LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

'Kundër poshtërimit'/ Shqiptarët 3 orë protestë në Britani, thirrjet: Suella jep dorëheqjen, Rama ik!

•Emigrantët shqiptarë protestuan për gati 3 orë në Mbretërinë e Bashkuar. •Protesta e cila nisi në “Westminster Bridge” u përmbyll në rrugët e Londrës• “Protestë kundër poshtërimit të shqiptarëve në Britani”- ishte posteri i shpërndarë në rrjetet sociale që bëri bashkë shumë shqiptarë që jetojnë e veprojnë në Londër. •Të veshur kuq e zi, e me pankarta në duar ata shprehën indinjatën e tyre për fyerjet që iu janë dejtuar. •Me thirrjet 'Suella jep dorëheqjen', 'Rama ik', shqiptarët mbushën rrugët e Londrës. Muzika shqiptare dhe flamuri shqiptar ishte shoqëruesi i marshimit • Policia britanike ishte prezente në marshimin e shqiptarëve. Nuk u raportua asnjë incident dhe asnjë person nuk u shoqërua. •Rreth 40 mijë emigrantë kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në Angli, mes tyre 12 mijë shqiptarë. •Shumica prej tyre sipas autoriteteve britanike janë meshkuj dhe në gjendje të mirë fizike. •Por ata nuk janë të mirëpritur në Britaninë e Madhe dhe kërkesat e tyre për azil cilësohen si të pajustifikueshme. •Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman i dha një ndezje të fortë debatit kur tha se emigrantët po "pushtojnë" Mbretërinë e Bashkuar. 

9 artikuj për këtë temë.

4 VITE ME PARE

"Marangoz me kohë të plotë, në kohën e lirë kriminel”/ Pankartat "thumbuese" nga protesta e shqiptarëve në Angli (FOTO)

'Kundër poshtërimit'/ Shqiptarët 3 orë
pankarta nga protesta e shqiptareve ne Angli

ANGLI- Shqiptarët që protesuan sot të veshur kuq e zi në Angli pranë parlamentit britanik, përpos atemosferës me këngë e valle, tërhoqën vëmendjen përmes pankartave thumbuese drejtuar Sekretares së Brendshme të Britanisë së Madhe Suella Baverman.“Ne punojmë, ne paguajmë taksa, jemi shqiptarë”, “Suella duhet dërguar në Ruanda”, “Marangoz me kohë të plotë, në kohën e lirë kriminel”, “Suella shpërndan gënjeshtra”, ishin këto disa nga pankartat që mbanin emigrantët shqiptarë gjatë protestës. Një nga më pikatet ishte dhe ajo ku shkruhej: "Mos negocioni me Edi Ramën, Suella të shkojë në vendin e saj."

Me dhjetëra qytetarë me origjinë shqiptare janë mbledhur ditën e sotme në Westminster Bridge, afër parlamentit britanik për të protestuar kundër deklaratave të bëra nga Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe Suella Baverman. Ata u mblodhën rreth orës 11:00 ndërsa numri i të pranishmëve sa vjen e shtohet. Ata kanë zgjedhur të protesojnë me këngë e valle popullore si dhe të veshur me ngjyrat e flamurit Kuq e Zi dhe me plisa në kokë. Sekretarja e Bredshme Suella Baverman deklaroi disa ditë më parë se emigrantët e paligjshmë shqiptarë që vijnë në Britani përmes kanalit të 'La Manshit' kanë 'pushtuar' Britaninë dhe duhet ndryshuar procedura e kthimit./ Dosja.al

 

4 VITE ME PARE

Protesta e emigrantëve, doktori shqiptar në Londër: S'jemi kriminelë por profesionistë!

'Kundër poshtërimit'/ Shqiptarët 3 orë
Mjeku

BRITANI- Një prej mjekëve e pranishëm në protestën e mbajtur në Londër është shprehur se të gjithë kontribuojnë për Britaninë dhe s’mund të cilësohen kriminelë. Ai ka treguar se e duan vendin dhe komunitetin që kanë krijuar në Angli.

“Është protest që përfaqëson të gjithë komunitetin shqiptar nga fëmijët deri te të rriturit. Ne s’jemi kriminelë, por profesionistë, jemi punëtorë, inxhinierë, doktorë dhe mundohemi cdo ditë të cojmë përpara qeverinë britanike duke dhënë kontributin tonë edhe duke mbështetur komunitetin shqiptar. E duam vendin tonë e komunitetin tonë edhe pse jetojmë në Angli”, tha doktori.

Me dhjetëra qytetarë me origjinë shqiptare janë mbledhur ditën e sotme në Westminster Bridge, afër parlamentit britanik për të protestuar kundër deklaratave të bëra nga Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe Suella Baverman. Ata u mblodhën rreth orës 11:00 ndërsa numri i të pranishmëve sa vjen e shtohet. Ata kanë zgjedhur të protesojnë me këngë e valle popullore si dhe të veshur me ngjyrat e flamurit Kuq e Zi dhe me plisa në kokë. Sekretarja e Bredshme Suella Baverman deklaroi disa ditë më parë se emigrantët e paligjshmë shqiptarë që vijnë në Britani përmes kanalit të 'La Manshit' kanë 'pushtuar' Britaninë dhe duhet ndryshuar procedura e kthimit.

4 VITE ME PARE

“Jemi punëtor të ndershëm këtu, punojmë dhe paguajmë taksa”, emigranti shqiptar në protestën në Londër

'Kundër poshtërimit'/ Shqiptarët 3 orë
Ermiri

BRITANI- Ermir Kola me origjinë nga Shkodra, por i Lindur në Pukë, në vitet 2000-2001 kur ishte 11 vjeç, së bashku me familjen u futën ilegalisht me kamion në Britani. Ai aktualisht punon për një firmë ndërtimi dhe është mbikëqyrës i kujdesit ndaj klientit  (Customer care supervisor).

Këtë të shtunë, Ermiri i është bashkuar protestës së emigrantëve shqiptarë në Ëestminster Bridge, afër parlamentit, kundër retorikës së ashpër në kufijtë e racizmit, artikuluar dy javë më parë nga sekretaria e Punëve të Brendshme Suela Braverman.

Sipas tij, deklaratat  e sekretares janë poshtëruese drejt komunitetit shqiptar anë e mbanë botës. Ai ka bërë një video në TikTok duke komentuar këtë deklaratë, e cila është bërë shume virale dhe shpërndarë nga shqiptarët./Top Channel/

4 VITE ME PARE

VIDEO/ Me flamuj dhe pankarta protestuesit shqiptarë bllokojnë rrugën kryesore para parlamentit britanik

'Kundër poshtërimit'/ Shqiptarët 3 orë
Protesta ne Londer

BRITANI- Është duke vijuar protesta e shqiptarëve në kryeqyteti britanik ku turma e mbledhur kanë shkuar pranë parlamentit ku dhe kanë bllokuar rrugët.

Siç shihet dhe nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, njerëzit, të ciëlt fillimisht u mblodhën në Westminster Bridge, kanë kaluar në këmbë drejt hyrejs së parlamentit britanik ku për shkak dhe të numrit të lartë të pjesmarrëvsve kanë bllokuar disa nga rrugët që lidhin disa zona.


Protesta është paqësore dhe qëllimi i saj është për të treguar se emigrantët shqiptarë nuk janë kriminelë por njerëz të ndershëm që punojnë dhe paguajnë taksat në Britani.

Me dhjetëra qytetarë me origjinë shqiptare janë mbledhur ditën e sotme në Westminster Bridge, afër parlamentit britanik për të protestuar kundër deklaratave të bëra nga Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe Suella Baverman. Ata u mblodhën rreth orës 11:00 ndërsa numri i të pranishmëve sa vjen e shtohet. Ata kanë zgjedhur të protesojnë me këngë e valle popullore si dhe të veshur me ngjyrat e flamurit Kuq e Zi dhe me plisa në kokë. Sekretarja e Bredshme Suella Baverman deklaroi disa ditë më parë se emigrantët e paligjshmë shqiptarë që vijnë në Britani përmes kanalit të 'La Manshit' kanë 'pushtuar' Britaninë dhe duhet ndryshuar procedura e kthimit.

4 VITE ME PARE

FOTO/ Shqiptarët ngjiten te statuja e Winston Churchill, valvisin flamurin shqiptar dhe britanik

'Kundër poshtërimit'/ Shqiptarët 3 orë
shqiptaret ne sheshin e parlamentit

ANGLI- Shqiptarët që po protestojnë në "Westminister Bridge" janë zhvendosur tashmë në sheshin e Parlamentit, ku siç shihet edhe në foto dy prej tyre janë ngjitur te statuja e ish-kryeministrit britanik Winston Churchill dhe po valvisin falmurin shqiptar dhe britanik. Ndërsa dhjetëra të tjera mbajnë pankarta në duar dhe flamuj kuq e zi. 

'Kundër poshtërimit'/ Shqiptarët 3 orë
shqiptaret ne Sheshin e Parlamentit

Protesta e organizaur sot nga shqiptarët në Britani vjen pas deklaratave të bëra disa ditë më parë nga nga Sekretarja e Brendhsme e Britanisë së Madhe Suella Braverman e cila tha se emigrantët e paligjshmë shqiptarë që vijnë në Britani përmes kanalit të 'La Manshit' kanë 'pushtuar' Britaninë dhe duhet ndryshuar procedura e kthimit. Ata u mblodhën rreth orës 11:00 Westminster Bridge, afër parlamentit britanik ndërsa numri i të pranishmëve sa vjen e shtohet. Shqiptarët kanë zgjedhur të protesojnë me këngë e valle popullore si dhe të veshur me ngjyrat e flamurit Kuq e Zi dhe me plisa në kokë./ Dosja.al

 

4 VITE ME PARE

'Turp t'ju vijë'/ Zhvendoset protesta, shqiptarët shkojnë përballë Parlamentit britanik, thirrjet: Shqipëri, Shqipëri...

'Kundër poshtërimit'/ Shqiptarët 3 orë
Shqiptaret

BRITANI- Shqiptarët janë zhvendosur nga ura 'Westminster Bridge', përballë parlamentit britanik. Me thirrjet: 'Turp t'ju vijë','Jemi krenarë që jemi shqiptarë', shqiptarët shihen se kanë mbushur pjesën e jashtme të parlamentit. Të shumtë në numër e të veshur kuq e zi, shqiptarët vijojnë protestën e cila ka nisur që në orën 11:00. 


Me dhjetëra qytetarë me origjinë shqiptare janë mbledhur ditën e sotme në Westminster Bridge, afër parlamentit britanik për të protestuar kundër deklaratave të bëra nga Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe Suella Baverman. Ata u mblodhën rreth orës 11:00 ndërsa numri i të pranishmëve sa vjen e shtohet. Ata kanë zgjedhur të protesojnë me këngë e valle popullore si dhe të veshur me ngjyrat e flamurit Kuq e Zi dhe me plisa në kokë. Sekretarja e Bredshme Suella Baverman deklaroi disa ditë më parë se emigrantët e paligjshmë shqiptarë që vijnë në Britani përmes kanalit të 'La Manshit' kanë 'pushtuar' Britaninë dhe duhet ndryshuar procedura e kthimit.

4 VITE ME PARE

'O sa mirë me qenë me shqiptar...'/ Policia rrethon “Westminster Bridge”, shqiptarët s'largohen, vijojnë me thirrjet

'Kundër poshtërimit'/ Shqiptarët 3 orë
Policia

BRITANI- 'O sa mirë me qenë me shqiptar...', është thirrja që dëgjohet të thuhet nga të rinjtë shqiptarë që kanë pushtuar “Westminster Bridge”. Protesta e paralajmëruar ditë më parë, ka mbledhur në Britani shqiptarët e indinjuar nga thirrjet e Qeverisë britanike se shqiptarët kanë pushuar vendin.

Edhe pse policia ndodhet e pranishme në zonë, shqiptarët vijojnë me brohoritjet e tyre, kundër Suella Baverman e cila i ka quajtur shqiptarët pushtues. 

Me dhjetëra qytetarë me origjinë shqiptare janë mbledhur ditën e sotme në ëestminster Bridge, afër parlamentit britanik për të protestuar kundër deklaratave të bëra nga Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe Suella Baverman. Ata u mblodhën rreth orës 11:00 ndërsa numri i të pranishmëve sa vjen e shtohet. Ata kanë zgjedhur të protesojnë me këngë e valle popullore si dhe të veshur me ngjyrat e flamurit Kuq e Zi dhe me plisa në kokë. Sekretarja e Bredshme Suella Baverman deklaroi disa ditë më parë se emigrantët e paligjshmë shqiptarë që vijnë në Britani përmes kanalit të 'La Manshit' kanë 'pushtuar' Britaninë dhe duhet ndryshuar procedura e kthimit.

4 VITE ME PARE

VIDEO/ Të veshur 'Kuq e Zi' dhe me këngë patriotike, shqiptarët protestojnë në Britani

'Kundër poshtërimit'/ Shqiptarët 3 orë
Pamje nga protesta

BRITANI- Dhjetëra shqiptarë të veshur me ngjyrat e flamurit Kuq e Zi dhe nën ritmin e këngëve patriotike janë mbledhur për të protestuar kundër deklaratave të bëra nga sekretarja e Bredshme britanike Suella Braveman. Në videot e shpërndara në rrjetet sociale shihet se si dhe fëmijët janë mbledhur së bashku me të rriturit duke kënduar e kërcyer si shembulli më i mirë i një proteste paqësore.

Me dhjetëra qytetarë me origjinë shqiptare janë mbledhur ditën e sotme në Westminster Bridge, afër parlamentit britanik për të protestuar kundër deklaratave të bëra nga Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe Suella Baverman. Ata u mblodhën rreth orës 11:00 ndërsa numri i të pranishmëve sa vjen e shtohet. Ata kanë zgjedhur të protesojnë me këngë e valle popullore si dhe të veshur me ngjyrat e flamurit Kuq e Zi dhe me plisa në kokë. Sekretarja e Bredshme Suella Baverman deklaroi disa ditë më parë se emigrantët e paligjshmë shqiptarë që vijnë në Britani përmes kanalit të 'La Manshit' kanë 'pushtuar' Britaninë dhe duhet ndryshuar procedura e kthimit.

4 VITE ME PARE

Me plisa dhe flamuj shqiptarë! Nis protesta e shqiptarëve në Britani, pankartat: Mos bashkëpunoni me Ramën

'Kundër poshtërimit'/ Shqiptarët 3 orë
Protesta

BRITANI- Komuniteti shqiptar në Angli ka nisur protestën në Westminster Bridge, afër parlamentit. Emigrantët shqiptarë janë duke protestuar kundër retorikës së ashpër në kufijtë e racizmit, artikuluar dy javë më parë nga sekretaria e Punëve të Brendshme Suela Braverman.

Mesazhi që shqiptarët në Angli duan të përcjellin në këtë protestë në Westminster Bridge, është se ata nuk janë kriminelë por taksapagues dhe kontribues në shoqërinë britanike.


Të veshur kuq e zi dhe me flamuj shqiptarë, ata mbajnë në duar pankartat që shkruajnë: Mos negocioni me Edi Ramën, Suella të shkojë në vendin e saj. 

Me dhjetëra qytetarë me origjinë shqiptare janë mbledhur ditën e sotme në Westminster Bridge, afër parlamentit britanik për të protestuar kundër deklaratave të bëra nga Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe Suella Baverman. Ata u mblodhën rreth orës 11:00 ndërsa numri i të pranishmëve sa vjen e shtohet. Ata kanë zgjedhur të protesojnë me këngë e valle popullore si dhe të veshur me ngjyrat e flamurit Kuq e Zi dhe me plisa në kokë. Sekretarja e Bredshme Suella Baverman deklaroi disa ditë më parë se emigrantët e paligjshmë shqiptarë që vijnë në Britani përmes kanalit të 'La Manshit' kanë 'pushtuar' Britaninë dhe duhet ndryshuar procedura e kthimit.

protesta e shqiptareve ne britani 12 nentor 2022 shqiptaret ne angli

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin