LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zjarret në Shqipëri/ Flakët jashtë kontrollit në Mat e Bulqizë! Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra aktive në vend, ushtria dhe helikopterët në terren

• Situata e zjarreve në të gjithë territorin e vendit vijon të mbetet mjaft kritike dhe nën monitorim të pandërprerë. • Sipas përditësimit nga Ministria e Mbrojtjes, nga 20 vatra të raportuara gjithsej, 7 prej tyre mbeten aktive dhe 3 të tjera janë nën mbikëqyrje. • Vatrat kryesore të flakëve janë të përqendruara në qarqet Tiranë, Dibër, Korçë dhe Durrës. • Në fshatin Lundër të Bashkisë Mat, zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe po përhapet me shpejtësi drejt pyllit me pisha të zeza në Trodhen. • Erërat e forta dhe terreni i thyer malor në këtë zonë po vështirësojnë ndërhyrjen, duke vënë në rrezik të drejtpërdrejtë stanet e zonës. • Ndërkohë, një tjetër vatër e fuqishme është aktivizuar në fshatin Zall-Strikçan të Bulqizës, ku flakët po i afrohen rrezikshëm zonave të banuara. • Në terren po zhvillohet një betejë e ashpër nga zjarrfikësit dhe banorët lokalë, të cilët po punojnë për krijimin e brezave mbrojtës rreth shtëpive. • Për përballimin e emergjencës kombëtare janë angazhuar qindra forca operacionale, efektivë ushtarakë dhe dy helikopterë të Forcës Ajrore.

3 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

Zjarret në vend/ Situata më problematike në Dibër dhe Dajt, 7 vatra ende aktive

Zjarret në Shqipëri/ Flakët jashtë kontrollit në Mat e
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-  Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se situata e zjarreve në vend mbetet nën monitorim të pandërprerë, ku nga 20 vatra të raportuara gjithsej, 7 prej tyre vijojnë të jenë aktive dhe 3 të tjera ndodhen nën mbikëqyrje.

Ministria raporton se vatrat kryesore aktive janë të përqendruara në qarqet Tiranë, Dibër, Korçë dhe Durrës, ku për përballimin e flakëve janë angazhuar qindra forca operacionale, efektivë ushtarakë dhe dy helikopterë të Forcës Ajrore.

Pavarësisht terrenit të vështirë në zona të caktuara malore, strukturat e Mbrojtjes Civile mbeten në gatishmëri të plotë dhe deri më tani nuk raportohet për zona të banuara që të sintë në rrezik.

Ministria e Mbrojtjes - përditësim mbi situatën e zjarreve:

"Sipas informacionit operacional të datës 30.08.2026, ora 20:00, në territorin e vendit janë raportuar gjithsej 20 vatra zjarri, nga të cilat 7 mbeten aktive dhe 3 janë nën mbikëqyrje.

Për përballimin e situatës janë angazhuar në total 284 forca operacionale dhe 33 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 80 efektivë dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore.

Vatrat aktive kryesore janë të përqendruara në Tiranë, Dibër, Korçë dhe Durrës.

Në zonën e Dajtit, drejt Qafë-Priskës, vijon puna me 15 zjarrfikës, 9 forca të AdZM-së dhe 20 efektivë ushtarakë, të mbështetur nga një helikopter.

Në qarkun Dibër situata me angazhimin më të madh: në Vajkal janë angazhuar 38 forca të MZSH-së dhe 30 efektivë të FA-së, ndërsa në Sllatinë 91 forca; aktive mbeten gjithashtu vatrat në Lundre të Matit, ku ndërhyri një helikopter i FA-së, dhe në Ballenjë të Martaneshit, në një zonë të mbrojtur.

Në Qafën e Lugut, Vithkuq, vatra në sipërfaqe pyjore do të monitorohet gjatë natës për shkak të terrenit të vështirë dhe pamundësisë së ndërhyrjes në orët e vona.

Në Zallë, Fushë-Krujë, vatra e riaktivizuar është vënë nën kontroll pas angazhimit të MZSH-së, forcave bashkiake dhe 30 efektivëve të FA-së. Nuk raportohen zona të banuara në rrezik.

Ndërkohë, vatrat në malin e Dardhës dhe malin e Qukësit po mbahen në mbikëqyrje, ndërsa gjatë ditës janë shuar plotësisht zjarret në Strikçan dhe Nivicë.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.", njofton Ministria./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Alarm për zjarret edhe në Bulqizë/ Flakët në Zall-Strikçan rrezikojnë banesat

Zjarret në Shqipëri/ Flakët jashtë kontrollit në Mat e
Bulqizë\

BULQIZË-  Një situatë e re shqetësuese nga zjarret është regjistruar në fshatin Zall-Strikçan të Njësisë Administrative Zerqan, në Bulqizë.

Mësohet se, një vatër e fuqishme zjarri është përhapur me shpejtësi të madhe, e favorizuar nga barishtet e thata dhe erërat e forta që po fryjnë në zonë, duke vënë në rrezik të drejtpërdrejtë edhe një banesë pranë vatrës.

Ndërkohë, në terren po zhvillohet një betejë e ashpër me flakët, ku forcat zjarrfikëse po punojnë krah për krah me banorët e zonës për të izoluar vatrën. Përpjekjet kryesore po përqendrohen në krijimin e një brezi mbrojtës për të parandaluar depërtimin e zjarrit drejt shtëpive të fshatit.

Ndërhyrja mbetet e vështirë për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve dhe kushteve të favorshme për zjarrin. Ndërkohë që zjarrfikësit po tentojnë vënien e situatës në kontroll, banorët e Zall-Strikçanit vijojnë të jenë në gatishmëri të plotë për të mbrojtur pronat dhe shtëpitë e tyre./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Situatë kritike në Mat/ Zjarri në Lundër del nga kontrolli, nis ndërhyrja nga ajri (VIDEO)

Zjarret në Shqipëri/ Flakët jashtë kontrollit në Mat e
foto ilustruese

MAT-  Zjarri i rënë në fshatin Lundër të Bashkisë Mat ka dalë jashtë kontrollit, duke marrë përmasa të mëdha dhe duke u përhapur me shpejtësi drejt pyllit të Trodhenit, zonë e mbuluar me pisha të zeza.

Mësohet se, era e fortë dhe terreni i thyer malor po vështirësojnë së tepërmi punën e grupeve të emergjencës, ndërsa visa e mbuluar nga tymi i dendur ka vënë në rrezik serioz edhe stanet e zonës.

Për shkak se ndërhyrja nga toka është bërë thuajse e pamundur, autoritetet kanë nisur menjëharë ndërhyrjen nga ajri për të bërë të mundur izolimin e vatrës kryesore.

Sipas nënprefektit të Matit, Hasan Pasha, në terren janë angazhuar rreth 90 forca, përfshirë shërbimin zjarrfikës të Burrelit, punonjës të Bashkisë Mat dhe specialistë të shërbimit pyjor.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se zjarri mund të jetë vënë në mënyrë të qëllimshme. Ndërkohë që situata mbetet mjaft kritike, forcat e angazhuara po vijojnë betejën me flakët për të parandaluar djegien e mëtejshme të masivit pyjor dhe mbrojtjen e pronave të banorëve./Dosja.al

zjarret ne vend bulqize diber ministria e mbrojtjes

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin