Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Studentët dhe gjimnazistët janë mbledhur sot në ditën e pestë të revoltës kundër qeverisë. • Ata kanë marshuar drejt Ministrisë së Arsimit me thirrjet “Rama, jep dorëheqjen!”. • Protesta po vijon edhe në qytetet e tjera të vendit , ku ka pasur përplasje dhe shoqërime masive. • Ndërkohë situata në kryeqytet vazhdon të mbetet e tensionuar, me përplasje të ashpra. • Edhe në ditën e pestë të protestës, policia ka sulmuar protestuesit me gaz lotsjellës dhe ujë me presion. • Forcat e policisë shënjestrun protestuesit edhe me plumba gome, duke lënë shumë prej tyre të lënduar. • Të rinjtë kanë treguar shenjat e plumbave të gomës në ballë, qafë, gjoks dhe në këmbë. • Përveç plumbave të gomës, policia për të shpërndarë turmën ndërhyri me dy autobotë me ujë. • Gjatë tubimit pati shumë persona të lënduar, ku u desh edhe ndërhyrja e ambulancës për t'i shoqëruar drejt spitalit. • Një prej protestuesve i ra të fikët pranë Rrugës së Durrësit nga gazi lotsjellës me shumicë. • Protestat nisën të martën, fillimisht me bojkotimin e mësimit nga nxënës dhe studentë, por më pas u përshkallëzuan, duke u shtrirë edhe në qytete të tjera të vendit. • Protestuesit shprehin pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa në qendër të revoltës janë edhe akuzat për korrupsion dhe kërkesat për ndryshime në arsim.
66 artikuj për këtë temë.
TIRANA- Pamje të rënda janë parë në zemër të Tiranë, ku automjetet e policisë lëvizin me një shpejtësi skëterrë, ndonëse anash rrugës ka njerëz. Policia ka vijuar ndjekjen e protestuesve në rrugët dhe lagjet e kryeqytetit, pas përplasjeve të regjistruara pranë Kryeministrisë.
Efektivët janë parë duke shoqëruar të rinj në disa zona të Tiranës, ndërsa automjete të policisë janë parë duke lëvizur me shpejtësi në rrugët e kryeqytetit, ku vijojnë të qarkullojnë edhe qytetarë të tjerë. Ndërkohë, disa protestues kanë denoncuar se efektivët po i ndjekin me makina dhe po tentojnë t'i kapin gjatë largimit nga zona e protestës./Dosja.al
SHKODRA- Arqipeshkëvi Giovanni Peragine ka folur për herë të parë për protestën që po zhvillohet për 5 ditë me radhë. Në një deklaratë, kleriku tha se protestat e ditëve të fundit janë shenjë e një pakënaqësie të thellë shoqërore, e cila nuk mund të shpërfillet nga institucionet.
Sipas tij, prej muajsh qytetarë të shumtë kanë protestuar në mënyrë paqësore kundër një sistemi që favorizon disa dhe lë pas dore shumë të tjerë, ndërsa kërkesat e tyre nuk kanë marrë përgjigjet e duhura.
Peragine shtoi se dhuna nuk mund të justifikohet dhe duhet dënuar pa rezerva, por kjo sipas tij, nuk i përjashton autoritetet nga detyrimi për të dëgjuar qytetarët. Në fund, ai tha se drejtësia, barazia dhe dialogu i sinqertë janë thelbësore për ndërtimin e një shoqërie ku askush të mos ndihet i përjashtuar.
Arqipeshkëvi Giovanni Peragine: Protestat e këtyre ditëve dëshmojnë pa dyshim një pakënaqësi të thellë shoqërore, që nuk mund të shpërfillet. Për katër muaj, një numër i konsiderueshëm qytetarësh kanë protestuar në mënyrë paqësore kundër një sistemi që favorizon disa dhe penalizon shumë të tjerë, por zëri i tyre nuk ka gjetur dëgjimin dhe përgjigjet e duhura. Kjo nuk e justifikon dhunën, e cila duhet dënuar qartë dhe pa asnjë rezervë, por nxjerr në pah përgjegjësinë e autoriteteve për të dëgjuar qytetarët, për të hapur rrugë dialogut dhe për të trajtuar me vendosmëri shkaqet e pakënaqësisë.
Vetëm përmes drejtësisë, barazisë dhe dialogut të sinqertë mund të ndërtohet një shoqëri më e drejtë, ku askush të mos ndihet i përjashtuar dhe ku e mira e përbashkët të mbizotërojë mbi çdo interes personale. Përgjegjësia e autoriteteve nuk matet me deklarata, por me vendime konkrete. Asnjë interes privat nuk mund të vihet mbi të mirën e vendit dhe asnjë pushtet nuk mund ta zëvendësojë detyrimin për t’u dhënë përgjigje qytetarëve. Kur besimi te institucionet tronditet dhe paqja shoqërore vihet në rrezik, është detyrë e atyre që qeverisin të marrin përgjegjësitë që u takojnë dhe të veprojnë pa vonesë, duke marrë me guxim edhe vendime të vështira, nëse këtë e kërkon e mira e vendit tonë. Shqipëria nuk meriton të përjetojë sërish plagët e rënda të së kaluarës së saj.
Qyteti është një e mirë e përbashkët, pra u përket të gjithëve. Qyteti i Shkodrës nuk u përket vetëm institucioneve të tij. Nuk u përket vetëm atyre që mbajnë përgjegjësi publike. Nuk u përket vetëm atyre që zotërojnë pasuri. Shkodra nuk u përket vetëm atyre që jetojnë në qendër të qytetit. Shkodra u përket të gjithë qytetarëve të saj dhe nuk duhet të jetë pronë e askujt. Shkodra është e të gjithëve dhe të gjithë duhet të ndihen përgjegjës për të.
Duhet të theksojmë edhe se qytet nuk ndërtohet vetëm në tryezat e zyrave publike, por ndërtohet çdo ditë në familje, në shkolla, në vendet e punës, në shoqata, në bashkësitë fetare dhe në organizatat e shoqërisë civile. Qyteti ndërtohet përmes mënyrës se si e pranojmë njëri-tjetrin, se si i respektojmë hapësirat e përbashkëta dhe se si i edukojmë fëmijët tanë. Një qytet ndërtohet edhe përmes gjesteve të vogla të ndershmërisë, vëmendjes dhe solidaritetit. Askush nuk duhet t’ua kalojë të tjerëve përgjegjësitë e veta./Dosja.al
TIRANA- Përplasjet gjatë protestës së sotme kanë prekur edhe ambientet e xhamisë "Et’hem Beu" në kryeqytet. Dhjetëra efektivë policie kanë hyrë në xhami në momentin kur besimtarët po përgatiteshin të falnin namazin, duke ndërprerë ritin fetar.
Sipas dëshmive të besimtarëve, gjatë ndërhyrjes policia ka përdorur shkopinj gome, gaz lotsjellës dhe spraj, duke shkaktuar shqetësim mes personave që ndodheshin brenda objektit të kultit.
Një prej besimtarëve, gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë televizive, kërkoi që uniformat blu të respektojnë institucionet fetare dhe të mos ndërhyjnë në ambientet e xhamisë gjatë riteve fetare.
"Duhet të ketë limit, të mos futen brenda xhamisë. Sa u thirr ezani dhe po nisnim të faleshim, kur policia erdhi brenda dhe ushtroi dhunë ndaj besimtarëve të xhamisë me shkopinj gome. Hodhën edhe gaz lotsjellës e spraj ndaj besimtarëve", deklaroi ai./Dosja.al
TIRANË - Situata është tensionuar sërish, pas përplasjeve pranë Kryeministrisë. Ajo është zhvendosur tashmë në rrugët dhe lagjet e kryeqytetit, ku policia po vijon ndjekjen e të rinjve që morën pjesë në protestë.
Në zonën e qendrës janë parë persona me rroba civile dhe fytyra të mbuluara, të cilët mbanin në duar shkopinj hekuri dhe druri. Ata janë vënë në ndjekje të protestuesve, mes të cilëve studentë dhe nxënës gjimnazi./Dosja.al
TIRANA- Situata vijon të jetë e tensionuar në kryeqytet, ndërsa protestuesit kanë hedhur molotovë drejt godinës së selisë së Partisë Socialiste. Pas këtij veprimi, policia iu kundërpërgjigj protestuesve me gaz lotsjellës.
Protestuesit po vijojnë marshimin drejt sheshit Skënderbej, ndërsa zona para godinës së PS-së është pastruar. Ditën e sotme nuk kanë munguar tensionet dhe përplasjet mes protestuesve dhe policisë./Dosja.al
TIRANA- Një skandal është rregjistruar në protestën e ditës së sotme, ku policia nuk ka kursyer dhunën ndaj të rinjëve dhe të miturve. Një tjetër efektiv i FNSH ka dhunuar një vajzë të re me shkelm dhe grusht në fytyrë.
Protestuesit po vijojnë protestën e tyre, ndërsa forcat e policisë janë shtuar në terren. Nga ana tjetër, Gjykata e Lartë dhe ish-Hotel Dajti është përfshirë nga flakët./Dosja.al
TIRANA- Protestuesit i kanë vënë flakën një tjetër pike të "One Albania" te Myslym Shyri. Siç shihet nga pamjet, biznesi është shkrumbëruar plotësisht. Protesta po vijon të zhvillohet në Kryeqytet, ndërsa është shoqëruar me tensione të shumta.
Efektivët e policisë kanë dhunuar brutalisht protestuesit dhe i kanë goditur me plumba gome. Si pasojë e kësaj, janë plagosur disa protestues./Dosja.al
TIRANA- Pas shpërndarjes së turmës përpara Kryeministrisë, forcat e policisë kanë vijuar aksionin në rrugët e kryeqytetit. Ata kanë ndjekur protestuesit që po largoheshin nga zona e tubimit.
Nga Kryeministria janë nisur autokolona me automjete dhe furgona që transportonin efektivë të forcave speciale, me uniformë dhe civilë. Mjetet policore kanë mbërritur edhe në sheshin Skënderbej. Ata kanë kryer disa shoqërime me forcë të protestuesve që po tentonin të largoheshin me vrap./Dosja.al
TIRANA- Një incident ka ndodhur gjatë protestës së ditës së sotme, ku policia është konfrontuar edhe me deputetët. Pas shpërndarjes së turmës së protestuesve, policia i ka hedhur spraj me piper në fytyrë deputetit të Partisë "Mundësi", Erald Kapri.
Kreu i Partisë "Mundësia" Agron Shehaj dhe deputeti Erald Kapri që kanë debatuar me kryepolicin Hita në prani të medias dhe forcave të shumta speciale. Pas këtij debaati, Kaprimu godit në fytyrë me spraj me piper nga një prej efektivëve të pranishëm./Dosja.al
TIRANA- 34 persona, mes tyre efektivë policie dhe protestues, janë paraqitur në spitalet e kryeqytetit pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës së sotme.
Sipas përditësimit të fundit, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 16 efektivë policie dhe 2 protestues, ndërsa në QSUT kanë marrë ndihmë mjekësore 1 polic dhe 2 protestues. Në total, gjatë ditës së sotme janë paraqitur në spital 21 efektivë policie dhe 13 protestues./Dosja.al
TIRANA- Situata gjatë protestës së sotme është përshkallëzuar më tej, pasi një zjarr ka përfshirë një pjesë të katit të parë të godinës së Gjykatës së Lartë. Flakët janë përhapur edhe në ambiente të tjera të këtij kati, ndërsa alarmi i ndërtesës ka vijuar të bjerë pa ndërprerje.
Ndërkohë, një automjet i parkuar pranë godinës është përfshirë nga flakët dhe ka shpërthyer. Në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës, e cila po ndërhyn për të vënë situatën nën kontroll./Dosja.al
TIRANA- Një protestues, i cili mbeti pa ndjenja gjatë tensioneve të regjistruara përpara Kryeministrisë, është transportuar me ambulancë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme dhe ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ngjarja u regjistrua gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe efektivëve të policisë. Kjo ndodhi në një moment kur situata në bulevard ishte përshkallëzuar ndjeshëm./Dosja.al
TIRANA- Hyrja e ish-hotel Dajtit është përfshirë nga flakët pasi protestuesit kanë hedhur bomba molotovë gjatë tubimit të sotëm. Incidenti vjen pas përplasjeve të forta që u regjistruan gjatë orëve të pasdites në bulevardin përpara Kryeministrisë.
Ndërkohë, forcat speciale RENEA kanë marrë në mbrojtje godinën e Kryeministrisë, ndërsa policia ka vijuar ndërhyrjet ndaj protestuesve. Gjatë përplasjeve, efektivët kanë përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome. Ndjekja e protestuesve ka vijuar edhe në zona të tjera të kryeqytetit./Dosja.al
TIRANA- Tensionet janë zhvendosur edhe te Pedonalja, ku qytetarët janë përballur me ndërhyrjen e forcave të policisë. Prania e efektivëve dhe lëvizjet e tyre në zonë kanë krijuar shqetësim mes të pranishmëve.
Siç shihet edhe nga pamjet polici i është afruar turmës, duke u kërkuar të largohen. Ndërhyrja vjen pas përplasjeve të regjistruara gjatë protestës përpara Kryeministrisë./Dosja.al
TIRANA- Situata është përshkallëzuar, ndërsa forcat RENEA kanë marrë në mbrojtje Kryeministrinë. Forcat e policisë janë larguar nga bulevardi në kërkim të protestuesve që u shpërndanë në rrugët e kryeqytetit, pas tërheqjes nga bulevardi kryesor.
Protestuesit u tërhoqën nga bulevardi në drejtim të qendrës dhe rrugë të tjera që lidhin me sheshin Skënderbej. Efektivët hodhën në sasi të lartë gaz lotsjellës. Mbrapa protestuesit lanë objekte të djegura./Dosja.al
TIRANA- Një qytetar është qëlluar me plumb gome në kokë gjatë protestës te Shallvarët dhe ka mbetur i shtrirë në trotuar. Gjendja shëndetësore e qytetarit nuk është bërë ende e ditur, ndërsa mbeten të paqarta rrethanat e plota të incidentit. Ky veprim vjen në një moment kur përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë janë përshkallëzuar.
Efektivët nga ana tjetër hodhën në sasi të lartë gaz lotsjellës. Gjithashtu në bulevard janë gjetur plumba gome në sasi të shumtë përtokë që janë hedhur nga policia gjatë gjithë protestës së sotme në drejtim të të rinjve para Kryeministrisë./Dosja.al
TIRANA - Situata gjatë protestës përpara Kryeministrisë vijon të jetë e tensionuar, ndërsa efektivët e policisë janë parë duke ndjekur të rinjtë që marrin pjesë në tubim.
Përplasja është përshkallëzuar teksa të rinjtë nuk pranojnë të largohen nga sheshi. Ndërkohë që sot ata kanë sulmuar me gurë dhe bomba molotovë në drejtim të policisë./Dosja.al
TIRANA - Përplasjet mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit vijojnë përpara Kryeministrisë, ku situata ka mbetur e tensionuar. Në terren ndodhet edhe drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ndërsa efektivët kanë ndërmarrë një aksion të befasishëm ndaj të rinjve, gjatë të cilit janë raportuar edhe akte dhune.
Pas një momenti qetësimi, përplasjet kanë rifilluar me protestuesit që kanë hedhur molotovë në drejtim të forcave të rendit. Kjo ndërsa policia ka vijuar përdorimin e gazit lotsjellës për shpërndarjen e turmës./Dosja.al
TIRANA- Forcat speciale RENEA kanë mbërritur në bulevard, në një moment kur situata mes policisë dhe protestuesve është tensionuar ndjeshëm. Bëhet me dije se në zonë kanë mbërritur katër automjete të blinduara të këtij reparti, ndërsa forcat e rendit kanë shtuar praninë në terren.
Përplasjet kanë vijuar pasi protestuesit e rinj nuk kanë pranuar të largohen nga sheshi. Gjatë protestës janë hedhur gurë dhe bomba molotov në drejtim të policisë, duke rritur tensionet dhe duke sjellë përshkallëzimin e situatës në bulevard./Dosja.al
TIRANA- Situata gjatë protestës përpara Kryeministrisë është përshkallëzuar, ndërsa efektivët e policisë kanë qëlluar me plumba gome në drejtim të protestuesve.
Gjatë protestës janë regjistruar edhe incidente të tjera, me hedhje gurësh dhe lëndësh piroteknike në drejtim të policisë. Efektivët kanë ndërhyrë për të shpërndarë turmën, duke i goditur me gurë dhe plumba gome./Dosja.al
TIRANA - Përplasjet përpara Kryeministrisë vijojnë të shoqërohen me tensione të larta. Protestuesit kanë hedhur lëndë piroteknike në drejtim të efektivëve të policisë, duke shtuar tensionin në zonën ku po zhvillohet protesta.
Ndërkohë, forcat e policisë vijojnë të jenë të pozicionuara përballë protestuesve. Situata mbetet e tensionuar pas incidenteve të njëpasnjëshme të regjistruara gjatë tubimit./Dosja.al
TIRANA - Tensionet gjatë protestës përpara Kryeministrisë vijojnë të jenë të larta. Protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të efektivëve të policisë, ndërsa përplasjet mes dy palëve janë intensifikuar.
Situata në bulevard mbetet e tensionuar, teksa policia tenton të avancojë drejt turmës dhe protestuesit vijojnë kundërpërgjigjen. Gjatë këtyre përplasjeve janë lënduar disa persona, prej tyre ka dhe në gjendje të rëndë./Dosja.al
TIRANA- Përplasjet mes policisë dhe protestuesve gjatë protestës së sotme kanë arritur kulmin, ndërsa ndërhyrja e forcave të rendit për të avancuar drejt turmës është shoqëruar me incidente të njëpasnjëshme.
Gjatë avancimit të efektivëve, protestuesit kanë hedhur bomba molotov në drejtim të tyre. Në një moment, një efektiv i forcave Shqiponja është përfshirë nga flakët, por zjarri është shuar shpejt.
Ndërkohë, gjatë përplasjeve janë parë edhe efektivë të tjerë të lënduar. Dy prej tyre çalonin pas goditjeve me gurë, ndërsa një tjetër është parë me gjak në trup./Dosja.al
TIRANA- Përplasjet mes policisë dhe protestuesve përpara Kryeministrisë kanë shënuar një tjetër moment tensioni. Pamjet e publikuara nga protesta tregojnë efektivë të policisë duke u bërë gati për të qëlluar me plumba gome në drejtim të protestuesve.
Sasia e gazit vijon të jetë e lartë, gjithashtu dhe të rinjtë nuk e lirojnë sheshin dhe përplasja po përshkallëzohet me forcat e rendit, duke hedhur gurë dhe bomba molotovë./Dosja.al
TIRANA- Një i ri është dhunuar dhe është lënë pa marrë ndihmën mjeksore për disa minuta. Bëhet me dije se ambulanca ka mbërritur pas disa minutash vonesë për t’i dhënë ndihmën mjekësore të riut që u gjet pa ndjenja në tokë gjatë protestës pranë Piramidës në Tiranë.
I riu u rrëzua pasi policia ndërhyri me forca të shumta kundër protestuesve, ndërsa në zonë u përdor edhe gaz lotsjellës. Ai qëndroi i shtrirë në tokë deri në mbërritjen e ambulancës, e cila më pas ndërhyri për t’i dhënë ndihmën e nevojshme. Deri më tani, nuk ka informacion për gjendjen e tij shëndetësore./Dosja.al
TIRANA- Tensionet janë rikthyer përpara godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit kanë hedhur fishekzjarre në drejtim të efektivëve të policisë. Situata vjen pas disa orësh përplasjesh dhe incidentesh gjatë protestës, ndërsa forcat e rendit vijojnë të jenë të pozicionuara përballë turmës.
Pamjet janë tronditëse nga bulevardi kryesor në Tiranës pasi ka shumë të rinj përtokë, të afsiksuar nga gazi dhe të dhunuar nga policia me shkopinj gome./Dosja.al
TIRANA- Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë protestës përpara Kryeministrisë. Një protestues është dhunuar nga efektivët e policisë dhe ka mbetur pa ndjenja prej rreth 30 minutash.
Ambulanca është vonuar për një kohë të gjatë, ndërsa protestuesi ndodhet në gjendje të rëndë. Ende nuk dihet nëse ai është dërguar drejt ambienteve të spitalit, për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore./Dosja.al
TIRANA- Një tjetër incident është regjistruar gjatë protestës përpara Kryeministrisë, ku një protestues është dhunuar nga efektivët e policisë dhe më pas është shoqëruar me forcë.
Ngjarja vjen në një moment kur tensionet mes protestuesve dhe forcave të rendit vijojnë të jenë të larta. Dhuna e përdorur nga policia ka qenë brutale, ndërsa protesta po vijon prej disa orësh./Dosja.al
TIRANA - Situata përpara Kryeministrisë vijon të jetë e tensionuar, ndërsa gjatë protestës raportohet për një tjetër incident të rëndë. Një vajzë është dhunuar, ndërsa nga pamjet e momentit dëgjohen ulërimat e saj nga dhimbjet.
Ngjarja vjen në një klimë të tensionuar, ku përplasjet mes protestuesve dhe policisë kanë shoqëruar tubimin. Policia nga ana tjetër ka shtuar dhunën ndaj protestuesve./Dosja.al
TIRANA- Incidentet gjatë protestës përpara Kryeministrisë kanë prekur edhe ekipet e medias. Gazetari Fatjon Gjinaj, i Syrit, është prekur nga gazi lotsjellës gjatë raportimit në terren, ndërsa bëhet me dije se një bombolë gazi e ka goditur në dorë.
Sipas informacioneve paraprake, edhe disa gazetarë të tjerë janë prekur nga gazi gjatë përplasjeve. Rrethanat e plota të incidentit mbeten për t'u sqaruar./Dosja.al
TIRANA -Tensionet gjatë protestës përpara Kryeministrisë vijojnë të jenë të larta, ndërsa përplasjet mes policisë dhe protestuesve të rinj janë intensifikuar. Efektivët e policisë janë parë duke hedhur gurë në drejtim të të rinjve.
Situata në bulevard mbetet e tensionuar, ndërsa incidentet e njëpasnjëshme kanë shtuar përplasjet mes dy palëve. Më herët, policia dhunoi edhe një protestues, për të cilin po kërkohet ndihma e ambulancës./Dosja.al
TIRANA- Situata gjatë protestës përpara Kryeministrisë është tensionuar më tej. Një i ri është goditur nga efektivët e policisë, ndërsa pas incidentit është kërkuar ndërhyrja e ambulancës për t’i dhënë ndihmën e nevojshme.
Ngjarja vjen në një moment kur përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit vijojnë. Tensionet në zonën përreth Kryeministrisë mbeten të larta./Dosja.al
TIRANA- Situata në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" është tensionuar, teksa protestuesit janë shpërndarë në disa drejtime, duke krijuar kaos në zonën përreth Kryeministrisë. Gjatë lëvizjes së tyre janë shënuar përplasje me forcat e policisë.
Disa prej protestuesve kanë hedhur gurë në drejtim të efektivëve, ndërsa policia. Tensionet mbeten të larta, ndërsa situata në bulevard vijon të jetë e paqëndrueshme./Dosja.al
TIRANA- Të rinjtë vijojnë përplasjen me policinë para Kryeministrisë, ndërsa tensione sa vijnë dhe rriten. Protestuesit kanë goditur me gurë edhe autobotët e ujit, njërit prej të cilëve i kanë thyer xhamin, teksa më parë hodhën dhe molotovë.
Nga ana tjetër, efektivët e policisë i janë përgjigjur me hedhje gazi lotsjellës dhe spraj me piper. Përplasja vijon të jetë më e fortë se në ditë të tjera./Dosja.al
TIRANA- Përplasjet mes protestuesve dhe policisë përpara Kryeministrisë janë përshkallëzuar, duke sjellë incidente të tjera në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Një tjetër autoblindë e policisë, e pajisur me sistemin e ujit me presion, është goditur me molotov gjatë protestës.
Si pasojë e goditjes, flakët kanë përfshirë pjesën e sipërme të mjetit dhe xhamin e përparmë, përpara se të shuheshin. Ndërkohë, policia ka vijuar ndërhyrjen me ujë me presion dhe gaz lotsjellës përballë protestuesve./Dosja.al
TIRANA- Situata para Kryeministrisë është përshkallëzuar sërish, pasi protestuesit i kanë vënë flakën një makine civile. Sakaq në një moment policia u tërhoq pasi dhuna e protestuesve vijon në rritje.
Situata vijon të jetë e tensionuar, pasi përplasjet mes policisë dhe protestuesve vijojnë. Më herët, policia avancoi dhunën kundrejt të rinjëve, duke i qëlluar ata me plumba gome./Dosja.al
TIRANA- Një incident i rëndë është shënuar në protestën e ditës së sotme, ku një burrë ka mbetur i plagosur dhe është gjakosur në fytyrë. Ai është goditur nga një prej gëzhojave të bombolave të gazit lotsjellës. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, bombola është lëshuar nga forcat e rendit në lartësinë e trupit, duke goditur drejtpërdrejt qytetarin në fytyrë.
I gjakosur dhe në gjendje shoku, ai është ndihmuar menjëherë nga protestuesit dhe qytetarët e pranishëm në bulevard, të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e shërbimeve mjekësore.
Ngjarja ka shtuar tensionet në zonën e bulevardit Dëshmorët e Kombit. Kjo pasi përdorimi i gazit lotsjellës dhe përplasjet mes protestuesve dhe policisë kanë rritur shqetësimin për sigurinë e pjesëmarrësve./Dosja.al
TIRANA- Protesta e cila po zhvillohet para Kryeministrisë vijin të jetë e tensionuar, ndërsa protestuesit kanë hedhur molotovë drejt Kryeministrisë. Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë përpara godinës së Kryeministrisë po shoqërohen me incidente të njëpasnjëshme.
Si pasojë e tyre mori flakë një nga autobotat e ujit. Nga ana tjetër, policia iu kundërpërgjigj me sasi të shtuar gazi lotsjellës./Dosja.al
TIRANA- Situata përpara Kryeministrisë është tensionuar sërish, ku përplasjet mes policisë dhe protestuesve të rinj janë përshkallëzuar. Policia ka shtuar përdorimin e gazit lotsjellës në drejtim të turmës, ndërsa forcat Shqiponja dhe FNSH kanë vijuar aksionin për shpërndarjen e protestuesve.
Si pasojë e ndërhyrjes, turma është shtyrë prapa, ndërsa efektivët kanë vijuar avancimin drejt të rinjve. Gjatë përplasjeve, një qytetar është goditur me shkop gome nga efektivët e policisë./Dosja.al
TIRANA- Gaz lotsjellës, gurë dhe bomba molotov kanë shoqëruar protestën e të rinjve përpara Kryeministrisë gjatë orëve të drekës. Prania e madhe e studentëve dhe nxënësve ka bërë që policia të shtojë përdorimin e gazit lotsjellës.
Ai cili është hedhur edhe nga lart, në zonën e Kullave Binjake, për shkak të drejtimit të erës. Efektivët kanë hedhur gurë drejt protestuesve, ndërsa të rinjtë janë kundërpërgjigjur me bomba molotov. Situata është përshkallëzuar, duke sjellë përplasje të forta mes protestuesve dhe forcave të policisë./Dosja.al
TIRANA- Protesta shënon ditën e pestë të saj, ndërsa protestuesit vijojnë të lëndohen si pasojë e dhunës së ushtruar nga policia. Tre protestues janë paraqitur në Shërbimin e Urgjencës në Spitalin Universitar të Traumës, ku po marrin trajtim mjekësor.
Bëhet me dije se ato janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë koshientë. Njëri prej protestuesve ka deklaruar se është lënduar gjatë ditës së djeshme, por është paraqitur në spital vetëm sot për të marrë ndihmë mjekësore. Dy të tjerë po marrin gjithashtu trajtim në urgjencë./Dosja.al
TIRANA- Një pjesë e protestuesve është zhvendosur tashmë tek Kryeministria, ndërsa situata ka agravuar sërish dhe ata janë përplasur me policinë. Pas ministrisë së Arsimit, protesta u zhvendos te bulevardi para Kryeministrisë.
Studentë dhe gjimnazistë kanë hedhur gurë në drejtim të policisë, ndërsa këta të fundi iu përgjigjën me ujë dhe gaz lotsjellës. Bëhet me dije se policia ka bllokuar valët e telefonit në bulevard, ndërsa tensionet dhe përplasjet po vijojnë./Dosja.al
TIRANA- Protestuesit po marshojnë drejt Kryeministrisë, ndërsa efektivët e maskuar po hedhin gaz lotsjellës nga tarraca e Ministrisë së Brendshme. Protesta e ditës së sotme është shoqëruar me tensione të shumta dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë, ku këta të fundit i kanë dhunuar dhe goditur me plumba gome.
Pas kësaj ata kanë përdorur kundrejt tyre ujë dhe gaz lotsjellës. Situata vijon të jetë e tensionuar./Dosja.al
TIRANA- Një 17-vjeçar, i cili u plagos nga Policia me plumb gome gjatë protestës, ka deklaruar se është goditur nga nje distance e afërt. Gjatë një prononcimi për mediat, i riu u shpreh se pas kësaj ka përjetuar një gjendje të trullosur, duke shtuar se policia është kundër popullin në këto momente.
Pavarësisht asaj që ka përjetuar, i riu u ka bërë thirrje protestuesve të mos tërhiqen dhe të vijojnë qëndresën.
“Më qëlluan në distancë jo të largët. U trullosa, isha gati për vdekje. Këta janë kundër popullit. Mos u dorëzoni. Ai do ikë. Nuk ka plumba gome që na vrasin ne. Rama, të erdhi fundi, nuk ke ku shkon”, u shpreh i riu./Dosja.al

TIRANË- Një protestuese është lënduar me plumba gome gjatë tubimit te Ministria e Arsimit. E reja, e cila ka pësuar lëndime në ftyrë nga një plumb gome i lëshuar nga forcat e rendit, tregoi se nuk ndodhej as në rreshtat e parë të protestës kur u godit dhe se pasojat mund të kishin qenë edhe më të rënda.
“Kjo goditje ishte e rëndë, nuk isha as në rreshtin e parë. Nëse s’do kisha syzet, do isha dëmtuar rëndë në sy. Jam goditur në ballë,” u shpreh ajo mes emocioneve.
Protestuesja mori ndihmën e parë mjekësore në terren, ndërsa denoncimet për përdorimin e plumbave të gomës dhe forcës disproporcionale nga ana e policisë vijojnë të shtohen në zonën e Rrugës së Durrësit./Dosja.al

TIRANË- Pamje të rënda janë publikuar nga protesta te Rruga e Durrësit. Pas denoncimeve dhe raportimeve se policia ka qëlluar drejt protestuese me plumba gome, një prej të rinjve ka treguar edhe pikën ku ai është plagosur.
Siç shihet edhe në pamje, i riu është qëlluar me plumb gome shumë pranë kokës, në zonën e qafës. Ai ka shprehur revoltën e tij por edhe qëndresën për të vijuar protestën kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Protestues të tjerë janë qëlluar në gjoks me një plumb gome, ndërsa një tjetër në këmbë. Protestuesit kanë shprehur revoltën e tyre gjatë përballjes me forcat e rendit, ndërsa tensionet vijnë pas disa ditësh protestash të shoqëruara me përplasje dhe përdorimin e gazit lotsjellës dhe ujit me presion nga Policia./Dosja.al

TIRANË- Pas përdorimit masiv të gazit lotsjellës nga forcat e policisë për shpërndarjen e turmës, disa protestues kanë shfaqur probleme të rënda frymëmarrjeje dhe lëndime fizike. Ndërkohë një të moshuari i ka rënë të fikët. Në vendngjarje është kërkuar me urgjencë ardhja e ndihmës së shpejtë, ndërsa mjete të ambulancës kanë arritur me shpejtësi në aksin e Rrugës së Durrësit për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të dëmtuar.
Ekipet mjekësore po japin ndihmën e parë në terren për personat që kanë pësuar asfiksi nga gazi, ndërsa disa prej tyre pritet të transportohen drejt spitalit për mjekim më të specializuar./Dosja.al

TIRANË- Ky është momenti kur efektivi i policisë mbush armën me plumb gome dhe qëllon në drejtim të protestuesve. Policia qëlloi pranë Ministrisë së Arsimit dhe si pasojë disa qytetarë mbetën të lënduar. Këta të fundit treguan edhe shenjta në trup nga plumbat e gomës.
Një prej protestuesve është goditur në gjoks me një plumb gome, ndërsa një tjetër në këmbë. Protestuesit kanë shprehur revoltën e tyre gjatë përballjes me forcat e rendit, ndërsa tensionet vijnë pas disa ditësh protestash të shoqëruara me përplasje dhe përdorimin e gazit lotsjellës dhe ujit me presion nga Policia./Dosja.al

TIRANË- Situata duket kaotike në rrugën e Durrësit. Gjatë tubimit ka pasur përplasje të ashpra mes protestuesve dhe forcave të policisë. Një pjesë e protestuesve është izoluar dhe po mbahet e bllokuar nga kordonët e policisë brenda rrugicave të lagjeve ngjitur, duke mos u lejuar të dalin në aksin kryesor të Rrugës së Durrësit.
Ndërkohë, pjesa tjetër e protestuesve që ndodhet në rrugën kryesore po përballet me një ndërhyrje masive të forcave të rendit. Për të shpërndarë turmën, policia po përdor ujë me presion dhe sasi të mëdha gazi lotsjellës, ndërsa raportohet se ndaj protestuesve janë qëlluar edhe plumba gome. Nga ana tjetër, protestuesit u janë përgjigjur efektivëve me gurë./Dosja.al

TIRANË- Situata vijon të jetë e tensionuar para Ministrisë së Arsimit. Në një moment, protestuesit u janë drejtuar efektivëve të policisë, duke i akuzuar për përdorim force ndaj të rinjve që protestojnë. Një prej protestuesve iu drejtua policëve me tone të ashpra, duke i pyetur se përse po vepronin në këtë mënyrë ndaj të rinjve.
“Çfarë bëni kështu, mor jaho?! Po janë fëmijët tuaj ore! A s’ju vjen keq? Për Edi Ramën i bëni këto gjëra? A flisni shqip?”, dëgjohet të thotë protestuesit.
Edhe një qytetare iu drejtua efektivëve, duke shprehur indinjatën për mënyrën se si po trajtoheshin protestuesit. Qytetarja vijoi me kritikat ndaj policisë, duke përmendur edhe të riun që u plagos gjatë protestës së një nate më parë.
“A jeni mirë? A jeni njerëz? Ju paguheni nga taksat tona! Është e turpshme. Po helmoni fëmijët tanë me gaz. A jeni burra? Të jem unë nëna e atij djalit dje, ju djeg, 15 veta. Fytyrat tuaja i keni të gjitha në TV”, tha ajo, duke iu referuar pamjeve të transmetuara nga protesta dje ku një i ri u dhunua brutalisht nga policia.
Në fund, qytetarja u bëri thirrje efektivëve që të mos qëndrojnë në krah të qeverisë, por tu bashkohen qytetarëve, duke e cilësuar qeverinë si “kriminale” dhe situatën si të turpshme./Dosja.al

TIRANË- Tensionet po vijojnë në protestë, ku policia ka qëlluar me plumba gome, ndërsa protestuesit nuk janë tërhequr dhe vijojnë qëndrimin e tyre. Pavarësisht ndërhyrjes së forcave të rendit me ujë me presion e gaz lotsjellës, nga turma dëgjohen thirrje kundër kryeministrit Edi Rama, me protestuesit që kërkojnë dorëheqjen e tij.
“Edi Rama, o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”, është thirrja që oshëtin mes protestuesve para Ministrisë së Arsimit./Dosja.al

TIRANË- Tensionet vijojnë në protestë, ku policia ka qëlluar me plumba gome, ndërsa protestuesit nuk janë tërhequr dhe vijojnë qëndrimin e tyre. Pavarësisht ndërhyrjes së forcave të rendit, nga turma dëgjohen thirrje kundër kryeministrit Edi Rama, me protestuesit që kërkojnë dorëheqjen e tij.
“Edi Rama, o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë!”, është thirrja që oshëtin mes protestuesve para Ministrisë së Arsimit. Por policia po reagon ashpër, duke përdorur ujë me presion për të shpërndarë turmën./Dosja.al

TIRANË- Situata në protestë është përshkallëzuar masivisht teksa policia ka nisur të gjuajë me plumba gome drejt protestuesve. Siç shihet edhe në pamje, një prej efektivëve i vendosur pranë Ministrisë së Arsimit ka qëlluar me një pushkë të posaçme për plumba gome drejt qytetarëve në protestë.

Si pasojë, një prej protestuesve është goditur në gjoks me një plumb gome, ndërsa një tjetër në këmbë./Dosja.al

TIRANË- Protesta para Ministrisë së Arsimit po shoqërohet me tensione, pasi protestuesit kanë shkulur kangjellat anës rrugës dhe i kanë vendosur në mes të saj, duke krijuar një lloj gardhi përballë efektivëve të policisë. Protestuesit mblodhën koshat e plehrave para godinës së Ministrisë së Arsimit dhe i vunë flakën në mes të rrugës.
Protesta nisi me disa përplasje me efektivët, pasi protestuesit kërkuan llogari për një episod të regjistruar gjatë ditës së djeshme, kur një efektiv shtyu me forcë një 21-vjeçar, i cili ka pësuar krisje të shtyllës kurrizore dhe ndodhet në spital. Mes tymit dhe flakëve, të rinjtë kanë vijuar thirrjet kundër klasës politike, duke brohoritur: “Rama n’burg si dhe Berisha n’burg”./Dosja.al

TIRANË- Situata para Ministrisë së Arsimit është tensionuar, pasi të rinjtë u kanë vënë flakën disa koshave të mbeturinave, duke përshkallëzuar situatën në zonën ku po zhvillohet tubimi. Siç shihet edhe në pamje, studentët kanë vendosur edhe barrikada, në mënyrë që të mos lejojnë autobotat me ujë të kalojnë dhe të shpërndajnë turmën e protestuesve.
Prej pesë ditësh po mbahen protesta masive në Tiranë dhe në rrethe, ku gjimnazistë dhe studentë janë ngritur kundër kryeministrit Edi Rama, ndërsa kërkojnë largimin e qeverisë./Dosja.al

ELBASAN- Protesta në Elbasan ka vijuar edhe sot, ku gjatë tubimit janë dëmtuar shtylla të sinjalistikës rrugore, kontenierë mbeturinash dhe stola. Tubimi ka nisur rreth orës 11:00, ndërsa gjatë marshimit janë regjistruar dëmtime të disa elementeve të hapësirave publike.
Sipas informacionit nga terreni, janë dëmtuar shtylla të sinjalistikës rrugore, kontenierë për mbeturinat dhe stola. Megjithatë, gjatë protestës nuk janë raportuar thyerje apo dëmtime të bizneseve private dhe institucioneve shtetërore.
Ndërkohë, policia ka shoqëruar një person të rritur, pasi dyshohet se është identifikuar duke nxitur të rinjtë të përdorin mjete piroteknike gjatë protestës./Dosja.al

TIRANË- Protestuesit i kanë vënë flakën një valixheje, si simbol i emigrimit, dhe e kanë hedhur brenda oborrit të Ministrisë së Arsimit. Studentët dhe gjimnazistët janë mbledhur sot në ditën e pestë të revoltës kundër qeverisë.
Ata kanë marshuar drejt Ministrisë së Arsimit me thirrjet “Rama, jep dorëheqjen!”. Kjo është dita e pestë e protestave në vend, të cilat gjatë ditëve të kaluara janë shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit./Dosja.al

KORÇË- Edhe të rinjtë e Korçës kanë dalë sërish në protestën kundër qeverisë Rama. Protestuesit janë mbledhur fillimisht pranë monumentit të “Ushtarit të Panjohur”, për të nisur më pas marshimin përgjatë pedonales dhe rrugëve kryesore të qytetit. Me thirrjet “Bashkohuni me ne” dhe “Edi Rama, jep dorëheqjen”, të rinjtë po përcjellin mesazhet e tyre kundër qeverisë.
Ndërkohë, pranë institucioneve është shtuar prania e forcave të Policisë, me qëllim parandalimin e incidenteve, pas situatave të tensionuara të ditëve të fundit. Gjatë marshimit, një mësues gjimnazi, i cili po kalonte rastësisht në pedonale, është ndalur për të shprehur mbështetjen e tij për protestën e gjimnazistëve.
Ai i ka inkurajuar të rinjtë të ngrenë zërin për shqetësimet e tyre, duke u bërë njëkohësisht thirrje që të shmangin aktet e dhunës dhe të vijojnë protestën në mënyrë paqësore. Mësuesi theksoi rëndësinë e përcjelljes së kauzave të tyre me qytetari dhe përgjegjësi./Dosja.al

DURRËS- Gjatë protestës në Durrës, të rinjë kanë thyer xhamat e postës shqiptare. Siç shihet edhe në pamje, protestuesit gjuajnë drejt postës me sende të forta. Gjatë tensioneve në protestë ka pasur edhe shoqërime.
Pak më herët, studentët u vunë flakën edhe koshave të mbeturinave dhe dëmtuan sinjalistikën rrugore vertikale. Tensionet vijnë pas protestës së së premtes, kur studentët u mblodhën para Drejtorisë së Policisë në Durrës, duke kërkuar lirimin e shokëve të tyre të shoqëruar në komisariate pas incidenteve gjatë tubimit.
Gjatë protestës, të rinjtë u bënë thirrje edhe punonjësve të Policisë që të heqin uniformat dhe tu bashkohen atyre, me argumentin se qeveria, të cilën e akuzojnë për korrupsion, po i vendos përballë fëmijëve të tyre./Dosja.al

DURRËS- Protesta në Durrës po shoqërohet me tensione të ashpra, ku ka pasur edhe disa arrestime. Siç shihet edhe në pamje, studentë dhe protestues janë mbledhur sërish në rrugët e qytetit, ku kanë nisur marshimin. Gjatë protestës, një pjesë e tyre kanë djegur kosha mbeturinash dhe kanë dëmtuar sinjalistikën rrugore vertikale.
Tensionet vijnë pas protestës së së premtes, kur studentët u mblodhën para Drejtorisë së Policisë në Durrës, duke kërkuar lirimin e shokëve të tyre të shoqëruar në komisariate pas incidenteve gjatë tubimit.
Gjatë protestës, të rinjtë u bënë thirrje edhe punonjësve të Policisë që të heqin uniformat dhe tu bashkohen atyre, me argumentin se qeveria, të cilën e akuzojnë për korrupsion, po i vendos përballë fëmijëve të tyre./Dosja.al

TIRANË- Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka shprehur mbështetjen e saj për protestën e studentëve, duke e cilësuar atë si një shprehje të rëndësishme të demokracisë. Duke folur për News24, Koçeku deklaroi se nuk eshte dakord qe protestat po dëmtojnë rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, duke theksuar se problemet që cenojnë imazhin e vendit janë korrupsioni dhe mungesa e demokracisë.
Sipas Koçekut, edhe Partia Socialiste si forcë në pushtet, ka nevojë për një dialog më të shëndetshëm dhe për më shumë zëra kritikë që të mbështesin të drejtën e studentëve për të protestuar.
“Unë asnjë kritikë nuk e marr personale. E mbështes këtë protestë. Është domosdoshmëri për demokracinë tonë. Po ndodh në atë frymë, pasi është paralajmëruar pas katër muajsh protestash paqësore. Akuzat se kjo protestë po dëmton imazhin e Shqipërisë, nuk jam dakord. Partitë politike në Shqipëri kanë nevojë për reformim të thellë. PS-ja ka nevojë për dialog të shëndetshëm dhe ka nevojë për zëra kritikë që e mbështesin këtë protestë. O sot, o kurrë! E dënoj dhunën policore, është kundër të drejtave të njeriut. Aq më tepër kur bëhet fjalë për civilët, veprimet e tyre dhe mungesën e mjeteve të identifikimit. Mbështes këtë protestë të rinisë”, u shpreh Koçeku./Dosja.al
TIRANË- Ish-zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka, i është bashkuar protestës para Ministrisë së Arsimit. Duke folur për mediat, ai akuzoi qeverinë dhe sistemin arsimor për promovimin e personave që, sipas tij, kanë kryer plagjiaturë. Muka e cilësoi institucionin si “Ministria e Plagjiaturës”, duke deklaruar se prindërit janë gjithashtu pjesë e protestës, pasi kanë lënë fëmijët e tyre të protestojnë për të ardhmen. Muka komentoi gjithashtu qëndrimin e ministres ndaj studentëve dhe protestave, ndërsa në fund të fjalës së tij lëshoi akuza ndaj kryeministrit.
“Kjo është Ministria e Plagjiaturës. S’ka kopjac dhe hajdut që nuk ka lënë pa promovuar ky sistem. Prindërit, në një farë mënyre, janë këtu, sepse kanë lënë fëmijët e tyre që të protestojnë. Qeveria i kishte vënë zjarrin shtetit. Ishte shtet që kishte poste, por jo letra. Ministrja shqetësohej për ‘like’-t dhe sharjet, dhe jo për studentët. Kur unë zbulova plagjiaturat, nuk donte të merrte masa. Këtë gjë e ka konfirmuar dhe SPAK sot. Goditja më e fortë që ka qenë është takimi i parë me qeverinë. Dolën tabelat me sharje dhe ‘like’-t që marrin në rrjetet sociale. Dje i ishte trashur gjuha nga medikamentet antipanik, pasi nuk shqiptonte dot TH dhe DH. Ditët dhe orët e tij janë të numëruara. Rinia është zemra dhe shpirti i këtij kombi”, u shpreh Taulant Muka nga protesta./Dosja.al

TIRANË- Muhamet Skana, i cili u godit në mënyrë barbare nga efektivët e Policisë ndodhet në gjendje të stabilizuar, i shtruar në Spitalin e Traumës. 21-vjeçari ka fraktura të rënda në kokë dhe Shtyllën kurrizore veç hematomave në të gjithë trupin. Duke folur për Syri TV, 21 vjeçari ka treguar se ka plagë në të gjithë trupi dhe dhimbje për shkak të dhunës. Ai shprehet se nuk mban mend asgjë nga momenti kur u dhuna.
"Shpresoj që skam gjë. Më dhimbte shumë. Isha i trullosur, nuk mbaj mend, vetëm jam larguar të mos më kapnin, se nuk po dija më çfarë të bëja. Nuk më kujtohet asgjë fare. Nuk e mbaj mend çfarë ka ndodhur aty fare. E kam parë tani atë videon e momentit që më goditën, por më shkakton më shumë ankth. Ndjehem edhe më shumë i traumatizuar kur shoh veten në atë gjendje. Më dhemb pjesa e kurrizit, nuk di ta shpjegoj çfarë kam, me dhemb në fund të shpinës fort, edhe koka, edhe këmbët krahët, nuk e dij më ku më dhemb” u shpreh Muhamet Skana.
Situata bëhet skandaloze, pasi Policia e Shtetit edhe pse e dhunoi në mënyrë barbare refuzoi që ta dërgonte në spital për ndihmë mjekësore por e mbajti të izoluar në qelitë e komisriatit. Kanë qenë familarët e 21 vjeçarit që shkuan pranë komisariatit dhe kanë insistuar për ta transportuar për në spital.
Vetëm pas 3 orësh mbajtje në gjendje të rëndë shëndetësore, policia ka pranuar dërgimin në Spital. Edhe në dyert e spitalit ka vijuar agresivisteti policor, pasi ai është mbajtur gjatë gjithë kohës i vëzhguar nga efektivë policie në derën e dhomës së spitalit, trajtim ky për shkak të masës së shoqërimit.
“E kanë çuar në komisariat, e kanë mbajtur për 3 orë. Dhe ambulance ka ardhur në komisariat. E kemi kërkuar ne ambulancën që ka ardhur në komisariat. E kanë mbajtur në Komisariat, edhe këtu e kanë shoqëruar me policë, ishin policët deri në orën 8-9 deri sa hoqën dorë. Fat që nuk ka patur dëmtim tjetër, se për 3 orë që e kanë mbajtur në komisariat mund të kishte mbetur atje. Ka qenë mrekulli e ka ruajtur zoti” tha e motra e Muhamet Skanës./Dosja.al

TIRANË- Një 16-vjeçar, i cili ka dalë në protestën para ministrisë së Arsimit, iu drejtua me një mesazh të fortë forcave të policisë, që t’i bashkohen edhe ata tubimeve. I mituri tregoi se merr pjesë çdo ditë në protestë, pasi kërkon një të ardhme më të mirë.
Ai tha se vetë nuk është dhunuar, por disa prej shokëve të tij janë arrestuar dhe mbajtur në komisariat më gjatë nga sa duhej. 16-vjeçari theksoi gjithashtu se bëhet fjalë për të mitur, ndërsa shtoi se prindërit e tij fillimisht nuk ishin dakord që ai të dilte në protestë.
“Hiqeni kapelën! Mendoni për të ardhmen tonë. Jam 16 vjeç dhe vij çdo ditë në protestë. Nuk duam të na rrahin. Kemi bërë pesë muaj protestë. Nuk mjaftonte ajo protestë. Si do të futet ai në BE? Nuk jam dhunuar, por shokët e mi. Janë arrestuar ata. Janë mbajtur më shumë seç duhet në rajon, janë pyetur, janë të mitur. Prindërit nuk ishin dakord që të dilja. U thashë: ‘Dua të protestoj për të ardhmen time’. I thashë: ‘Do të dal dhe dua një të ardhme më të mirë’," tha ai./Dosja.al

TIRANË- Kanë nisur grumbullimet para Bashkisë së Durrësit, për protestën e pestë në vend. Gjatë grumbullimit ata kanë brohoritur sloganet “Rama n’burg”, “Berisha n’burg” dhe “Rama, jep dorëheqjen”.
Në Durrës dhe qytete të tjera si Dibra, Burreli e shkodra u zhvilluan edhe ditën e djeshme protesta. Pakënaqësitë e studentëve lidhen me kushtet në universitete, koston e studimeve, mungesën e mbështetjes financiare dhe vështirësitë për të gjetur punë pas diplomimit./Dosja.al

TIRANË- Studentët e Mjekësisë në Tiranë kanë nisur marshimin në ditën e katërt të protestës drejt Ministrisë së Arsimit me thirrjen “Rama, jep dorëheqjen!”. Studentët pritet të ndalen para godinës së ministrisë, ku do të vijojnë protestën kundër qeverisë.
Thirrja e tyre kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, kërkesë që po artikulohet prej ditësh edhe nga protestues të tjerë në kryeqytet dhe qytete të vendit./Dosja.al