanë poste e tituj, njerëz që kanë jetët e tyre, nuk është e mundur.

Rai3: Unë ju bëj një pyetje, përgjigjja juaj mund të jetë bindëse.

KM: Përgjigjja ime është kjo: “Nuk është në shërbim të publikut të marrësh emrat e njerëzve, që kanë jetët e tyre, që janë në punën e tyre, të cilët nuk kanë lidhje kurrkund me punën tuaj, me punën time, që është një punë me peshë, ku flitet vërtet për gjera me peshë, e bëhen pastaj objekt.

Rai3: Po edhe media shqiptare flasin për Agasin si njeriu hije i pushtetit tuaj. Është kështu apo jo?

KM: Jo. Mediat shqiptare nuk bëjnë dallim. Unë midis “Report” dhe homologes së tij në Shqipëri zgjedh Report-in. Domethënë, për mua neveria e Report-it është mjaltë krahasuar me neverinë e homologes suaj këtu në Shqipëri. Mediat shqiptare nuk janë një argument për këtë. Unë, kur flas me ju, duke qenë se më përmendët arkitektët, flas me dikë që përfaqëson kategorinë që, le të themi, është krijuar nga Montanelli, jo kategorinë e krijuar nga Enver Hoxha./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Ergys Agasi brenda ambienteve të Drejtorisë së Policisë në Tiranë

Arrestohet i shumëkërkuari për dosjen e AKSHI-t, Ergys Agasi!

TIRANË-  Është fotografuar i shumëkërkuarit Ergys Agasi brenda ambienteve të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, fill pas aksionit të bluve ku ai ra në prangat e uniformave të shërbimit.

Në imazhet e siguruara, Agasi shihet i ulur në një karrige përballë tryezës së punës brenda zyrës së hetimit, i rrethuar nga efektivë të policisë dhe hetues.

I veshur me bluzë të bardhë, pantallona të shkurtra dhe shapka, i arrestuari shfaqet me kokën e ulur dhe duart e bashkuara mbi tryezë, ku në kyçin e dorës dallohet sërish ora e tij luksoze e bardhë./Dosja.al

 

2 MUAJ ME PARE

Pas arrestimit të Ergys Agasit, Policia kontroll blic në shtëpinë e Uljan Shpatarakut te “Liqeni i Thatë”

Arrestohet i shumëkërkuari për dosjen e AKSHI-t, Ergys Agasi!
Liqeni i Thate \

TIRANË-  Pas arrestimit të bujshëm të Ergys Agasit dhe ish-efektivit të policisë Uljan Shpataraku, veprimet hetimore po vijojnë me shpejtësi në kryeqytet.

Menjëherë pas prangosjes së tyre në zonën e Plepave në Durrës, forcat e policisë kanë zbarkuar te “Liqeni i Thatë” në Tiranë për të ushtruar një kontroll blic në banesën e Uljan Shpatarakut me urdhër të organeve të drejtësisë.

Më konkretisht, hetuesit po këqyrin ambientet me qëllim sekuestrimin e pajisjeve elektronike, dokumenteve apo sendeve të tjera me vlerë hetimore, veprime këto që konsiderohen kyçe nga SPAK-u për të zbardhur rolin e Shpatarakut dhe lidhjet e tij me Agasin në kuadër të dosjes për tenderat e AKSHI-t./Dosja.al

 

2 MUAJ ME PARE

Me orë “Richard Mille” në dorë gjatë arrestimit, detaji luksoz në dorën e Ergys Agasit (FOTO)

Arrestohet i shumëkërkuari për dosjen e AKSHI-t, Ergys Agasi!

TIRANË- Një detaj i veçantë është kapur nga pamjet e arrestimit të të shumëkërkuarit nga SPAK, Ergys Agasi. Në momentin kur u vu në pranga nga forcat e policisë, në dorën e tij vihet re një orë luksoze e markës së njohur “Richard Mille”.

Arrestohet i shumëkërkuari për dosjen e AKSHI-t, Ergys Agasi!
Orë, “Richard Mille”

Ora e fotografuar në dorën e Agasit është një Richard Mille RM 11-03 “Last White Edition” Automatic Flyback Chronograph, një model tejet i rrallë dhe i kërkuar nga koleksionistët e orëve luksoze.

E njohur edhe me nofkën “White Ghost”, kjo orë dallohet për dizajnin e saj të bardhë dhe strukturën e skeletuar, e cila lejon të shihet mekanizmi i komplikuar i kronografit.

Kasa është e realizuar me qeramikë të bardhë ATZ, të kombinuar me një pjesë të mesme prej titaniumi. Modeli përmban gjithashtu tregues të madh të datës dhe një kronograf flyback, karakteristika tipike të linjës RM 11-03.

Ajo që e bën edhe më të veçantë është prodhimi i kufizuar në vetëm 33 ekzemplarë në të gjithë botën.

Në tregun e orëve luksoze, vlera e këtij modeli varion rreth 500 deri në 550 mijë dollarë, në varësi të gjendjes së orës, dokumentacionit dhe aksesorëve origjinalë.

Çmimi i saj e vendos Richard Mille RM 11-03 “Last White Edition” mes orëve më të shtrenjta dhe ekskluzive që mund të gjenden në tregun e koleksionistëve./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Berisha: Agasi koordinonte Ramën me kartelet e drogës, a ishte ky një arrestim i vërtetë?

Arrestohet i shumëkërkuari për dosjen e AKSHI-t, Ergys Agasi!
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar përmes një stazusi në rrjetet sociale, pas arrestimit të Ergys Agasit, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e ndalimit të tij pranë vilës, në shoqërinë e Uljan Shpatarakut.

Në një reagim në Facebook, Berisha e cilëson Agasin si 'koordinator të plotfuqishëm të Edi Ramës me organizatat kriminale' dhe ngre dyshime nëse arrestimi ishte i vërtetë apo 'një dorëzim me kushte'. Kryedemokrati kërkon gjithashtu monitorim ndërkombëtar të procesit gjyqësor ndaj Agasit.

Reagimi i plotë:

"Arrestohet Ergys Agasi, koordinatori i Padrinos me krimin.

Të nderuar miq,
Arrestimi i Ergys Agasit afër vilës së tij, në shoqërinë e ushtarit famëkeq të karteleve Uljan Shpataraku, ndonëse është një akt për t'u përshëndetur, ngre një sërë pikëpyetjesh:
Së pari, a ishte ky një arrestim i vërtetë apo një dorëzim me kushte? Kjo pyetje lind sepse ai çdo natë ka fjetur kryesisht aty në shtëpinë e tij (dhe sipas rastit në Manzë), e përsëri askush nuk kujtohej se ai ishte në kërkim.
Së dyti, a është ky një akt i Lubisë për të futur në qerthull jo vetëm Ramën (të cilin e ka), por edhe Lindën, patronazhisten e AKSHI-t (cherchez la femme e frengut)?
Ergys Agasi, si koordinator i plotfuqishëm i Edi Ramës, Padrinos së Shqipërisë me organizatat kriminale dhe kartelet shqiptare të drogës, si dhe me kontrollin e tij mbi ministritë, AKSHI-n, SHISH-in dhe policinë, është padyshim një nga mafiozët më të rrezikshëm jo vetëm në Shqipëri e rajon, por edhe më gjerë. Procesi i tij gjyqësor kërkon nevojë urgjente për monitorim ndërkombëtar.", u shpreh Berisha./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

I rrethuar nga ‘Shqiponjat’ dhe me pranga në duar, momenti kur Ergys Agasi mbërrin në Drejtorinë e Policisë (VIDEO)

Arrestohet i shumëkërkuari për dosjen e AKSHI-t, Ergys Agasi!
Ergys Agasi

TIRANË- Janë publikuar pamjet që tregojnë momentin kur i shumëkërkuari Ergys Agasi shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës.

I rrethuar nga "Shqiponjat", ai ka hyrë brenda godinës me pranga në duar, ndërsa binte në sy veshja e tij me pantallona të shkurtra dhe shapka.

Arrestimi i tij u realizua pas një operacioni të beftë teksa udhëtonte në një automjet së bashku me ish-zyrtarin e policisë, Uljan Shpataraku. Agasi ishte prej më se dy javësh nën monitorim të rreptë nga Policia e Shtetit dhe SPAK-u, çka çoi në lokalizimin dhe prangosjen e tij përfundimtare./Dosja.al

 

2 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Me pranga në duar dhe brenda makinës së Policisë, Ergys Agasi pas arrestimit në Durrës

Arrestohet i shumëkërkuari për dosjen e AKSHI-t, Ergys Agasi!
Ergys Agasi

DURRËS-  Janë publikuar pamjet e para të të shumëkërkuarit Ergys Agasi menjëherë pas arrestimit të tij në Durrës, ku ai shfaqet me pranga në duar dhe dukshëm i tensionuar brenda furgonit të policisë teksa transportohej drejt Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës.

Arrestimi i tij u realizua gjatë një operacioni në zonën e Plepave, ku Agasi u kap brenda një automjeti në shoqërinë e ish-zyrtarit të policisë Uljan Shpataraku, me të cilin mësohet se kishte udhëtuar nga Elbasani drejt bregdetit përpara se të rrethoheshin nga forcat e rendit.

I shpallur prej kohësh në kërkim zyrtar nga SPAK për skandalin e abuzimeve me tenderat e AKSHI-t dhe akuzat për grup të strukturuar kriminal, Agasi po i nënshtrohet procedurave ligjore në kryeqytet, ndërsa raportohet se gjatë shoqërimit ka pasur edhe debate me efektivët e policisë./Dosja.al

 

2 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Pranga në mes të rrugës! Ja momenti i arrestimit të Ergys Agasit dhe Uljan Shpatarakut

Arrestohet i shumëkërkuari për dosjen e AKSHI-t, Ergys Agasi!
pamje nga aksioni

DURRËS- Janë publikuar pamjet nga momenti i arrestimit të të shumëkërkuarit nga SPAK, Ergys Agasi, i cili u rrethua dhe u vu në pranga nga forcat e policisë gjatë një operacioni në Durrës.

Në videon e siguruar nga Policia e Shtetit, Agasi shihet se po udhëtonte si pasagjer në automjetin e Uljan Shpatarakut, i njohur si person i besuar i Ilir Prodës.

Ish-zyrtari i policisë, Uljan Shpataraku, u prangos po ashtu në vendngjarje, pasi dyshohet dhe akuzohet zyrtarisht nga autoritetet për përkrahje të autorit të krimit./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Arrestimi i Ergys Agasit/ Reagon Policia: Udhëtonte në të njëjtin mjet me Shpatarakun

Arrestohet i shumëkërkuari për dosjen e AKSHI-t, Ergys Agasi!
Agasi - Shpataraku

TIRANË-  Policia e Shtetit ka dhënë njoftimin zyrtar për finalizimin e operacionit të koduar “The Wanted”, i cili çoi në prangosjen e të shumëkërkuarit nga SPAK, Ergys Agasi.

Uniformat blu njoftojnë se, në momentin e ndërhyrjes së forcave të rendit në zonën e Plepave, Agasi ndodhej në të njëjtin automjet me Uljan Shpataraku, ish-punonjës policie, i cili u shoqërua gjithashtu nga uniformat.

Të dy personat janë transportuar drejt ambientit të Policisë së Tiranës për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rolit të Shpatarakut në këtë ngjarje.

Njoftimi i Policisë: 

"Policia e Shtetit/  Finalizohet operacioni policor i koduar “The Wanted”
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës dhe strukturat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), finalizuan operacionin e koduar “The Wanted”.
Si rezultat i operacionit, në Durrës u kap shtetasi E. A., i shpallur në kërkim nga SPAK-u.
Në kuadër të operacionit, u kap dhe u arrestua edhe shtetasi U. Sh., i cili udhëtonte në të njëjtin automjet me personin e kërkuar E. A.", njofton Policia./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Arrestimi i Ergys Agasit/ I shumëkërkuari transportohet tek Policia e Tiranës, bashkë me të edhe ish-polici Uljan Shpataraku

Arrestohet i shumëkërkuari për dosjen e AKSHI-t, Ergys Agasi!
Ergys Agasi

TIRANË-  I shumëkërkuari nga SPAK, Ergys Agasi, si dhe ish-punonjësi i Policisë së Shtetit, Uljan Shpataraku, janë transportuar mbrëmjen e sotme drejt Tiranës, menjëherë pas arrestimit të tyre në zonën e Plepave në Durrës. Mësohet se, dy të arrestuarit janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, ku po kryhen veprimet e para procedurale.

Arrestimi i Ergys Agasit lidhet drejtpërdrejt me hetimet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për abuzimet me tenderët e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Ndërkohë, ish-punonjësi i policisë, Uljan Shpataraku, dyshohet se akuzohet për përkrahje të autorit të krimit, duke e ndihmuar Agasin gjatë kohës që ishte në kërkim.

Bëhet me dije se, operacioni i policisë mbetet ende në zhvillim, ndërsa në orët në vijim pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet për të zbardhur detajet e plotë të aksionit dhe akuzat konkrete që rëndojnë mbi të arrestuarit./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Arrestimi i Ergys Agasit/ Zbardhen detajet paraprake: Bashkë me Agasin u arrestua edhe Uljan Shpataraku

Arrestohet i shumëkërkuari për dosjen e AKSHI-t, Ergys Agasi!

ELBASAN- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksioni i Policisë së Shtetit për kapjen e të shumëkërkuarit të SPAK, Ergys Agasi. Mësohet se bashkë me të është vënë në pranga edhe Uljan Shpataraku, një ish-punonjës policie.

Sipas raportimeve, dy të arrestuarit janë lokalizuar fillimisht nga forcat e rendit në Elbasan, ku po lëviznin me një automjet. Pasi kanë marrë rrugën drejt bregdetit, policia ndërhyri duke i kapur ata në zonën e Plepave në Durrës.

Arrestimi i tyre është kryer në kuadër të hetimeve intensive që Prokuroria e Posaçme po zhvillon për dosjen e abuzimeve me tenderët në AKSHI. Ndërkohë që Agasi ishte shpallur prej kohësh në kërkim, autoritetet pritet të zbardhin në vijim rolin e saktë të ish-efektivit Uljan Shpataraku dhe akuzat zyrtare që do të rëndojnë mbi të./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

I shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet Ergys Agasi

Arrestohet i shumëkërkuari për dosjen e AKSHI-t, Ergys Agasi!
Ergys Agasi

ELBASAN – I shumëkërkuari nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të dosjes hetimore për abuzimet në AKSHI, Ergys Agasi, është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Elbasanit.

Agasi i shpëtoi valës së parë të prangosjes, por rënia e tij në dorën e uniformave të bluja vjen pas një hetimi intensiv të autoriteteve, duke çuar pas hekurave një nga emrat kryesorë të kësaj dosjeje me rezonancë të lartë publike.

Sipas SPAK, Ergys Agasi akuzohet se në bashkëpunim me Ermal Beqirajn kanë krijuar një grup të strukturuar kriminal, i cili kishte si qëllim manipulimin e tenderëve publikë të AKSHI-t, ku përveç korrupsionit dyshohet se janë përdorur edhe forma dhune e deri në pengmarrje.

Në lidhje me të njëjtën dosje, ish-drejtoresha e AKSHI-t fillimisht u caktua në masën "arrest shtëpie", por afro një muaj më parë Gjykata e Lartë ia lehtësoi masën e sigurisë në "detyrim paraqitje".

Kjo goditje e radhës nga policia vjen pak javë pasi bashkëpunëtori i tij, Ermal Beqiraj, u arrestua në Francë teksa fluturonte me një avion privat mbi një zonë të ndaluar pranë një centrali bërthamor. Gjykata franceze tashmë ka rrëzuar ankesën e Beqirajt për lirim, duke e lënë atë në qeli deri në vendimmarrjen e përfundimtare për kërkesën e SPAK-ut lidhur me ekstradimin e tij drejt Shqipërisë./Dosja.al

ergys agasi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin