LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Flakët "pushtojnë" Fierin e Himarën/ Evakuohen banorët, shkrumbohen disa banesa, ndërhyrje nga ajri me 2 helikopterë dhe 1 avion (PAMJE APOKALIPTIKE)

• Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë disa zona në Fier, duke rrezikuar banesa dhe biznese, ndërsa situata vijon të jetë problematike për shkak të erës së fortë. • Zjarri ka nisur në zonën e Fermë Çlirimit dhe më pas flakët janë përhapur me shpejtësi drejt Radostinës, Levanit, Peshtanit të Vogël, Frakullës dhe Zhupanit. • Si pasojë e tymit të dendur, tre persona kanë pësuar asfiksi dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. • Ndërkohë, flakët kanë shkaktuar dëme në disa banesa dhe biznese. • Deri më tani janë evakuuar 10 familje, ndërsa në terren vijon operacioni për shuarjen e zjarrit. • Përveç forcave zjarrfikëse të Fierit dhe bashkive përreth, në operacion janë angazhuar edhe dy helikopterë dhe një avion Air Tractor, në përpjekje për të vënë nën kontroll flakët. • Situata paraqitet e vështirë edhe për shkak të erës, e cila favorizon përhapjen e flakëve dhe po ashtu terreni i vështirë ka vështirësuar punën për ekipet zjarrfikëse. • Përveç Fierit, në "luftë" me flakët edhe Himara. • Zjarri masiv është përhapur me shpejtësi drejt zonave të banuara. • Deri më tani raportohet për dy banesa të djegura, ndërkohë që forca zjarrfikëse të bashkisë Himarë, por edhe të bashkive të tjera fqinje ndodhen në terren për shuarjen e flakëve.  • Në rrezik nga flakët ndodhen edhe 40 banesa të tjera të zonës, ndërkohë është kërkuar edhe ndërhyrja e ushtrisë për të bërë të mundur vendosjen nën kontroll të zjarrit. • Deri më tani raportohet se në ndihmë të forcave operacionale të bashkisë Himarë, kanë shkuar forca nga Zjarrfikësja Vlorë, Finiq, Delvinë dhe Sarandë dhe 50 forca ushtarake, të cilët po bëjnë të mundur evakuimin e njerëzve dhe ruajtjen e perimetrit rreth shtëpive. • Lidhur me zjarrin ka reaguar edhe Kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo.  • Përmes një njoftimi zyrtar, Tavo u bën thirrje banorëve të evakuohen menjëherë nga shtëpitë, bizneset apo ambientet e rrezikuara për të mbrojtur jetën e tyre.

22 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

PAMJE të frikshme nga zjarri në Himarë/ Dy banesa të shkrumbuara dhe 40 të tjera në rrezik, banorët kërkojnë ndihmë 

Flakët "pushtojnë" Fierin e Himarën/ Evakuohen
pamjet

HIMARË- Pamje të frikshme janë publikuar nga zjarri masiv në Himarë. Të favorizuara nga era e fortë, flakët janë përhapur drejt zonave të banuara, ku kanë shkrumbuar dy banesa dhe 40 të tjera janë në rrezik. 

Si pasojë e flakëve, janë evakuuar disa banorë, ndërsa disa të tjerë kanë bërë thirrje për ndihmë urgjente. Në pamje shihen flakë e shtëllunga tymi masive, ku janë asfiksuar edhe tre, të cilët kanë përfunduar në spital. 

Lidhur me zjarrin ka reaguar edhe Kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo. Përmes një njoftimi zyrtar, Tavo u bën thirrje banorëve të evakuohen menjëherë nga shtëpitë, bizneset apo ambientet e rrezikuara për të mbrojtur jetën e tyre. 

Ai gjithashtu u bën thirrje dhe të zbatojnë udhëzimet e autoriteteve dhe të kontaktojnë me shërbimet e emergjencës. Edhe autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të Himarës të mos neglizhojnë situatën dhe të largohen në kohë nga çdo zonë ku flakët përbëjnë rrezik për jetën dhe pronën./Dosja.al

 

2 MUAJ ME PARE

Tmerr në Himarë/ Kërkohet ndërhyrje urgjente, banorët në panik: Disa shtëpi janë rrethuar nga zjarri

Flakët "pushtojnë" Fierin e Himarën/ Evakuohen

Tmerr në Himarë/ Kërkohet ndërhyrje urgjente, banorët në panik: Disa shtëpi janë rrethuar nga zjarri

2 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Himara në "Ferr", nis evakuimi i disa banorëve, zjarri merr përmasa masive

Flakët "pushtojnë" Fierin e Himarën/ Evakuohen
pamje

HIMARË- Banorët kanë nisur evakuimin në Himarë, për shkak të përhapjes së zjarrit dhe pranisë së madhe të tymit në zonën e banuar. Flakët kanë përfshirë disa banesa, ndërsa situata vijon të paraqitet e rënduar.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për shuarjen dhe izolimin e zjarrit, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme. Evakuimi po kryhet si masë sigurie për banorët, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e situatës./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Situata alarmante në Himarë, digjet një banesë, flakët rrezikojnë shtëpi të tjera

Flakët "pushtojnë" Fierin e Himarën/ Evakuohen
pamjet

HIMARË- Zjarri në Himarë ka marrë përmasa masive, pasi ka përparuar me shpejtësi dhe ka përfshirë një banesë. Si pasojë, flakët rrezikojnë edhe shtëpitë e tjera në zonë. Forcat zjarrfikëse vijojnë të jenë në terren, ku po punojnë për shuarjen dhe izolimin e flakëve, me qëllim frenimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

Ndërhyrja po vështirësohet nga era e fortë dhe terreni i vështirë, të cilat favorizojnë përhapjen e flakëve. Gjithashtu forcat në terren po përqendrohen në mbrojtjen e banesave dhe pronave pranë zonës së përfshirë nga zjarri./Dosja.al

 

2 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Zjarri masiv në Himarë, përkeqësohet situata, flakët u afrohen banesave

Flakët "pushtojnë" Fierin e Himarën/ Evakuohen
pamjet

HIMARË- Situata e zjarrit është përkeqësuar në Himarë, pasi raportohet se flakët u janë afruar banesave. Të favorizuara nga era e fortë që fryn në zonë, flakët kanë marrë përmasa të konsiderueshme dhe po përhapen me shpejtësi.


Situata mbetet shqetësuese, ndërsa në drejtim të Himarës është nisur një zjarrfikëse e Vlorës pas kërkesës për ndihmë nga kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo./Dosja.al

 

 

2 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Zjarr në një hotel në Velipojë, evakuohen pushuesit! Zjarrfikëset në vendngjarje

Flakët "pushtojnë" Fierin e Himarën/ Evakuohen

VELIPOJË- Një zjarr në një hotel në Velipojë ka alarmuar pushuesit që ndodheshin brenda godinës. Raportohet se kati i 5-të i hotelit në rrugën 13 është shkrumbuar nga flakët. Sipas informacioneve, pushuesit që ndodheshin brenda hotelit kanë dalë jashtë ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Një zjarrfikëse që qëndron në Velipojë gjatë sezonit turistik ka mbërritur në vendngjarje dhe ka ndërhyrë menjëherë. Ndërkohë dy zjarrfikëse të tjera janë nisur nga Shkodra për të bërë të mundur shuarjen totale të flakëve.

Sipas informacioneve, vatra e zjarrit është neutralizuar dhe pjesa tjetër e hotelit nuk rrezikon përhapjen e flakëve dhe djegien e mëtejshme. Janë ende të paqarta arsyet e rënies së zjarrit./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Zjarr masiv edhe në Himarë, era e fortë favorizon flakët, banorët në alarm

Flakët "pushtojnë" Fierin e Himarën/ Evakuohen

HIMARË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e kësaj të premte pranë bypass-it të qytetit të Himarës. Flakët kanë marrë përmasa të konsiderueshme dhe po përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga era e fortë që fryn në zonë.

Në zonën ku ka rënë zjarri ndodhen edhe banesa, duke rritur shqetësimin për përhapjen e flakëve pranë zonave të banuara. Situata mbetet shqetësuese, ndërsa pritet ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Zjarr në fshatin Picar të Gjirokastrës, flakët në afërsi të banesave, banorët në alarm

Flakët "pushtojnë" Fierin e Himarën/ Evakuohen
pamjet

GJIROKASTËR- Një zjarr ka përfshirë zonën pyjore në hyrje të fshatit Picar, duke krijuar rrezik për përhapjen e flakëve drejt zonës së banuar. Pas njoftimit për situatën, në drejtim të vendngjarjes u nisën menjëherë dy grupe të shërbimit zjarrfikës.

Me mbërritjen në terren, u konstatua se zjarri kishte rënë në një zonë me dendësi të lartë shkurresh dhe pylli, duke e vështirësuar ndërhyrjen. Zjarri ndodhet në afërsi të fshatit, ndaj rreziku për banesat dhe banorët mbetet i pranishëm, veçanërisht nëse flakët favorizohen nga kushtet e terrenit dhe era e fortë.

Aktualisht, dy grupe zjarrfikëse po punojnë për izolimin e vatrës, ndërsa në terren po mbërrin edhe grupi i tretë, me qëllim vënien sa më shpejt të situatës nën kontroll dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit drejt banesave./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Tym e flakë në zonë/ Situata alarmante me zjarrin në Levan, tre persona me shenja asfiksie, ambulanca në vendngjarje

Flakët "pushtojnë" Fierin e Himarën/ Evakuohen
pamjet

FIER- Situata në Levan, mbetet kritike për shkak të përhapjes masive të flakëve. Si pasojë e flakëve dhe tymit, tre persona janë paraqitur me shenja asfiksie. Në terren janë angazhuar mjekë dhe infermierë të Qendrës Shëndetësore Levan, si dhe dy autoambulanca me personel shëndetësor nga Spitali Rajonal Fier.

Ndërkohë zjarrfikësit, po vijojnë "luftën" për izolimin e flakëve./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

PAMJE APOKALIPTIKE/ Zjarri në Levan merr përmasa të mëdha, banorët me çanta në krahë dhe të përlotur dalin në rrugë 

Flakët "pushtojnë" Fierin e Himarën/ Evakuohen
pamjet

LEVAN- Situata me zjarret në Levan të Fierit vijon të jetë alarmante. Flakët kanë përfshira sipërfaqe të mëdha toke, pasi po favorizohen edhe nga era e fortë.

Siç shihet edhe në pamje, banorët kanë marrë sendet personale me vete dhe po evakuohen. Disa prej tyre shfaqen të përlotur, ndërsa nuk pranojnë të largohen dhe të lënë shtëpitë mes flakëve.

Flakët "pushtojnë" Fierin e Himarën/ Evakuohen
Në zonë ndodhen ekipe zjarrfikëse dhe policia. Në pamje shihen po ashtu flakët që kanë përfshirë gjithë zonën dhe është mbuluar me tym. Si pasojë e flakëve janë djegur edhe sipërfaqe të tëra me ullinj./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Zjarrfikësit vijojnë luftën me flakët në Levan të Fierit, banorët dalin të alarmuar në rrugë

Flakët "pushtojnë" Fierin e Himarën/ Evakuohen
Pamje nga zjarri

FIER- Situata e zjarrit në Levan të Fierit vazhdon të mbetet problematike dhe kritike për banorët e zonës. Raportohet se flakët kanë përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme të tokave bujqësore ndërsa era ka favorizuar përhapjen e flakëve.

Banorët janë të alarmuar nga situata duke dalë në rrugë. Në vendodhje ndodhen forcat zjarrfikëse dhe forcat policore të cilat po monitorojnë dhe punojnë në shuarjen dhe izolimin total të vatrës së zjarrit. Pylli në Levan është përfshirë në flakë dhe e gjithë zona është mbuluar nga tymi, ndërsa zjarri është shumë pranë banesave./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Shtëllunga e tymit nga zjarret në Fier arrijnë në Vlorë, nxihet qielli

Flakët "pushtojnë" Fierin e Himarën/ Evakuohen
Pamje nga Vlora

VLORË- Zjarri i përmasave të mëdha i regjistruar ditën e sotme në Fier ka përfshirë nga tymi edhe Vlorën. Shtëllunga e tymit ka arritur deri në Vlorë ku një pjesë e qiellit në hyrje të qytetit ka marrë ngjyrë të zezë, për shkak të flakëve në fshatrat e bashkisë fqinje.

Situata e rrezikshme e zjarreve në disa fshatra ka vënë në alarm forcat e shërbimit zjarrfikëse të Fierit dhe jo vetëm. Vatrat mbeten problematike ku disa banesa janë përfshirë nga flakët dhe janë evakuuar banorët e zonave të prkeura nga zjarri./Dosja.al

 

2 MUAJ ME PARE

"Po humbasim gjithçka"/ Zjarri përfshin edhe Peshtanin e Vogël në Fier, banorët të zemëruar: Ku është zjarrfikësja?

Flakët "pushtojnë" Fierin e Himarën/ Evakuohen
Shtëllungë tymi në Peeshtan

FIER- Zjarri që ka përfshirë disa fshatra të Bashkisë Fier ka marrë përmasa më të mëdha. Flakët janë përhapur me shpejtësi në drejtim të Peshtanit të Vogël duke vënë në rrezik qindra rrënjë ullinj dhe banesa të shumta.

Deri më tani situata paraqitet kritike, ndërsa mësohet se banorët e zonës janë evakuuar si masë paraprake. Banorët janë shprehur të shqetësuar dhe zemëruar duke thënë se nëse ndërhyrja do të ishte bërë më herët zjarri nuk do të kishte këto përmasa.

“Ku është helikopteri, ku është zjarrfikësja? Zjarri mund të ishte parandaluar, po humbasim gjithçka”, shprehet një banor.

Sakaq, flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi ndërsa forcat e shërbimit zjarrfikëse po punojnë për izolimin e plotë të vatrës së zjarrit./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Përhapet masivisht zjarri në Fier/ Flakët përfshijnë edhe stallën e bagëtive, digjen makineritë bujqësore, shpëtohen 20 krerë lopë

Flakët "pushtojnë" Fierin e Himarën/ Evakuohen
pamjet

FIER- Flakët kanë përfshirë një stallë bagëtish në Levan të Fierit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Bëhet me dije se zjarri ka shkrumbuar ushqimin e bagëtive, si dhe një sasi të madhe makinerish bujqësore që ndodheshin brenda stallës.

Për izolimin e flakëve kanë ndërhyrë menjëherë shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur izolimin e flakëve dhe parandalimin e një tragjedie më të madhe. Po ashtu zjarrfikësit kanë shpëtuar mbi 20 krerë lopë./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Eskalon situata e zjarrit në Levan të Fierit, digjet një banesë, evakuuohen disa familje

Flakët "pushtojnë" Fierin e Himarën/ Evakuohen
Zjarri në Levan


FIER- Situata e zjarrit në Levan të Fierit shfaqet kritike. Flakët kanë përfshirë një banesë të pabanuar të asaj zone, ndërsa rrezikohen edhe banesa të tjera aty pranë.

Mësohet se është bërë evakuuimi i banorëve nga shtëpitë e tyre sepse tymi ka pushtuar zonën ndërsa situata paraqitet problematike. Zjarri ka marrë përmasa të mëdha duke bllokuar edhe hekurudhën Fier-Vlorë, ndërsa situata po monitorohet dhe zjarrfikëset po punojnë për shuarjen e vatrës./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Regjistrohet një vatër zjarri në zonën e Qukës-Shkumbinit, ndërhyrje të menjëherëshme

Flakët "pushtojnë" Fierin e Himarën/ Evakuohen
Vatra e zjarrit

PRRENJAS- Një vatër zjarri e përmasave të mëdha është regjistruar ditën e sotme në zonën e Qukës-Shkumbinit, në bashkinë Prrenjas duke vënë në rrezik banesat që ndodheshin pranë vatrës së zjarrit. Sipas informacioneve paraprake, forcat zjarrfikëse të Prrenjasit dhe Librazhdit u angazhuan në terren për shuarjen dhe izolimin total të vatrës së zjarrit së bashku me Policinë e Shtetit.

Falë ndërhyrjes së menjëherëshme të forcave zjarrfikëse dhe strukturave përgjegjëse të koordinuara nga Ministria e Mbrojtjes u mundësua izolimi i vatrave duke u shmangur njëkohësisht përhapja e mëtejshme.  Sakaq, ekipet në terren po monitorojnë zonën për të evituar riaktivizimin e vatrave të zjarrit, ndërsa pritet të përcaktohet edhe shkaku i zjarrit./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Situata e zjarrit në Radostinë/ Shefi i Mbrojtjes Civile të Prefekturës Fier: Nuk ka banesa të djegura, janë evakuuar 7-8 familje

Flakët "pushtojnë" Fierin e Himarën/ Evakuohen
Kreshnik Ymeraj

FIER- Shefi i Mbrojtjes Civile në Prefekturën e Fierit Kreshnik Ymeraj, ka bërë një regaim në lidhje me situatën e zjarrit në kodrat e Radostinës. Sipas tij, zjarri nisi fillimisht në fshatin Drizë dhe Fadis ndërsa era e fortë ka përhapur flakët mëtej duke dalë jashtë kontrollit.

Për shuarjen e vatrës së zjarrit janë angazhuar forca të shërbimeve zjrrfikëse jo vetëm ato të Bashkisë Fier por edhe të bashkive fqinje. Ymeraj bëri me dije se deri më tani janë evakuuar 7-8 familje ndërsa nuk ka banesa të dëmtuara, por prani të zjarrit në oborret e banesave.

“Zjarri ka nisur që në mesditë, në fshatin Drizë dhe Fadis. Për shkak të erës dhe terrenit të vështirë ka marrë një përhapje edhe në zona të tjera. Ka arritur deri këtu në zonën e liqenit që i themi ne, në pyllin e Peshtanit. Ka prekur edhe masivin pyjor të zonës së mbrojtur këtej. Menjëherë me marrjen e njoftimit janë angazhuar strukturat vendore të bashkisë me 4 mjete zjarrfikëse për vënien nën kontroll të zjarreve. Duke vlerësuar situatën që paraqitej problematike, kemi angazhuar edhe kapacitete të tjera të bashkive fqinje.

Kemi bërë kërkesë menjëherë për ndërhyrje nga ajri, me qëllim izolimin e vatrës dhe vënien nën kontroll të zjarreve. Në këtë perimetër zjarri ka edhe njësi ekonomike dhe zona të banuara. Kemi bërë edhe evakuimin e disa familjeve, mund të jenë diku te 7-8 familje që janë evakuuar. Aktualisht nga të dhënat paraprake nuk kemi banesa të dëmtuara, por kemi vetëm prezencë të zjarreve në oborret e banesave. Falë ndërhyrjes në kohë është bërë e mundur deri tani që të mos kemi djegie të banesave.

Të gjitha forcat nga toka dhe ajri po operojnë për vënien nën kontroll të zjarreve. Aktualisht janë 2 helikopterë që po operojnë. Ndërhyrja nga ajri nuk është e vonuar. Ndërhyrja nga ajri ka filluar që kur vatra e zjarrit ka qenë në zona të tjera. Për shkak të frikës që kanë qytetarët, mund ta konsiderojnë si ndërhyrje të vonuar. Do të punohet me të gjitha forcat dhe kapacitetet për ta vënë zjarrin nën kontroll”, tha shefi i Mbrojtjes Civile në Prefekturën e Fierit, Kreshnik Ymeraj./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Kalaja: Prej orës 10:30 në luftë me flakët, zjarri avancon drejt banesave në Zezë dhe Greps

Flakët "pushtojnë" Fierin e Himarën/ Evakuohen
pamjet

NIKËL- Një situatë alarmante raportohet prej orëve të paradites në fshatrat Zezë dhe Greps, ku zjarri vijon të përhapet. Kryetari i PD-së Krujë, Aulon Kalaja, ka bërë publik shqetësimin e banorëve të zonës, të cilët raportojnë se prej orës 10:30 po përballen me flakët, ndërsa zjarri po avancon drejt banesave.


Reagimi i plotë:

Që prej orës 10:30, fshati Zezë dhe Greps, po luftojnë me flakët e zjarrit. Zjarri po avancon drejt shtëpive, kështu raportojnë banorët./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Zjarri i madh përfshin Radostinën në Fier, era përhap flakët, zjarrfikëset në vendngjarje

Flakët "pushtojnë" Fierin e Himarën/ Evakuohen
Zjarri në Radostinë

FIER- Një vatër zjarri e përmasave të mëdha është regjistruar ditën e sotme në zonën e Radostinës, në Fier. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me ullinj dhe shkurre, ndërsa era e fortë ka mundësuar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Forcat e shërbimit zjarrfikse ndodhen në venngjarje dhe po punojnë për shuarjen e plotë të vatrës së zjarrit dhe neutralizimin e flakëve. Terreni i vështirë e ka vështirësuar më shumë punën e zjarrfiksëve/Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Alarm në Ulëz, zjarri i drejtohet banesave në fshatin Lundre, kërkohet ndërhyrje emergjente

Flakët "pushtojnë" Fierin e Himarën/ Evakuohen
Vatër zjarri

ULËZ- Situata e zjarrit në fshaitn Lundre në Ulëz, vijon të mbetet ende problematike. Sipas informacioneve paraprake, flakët janë afruar në banesat e fshatit Lundre duke e vënë në rrezik të gjithë fshatin.

Terreni i vështirë për të ndërhyrë nga toka e ka bërë edhe më të vështirë shuarjen totale të flakëve. Banorët kërkojnë mbështetje urgjente dhe ndërhyrjen ndërmjet ajrit për të shmangur përfshirjen e banesave nga flakët./Dosja.al

 

2 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Regjistrohet një vatër zjarri në Nikël, era përhap flakët në drejtim të shkurreve

Flakët "pushtojnë" Fierin e Himarën/ Evakuohen
Vatra e zjarrit

NIKËL- Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në Greps të Niklës. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka nisur pa ndonjë arsye të qartë.

 

Vatra e zjarrit po vijon të bëhet problematike pas përhapjes së saj në drejtim të pyjeve dhe shkurreve e favorizuar nga era. Flakët e zjarrit janë të dukshme nga distnca ndërsa ende nuk dihet nëse situata përbën rrezik për zonat e banuara./Dosja.al

 

2 MUAJ ME PARE

Vatë zjarri në Zall Herr, asnjë zjarrfikëse në vendngjarje

Flakët "pushtojnë" Fierin e Himarën/ Evakuohen
Vatra e zjarrit

TIRANË- Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në fshatin Qinam, të Zall Herrit. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë nisur ditën e sotme pa ndonjë shkak të qartë.

Banorët e zonës ankohen se askush nuk është angazhuar në terren për të bërë të mundur izolimin e vatrës së zjarrit. Sakaq, zona e Zall Herrit ka qënë këtë verë zona më problematike dhe më e prekur nga flakët./Dosja.al

zjaret ne vend

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin