LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dështon atentati me snajper në Durrës, Nerjaku u qëllua sa doli nga "Benz"-i, s'e kapi plumbi

• Dështon atentati me snajper në Durrës. Mësohet se shënjestra e atentatit ka qenë Akil Nerjaku. Ky i fundit, mesditën e djeshme ndodhej në plazhin e Durrësit në momentin që është tentuar të qëllohet me snajepr. • Shenjestra me precedent të mëparshëm penalë është pikasur nga autorët sapo ka dalë nga mjeti i llojit “Mercedes Benz”. Atentatorët, të ndodhur brenda një furgoni të bardhë, kanë qëlluar në drejtim të tij, por nerjaku ka shpëtuar. Plumbi ka kapaur një makinë rasti. • Objektivi i këtij atentati ështk marrë në pyetje dhe përpara hetuesve ka deklaruar se ka qenë në lëvizje kur është qëlluar e se nuk ka arritur të identifikojë autorët.

5 artikuj për këtë temë.

4 VITE ME PARE

Atentati i dështuar në Durrës, policia s'përmend Akil Nerjakun: Plumbi kapi mjetin e maqedonasit

Dështon atentati me snajper në Durrës, Nerjaku u qëllua sa
Policia e Durrësit

DURRËS- Policia e Durrësit ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me atentatin e dështuar një ditë më parë në Durerës. Në njoftim, policia bën me dije se plumbi i qëlluar nga një person që ndodhej brenda një makine, ka kapur mjetin e parkuar në zonën e plazhit. Makina ku ka rënë plumbi, sipas Policisë së Durrësit, është në pronësi të personit me inicialet B. A., 52 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut. Ajo që bën përshtypje është se në njoftim nuk përmendet fare Akil Nerjaku, i cili u raportua se ishte shënjestra e atentatit me snajper.  

Në drejtim të Besnik alias Akil Nerjaku është qëlluar në momentin që ai ka dalë nga mjeti i blinduar "Mercedes Benz", tip "G Class". Por, Nerjaku u shpëtoi plumbave. Nuk dihet arsyeja se përse Policia e Durrësit po e mban të fshehtë sulmin e organizuar ndaj këtij personi që rezulton se është me precedentë të mëparshëm penalë. 

Njoftimi nga Policia e Durrësit:

Më datë 12.09.2022, rreth orës 12:00, në lagjen nr. 13, Durrës, në rrugën “Pavarësia”, është qëlluar një herë, me armë zjarri, në drejtim të një automjeti të parkuar, në pronësi të shtetasit B. A., 52 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale është bërë i mundur identifikimi i automjetit me të cilin ka lëvizur personi që ka qëlluar në drejtim të automjetit të parkuar. Vijon puna intensive për kapjen e autorit. Për arsye hetimi, nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera. Theksojmë se në momentin e të shtënës me armë, në automjet nuk ka qenë asnjë person. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

4 VITE ME PARE

“Snajperisti ndodhej në një furgon”/ Çfarë tha para hetuesve shënjestra e atentatit të dështuar në Durrës

Dështon atentati me snajper në Durrës, Nerjaku u qëllua sa

TIRANË- Besnik alias Akil Nerjaku ka rrëfyer para grupit hetimor se personat që donin ta sulmonin ndodheshin brenda një furgoni. Në dëshminë e dhënë, Nerjaku është shprehur se furgoni po lëvizte në anën tjetër të rrugës dhe se snajperisti e ka qëlluar sapo ai ka zbritur nga makina e blinduar e llojit ‘Mercedes Benz” tip “G Class”.

Por, plumbi nuk ka kapur shënjestrën, pasi ka përfunduar në një automjet që lëvizte në këtë zonë, me targa të Maqedonisë së Veriut. Policia e Durrësit nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje atentatin e dështuar.

4 VITE ME PARE

DETAJE/ Nerjaku u qëllua me snajper sa doli nga mjeti i blinduar, plumbi kapi një makinë me targa të huaja

Dështon atentati me snajper në Durrës, Nerjaku u qëllua sa
Policia

DURRËS- Akil Nerjaku, personi që i shpëtoi një atentati me snajpër është qëlluar në momentin që ka dalë nga automjeti i blinduar G-Class. Mesditën e djeshme, kohë kur dhe ka ndodhur ngjarja, Nerjaku ka qenë duke lëvizur në afërsi të zonës së quajtur “Rrota e kuqe” në Durrës.

Ai është qëlluar me snajper nga brenda një furgoni sapo ka dalë nga mjeti i blinduar, por plumbi nuk e ka kapur. Plumbi ka përshkruar një tjetër automjet me targa të huaja që ishte i parkuar në të njëjtën zonë.

4 VITE ME PARE

EMRI/ Kush është shënjestra që i shpëtoi atentatit me snajper në Durrës

Dështon atentati me snajper në Durrës, Nerjaku u qëllua sa
Policia e Durrësit

DURRËS- Akil Nerjaku është personi që i ka shpëtuar një atentati në Durrës. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në zonën e plazhit të qytetit bregdetar. Nerjaku ka qenë duke lëvizur në këtë zonë në momentin që është qëlluar më një plumb nga një armë që dyshohet se ka qenë snajper. 

Por, plumbi ka kapur një mjet të rastit dhe Nerjaku ka shpëtuar. Vetë Nerjaku ka deklaruar ka se dyshime që të jetë qëlluar nga një furgon, i cili ka qenë duke lëvizur në anën tjetër të rrugës. Policia e Durrësit nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me atentatin e dështuar.

policia e durresit atentat me snajper ne durres akil nerjaku

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin