LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dita e katërt/ Studentët pjesëmarrje masive në protestë, dhunohen nga Policia. Përplasje dhe në rrethe (PAMJET)

• Studentët janë mbledhur në ditën e katërt të protestës. • Universitetet dhe gjimnazet kanë bojkotuar mësimin dhe kanë marshuar drejt rrugëve të kryeqytetit. • Bojkoti i mësimit po përfshin gjithnjë e më shumë gjimnaze në Tiranë, Kamëz si dhe qytete të tjera. •  Tubimet janë zhvilluar edhe në Dibër, Durrës, Burrel e në Shkodër. • Pakënaqësitë e studentëve lidhen me kushtet në universitete, koston e studimeve, mungesën e mbështetjes financiare dhe vështirësitë për të gjetur punë pas diplomimit. •  Edhe në ditën e katërt të protestës nuk kanë munguar përplasjet dhe arrestimet. •  Pothuajse që prej orës 11:00, të rinjtë kanë nisur të grumbullohen dhe të shprehin pakënaqësitë  e tyre ndaj qeverisë Rama dhe gjithë klasës politike. •  Në të gjitha qytetet ku janë zhvilluar protestat, studentët të revoltuar kanë shkatërruar pothuajse çfarë u ka dalë para. •  Në Kryeqytet, "beteja" më së shumti është përqendruar para Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit kanë hedhur gurë jo vetëm në drejtim të godinës por edhe drejt efektivëve. •  Nga ana tjetër, policia është përgjigjur ashpër, duke përdor ujë dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës. •  Gjatë protestës, disa nga protestuesit janë arrestuar dhunshëm ndërsa policia u ka hedhur gaz lotsjellës dhe ujë me piper. • Mes të arrestuarve ka pasur edhe shumë të lënduar, mes tyre dhe qytetarë. • Disa nga të rinjtë, janë shoqëruar me forcë dhe janë tërhoqur zvarrë pas Ministrisë së Arsimit. • Po ashtu ka pasur edhe studentë, që gjatë arrestimit janë tërhequr zvarrë nga punonjës të policisë, ndërkohë që efektivë të tjerë i kanë gjuajtur me shqelma, duke tentuar tu thyejnë këmbët.

35 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Lutje për Muhamet Skanën/ Policia e përplasi me kokë në asfalt, i riu dëmtime në vertebra dhe humbje kujtese

Dita e katërt/ Studentët pjesëmarrje masive në
pamjet

TIRANË-  Protestuesi, Muhamet Skana, i cili u godit nga një efektiv policie dhe u përplas me kokë në asfalt ndodhet në Spitalin e Traumës. Sipas gazetares Denada Jushi, e cila u referohet burimeve nga spitali, i riu është i vetëdijshëm, por ka krisje në vertebra dhe humbje kujtese, ndërsa për momentin nuk kujton asgjë. 

Pamjet e rënda tregojnë momentin kur polici e godet befasisht të riun, i cili bie me kokë në tokë./Dosja.al

Dita e katërt/ Studentët pjesëmarrje masive në

1 MUAJ ME PARE

Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? Të rinjtë zbulojnë çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe efektivët janë shqiptarë! Kanceri i Shqipërisë është vetëm Rama (VIDEO)

Dita e katërt/ Studentët pjesëmarrje masive në
protestuesit

TIRANË-  Të rinjtë kanë rrëfyer atë që ndodhi në bulevardin përpara Kryeministrisë, ku protestuesit dhe efektivët e policisë përjetuan një moment qetësie, pas përplasjeve të vazhdueshme gjatë protestës studentore në Tiranë. Duke folur për News24, një prej të rinjve tregon se protestuesit kanë rënë dakord me efektivët e policisë, duke bërë që këta të fundit të tërhiqen drejt godinës së Kryeministrisë. Ai thekson se mes palëve është arritur një mirëkuptim, pa qenë e nevojshme të kërkoheshin garanci të tjera.

“Edhe këta janë shqiptarë”, shprehet i riu për punonjësit e policisë, duke shtuar se ata po zbatojnë urdhrat e dhënë nga drejtuesit e tyre.

Megjithatë, protestuesi shprehet i zhgënjyer nga protestat paqësore, pasi, sipas tij, ato nuk kanë sjellë rezultatet e pritshme. Ai thekson se mbështet protestat që, sipas tij, mund të sjellin ndryshime konkrete, duke shprehur pakënaqësinë për mënyrën se si janë zhvilluar tubimet deri më tani.

“Unë jam për protestën që bën punë. E dinë të gjithë që ajo që bën punë. U lodhëm me protesta paqësore”, deklaron ai.

Më tej, protestuesi përdor gjuhë të ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si “kancerin e Shqipërisë”. Sipas tij, protestuesit janë përballur me një situatë që nuk u ka lënë alternativa të tjera, teksa thekson se vetëm përmes dhunës mund të arrihet një rezultat.

“Nuk do ta lëmë të na vënë poshtë, edhe këta janë shqiptarë, kanë marrë urdhër nga kryegjatoshi që është kanceri i Shqipërisë. Vetëm dhuna bën punë këtu, nuk na kanë lënë rrugë tjetër. Policët kanë familje. Duhet të japin dorëheqjen”, tha ai.

Në deklaratën e tij, i riu u bën thirrje edhe efektivëve të policisë që të reflektojnë mbi rolin e tyre në situatën e krijuar, duke theksuar se edhe ata janë shqiptarë dhe kanë familjet e tyre. Ai shpreh bindjen se punonjësit e policisë nuk duhet të vazhdojnë të zbatojnë urdhrat që, sipas tij, çojnë në përplasje me protestuesit./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Çfarë ndodhi? Policia dhe autobotët tërhiqen nga Bulevardi, qytetarët protestojnë paqësisht te Kryeministria

 

Dita e katërt/ Studentët pjesëmarrje masive në
pamje

 

TIRANË- Protestuesit janë rikthyer pranë godinës së Kryeministrisë, duke u afruar deri te dera e saj, pasi autobotet me ujë dhe efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) janë tërhequr nga kordoni i krijuar në Bulevard. Lëvizja është pritur me duartrokitje nga të rinjtë, të cilët janë afruar më pranë godinës së qeverisë, ku është shënuar edhe një moment qetësie mes palëve.

Sakaq, një prej protestuesve është ngjitur në shkallët e Kryeministrisë me foshnjën e tij në krah. Deri më tani nuk dihen arsyet e tërheqjes së forcave të policisë dhe autoboteve të ujit, ndërsa situata në këtë moment paraqitet e qetë, pa incidente të raportuara./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Protestuesi ngjitet te shkallët e Kryeministrisë me vajzën e mitur, kërkon që blutë të heqin kapelet (VIDEO)

Dita e katërt/ Studentët pjesëmarrje masive në
pamjet

TIRANË- Një protestues së bashku me vajzën e tij të mitur dhe bashkëshorten dolën përballë efektivëve të policisë, duke iu kërkuar heqin kapelat dhe të bashkohen me protestuesit. Siç shihet edhe në pamje, i riu me vajzën në krah qëndroi për disa çaste te shkallët e Kryeministrisë.

 

I revoltuar, ai qëndron përballë uniformave blu dhe duket që është i zemëruar me situatën e krijuar nga dhuna dhe gazi i përdorur nga efektivët kundrejt protestuesve, ndërsa vijojnë thirrjet: “Hiqni kapelet!”/Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Të rinjtë marrin 'pushtetin' në Tiranë, nuk dorëzohen përballë gazit lotsjellës dhe dhunës policore

Dita e katërt/ Studentët pjesëmarrje masive në
pamje

TIRANË- Protesta në Tiranë është shoqëruar me tensione të ashpra gjatë ditëve të fundit. Edhe pas dhunës policore me shkopa gome, gaz lotsjellës dhe autobotin e ujit të rinjtë nuk janë dorëzuar në misionin e tyre.

Ata po vijojnë të qendrojnë në rrugët e kryeqytetit, ndërsa situata duket se është qetësuar. Tubimet kundër klasës politike kanë vijuar edhe në rrethe, ku nuk kanë munguar po ashtu përplasjet mes protestuesve dhe oficerëve të policisë./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Pas kaosit me gaz lotsjellës e shkopave të gomës/ Protestuesi e efektivët "bëjnë paqe", përshëndetje dhe duartrokitje mes tyre (VIDEO)

Dita e katërt/ Studentët pjesëmarrje masive në

TIRANË- Pas përplasjeve të ashpra me gaz lotsjellës, ujë me presion dhe shkopa gome, protestuesit dhe efektivët e policisë kanë "bërë paqe". Siç shihet edhe në pamje, disa protestues janë afruar pranë efektivëve të policisë dhe kanë biseduar e shkëmbyer përshëndetje me ta, në një moment qetësie pas incidenteve që kanë shoqëruar tubimin.

Këto momente qetësie vijnë pak minuta pasi, efektivët zbarkuan me furngona pranë Bankës së Shqipërisë dhe dhunuan edhe një reporter të një media të huaj. Efektivët rrethuan reporterin, të cilin e shtrinë përtokë, duke e gjuajtur me shkopinj gome. Ndërkohë gazetarë të tjerë bërtisnin "mos e prekni se ëshë i mediave, është gazetar"./Dosja.al 

1 MUAJ ME PARE

Dhuna ndaj gazetarit Elkier Bushkolaj/ Reagon AGSH: Dënojmë pengimin e gazetarit nga Policia e Shtetit gjatë protestës në Tiranë

Dita e katërt/ Studentët pjesëmarrje masive në

TIRANË- Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka dënuar pengimin e gazetarit të SYRI-t, Elkier Bushkolaj, nga efektivë të Policisë së Shtetit gjatë ditës së katërt të protestave studentore në Tiranë. AGSH thekson se gazetari është penguar në zonën e Piramidës, ndërsa po raportonte për ndërhyrjet e policisë ndaj protestuesve.

AGSH e konsideron këtë një ndërhyrje të papranueshme në ushtrimin e detyrës gazetareske dhe një cenim të lirisë së medias dhe të drejtës së publikut për t’u informuar. Në reagim, AGSH thekson se gazetarët duhet të jenë të lirë të dokumentojnë zhvillimet në terren dhe veprimet e autoriteteve, pa u përballur me pengesa apo presion nga strukturat policore.

Reagimi i AGSH:

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) dënon pengimin e gazetarit të SYRI-t, Elkier Bushkolaj, nga efektivë të Policisë së Shtetit gjatë ditës së katërt të protestave studentore në Tiranë. Sipas raportimeve dhe pamjeve të transmetuara drejtpërdrejt, gazetari është penguar në zonën e Piramidës, ndërsa po raportonte për ndërhyrjet e policisë ndaj protestuesve. AGSH e konsideron këtë një ndërhyrje të papranueshme në ushtrimin e detyrës gazetareske dhe një cenim të lirisë së medias dhe të drejtës së publikut për t’u informuar. Gazetarët duhet të jenë të lirë të dokumentojnë zhvillimet në terren dhe veprimet e autoriteteve, pa u përballur me pengesa apo presion nga strukturat policore. AGSH kërkon nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore verifikimin e menjëhershëm të incidentit, identifikimin e efektivëve të përfshirë dhe marrjen e masave përkatëse./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

E paprecedentë/ Policia zbarkon në mes të Tiranës, tentojnë të marrin dhunshëm raporterin e medias së huaj(VIDEO)

Dita e katërt/ Studentët pjesëmarrje masive në
reporteri

TIRANË- Një moment i paprecedentë ka ndodhur gjatë protestës në Tiranë. Në një moment ku situata ishte e qetë disa furgona të policisë 'zbarkuan' pranë Bankës së Shqipërisë dhe morën para gjithë protestuesit, përfshirë edhe mediat. Efektivët rrethuan një reporter të një media të huaj, të cilin e shtrinë përtokë, duke e gjuajtur me shkopinj gome.

Ndërkohë gazetarë të tjerë bërtisnin "mos e prekni se ëshë i mediave, është gazetar". Pas disa momentesh dhunë, efektivët u larguan nga reporteri, ndërkohë që ky i fundit tha edhe për mediat se është reporter i një media të huaj./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Digjen stolat pranë sheshit, tymi "pushton" zonën, ndërhyjnë zjarrfikësit

Dita e katërt/ Studentët pjesëmarrje masive në

TIRANË- Situata duket kaotike në Tiranë, pasi u është vënë flaka stolave plastikë dhe koshave të mbeturinave pranë Sheshit "Skëndërbej". Zjarri masiv është ndezur në mes të rrugës, në zonën pas 15-katëshit, ku re të dendura tymi kanë "pushtuar" zonën. 

Menjëherë pas zjarrit masiv, kanë mbërritur edhe zjarrfikësit. të cilët kanë izoluar flakët që rrezikonin edhe një objekt pranë dhe pemët pranë sheshit./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Protestuesit largohen nga Kryeministria, i vënë flakën koshave te sheshi Skënderbej

Dita e katërt/ Studentët pjesëmarrje masive në
pamje

TIRANË- Protesta në Tiranë ka nisur prej orëve të para të paradites, ku protestuesit kanë dalë në rrugët e kryeqytetit me thirrjet kundër klasës politike. Pas përplasjeve dhe tensioneve të shumta me forcat policore në zonën te Kryeministria, ata janë larguar duke marshuar në rrugët e Tiranës.

Mësohet se, disa kosha mbeturinash janë përfshirë nga flakët pranë sheshit Skënderbej. Sakaq, gjatë ditës së sotme janë regjistruar tensione të shumta, ku nuk ka munguar nga ana e policisë dhuna ndaj protestuesve. Mes tyre ka pasur edhe të mitur, disa prej të cilëve janë paraqitur në Spitalin e Traumës për të marrë shërbim mjekësor./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Mes dhunës dhe zhurmës, vogëlushi me flamurin kuqezi në dorë shkrin zemrat e protestuesve

 

Dita e katërt/ Studentët pjesëmarrje masive në
pamje

 

TIRANË- Mes tensioneve dhe përplasjeve që kanë shoqëruar protestat në Tiranë prej katër ditësh, një djalë i vogël është shfaqur mes protestuesve me flamurin kuqezi në duar. I veshur me të zeza dhe me një kapuç të bardhë, fëmija është bërë pjesë e një imazhi që ka tërhequr vëmendjen gjatë tubimit.

Prania e tij vjen në një moment kur qytetarët po protestojnë kundër korrupsionit dhe po kërkojnë ndryshime, ndërsa tensionet në kryeqytet vijojnë. Protestuesit e shohin flamuri shqiptar në duart e të miturit, si një nga pamjet e veçanta të protestës e cila tregon dashurinë e fëmijëve ndaj kombit shqiptar./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Tensione në Bulevard, policia hedh gaz lotsjellës, plagoset një vajzë, protestuesit kërkojnë ambulancën (VIDEO)

Dita e katërt/ Studentët pjesëmarrje masive në
pamjet

TIRANË- Tensionet po vijojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ku po zhvillohet protesta studentore kundër qeverisë Rama. Gjatë përplasjeve, Policia e Shtetit ka përdorur gaz lotsjellës, ndërsa të rinjtë kanë hedhur sende të forta në drejtim të efektivëve.

 

Si pasojë e hedhjes së gazit lotsjellës ka mbetur e plagosur një vajzë, ndërkohë protestuesit kanë kërkuar menjëherë ambulancën, pasi e reja ishte edhe e gjakosur. Mësohet gjithashtu se asaj i është dhënë ndihma e parë nga disa të pranishëm, të cilën e kanë marrë në krah dhe e kanë larguar drejt një vendi më të qetë në pritje të ambulancës./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

"U ndalova nga një grup burrash"/ Turisti terrorizohet nga oficerët në Tiranë: I thashë që jam shtetas amerikan

Dita e katërt/ Studentët pjesëmarrje masive në
pamje nga protesta

TIRANA- Një shtetas amerikan, pretendon se është ndaluar fizikisht në mes të sheshit kryesor në Tiranë nga një grup prej rreth 10 burrash të veshur me të zeza dhe pa shenja dalluese. Sipas dëshmisë së tij, në momentin e ndalimit ai po bisedonte me një grup prej pesë adoleshentësh, të cilët po ashtu u shoqëruan nga personat në fjalë.

Turisti tregon se u mor në pyetje nga dy persona, të cilëve u identifikua si shtetas amerikan nga Bostoni, duke u treguar edhe patentën e tij. Ai pretendon se dokumenti u fotografua, madje edhe ai vetë, ndërsa pas rreth 10 minutash u la i lirë. Ai shton se gjatë së njëjtës paradite kishte parë edhe tre incidente të tjera të ngjashme në të njëjtën zonë, ku grupe burrash ndalonin të rinj./Dosja.al

 

Dita e katërt/ Studentët pjesëmarrje masive në

 

1 MUAJ ME PARE

PAMJE SKANDALOZE/ Grupi i policëve të FNSH dhunojnë barbarisht një protestues, e godasin papushim me shkop gome

Dita e katërt/ Studentët pjesëmarrje masive në

TIRANË- Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore, ku efektivë të FSHN-së dhunojnë barbarisht një protestues pranë zonës së Piramidës. Në pamje shihet i riu teksa vrapon për tu larguar, ndërsa disa efektivë e ndjekin dhe e godasin vazhdimisht. Në disa momente ku protestuesi është i shtrirë në tokë, policët e tërheqin zvarrë dhe e largojnë në një tjetër zonë duke mos lejuar asnjë tjetër të afrohet.

I riu është goditur barbarisht me shkop gome, me grushte e shkelma nga policët. Ndërkohë, Forcat të shtuara policie janë të vendosur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” te Kryeministria. Në drejtim të protestuesve është hedhur gaz lotsjellës në sasi shumë të lartë./Dosja.al

 

 

 

1 MUAJ ME PARE

"Ia çau kokën"/ Tensione te Kryeministria, policia merr masa shtesë, lëndohet një protestues

Dita e katërt/ Studentët pjesëmarrje masive në
pamje

TIRANË- Tensione të shumta janë regjistruar në protestën e katërt radhazi në kryeqytet, e cila ka marrë përmasa të dhunshme. Nuk ka munguar nga ana e policisë as ditën e sotme dhuna ndaj protestuesve. Mes tyre ka pasur edhe të mitur, disa prej të cilëve janë paraqitur në Spitalin e Traumës për të marrë shërbim mjekësor.

Mësohet se, forcat policore në terren kanë marrë masa shtes për të përballuar turmën e protestuesve që prej shumë muajsh dalin në rrugët e Tiranës për të kërkuar të drejtat e tyre dhe rrëzimin e klasës politike. Gjatë tubimit një protestues ka mbetur i lënduar, ndërsa ka marrë ndihmë e parë nga qytetarët që ndodhen në shesh dhe është nisur drejt spitalit për trajtim të specializuar. Sipas dëshmisë së një protestuesi, ai u qëllua me shkop gome në kokë nga një efektiv policie.

“Ai djali që iku me ambulancë kokën ia çau polici me shkop se unë isha prezent. E goditi me shkop ka ardhur një polici i vetëm , i la shokët atje u afrua dhe e godit me shkop e ke në kamera do të dalë”, tha protestuesi../Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Protesta në Korçë, arrestime e dhunë në mes të qytetit, policët kundër një të riu

Dita e katërt/ Studentët pjesëmarrje masive në
pamje

KORÇË- Protestat masive kundër klasës politike janë zhvilluar edhe në rrethe ku nuk ka munguar dhuna nga efektivët e policicsë. Në qytetin e Korçës ka nisur tubimi në orët e para të paradites, ku shumë të rinjë kanë dalë në rrugët e qytetit duke kërkuar ndryshim të klasës politike.

Nuk kanë munguar as arrestimet dhe as dhuna barbare nga efektivët e policisë, të cilët nuk kanë kursyer as të miturit. Sakaq, revolta janë organizuar dhe në rrethe të tjera ku situata paraqitet e njejtë, me tensione dhe përplasje ndërsa studentë vijojnë qendresën./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Protesta në Tiranë/ Paraqiten te Trauma pesë persona, mes tyre edhe të mitur e kalimtarë

Dita e katërt/ Studentët pjesëmarrje masive në
pamje nga protesta

TIRANË- Protesta qytetare në vend ka marrë prej disa ditësh përmasa të dhunshme. Tubimet e ditëve të fundit janë shoqëruar me përplasje mes porotesteusve dhe efektivëve të policisë, ku nuk ka munguar dhuna ndaj studentëve dhe janë përdorur forma të ndryshme për të ndaluar revoltën.

Në ditën e sotme në drejtim të turmës është hedhur gaz lotsjellës dhe është aktivizuar autoboti i ujit. Nga tubimi kanë ngelur disa persona të lënduar. Mësohet se pesë persona janë paraqitur në Spitalin e Traumës, ku mes të lënduarve ka qënë edhe një kalimtar dhe disa të mitur pas përplasjeve me policinë./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Protestuesit përplasen me policinë, gurët, gazi lotsjellës e uji me piper "pushtojnë" Bulevardin(VIDEO)

Dita e katërt/ Studentët pjesëmarrje masive në
pamje

TIRANË- Protesta në vend ka marrë përmasa të dhunshem prej katër ditësh. Protestuesit kanë dalë në shesh duke ngritur zërin për të drejtat e tyre, ndërsa nuk mungojnë përplasjet e vazhdueshme me efektivët e policicsë.

Tubimi është zhvendosur te Kryeministria ku nga pamjet shihet se ka tensione të ashpra. Efektivët e policisë kanë hedhur gaz lotsjellës dhe ujë me piper në drejtim të turmës me qëllim shpërndarjen e tyre, teksa nuk ka munguar kundërpërgjigja e tyre të cilët i kanë marrë gazet dhe i kanë hedhur sërish në drejtim të policëve./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

Protestat në vend, gruaja e Sokol Olldashit lëndohet gjatë tubimit

Dita e katërt/ Studentët pjesëmarrje masive në

Protestat në vend, gruaja e Sokol Olldashit lëndohet gjatë tubimit

1 MUAJ ME PARE

Dhunuan dhe tërhoqën zvarrë protestuesin, pezullohen nga detyra dy efektivët e policisë

Dita e katërt/ Studentët pjesëmarrje masive në

TIRANË- Dy efektivët e Policisë që dhunuan barbarisht një të ri gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit, janë pezulluar nga detyra. Momenti kur efektivët merrnin zvarrë të riun dhe më pas e godisnin ka tronditur dhe ka shkaktuar indinjatë në opinionin publik.

Pas këtij momenti, Kreu i Policisë, urdhëroi pezullimin e dy efektivëve, Inspektor E. P. dhe inspektor T. Ç., me detyrë në Patrullën e Përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Nr. 3, me arguementin se kanë tejkaluar detyrën dhe parimin e proporcionalitetit gjatë ndërhyrjes në protestë. Në njoftimin zyrtar theksohet se Policia e Shtetit garanton qytetarët se nuk do të tolerojë asnjë rast dhune apo tejkalimi të detyrës nga ana e punonjësve të Policisë.

<iframe width="458" height="815" src="https://www.youtube.com/embed/HjifiMlqseg" title="Efektivi tenton t&#39;i thyej këmbën protestuesit, momenti kur e godet me shkelëm në gju..." frameborder="0" allow="accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share" referrerpolicy="strict-origin-when-cross-origin" allowfullscreen></iframe>

Njoftimi i Policisë:

Menjëherë pas publikimit të videove në rrjetet sociale, ku shfaqen dy punonjës policie në tejkalim të detyrës dhe të parimit të proporcionalitetit gjatë ndërhyrjes në tubimin e zhvilluar në Tiranë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të dy punonjësve të Policisë, konkretisht:

Inspektor E. P. dhe inspektor T. Ç., me detyrë në Patrullën e Përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Nr. 3, Tiranë. Njëkohësisht, Drejtori i Përgjithshëm ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale për nisjen e menjëhershme të hetimit disiplinor për dy punonjësit e Policisë. Policia e Shtetit garanton qytetarët se nuk do të tolerojë asnjë rast dhune apo tejkalimi të detyrës nga ana e punonjësve të Policisë. Përgjegjësia është individuale, por veprime të tilla cenojnë rëndë imazhin e Policisë dhe besimin e qytetarëve./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Protestuesit ndalojnë te Ministria e Ekonomisë, i vënë flakën derës, policia u hedh gaz lotsjellës(VIDEO)

Dita e katërt/ Studentët pjesëmarrje masive në
pamjet

TIRANË-  Protestuesit gjatë marshimit për tek Kryeministria kanë ndaluar te Ministria e Ekonomisë, ku i kanë vënë flakën derës kryesore. Nga ana tjetër, reagimi i forcave të policisë ka qenë i menjëhershëm dhe mjaft i ashpër.

 

Për të neutralizuar vatrën e zjarrit dhe për të zmbrapsur protestuesit, policia ka hedhur gaz lotsjellës në masë drejt turmës. Ndërhyrja masive me gaz ka arritur të shpërndajë protestuesit nga hapësira pranë Ministrisë së Ekonomisë, ndërkohë që tensionet mbeten tejet të larta./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Studentët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje qytetarëve: Bashkohuni me ne(VIDEO)

Dita e katërt/ Studentët pjesëmarrje masive në
pamjet

TIRANË- Protestuesit janë larguar nga Ministria e Arsimit dhe kanë nisur të marshojnë drejt Kryeministrisë, në ditën e 4-të të revoltës së tyre kundër qeverisë. Gjatë marshimit, studentët kanë brohoritur njëzëri që kryeministri Edi Rama të japë dorëheqjen, ndërsa iu drejtuan edhe qytetarëve që tu bashkohen atyre në revoltë.

 

Edhe protesta e sotme u shoqërua me tensione dhe përplasje përpara ministrisë së Arsimit, ku ka pasur edhe shoqërime masive dhe të dhunshme./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Pas dhunës brutale, protestuesit thirrje policisë: Hiqni uniformat(VIDEO)

Dita e katërt/ Studentët pjesëmarrje masive në

TIRANË-  Protestuesit kanë ngritur zërin me një thirrje të fortë drejtuar efektivëve. Të indinjuar nga përdorimi i forcës, sprajit të piperit, ujit me presion dhe shoqërimeve të dhunshme, qytetarët i janë drejtuar policisë duke u bërë thirrje që të heqin uniformat.

Pak më herët, në protestë u regjistruan momente dhune brutale, ku mes tyre, një protestues i cili po qëndronte pa lëvizur u përplas me forcë në tokë dhe më pas u dhunua e tërhoq zvarrë, teksa shkelmohej./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/Protestuesit në Shkodër qëllojnë me gurë selinë e PS-së, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Dita e katërt/ Studentët pjesëmarrje masive në

SHKODËR- Protestuesit në Shkodër kanë qëlluar me gurë drejt selisë së Partisë Socialiste, gjatë marshimit në rrugët e qytetit.

Të rinjtë, të shumtë në numër, kanë kaluar pranë selisë së PS-së dhe kanë hedhur gurë në drejtim të saj. Protesta vijon me thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Tensione në protestën e studentëve në Vlorë, tentojnë të prishin murin e projektit të Muzeut Hebraik

Dita e katërt/ Studentët pjesëmarrje masive në
Protesta

VLORË- Protesta e studentëve në Vlorë vijon të jetë e tensionuar, pasi disa të rinj kanë tentuar të prishin murin e projektit të Muzeut Hebraik. Pas këtij veprimi, situata është përshkallëzuar në përplasje mes protestuesve dhe policisë, ku të dyja palët janë shtyrë dhe goditur me njëri-tjetrin.

Ndërkohë, policia po tenton të komunikojë me grupin organizator të protestës, ndërsa ka paralajmëruar protestuesit për shoqërimin e tyre në komisariat./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Djali i saj u bë simbol i protestës, gazetarja Brikena Metaj: Policia e ofendoi dhe e goditi, nuk më lënë ta takoj

Dita e katërt/ Studentët pjesëmarrje masive në
Klevi Metaj dhe Brikena Metaj

TIRANË- Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës studentore, ka treguar se lajmin e mori vesh nga një shoqja e djalit të saj, e cila e kishte telefonuar për ta informuar. Në një intervistë për News24, ajo thotë se momentet e para ishin të vështira, pasi nuk kishte asnjë kontakt me të birin.

Brikena Metaj thotë se djali i saj ishte duke ecur në rrugë, ndërsa policia e goditi dhe ofendoi. Pas kësaj, ka ardhur edhe reagimi i të riut, por thekson se dhuna e policise eshte e pajustifikuar.

“Unë e kam marrë vesh rastësisht, nga një telefonatë që më është bërë nga një prej shoqeve të  tij të gjimnazit.Ka qenë një lajm i tmerrshëm. Ishin momentet e para që nuk kishim asnjë kontakt. Nuk dinim cfarë kishte ndodhur. Filluam përpjektë për të marrë vesh se çfarë ka ndodhur. Ndërkohë ne e dinim në shpi se ai natën punë dhe natën. Nuk e di si u ndodh në protestë. Nuk ka rëndësi ishte në [protestë apo u ndodh aty. Policia duhet të neutralizojë individët që shkelin ligjin. Nëse një person shkel ligjin ta kapë atë person, ta çojë në komisariat në mënyrë njerëzore. Por asgjë nuk e justifikon uniformën që ta godasë individin dhe aq më tepër kur është një fëmijë. Kelvi nuk ka mbushur 24 vjec. Ai ishte duke ecur në trotuar. Polici i afrohet, e godet dhe e ofendon, reagimi i tij ka qenë instiktiv. Çdo i ri që dëgjon një ofendim për motrën dhe nënën dhe goditet dhe i thotë policit ‘pse më qëllon’ dhe ai përsërit qëllimin, reagon në mënyrë të dhunshme”, tha Metaj.

 

1 MUAJ ME PARE

Dita e katërt e protestës, studentët nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit

Dita e katërt/ Studentët pjesëmarrje masive në
Studentet

TIRANË- Studentët e Universitetit të Mjekësisë kanë nisur marshimin nga Rruga e Dibrës në drejtim të Ministrisë së Arsimit. Sot shënohet dita e katërt e protestës, ku janë përfshirë studentë dhe gjimnazistë, të cilët bëjnë thirrje për dorëheqjen kryeministrit Edi Rama.

Në tre ditët e para të protestës janë shënuar përplasje të forta me policinë dhe incidente të dhunshme. Studentët kanë sulmuar me sende të forta dhe kanë tentuar t’u vënë zjarrin institucioneve publike, ndërkohë që në shënjestër kanë qenë edhe biznese private./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Furnizoi protestuesit me mjete piroteknike, arrestohet i riu në Tiranë

Dita e katërt/ Studentët pjesëmarrje masive në
Mjetet piroteknike

TIRANË- Një 24-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se furnizonte me lëndë piroteknike protestuesit gjatë tubimit të tri ditëve të fundit në kryeqytet. Gjatë operacionit të koduar “Fireworks”, policia zbuloi një banesë në rrugën “Jargavani”, ku i riu kishte magazinuar 344 kuti me lëndë piroteknike të llojeve të ndryshme, me vlerë rreth 40 mijë euro.

Sipas Policisë, dyshohej se 24-vjeçari i kishte magazinuar këto lëndë me qëllim përdorimin e tyre për veprimtari të kundërligjshme. Ai dyshohet se ua furnizonte ato personave të maskuar dhe të përfshirë në akte dhune gjatë protestave të ditëve të fundit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Fireworks”. Zbulohet një banesë ku ishin magazinuar lëndë piroteknike të kontrabanduara, dyshohet për t’ua shitur pjesëmarrësve në protestat e ditëve të fundit, arrestohet 24-vjeçari. Sekuestrohen 344 kuti me lëndë piroteknike të ndryshme, me vlerë rreth 40 000 euro. Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që kishte magazinuar në banesë sasi të konsiderueshme lëndësh piroteknike, me qëllim përdorimin për qëllime të kundërligjshme, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin e koduar “Fireworks”.

Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi E. R., 24 vjeç. Nga kontrolli në katin e parë të banesës së 24-vjeçarit, në rrugën “Jargavani”, u gjetën 344 kuti me lëndë piroteknike, që dyshohet se ky shtetas ua furnizonte personave të maskuar e të dhunshëm gjatë protestave të tri ditëve të fundit. Vijojnë kontrollet dhe veprimet hetimore për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Gjimnazistët bojkotojnë mësimin në Shkodër, thirrje për dorëheqjen e Ramës

Dita e katërt/ Studentët pjesëmarrje masive në
Pamje

SHKODËR- Nxënësit e gjimnazeve në Shkodër kanë bojkotuar mësimin këtë të premte, duke iu bashkuar protestave të të rinjve që janë shtrirë edhe në qytete të tjera të vendit. Me thirrjet “Bojkotoni mësimin” dhe “Rama, jep dorëheqjen”, gjimnazistët kanë dalë në rrugët e qytetit të Shkodrës.

Protestave u janë bashkuar edhe nxënës në Elbasan, Gramsh dhe Lezhë, të cilët kanë braktisur mësimin për të protestuar. Ndërkohë, gjimnazistët e Kamzës janë grumbulluar që në orët e para të mëngjesit pranë shkollave dhe më pas kanë nisur marshimin drejt Tiranës./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Tensione në protestën e gjimnazistëve në Lezhë, thyhen xhamat e një shkolle dhe shkulen kangjella

Dita e katërt/ Studentët pjesëmarrje masive në
Pamje

LEZHË- Protesta e zhvilluar nga gjimnazistët në Lezhë, të cilët bojkotuan mësimin këtë të premte, është shoqëruar me tensione dhe përplasje me policinë. Pas tentativës së dështuar për të hyrë në ambientet e Bashkisë, protestuesit kanë thyer xhamat e një gjimnazi, si dhe kanë shkulur disa kangjella dhe tabela të sinjalistikës rrugore.

Ndërkohë, situata është tensionuar më tej nga përplasjet mes protestuesve dhe efektivëve të policisë. Sipas raportimeve, zëvendësdrejtori i Rendit u ka dhënë urdhër efektivëve të tërhiqen./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Protesta e studentëve në Korçë, arrestohen 2 persona dhe procedohen penalisht 23 të tjerë

Dita e katërt/ Studentët pjesëmarrje masive në
Protesta

KORÇË- Policia e Korçës ka arrestuar dy persona dhe ka nisur procedimin penal për 23 të tjerë, pas protestës studentore të zhvilluar një ditë më parë në qytet. Sipas njoftimit zyrtar, disa pjesëmarrës të maskuar dyshohet se kanë ushtruar akte dhune, duke hedhur gurë, pllaka guri dhe sende të forta metalike në drejtim të institucioneve shtetërore dhe pronave publike.

Si pasojë, janë dëmtuar godinat e Bashkisë së Korçës, Drejtorisë Arsimore, Universitetit “Fan S. Noli” dhe gjimnazit “Raqi Qirinxhi”. Dëmtime janë shkaktuar edhe në kangjellat e trotuareve, tabelat e reklamave dhe sinjalistikën rrugore. Policia bën me dije se masat janë marrë në përfundim të veprimeve hetimore lidhur me incidentet e regjistruara gjatë tubimit.

Njoftimi i Policisë:

Korçë/Kundërshtuan punonjësit e Policisë, shkatërruan me sende të forta dhe me zjarr, godinat e institucioneve shtetërore dhe prona publike, gjatë tubimit të djeshëm, arrestohen në flagrancë 2 shtetas, procedohen penalisht 23 të tjerë. Gjatë tubimit të zhvilluar dje, në qytetin e Korçës, dhjetëra pjesëmarrës, disa prej tyre të maskuar, kanë ushtruar akte dhune, duke hedhur gurë, pllaka guri dhe sende të forta metalike drejt institucioneve shtetërore dhe pronave publike.    

Si pasojë e këtyre veprimeve të kundërligjshme, janë dëmtuar godinat e bashkisë Korçë, Drejtorisë Arsimore, universitetit “Fan. S. Noli” dhe gjimnazit “Raqi Qirinxhi”, si dhe kangjellat e trotuareve, tabelat e reklamave dhe sinjalistika rrugore. Gjatë gjithë tubimit, punonjësit e Policisë të planëzuar me shërbim janë përballur me akte dhune dhe kundërshtimi, përmes hedhjes së gurëve dhe sendeve të forta nga grupe pjesëmarrësish të maskuar.  

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Korçës, u arrestuan në flagrancë shtetasit F. L., 21 vjeç, banues në Voskop dhe O. K., 19 vjeç, banues në Bilisht, si dhe u proceduan penalisht 23 shtetas (15 prej tyre të mitur). Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të veprimeve të kundërligjshme të kryera gjatë tubimit të datës 15.10.2026 dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në akte dhune ndaj punonjësve të Policisë, institucioneve shtetërore dhe subjekteve private, gjatë kësaj date. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Gjimnazistët e Kamzës bojkotojnë mësimin, protestojnë drejt Tiranës: Revolucion

Dita e katërt/ Studentët pjesëmarrje masive në
Pamje

KAMËZ- Gjimnazistët e Kamzës kanë bojkotuar sërish mësimin këtë të premte, duke dalë nga ambientet e shkollës dhe duke bërë thirrje për revolucion. Nxënësit janë nisur në drejtim të qendrës së Tiranës, në kuadër të protestave që po zhvillohen në kryeqytet.

Pranë tyre ka prani të shtuar të forcave të rendit, ndërsa deri më tani nuk raportohen përplasje./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Gjimnazistët në Lezhë bojkotojnë mësimin, dalin në protestë në mbështetje të studentëve

Dita e katërt/ Studentët pjesëmarrje masive në
Protesta

LEZHË- Disa gjimnazistë në Lezhë kanë bojkotuar mësimin këtë të premte dhe janë bashkuar në protestë në mbështetje të studentëve në Tiranë. Gjatë protestës, ata kanë ndezur zjarr dhe kanë hedhur kapsolla në qendër të qytetit. 

Deri më tani, protesta po zhvillohet e qetë dhe nuk raportohen incidente apo përplasje. Mbetet për tu parë nëse gjatë orëve në vijim protestës do t’i bashkohen edhe nxënës të tjerë./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Protestuesit e dhunuar dhe të shtrirë në dysheme, Policia: Nuk janë në komisariate

Dita e katërt/ Studentët pjesëmarrje masive në
Protestuesit

TIRANË-  Policia e Tiranës ka reaguar pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje ku shfaqen disa studentë protestues të trajtuar në mënyrë çnjerëzore. Sipas policisë, personat në video nuk ndodheshin në dhomat e shoqërimit të komisariateve apo në dhomat e bllokut të sigurisë, por janë filmuar në momentin e neutralizimit në flagrancë.

Policia pretendon se ata po tentonin të hynin në një institucion shtetëror dhe po sulmonin punonjësit e policisë.

Njoftimi i Policisë:

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, Policia e Tiranës sqaron opinionin publik se: Personat e shfaqur në videon e publikuar në media nuk janë në dhomat e shoqërimit në komisariate apo në dhomat e bllokut të sigurisë, por janë në momentin e parë të neutralizimit në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në një nga institucionet shtetërore ku tentonin të hynin dhe ku po sulmonin punonjësit e Policisë. Më pas, ata janë shoqëruar në komisariat nga shërbimet e Policisë.

protesta e studenteve

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin