Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Tonin Ramaj ka mbetur i plagosur me armë zjarri në ambientet e një lokali, sapo ka zbritur nga banesa e tij. • Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen Pavarësia 3, te “Kombinati i Peshkut”, ndërsa ende është e paqartë dinamika e ngjarjes. • Ndërkohë që Policia e Shtetit vazhdon punën për të zbuluar rrethanat e ngjarjes dhe kapjen e personit që plagosi 33-vjeçarin, Ramaj është dërguar drejt spitalit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. • Deri më tani mësohet se plumbin e ka marrë në këmbë.
4 artikuj për këtë temë.
VLORË- Personi që shihni në foton e mëposhtme është 33-vjeçari Tonin Ramaj (Hosaj) i cili u qëllua me armë zjarri në këmbë. Bëhet e ditur se autori ende i paidentifikuar e qëlloi me armë zjarri të riun dhe u largua në këmbë.
I riu, dy mbiemra është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës për të marrë ndihmë mjekësore.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij atentati të dështuar, teksa Policia po kërkon për autorin. Por megjithatë ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen.
VLORË- Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Vlorë mesditën e sotme. Plagosja ka ndodhur sapo i riu Tonin Ramaj ka dalë nga shtëpia, pranë një lokali dhe më pas autori është larguar, teksa personi i plagosur është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë një banor i lagjes ka folur për gazetarin Enrik Mehmeti, duke treguar se kishte dëgjuar krismat dhe kishte dalë në rrugë.
“Nuk pashë gjë, kanë qenë brenda. Unë isha lart në pallat. Vetëm dëgjova krismat, 3 a 4. Një sikur bërtiti, iku me vrap, lëvizi. Nuk i njoh personat përfshirë,”- tha banori për Neës 24.
Policia ka rrethuar zonën, teksa pritet të marrë në pyetje personin e plagosur për të zbardhur ngjarjen dhe identifikuar autorin.
VLORË- Detaje të reja nga plagosja me armë zjarri e regjistruar këtë të hënë në lagjen Pavarësia në Vlorë. 33-vjeçari Tonin Ramaj është qëlluar 4 herë në pjesën e këmbëve sapo ka dalë nga banesa e tij. Në momentin që është plagosur, i riu është filmuar, ndërsa JOQ ka publikuar momentin kur Tonini me plagë kërkon ndihmë.
Pas ngjarjes i riu është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Një prej dëshmitarëve në vendngjarje u shpreh se ka dëgjuar 3 apo 4 të shtëna.
VLORË- Zbulohet emri i shënjestrës së të plagosurit të sotëm në Vlorë. Tonin Ramaj, 33 vjeç, është qëlluar me armë zjarri në këmbë, e është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës dhe aktualisht ndodhet jashtë rreziku për jetën. Deri më tani mësohet se i riu ka marrë një plumb në këmën.
Shërbimet e policisë kanë rrethuar zonën për të mësuar më shumë detaje rreth ngjarjes, por ende nuk e kanë zbuluar motivin e plagosjes, e po ashtu i paidentifikuar është edhe autori.