LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Fitër Bajrami/ Besimtarët kryejnë faljen e namazit në “Sheshin Skënderbej”, kreu i KMSH-së: Hiqni dorë nga braktisja e vendit

•Myslimanët, në të gjithë botën festojnë sot Fitër Bajramin. •Me rastin e kësaj ditë shumë të rëndësishme në kalendarin fetar mysliman, mijëra besimtarë shqiptarë, kryen faljen e namazit në orën 06:40 në “Sheshin Skënderbej”, Tiranë nën drejtimin e Kryetarit të KMSH, Bujar Spahiu. •Besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Fiter Bajramit pas 30 ditëve të agjërimit në muajin e shenjtë të Ramazanit.  •Kreu i KMSH Bujar Spahiu ka përcjellë një mesazh për të gjithë besimtarët duke bërë thirrje për të rinjtë të mos e braktisin vendin por të qëndrojnë këtu për të forcuar kombin e tyre. •Dosja.al uron të gjithë besimtarët myslimanë gëzuar Fitër Bajramin

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Nga Vlora në Lezhë- Falet namazi i Fiter Bajramit në të gjithë vendin, mesazhe paqeje dhe dashurie

Fitër Bajrami/ Besimtarët kryejnë faljen e namazit në
Xhami

TIRANË- Myslimanët në botë festojnë sot fillimin e Fitër Bajramit, një festë që shënon fundin e muajit të shenjtë të agjërimit mysliman të Ramazanit. Fitër Bajrami treditor, një nga dy festat kryesore të Islamit është shënuar me faljen e namazit në të gjithë qytetet e fshatrat e Shqipërisë ku ka besimtarë myslimanë, të cilët kanë shkëmbyer mesazhe paqeje. Ja si u kremtua mëngjesin e sotëm në disa qytete.

Në të gjitha Xhamitë e bashkive të Qarkut të Elbasanit u zhvillua falja e Fiter Bajramit. Ndërsa në Bulevardin kryesor të këtij qyteti u mblodhën të paktën 3.500 besimtare e besimtarë të grupmoshave të ndryshme me rastin e faljes së Fiter Bajramit.

Myftiu, Ylli Gurra bëri bashkë në Librazhd, në Iftarin e fundit të gjithë aktorët e politikës lokale dhe ata të bashkësive fetare në Iftarin e fundit ku u dhanë mesazhe mjaft të vlefshme për të gjithë shoqërinë shqiptare, ku ishin të pranishëm edhe dy kandidatet për Kryetar Bashkie, ai i PS, Mariglen Disha dhe Shefki Çota i “Bashkë fitojmë”. 

Besimtarët myslimanë në Fier, që në orët e para të mëngjesit besimtarët kanë falur Namazin ne xhaminë e qytetit të Fierit, ndërsa kreu e Myftinisë Fier Mikel Hazizolli ka përcjellë urimet për mirësi dhe harmoni.

Edhe në Durrës besimtarët myslimanë falën namazin e Fiter Bajramit në sheshin pranë xhamisë. Burra, gra e të rinj janë mbledhur për ritualin fetar pas muajit të madhërueshëm të Ramazanit. Ata kanë shkëmbyer mesazhe paqeje e dashurie me njeri-tjetrin.

Besimtarët në Lushnjë falën namazin e Fiter Bajramit në sheshin kryesor të qytetit. 

Në Lezhë besimtarë të shumtë e falen namazin në xhaminë e Lezhës. Myftiu i Lezhës Sadedin Kotrri, në fjalën e tij tregoi rëndësinë e kësaj feste, duke kujtuar të gjithë ata që agjëruan për 30 ditë.

Në qytetin e Korçës, pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, qindra besimtare myslimanë mëngjesin e sotëm, u mblodhën për të falur namazin e festës së shenjtë të Fitër Bajramit. Pas faljes besimtarët uruan njëri-tjetrin për sa më shumë mbarësi, begati dhe shpresa në familjet e tyre.

Në Vlorë, rreth orës 7 të mëngjesit besimtarët myslimanë kanë falur namazin në sheshin para xhamisë së Plumbit.

3 VITE ME PARE

FOTOT- Fitër Bajrami, besimtarë mbushën sheshin 'Skënderbej' për faljen e namazit

Fitër Bajrami/ Besimtarët kryejnë faljen e namazit në
Besimtaret

TIRANË- Pas agjërimit të muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë sot festojnë festën e Fitër Bajramit.

Që në orët e para të mëngjesit besimtarët kanë falur Namazin në sheshin 'Skëndërbej'. Siç shihet edhe në fotot e siguruara nga Dosja.al, sheshi u mbush plot me besimtarë.

Fitër Bajrami treditor, një nga dy festat kryesore të Islamit është shënuar me faljen e namazit në të gjithë qytetet e fshatrat e Shqipërisë ku ka besimtarë myslimanë, të cilët kanë shkëmbyer mesazhe paqeje. Ja si u kremtua mëngjesin e sotëm në disa qytete./Dosja.al

3 VITE ME PARE

"Shqipëria po plaket"/ Mesazhi i kreut të KMSH-së për Fiter Bajram, apeli për të rinjtë: Hiqni dorë nga braktisja e vendit

Fitër Bajrami/ Besimtarët kryejnë faljen e namazit në
Bujar Spahiu

TIRANË- Mijëra besimtarë myslimanë janë mbledhur ditën e sotme në sheshin Skënderbej për faljen e Fitër Bajramit. Pas një muaji agjërim besimtarët myslimanë ashtu si në të gjithë botën kanë falur në orët e para të mëngjesit Namazin në sheshin Skënderbej duke shkëmbyer edhe urimet e para mes njëri tjetrit.

Kreu i KMSH Bujar Spahiu ka përcjellë një mesazh për të gjithë besimtarët duke bërë thirrje për të rinjtë të mos e braktisin vendin por të qëndrojnë këtu për të forcuar kombin e tyre.

Fitër Bajrami/ Besimtarët kryejnë faljen e namazit në

MESAZHI:

Të dashur agjërues, Mëngjesi i kësaj dite është më i bukuri e më kuptimploti për të gjithë ne. Kemi Bajram dhe kjo na qëllon në ditën më të bukur të javës, ditë bajrami e xhumaje. Kemi përjetuar një muaj sakrifice dhe ngritje shpirtërore, e lusim Zotin të na ketë pranuar këtë sakrificë, Ai është shpërblyesi më i mirë.

Ky muaj na ka bashkuar në bamirësi e solidaritet, në paqe e dashuri me njëri-tjetrin.

Njeriu i sotëm ka rendur pas kësaj bote, pas pasurisë e pushtetit, duke harruar hyjnore dhe njerëzoren. Te Zoti i gjithësisë as njëra as tjetra nuk bëjnë dobi nëse nuk është devotshmëria.

Nuk është e askujt kjo botë, askush nuk e ka zotëruar e nuk do ta zotërojë kurrë.

Të dashur motra dhe vëllezër

Ramazani është adhurimi më intim i njeriut, ndaj edhe shpërblimin për të Zoti e ka vlerësuar shumë të madh.

Ramazani nuk është vetëm lënia e të ngrënit e të pirit. Ramazani është lënia e veseve, përgojimit, thashethemit, lënia e punëve të pa dobishme. Ashtu siç heqim një rrobë të pistë nga trupi për ta larë, ashtu shpreson edhe besimtari të ketë dalë sot, i pastër nga gjynahet, i falur e i mëshiruar nga Zoti.

Sfida fillon sot për çdonjërin prej nesh. Të vijojmë jetën me vitytet që kemi fituar në këtë muaj të begatë.

Ramazani na mëson që të bëhemi shërbëtor të së mirës dhe së drejtës.

Duhet të jetë virtyti themel i veprimtarisë sonë të përditshme.

Të dashur qytetarë,

virtyti nuk është fantazi.

Në ditët e sotme ndoshta ua thonë kështu, por mos harroni se ata që ua thonë janë të pasinqertë.

Ata duan qëllimisht t’ju sugjerojë dhe shtyjnë drejt maksimave të rreme, të cilat herët a vonë do të shkaktojnë dëm për vetet tuaja.

Krijoni raport të drejtë e të ndershëm me virtytin, le të jetë ai udhërrëfyesi i jetës tuaj. Sa më të shumtë të jenë njerëzit e virtytshëm, aq më shumë do të dekurajohet e keqja dhe shërbëtorët e saj.

Profeti Muhamed (a.s.) na porosit që të keqen ta largojmë në tre mënyra nga mesi jonë- ta largojmë me dorë, e nëse nuk mundemi me dorë, ta largojmë me fjalë, e nëse edhe me fjalë nuk mundemi, ta largojmë me zemër, por kjo është më e dobët se dy të parat.

Themeli i vitytit është drejtësia.

Motra dhe vëllezër,

kujdesuni që Kombi jonë të rritet nëpërmjet virtytit!

Secili nga ne e ka detyrë të kontribuojë për të frenuar mpakjen e kombit. Po pakësohemi dita-ditës. Ne që kemi qenë një nga popujt me moshën më të re në Europë po plakemi me ritme shumë të shpejta.

Pse duhet të zgjedhim rrugën më të lehtë, braktisjen e vendit, në vend të qëndrimit këtu dhe të forcimit të kombit tonë.

Të lindim fëmijët këtu, t’i rrisim këtu në vendin tonë si qytetarë me virtyte dhe të dorës së parë në vend që t’i çojmë si qytetarë të dorës së dytë nëpër botë!

Familja është bërthama e çdo shoqërie. Ta forcojmë atë ashtu siç e kemi traditën tonë të shkëlqyer.

Vendin tonë e ka bekuar Zoti me gjithë të mirat, ta shohim si amanet që duhet ta mbajmë siç i takon amanetit të ruhet.

Unë besoj se me ndihmën e Zotit ne do t’ia dalim ta bëjmë Shqipërinë më të mirë, për veten tonë dhe për fëmijët tanë.

E për ta bërë vendin më të mirë, kontributi parësorë është vendosja e një raporti të drejtë me të vërtetën dhe të drejtën nga secili prej nesh.

Të dashur qytetar,

ky vit shënon një ngjarje madhore për islamin dhe kombin shqiptar.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shënon 100-vjetorin e themelimit të tij.

Ka qenë një rrugëtim i mundimshëm, por i bukur. Unë personalisht dhe institucioni që drejtoj, jemi krenarë për historinë tonë. Jemi krenarë për paraardhësit tanë në këtë shekull.
Ne i kemi dhënë dhe vazhdojmë t’i japim kësaj shoqërie, këtij kombi vlerat më të larta e më të sinqerta.

Falë besimtarëve dhe drejtuesve të besimeve në Shqipëri ne i kemi kontribuar këtij kombi një nga vlerat me të cilat krenohemi të gjithë, kudo, harmoninë dhe dialogun ndër fetar.

I tillë do të vazhdojë ky kontribut edhe në të ardhmen me lejen e Zotit.

Për të patur vazhdimësi kjo vlerë e komuniteteve fetare, duhet që çdo komponent i shoqërisë tonë të kujdeset për të mbrojtur meritën dhe ta shpërblejë atë kudo që ajo ndodhet.

Motra dhe vëllezër,

ta lusim Zotin që ky muaj që po lemë pas të na ketë bërë njerëz më të mirë.

Të na ketë bërë më të vëmendshëm ndaj të varfërve, ndaj kategorive të margjinalizuara të shoqërisë. Të jemi më të ndjeshëm dhe më solidarë me njëri-tjetrin.

Të kujdesemi për miredukimin e fëmijëve. Të shtrijmë dorë e mëshirës dhe kujdesit ndaj prindërve, fqinjëve, e cilitdo që ka nevojë për ne.

Zoti na pastë fal mëkatet në këtë muaj të faljes!

Zoti u bekoftë ju, familjet tuaja dhe kombin tonë!

Amin!

3 VITE ME PARE

Falja e namazit, bllokohet rruga e Durrësit, besimtarët fikin makinat në rrugë dhe largohen drejt sheshit

Fitër Bajrami/ Besimtarët kryejnë faljen e namazit në
Makinat

TIRANË- Për shkak të numrit të madh të qytetarëve të cilët kanë ardhur edhe makina, mësohet se rruga e Durrësit është bllokuar totalisht, me besimtarët që fikin makinat dhe largohen në këmbë drejt sheshit 'Skëndërbej', aty po kryhet falja e namazit.

Sot besimtarët myslimanë kremtojnë një nga festat e tyre më të rëndësishme, atë të Fitër Bajramit. Pas një muaji agjërimi dhe sakrifice për hirë të Allahut, që është muaji i Ramazit, sot herët në mëngjes ata falin Bajramin./Dosja.al

fiter bajrami

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin