LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Sulmohet me armë shtëpia e Nancy Pelosi në SHBA, plagoset bashkëshorti, autori në pranga

Një burrë ka hyrë në shtëpinë e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosi. Si pasojë e sulmi është plagosur bashkëshorti i saj Paul Pelosi i cili aktualisht gjendet në spital. Në një deklaratë, zëdhënësi i Pelosit, Drew Hammill, tha se burri i saj, 82 vjeç, po merrte kujdesin mjekësor dhe pritet të shërohet plotësisht. Ndërkohë autori i sulmit është vënë në pranga dhe ndodhet në paraburgim ku po merret në pyetje nga policia. Ende nuk dihet shkaqet e sulmit apo identiteti i autorit. Kjo nuk është hwera e parë që shtëpia e Pelosit në San Francisco bëhet objekt sulmi pasi edhe në të kaluar është vandalizuar. Nancy Pelosi apo familjarët e saj ende nuk kanë reaguar në lidhje me ngjarje.

5 artikuj për këtë temë.

4 VITE ME PARE

Biden shpreh mbështetjen e tij për Nancy Pelosi, pas sulmit në shtëpinë e saj

Sulmohet me armë shtëpia e Nancy Pelosi në SHBA, plagoset
Pelosi dhe Biden

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden telefonoi sot kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, pasi një burrë hyri në shtëpinë e saj në San Francisko dhe plagosi bashkëshortin e saj, 82-vjeçarin Paul Pelosi.

Në një deklaratë të publikuar nga Shtëpia e Bardhë, presidenti ka shprehur mbështetjen për Kryetaren por dhe familjen e saj në këtë moment të vështirë.

“Presidenti po lutet për Paul Pelosi dhe gjithë familjen e Presidentit Pelosi. Këtë mëngjes ai telefonoi Presidentin Pelosi për të shprehur mbështetjen e tij në vazhdën e këtij sulmi të tmerrshëm. Ai është shumë i kënaqur që Paul Pelosi pritet të shërohet plotësisht”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Mëngjesin e sotëm një burrë ka hyrë në shtëpinë e Nancy Pelosit në San Francisko ku ka sulmuar burrin e saj Paul Pelosi duke i shkaktuar disa plagë dhe hematoma në trup. Autori është vënë në prangat e policisë ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe motivet e krimit.

4 VITE ME PARE

U godit me çekiç, burri i Pelosit pësoi traumë në kokë dhe lëndime të rënda në trup

Sulmohet me armë shtëpia e Nancy Pelosi në SHBA, plagoset
Paul Pelosi

SHBA- Paul Pelosi, bashkëshorti i kryetares Nancy Pelosi, u sulmua dhunshëm në shtëpinë e tyre në San Francisko herët në mëngjes të së premtes.

Sipas mediave vendase, sulmi ndodhi pasi një burrë hyri në shtëpinë e Pelosit në bllokun 2600 të Broadway Street në San Francisko dhe sulmoi burrin e saj me çekiç.

82-vjeçari Pelosi pësoi një traumë të fortë në kokë dhe trup dhe po trajtohet për mavijosje, ënjtje të rënda dhe lëndime të tjera.

Paul Pelosi u shtrua në spital dhe pritet të shërohet plotësisht dhe sulmuesi ndodhet në paraburgim nga policia ndërkohë që ende nuk është i ditur motivi i sulmit.

Oficerët e policisë së San Franciskos iu përgjigjën rezidencës Pelosi rreth orës 2:27 të mëngjesit, sipas një zëdhënësi, ndërkohë që shefi i policisë së San Franciskos, Bill Scott do të japë më shumë detaje në një konferencë për shtyp.

4 VITE ME PARE

"Gjakderdhja po vjen", paralajmërimi i deputetit Swalwell dhe sulmi në shtëpinë e Pelosit dy javë para zgjedhjeve

Sulmohet me armë shtëpia e Nancy Pelosi në SHBA, plagoset
Eric Swalwell

SHBA- Mëngjesin e sotëm është raportuar një sulm në shtëpinë e Kryetare së Dhomës së Përfaqëesuesve në SHBA, Nancy Pelosi ku është plagosuri bashkëshorti i saj Paul.

Sulmi vjen dy javë para zgjedhjeve afatmesme në SHBA të cilat këtë vit janë shoqëruar me tensione dhe incidente të paprecedentë.

Në muajin gusht ka qenë deputeti Eric Swalwell i Kalifornisë i cili denoncoi se një burrë i telefonoi zyrës së tij, duke përsëritur sharje homofobike dhe duke kërcënuar se do të qëllonte dhe do ta vriste kongresmenin.

"Gjakderdhja po vjen"- shkroi Swalwell në Twitter teksa denoncoi dhe kërcënimet e marra me anë të telefonit.

Gjithashtu në rrjetet sociale janë denoncuar një grup personash, të cilët të veshur me uniformë në ngjyrë ushtarake dhe të armatosur qëndrojnë pranë disa qendrave të votimit dhe pyesin çdo person që afrohet se për kë do të votojnë. Kjo gjë ka sjellë frikë dhe panik te njerëzit pasi ndjehen të kërcënuar dhe sipas analistëve kjo mund të çojë në uljen e numrit të votuesve.

4 VITE ME PARE

Plagoset nga një sulm burri i Nancy Pelosit, zëdhënësi i saj: Autori është ndaluar, motivi nuk dihet ende

Sulmohet me armë shtëpia e Nancy Pelosi në SHBA, plagoset
Çifti Pelosi

SHBA- Bashkëshorti i kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, Paul Pelosi, u “sulmua dhunshëm” herët në mëngjes të së premtes nga një sulmues që hyri në shtëpinë e tyre në San Francisko, sipas një deklarate nga zyra e saj.

Sipas NBC, lajmin e konfirmoi zëdhënësi i demokrates nga Kalifornia, Drew Hammill i cili tha se sulmuesi është në paraburgim dhe motivi i sulmit është nën hetim.

“Pelosi u dërgua në spital, ku po merr kujdes të shkëlqyer mjekësor dhe pritet të shërohet plotësisht. Kryetarja dhe familja e saj janë mirënjohës për përgjigjet e parë dhe profesionistët mjekësorë të përfshirë dhe kërkojnë privatësi në këtë moment”, tha Hammill.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve nuk ishte në San Francisko në kohën e sulmit, thuhet në deklaratë, megjithëse nuk specifikohet se ku ndodhej.

Deklarata nuk jepte asnjë detaj shtesë se si i dyshuari hyri në shtëpinë e tyre, si u sulmua burri i Pelosit, 82 vjeç, apo çfarë lëndimesh mund të kishte pësuar. Është e paqartë se cili ishte motivi për depërtimin dhe sulmin, megjithëse udhëheqësit kombëtarë kanë paralajmëruar për potencialin e dhunës politike, veçanërisht me zgjedhjet afatmesme të 2022 më pak se dy javë larg.

4 VITE ME PARE

U sulmua mëngjesin e sotëm, shtëpia e Nancy Pelosit "nën shënjestër" të herë pas hershme të vandalëve

Sulmohet me armë shtëpia e Nancy Pelosi në SHBA, plagoset
Shtepia e Pelosit

SHBA- Mëngjesin e sotëm është sulmuar shtëpia e Kryetare së Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosi ku është plagosur bashkëshorti i saj Paul.

Sipas mediave vendase, 82-vjeçari është dërguar në spital dshe ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërkohë që autori i plagosjes është vënë në pranga. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi e Pelosit, Drew Hammill i cili dha një deklaratë ku informoi për sulmin dhe gjendjen e Paul.

Por kjo nuk është hera e parë që shtëpia e Pelosit bëhet qendër e sulmeve apo vandalizimit por është hera e parë që dikush lëndon një familjar të saj.

Në vitin 2007 ku Pelosi ishte anëtare e Kongresit, një grup protestuesish nga Code Pink, një grup grash kundër luftës, kanë protestuar përpara shtëpisë së kryetares Nancy Pelosi, duke shpalosur një banderolë në pragun e derës së shtëpisë së saj. Protesta, e cila filloi me dhjetëra demonstrues, ishte vetëm përpjekja më e fundit e Code Pink për të angazhuar Pelosin, e cila mendon se grupi nuk ka shkuar aq larg ose aq shpejt sa për të kthyer trupat në shtëpi nga Iraku.

Ndërkohë më 2 janar të 2021, shtëpia e saj u vandalizua me një referencë të dukshme për përpjekjet e dështuara të ligjvënësve për t'u siguruar amerikanëve 2000 dollarë kontrolle të ndihmës për COVID-19. Grafiti u gjet në derën e garazhit të shtëpisë së Pelosit gjatë natës me frazat "2 mijë dollarë", "Anulo qiranë!" dhe "Ne duam gjithçka".

Që nga pasditja e së premtes, dera e garazhit ishte e mbuluar me qese të zeza mbeturinash. Vandalët lanë gjithashtu gjak të rremë dhe atë që duket të jetë një kokë derri jashtë shtëpisë së Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve në San Francisko.

nancy pelosi sulmohet shtepia e pelosit paul pelosi drew hammill

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin