Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
•Stuhia tropikale Hilary po kalon nëpër Kaliforninë jugore, ku miliona njerëz janë nën paralajmërimet e përmbytjeve. •Kjo është stuhia e parë e tillë që godet shtetin në 84 vjet, me shira rekord në Los Anxhelos dhe zonat e shkretëtirës dhe malore. Meteorologët paralajmërojnë se lugina e Vdekjes, në shkretëtirën Mojave, pritet të preket gjithashtu nga moti i keq me stuhi dhe reshje shiu. •Guvernatori Neësom shpalli gjendjen e jashtëzakonshme ndërsa Presidenti Biden ka urdhëruar ndihmë federale. •Një person ka humbur jetën nga përmbytjet në Baja California të Meksikës. •Asnjë vdekje tjetër nuk është raportuar deri më tani, por zyrtarët paralajmërojnë se përmbytjet katastrofike dhe kërcënuese për jetën do të vazhdojnë.
1 artikuj për këtë temë.
SHBA- Të paktën 25,000 familje në të gjithë Los Anxhelosin kanë mbetur pa energji elektrike ndërsa qendra e stuhisë lëviz nëpër qytet. Hilary ka shkaktuar përmbytje në lindje dhe perëndim të megaqytetit kalifornian. Los Angeles, një nga qytetet më të mëdha në Amerikë, është shtëpia e afro katër milionë njerëzve.
Pamjet ajrore në mediat sociale tregojnë përmbytjet rreth stadiumit Dodger, shtëpia e ekipit të bejsbollit të qytetit. Stuhia po lëviz drejt veriut, por shirat e dendur dhe përmbytjet pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme.
Po ashtu për shkak të kushteve të këqija atmosferike pritet të mbyllen të gjitha shkollat publike në Los Angeles. Pasadena Unified, një distrikt shkollor ngjitur me Los Anxhelosin me rreth 15,000 studentë, ka anuluar gjithashtu mësimet dhe programet pas shkollës, shkruajnë mediat e huaja.
Autoritetet u kanë kërkuar gjithashtu banorëve që të shmangin vizitat e plazheve të qytetit, si plazhi i famshëm i Venecias, për tre ditë pas stuhisë.