LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Mes bisedimeve diplomatike në Pakistan dhe krizës në Ngushticën e Hormuzit, zhvillimet e fundit mbi tensionet e luftës në Lindjen e Mesme

•Media ndërkombëtare BBC, ka raportuar mbi tensionet dhe qëndrimet e kundërta midis SHBA-së dhe Iranit lidhur me kontrollin e Ngushticës së Hormuzit, si një pikë kyçe strategjike e konfliktit.•Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump, tha se përfaqësuesit e tij po udhëtojnë drejt Islamabadit, Pakistan, për një rund tjetër bisedimesh më 20 prill me Iranin, ndërsa Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur.•Komentet e fundit të Trumpit vijnë vetëm disa ditë përpara skadimit të një armëpushimi dyjavor me forcat e SHBA-së dhe Izraelit më 22 prill.• Kryetari i parlamentit të Iranit tha se ka pasur përparim në bisedimet me Uashingtonin, por se mbeten dallime themelore. •Ndërsa presidenti amerikan, hodhi poshtë atë që e quajti “shantazh” nga Teherani, pasi ky i fundit sërish mbylli Ngushticën e Hormuzit. •Në një intervistë për Fox News, Sekretari Amerikan i Energjisë Chris Wright deklaroi se, Shtetet e Bashkuara janë afër një marrëveshjeje me Iranin, duke theksuar se negociatat po vazhdojnë dhe mund të çojnë në një rezultat pozitiv të konfliktit.• Ambasadori amerikan në OKB mohon se sulmi ndaj termocentraleve të drejtuara nga IRGC është krim lufte. 

4 artikuj për këtë temë.

7 MUAJ ME PARE

Ambasadori amerikan në OKB mohon se sulmi ndaj termocentraleve të drejtuara nga IRGC është krim lufte

Mes bisedimeve diplomatike në Pakistan dhe krizës në
Mike Waltz

SHBA- Ambasadori i SHBA-së në OKB, Mike Waltz, i tha partnerit amerikan të BBC-së, se është një nocion i rremë, i rremë dhe qesharak që sulmi ndaj këtyre infrastrukturave është një lloj krimi lufte Më tej ai argumentoi se se urat dhe termocentralet e drejtuara nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) janë objektiva legjitime ushtarake.

Në intervistën për CBS, Waltz tha gjithashtu se është i bindur se Irani më në fund do të heqë dorë nga obsesioni për të pasur një armë bërthamore.

Irani vazhdimisht ka thënë se zhvillimi i tij bërthamor është paqësor dhe se nuk është përpjekur kurrë të zhvillojë një armë bërthamore. Ekspertët kanë paralajmëruar më parë se Irani ka pasuruar uranium në nivele shumë më të larta se ato të nevojshme për gjenerimin e energjisë./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Konflikti me Iranin/ Sekretari amerikan i Energjisë: Jemi afër një marrëveshjeje me Iranin

Mes bisedimeve diplomatike në Pakistan dhe krizës në

SHBA- Sekretari Amerikan i Energjisë Chris Wright deklaroi, Shtetet e Bashkuara janë afër një marrëveshjeje me Iranin, duke theksuar se negociatat po vazhdojnë dhe mund të çojnë në një rezultat pozitiv të konfliktit.

Në një intervistë me Fox News, Wright argumentoi se kontaktet me Teheranin janë duke vazhduar, pavarësisht mesazheve kontradiktore që po bëhen publike, duke vënë në dukje se progresi i bisedimeve është më i madh se sa është i dukshëm publikisht.

Ai e përshkroi Donald Trump si një negociator krijues, duke theksuar se ai përdor forma të ndryshme presioni dhe pasiguri strategjike si mjete në bisedime.

Në të njëjtën kohë, ai shprehu vlerësimin se konflikti mund të përfundojë me zhvillime pozitive, duke vënë në dukje se rifillimi i aktivitetit të transportit detar do të kërkojë pak kohë, por ndoshta jo shumë kohë, me kusht që kalimi nëpër Ngushticë të rihapet. "Unë besoj se do të kemi një fund të lumtur për këtë konflikt.", u shpreh ai./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Qalibaf i Iranit flet për “përparim”, ndërsa Trump refuzon “shantazhin”

Mes bisedimeve diplomatike në Pakistan dhe krizës në

Kryetari i parlamentit të Iranit tha se ka pasur “përparim” në bisedimet me Uashingtonin, por se mbeten dallime “themelore”. Ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump, hodhi poshtë atë që e quajti “shantazh” nga Teherani, pasi ky i fundit sërish mbylli Ngushticën e Hormuzit.

“Ne jemi ende larg diskutimit përfundimtar”, tha Mohammad Baqer Qalibaf, i cili është edhe negociatori kryesor i Iranit, në një fjalim të transmetuar në televizion herët më 19 prill.

“Kemi bërë përparim në negociata, por ka shumë boshllëqe dhe disa pika themelore mbeten”, shtoi ai, duke iu referuar rundit të parë të bisedimeve ballë për ballë në Islamabad më 11-12 prill.

“Ka disa çështje për të cilat ne këmbëngulim...Edhe ata kanë vijat e tyre të kuqe. Por këto çështje mund të jenë vetëm një ose dy”, shtoi ai, duke shprehur gjithashtu qëndrime të vijës së ashpër, duke pretenduar se Irani ka qenë “fitimtar në terren”, gjatë luftës.

Fati i takimeve të rinovuara ballë për ballë midis Uashingtonit, Teheranit dhe ndërmjetësve pakistanezë dukej i paqartë. Trump më 17 prill përmendi përparim dhe tha se negociatat do të vazhdojnë gjatë fundjavës.

“Do të flasim për Iranin më vonë. Kemi bisedime shumë të mira në zhvillim”, tha Trump.

Megjithatë, mes spekulimeve se palët mund të mblidhen sërish më 20 prill në Islamabad, nuk është shpallur ende një datë e re.

Organi më i lartë i sigurisë kombëtare i Iranit më 18 prill tha se Teherani po shqyrton “propozime të reja”, nga Shtetet e Bashkuara, të dorëzuara përmes shefit të ushtrisë pakistaneze Asim Munir, por ende nuk ka dhënë përgjigje.

Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare theksoi se ekipi negociator i Iranit “nuk do të bëjë as kompromisin më të vogël, tërheqje apo zbutje”, dhe do të mbrojë interesat kombëtare “me të gjithë forcën e tij”.

Këto deklarata vijnë disa ditë përpara skadimit të një armëpushimi dyjavor midis forcave të SHBA-së dhe Izraelit dhe Iranit, që përfundon më 22 prill.

Shpresat se transporti detar do të rifillonte përmes ngushticës rezultuan jetëshkurtra më 18 prill, pasi forcat iraniane sulmuan të paktën tre anije civile pasi Teherani njoftoi se po tërhiqte vendimin për të rihapur rrugën.

Duke folur në Uashington, presidenti amerikan, Donald Trump, tha: “U bënë pak të lezetshëm... Donin ta mbyllnin sërish ngushticën, e dini, siç kanë bërë prej vitesh. Dhe nuk mund të na shantazhojnë”.

Një monitor i sigurisë detare detajoi tre sulme, incidentet e para të tilla që nga fillimi i armëpushimit dyjavor më 8 prill.

Në incidentin e parë, dy anije të armatosura të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) qëlluan pa paralajmërim mbi një cisternë, tha monitori.

Më vonë, ai tha se një anije kontejnerësh u “godit nga një predhë”, ndërsa pati një goditje të afërt në një sulm ndaj një anijeje të tretë.

Dy nga anijet mbanin flamurin indian, gjë që e shtyu Indinë të thërrasë ambasadorin iranian në shenjë proteste.

Pas incidenteve të fundit, forcat detare të IRGC-së vonë më 18 prill paralajmëruan se çdo anije që i afrohet Ngushticës së Hormuzit do të trajtohet si objektiv.

“Paralajmërojmë se asnjë anije, e çfarëdo lloji, nuk duhet të largohet nga vendankorimi i saj në Gjirin Persik dhe Detin e Omanit. Çdo përpjekje për t’iu afruar Ngushticës së Hormuzit do të konsiderohet bashkëpunim me armikun, dhe anija shkelëse do të jetë objektiv”, thuhet në faqen e saj zyrtare të lajmeve.

Qalibaf — për të cilin shumë vëzhgues thonë se është fuqia reale prapa regjimit iranian — më 17 prill kishte publikuar një postim të ashpër në rrjetet sociale, duke akuzuar Trumpin se po thotë “gënjeshtra”, dhe duke thënë se për sa kohë që bllokada amerikane e porteve iraniane është në fuqi, “Ngushtica e Hormuzit nuk do të mbetet e hapur”./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Trump thotë se negociatorët po shkojnë në Pakistan, i bën thirrje Teheranit ta pranojë marrëveshjen

Mes bisedimeve diplomatike në Pakistan dhe krizës në
DONALD TRUMP

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se përfaqësuesit e tij po udhëtojnë drejt Islamabadit, Pakistan, për një rund tjetër bisedimesh më 20 prill me Iranin, ndërsa Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur.

Duke shkruar në platformën e tij Truth Social më 19 prill, Trump tha se “SHBA-ja po ofron një MARRËVESHJE shumë të drejtë dhe të arsyeshme, dhe shpresoj që ta pranojnë sepse, nëse nuk e bëjnë, Shtetet e Bashkuara do të shkatërrojnë çdo central energjie dhe çdo urë në Iran. S'KA MË ZOTI I SJELLSHËM!”.

Komentet e fundit të Trumpit vijnë vetëm disa ditë përpara skadimit të një armëpushimi dyjavor me forcat e SHBA-së dhe Izraelit më 22 prill.

Më herët gjatë javës kishte shpresa se ngushtica, e cila zakonisht përbën rreth një të pestën e tregtisë globale të naftës, do të hapej pas më shumë se një muaji të mbylljes, pasi Teherani njoftoi se ishte i hapur për trafikun komercial detar për pjesën e mbetur të një armëpushimi të veçantë 10-ditor mes Izraelit dhe Libanit, i cili hyri në fuqi më 16 prill.

Megjithatë, këto shpresa rezultuan jetëshkurtra, mes raportimeve se forcat iraniane kishin sulmuar të paktën tre anije civile, dy prej të cilave thuhet se ishin me flamur indian dhe një anije me flamur francez.

Më herët më 19 prill, agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Tasnim, e afërt me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike, tha se anije me flamur të Botsvanës dhe Angolës u detyruan të ndryshonin kurs për shkak të asaj që raporti iranian e përshkroi si “kalim të paautorizuar” në këtë rrugë ujore kyç.

Në të njëjtin postim në rrjetet sociale më 19 prill, Trump gjithashtu pretendoi se kërcënimi i Iranit për të mbyllur ngushticën ishte i panevojshëm, sepse një bllokadë detare amerikane e porteve iraniane, e cila hyri në fuqi më 13 prill, “e kishte mbyllur tashmë atë”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baqaei, kritikoi bllokadën amerikane të porteve iraniane si shkelje të marrëveshjes së armëpushimit.

Në një postim në X më 19 prill, Baqaei shkroi se ajo ishte “njëkohësisht e paligjshme dhe kriminale”, duke shtuar se “duke shkaktuar qëllimisht ndëshkim kolektiv ndaj popullsisë iraniane, ajo përbën krim lufte dhe krim kundër njerëzimit”.

Rundi i parë i bisedimeve të paqes mes SHBA-së dhe Iranit u mbajt në Islamabad më 11-12 prill, por përfundoi pa marrëveshje, edhe pse Trump ka këmbëngulur se të dyja palët “janë shumë afër një marrëveshjeje”.

Një delegacion ushtarak pakistanez i udhëhequr nga shefi i ushtrisë, Asim Munir, i cili ishte një nga ndërmjetësit kryesorë në bisedimet e para në Islamabad, mbërriti në Teheran më 15 prill duke sjellë një mesazh të ri nga Uashingtoni, në përpjekjen më të fundit për të ringjallur negociatat.

Megjithatë, pala iraniane është shprehur më skeptike se një marrëveshje është afër.

Negociatori kryesor i Iranit, kryetari i parlamentit Mohammad Baqer Qalibaf, tha se “ne jemi ende larg diskutimit përfundimtar”, në një fjalim televiziv më herët më 19 prill, duke shtuar se “kemi bërë përparim në negociata, por ka shumë boshllëqe dhe disa pika themelore mbeten”.

Më herët, Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare, organi më i lartë i sigurisë në vend, tha se po shqyrtonte “propozimet e reja” të dorëzuara nga Munir, por shtoi se ekipi negociator iranian “nuk do të bëjë as kompromisin më të vogël, tërheqje apo zbutje”, dhe do të mbrojë interesat kombëtare “me të gjithë forcën e tij”./REL

ngushtica e hormuzit irahn shba pakistan

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin