LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dita e 3-të e kurorëzimit/ Festime në rrugë, koncert i mbajtur për nder të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshë Camilla

• Dita e tretë e ceremonies së kurorëzimit të Mbreti Charles III dhe Mbretëreshë Camilla. •Pas festimeve në rrugë në të gjithë Britaninë, një koncert madhështor u mbajt në nder të Mbretit dhe Mbretëreshës, ku këngëtarë si Lionel Richie, Katy Perry dhe Andrea Bocelli performuan në Kështjellën Windsor të dielën. •Charles, gruaja e tij Camilla dhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore iu bashkuan publikut prej 20 mijë personash dhe të ftuar posaçërisht për “Koncertin e Kurorëzimit”, të organizuar në pallatin e mbretit në perëndim të Londrës. •Festimet përfshinin gjithashtu një shfaqje të quajtur “Ndriçimi i Kombit”, me projeksione dhe shfaqje lazer që ndriçojnë monumentet dhe zonat me bukuri natyrore në të gjithë vendin. •Gjithashtu një fjalim i mbajtur nga Princi William morri vëmendjen e britanikëve, ku në mënyrë indirekte iu drejtua Princ William dhe Meghan Markle. •Gjatë kurorëzimit edhe në ditët festive dy vëlleyërit nuk u takuan me njëri-tjetrin. •Charles dhe gruaja e tij Camilla u kurorëzuan në Westminster Abbey të Londrës të shtunën, më 6 maj , në ngjarjen më të madhe ceremoniale të Britanisë për 70 vjet, duke përqafuar traditën e lashtë dhe elemente të modernitetit

9 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Kurorëzimi i Mbretit Charles/ Familja mbretërore publikon portretin e parë zyrtar të monarkut (FOTO)

Dita e 3-të e kurorëzimit/ Festime në rrugë, koncert i
Mbreti Charles III

BRITANI- Pas maratonës së aktiviteteve festive në kuadër të kurorëzimit historik të mbretit Charles III, familja mbretërore ka publikuar fotot e para zyrtare nga ceremonia dhe portretin e parë zyrtar të mbretit Charles. 

"Portreti i parë zyrtar i Madhërisë së Tij Mbretit që nga kurorëzimi i tij më 6 maj", shkroi familja mbretërore në llogarinë e tyre zyrtare në Tëitter, duke ngarkuar një foto të mbretit Charles me kurorën e tij dhe skeptrin e Kryqin e Orbit. 

Mbreti Charles dhe Camilla bënë gjithashtu deklaratën e tyre të parë zyrtare që nga kurorëzimi. 

“Ndërsa fundjava e Kurorëzimit po i afrohet fundit, gruaja ime dhe unë donim të ndajmë falënderimet tona më të sinqerta dhe të përzemërta për të gjithë ata që ndihmuan për ta bërë këtë rast kaq të veçantë. Ne i kushtojmë një nderim të veçantë njerëzve të panumërt që dhanë kohën e tyre për të siguruar që festimet në Londër, ëindsor dhe gjetkë të ishin sa më të lumtura, të sigurta dhe të këndshme. Për ata që u bashkuan në festime - qoftë nga shtëpia, në ahengje dhe vakte në rrugë, apo duke u bërë vullnetarë në komunitete - faleminderit secilit prej jush. Të dish që kemi mbështetjen dhe inkurajimin tënd dhe të shohësh mirësinë tënde të shprehur në shumë mënyra të ndryshme, ka qenë dhurata më e madhe e mundshme për kurorëzimin, ndërsa ne tani ofrojmë jetën tonë në shërbim të popullit të Mbretërisë së Bashkuar, mbretërive dhe të Komonuelthit ”, raportojnë ata. 

Ditët e kremtimit për kurorëzimin e mbretit Charles janë zhvilluar nga e shtuna deri sot, e hënë. 

3 VITE ME PARE

Mes miliona njerëzve në ceremoninë e kurorëzimit/ Truproja i mbretit Charles tërheq vëmendjen e publikut, VIDEOJA që po bën xhiron e RRJETIT

Dita e 3-të e kurorëzimit/ Festime në rrugë, koncert i
Johnny Thompson

BRITANI- Ndërsa miliona njerëz u mblodhën rreth Webminister Abbey për të ndjekur nga afër ceremoninë historike të kurorëzimit të mbretit Charles III, një burrë tërhoqi vëmendjen e publikut dhe shkaktoi bujë në mediat sociale.

Nënkoloneli Johnny Thompson, asistenti i Mbretit Charles i veshur me fustanellë, tërhoqi vëmendjen nga eventi kryesor për shkak të pamjes së tij tërheqëse. 

Në TikTok, ai është quajtur "Major Eye Candy".

Nënkoloneli Thompson ka vite që punon me familjen mbretërore. Ai ka qenë anëtar i Regjimentit Mbretëror të Batalionit të 5-të të Skocisë që nga viti 2006, dhe më parë ishte një nga truprojat më të vjetër të Mbretëreshës Elizabeth. 

3 VITE ME PARE

VIDEO- Princesha Charlotte kryen traditën për Mbretin, harron t'i drejtohet Mbretëreshës Camilla, reagimi i saj s'duhet humbur

Dita e 3-të e kurorëzimit/ Festime në rrugë, koncert i
Foto nga momenti kur kalon Mbreti dhe Mbreteresha

BRITANI E MADHE- Princesha Charlotte është treguar e kujdesshme që të respektojë deri në detaje rregullat mbretërore. Në krahasim me vëllezërit e saj, ajo qëndron e vëmendshme, e për këtë ka marrë edhe mbështetje nga prindërit dhe gjyshërit e saj.

Në kurorëzimin e Mbretit Charles, Princesha Charlotte është parë që të ulet në gjunjë në shenjë respekti, por humbet momentin ku kalon Mbretëresha Camilla. Por kjo e fundit e ka kapur në krahë, duke e siguruar se gjithçka shkoi mirë, "shkruan "DailyMail".

Charles III u kurorëzua si mbret i Mbretërisë së Bashkuar, përmes një ceremonie solemne. Charles ka qenë sovran që nga vdekja e nënës së tij, mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II. /Dosja.al 

3 VITE ME PARE

FOTOT që po bëjnë xhiron e RRJETIT/ Meghan Markle ishte e pranishme në kurorëzimin e mbretit Charles III e maskuar si burrë

 

Dita e 3-të e kurorëzimit/ Festime në rrugë, koncert i
Princ Harry

 

BRITANI- Edhe pse tashmë ceremonia historike e kurorëzimit të mbretit Charles ka përfunduar me performanvcën magjike të disa këngëtarëve të njohur ndërkombëtarisht në Londër, në media qarkullojnë foto që ngrejnë dyshime se princ Harry nuk mori pjesë i vetëm në ceremoninë historike të së shtunës. Më herët u raportua se bashkëshortja e tij, princesha e Sussesx do të qëndronte me fëmijët në Kaliforni aty ku janë zhvendosur prej dy vitesh nga ndarja e roleve të tyre në familjen mbretëore, por fotot që po qarkullojnë në rrjet tregojnë tjetër gjë. Aludohet se princesha e Sussex ka marrë pjesë në ceremoni, por e maskuar si një burrë. 

Në internet ka edhe komente kritike ku fansat e familjes mbretërore i mohojnë me forcë këto thashetheme. 

3 VITE ME PARE

Incidenti në kurorëzimin e Charles/ Ushtari bie përtokë pa ndjenja, pamjet bëhen virale (VIDEO)

Dita e 3-të e kurorëzimit/ Festime në rrugë, koncert i
Pamje nga ngjarja

BRITANI E MADHE- Në ceremoninë e zhvilluar në Kalanë e Cardiff në Uells gjatë kurorëzimit të Charles III, një ushtar ka rënë pa ndjenja. Mediat e huaja kanë siguruar pamje nga momenti i incidentit, ku ushtari pasi humbi ndjenjat, është kapur nga dy kolegë për ta larguar nga rreshti i ushtarëve.

Anëtari i Regjimentit të 104-të të Artilerisë Mbretërore, shihet teksa bie menjëherë në tokë. Vetëm pak çaste më vonë, shihet teksa mbërrijnë dy ushtarë dhe e tërheqin zvarrë gardianin pa ndjenja.

3 VITE ME PARE

Fjalimi i Princit William në kurorëzim/ Ngrihen dyshime në rrjet: A i dërgoi mesazh publik Princ Harry-it dhe Meghan Markle?

Dita e 3-të e kurorëzimit/ Festime në rrugë, koncert i
Princi William

BRIRTANI E MADHE- Princi William mbajti një fjaliM në Windsor në ngjarjen kushtuar babait të tij, mbretit Charles III, i cili u kurorëzua të shtunën në Londër. Mediat e huaja shkruajnë se gjatë fjalimit ai iu drejtua në mënyrë indirekte Meghan Markle dhe Princit Harry.

Teksa William tha se Mbretëresha Elizabeth II do të ishte krenare për Charles dhe falënderoi babanë e tij për përkushtimin e tij, fjalia që bie në sy ishte sa i përket dënimit të Harry dhe Meghan Markle: "Ne të gjithë mund të jetojmë duke shërbyer. Shërbimi është universal."

"Pavarësisht se sa madhështore janë festimet, në qendër të shkëlqimit është një mesazh i thjeshtë - shërbim ", -theksoi William.

Pas kësaj fjalie menjëherë vërshuan komentet në Twitter: "Shërbim, Harry. A e dëgjon këtë? Shërbimi. Kjo është diçka që Harry nuk e kupton", "Shërbimi, shërbimi, pyes veten për kë e kishte?"

Kujtojmë se kur Meghan dhe Harry njoftuan në vitin 2020 se do të largoheshin, Buckingham Palace lëshoi ​​deklaratën e mëposhtme: "Pas diskutimeve me Dukën, Mbretëresha ka konfirmuar se duke u larguar nga puna në familjen mbretërore nuk është e mundur për të vazhduar me përgjegjësitë dhe detyrat që vijnë me jetën e shërbimeve publike”.

Meghan dhe Harry u përgjigjën duke thënë: "Ne të gjithë mund të jetojmë me shërbim. Shërbimi është universal."

3 VITE ME PARE

FOTO- Nuk mori pjesë në kurorëzimin e mbretit Charles, zbulohet vendndodhja e Meghan Markle

Dita e 3-të e kurorëzimit/ Festime në rrugë, koncert i
Meghan Markle

SHBA- Meghan Markle është parë duke ecur pa bashkëshortin e saj Princ Harry, pranë rezidencës së tyre 14 milionë dollarëshe në Montecito, Kaliforni, disa orë pas kurorëzimit të mbretit Charles. Dukeshës së Sussex-IT iu bashkuan miqtë e saj Markus Anderson dhe Heather Dorak, në Kaliforni të dielën, pasi festoi ditëlindjen e djalit të saj Archie.

Mbreti ngriti një gotë për ditëlindjen e katërt të djalit të Princit Harry, Archie, në Pallatin Buckingham dje, për të nderuar nipin e tij. Charles përmendi nipërit e tij që mungonin, në ditën e tij të madhe.

Momenti prekës erdhi në një mbledhje private familjare në pallat pas kurorëzimit të tij në Westminster Abbey, dhe daljes në ballkon me mbretëreshën Camilla.

Kuptohet që Harry-t i ishte bërë me mirësjellje një ftesë për t'u bashkuar me drekën familjare, por ai vendosi të kthehej në Kaliforni për të festuar ditëlindjen e djalit të tij Archie-t.

Ishte hera e parë që Meghan, 41 vjeç, të shihej në publik që nga kurorëzimi i vjehrrit të saj të shtunën.

Meghan mungoi në festimet mbretërore në Mbretërinë e Bashkuar këtë fundjavë, pasi ajo qëndroi në SHBA për të festuar ditëlindjen e djalit të saj Archie, në shtëpinë e tyre në Montecito. /Dosja.al

3 VITE ME PARE

Kurorëzimi/ 13-vjeçarja me autizëm i bie pianos gjatë koncertit, preket Mbreti Charles

Dita e 3-të e kurorëzimit/ Festime në rrugë, koncert i
pianistja 13-vjeçare

BRITANI E MADHE- Në koncertin për nder të Mbretit Charles dhe Mbretëreshës Camilla, një pianiste e verbër 13-vjeçare, Lucy Illingworth me autizëm mahniti familjen mbretërore. Mediat e huaja shkruajnë se çifti i ri mbretëror i Britanisë ka mbetur pa fjalë nga performanca e 13-vjeçares Lucy Illingworth.

13-vjeçarja luajti Preludin e Bach në C Major në piano dhe u dëgjua nga më shumë se 20,000 njerëz që u mblodhën në Windsor së bashku me Mbretin Charles, Mbretëreshën Camilla dhe pjesën tjetër të familjes për koncertin. 

3 VITE ME PARE

Po kurorëzohej MBRET! Habit Charles, i ankohet Camillës: Kjo është e mërzitshme

Dita e 3-të e kurorëzimit/ Festime në rrugë, koncert i
Mbreti dhe Camilla

BRITANI E MADHE- Pavarësisht imazheve vezulluese të kurorëzimit të Mbretit Charles, ceremonia nuk ishte dhe aq e bukur për të, pasi është filmuar duke u ankuar.

Sipas Sky News, Mbreti Charles i tha mbretëreshës Camilla "është e mërzitshme" teksa ai po priste për rreth pesë minuta jashtë Westminster Abbey në karrocë. Sipas të njëjtit burim, "përgjegjës" për pritjen e mbretit Charles ishte djali i tij, Princi Uilliam dhe familja e tij, të cilët u vonuan për shkak se nuk ishin në Abbey në kohën e mbërritjes së mbretit në karroca që e çoi nga pallati i Buckingham.

Në pamjet e kapur në kamera, ekspertët e leximit të buzëve i thanë Sky News se Mbreti Charles i tha Mbretëreshës Camilla: "Ne nuk mund të jemi kurrë në kohë. Gjithmonë diçka po ndodh. Kjo është e mërzitshme."

Shumë në mediat britanike ia atribuojnë këtë acarim pritjes për momentin më të madh në jetën e mbretit Çarls, i cili ka pritur shumë vite deri në kurorëzimin e tij.

kurorezimi i mbretit charles iii

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin