LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Na shanë nga nëna"/ Vrasja e portugezit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e shokëve: Vata sulmoi me thikë, e goditi Miguelin në zemër 

• Shokët e 20-vjeçarit portugez, Luis Miguel Varela Mendes, i cili mbeti i vrarë në Ksamil më 18 gusht, kanë rrëfyer detaje nga nata e krimit. • Tre djemtë, Adib Ghanmi, Ibraim Leimoeiv dhe Tourpal Khitaev, kanë deklaruar se ishin një grup prej rreth 7 vetash që po qëndronin në plazh kur u është afruar dikush që fliste frëngjisht dhe ka sharë nga nëna njërin prej turistëve të grupit. • Sipas përshkrimit të Adib Ghanmi, bëhet fjalë për David Heurtevent alias Gjana, shqiptaro-britanikun që punonte në ‘Principotes’, i cili tani është shpallur në kërkim. • Shoku i viktimës thotë se në këtë moment ka nisur sherri dhe më pas ka ardhur një tjetër person, ku sipas përshkrimit bëhet fjalë për Sokrat Vatën, i cili mbante thikë në dorë. • Ai thotë se Vata ka goditur njërin prej djemve në këmbë, ndërsa me mjetin prerës i ka marrë jetën Mendesit duke ia ngulur në zemër. • Ndërsa, David Heurtevent, i cili raportohet të ketë goditur 20-vjeçarin me kokë, e ka shtyrë Ghanmi kur ky i fundit është përpjekur ta kapë, por ka rënë në ujë. • Edhe dëshmia e shokut tjetër, Ibraim Leimoeiv, është në të njejtin version me dëshminë e parë. • Ibraim Leimoeiv përforcon pretendimin se djemtë ishin jashtë klubit, në plazh kur Heurtevent është afruar duke fyer njërin prej tyre dhe më pas Sokrat Vata përshkruhet si personi që ka shkuar me thikë në dorë dhe ka goditur dy shokët e tij, ku për 20-vjeçarin ishte fatale. • Gjatë marrjes në pyetje, Leimoeiv është pyetur nëse e njeh personin, i cili goditi me thikë. • Në përgjigje, ai ka thënë që nëse e shikon mund ta dallojë dhe pasi i është vënë përpara fotoja e Sokrat Vatës, ai e ka njohur dhe ka deklaruar se ky ishte personi që kishte thikën dhe kishte goditur shokun e tij. • Edhe Tourpal Khitaev ka deklaruar se pas festës në “Principote”, ai dhe shokët e tij qëndruan në plazh, aty ku nisi përplasjet me disa persona. • Sipas tij, Sokrat Vata e ka goditur me thikë në këmbë dhe më pas janë përleshur fizikisht. • Ai thotë se në konflikt janë përfshirë edhe persona të tjerë, ndërsa portugezi Luis Miguel Varela Mendes ka ndërhyrë për ta mbrojtur. • Dëshmitë e Adib Ghanmi, Ibraim Leimoeiv dhe Tourpal Khitaev bie në kundërshtim me atë të dhënë një ditë më parë nga Sokrat Vata në gjykatë, i cili pretendoi se është sulmuar nga turistët. • Sipas Vatës, sherri me ta nisi për shkak të zhurmës që po bënin brenda lokalit dhe turistët i sulmuan kur iu kërkuan të mbanin qetësi. • Më tej, autori tha se kishin dalë jashtë gjatë përleshjes, moment kur ka parë se njëri nga turistët kishte thikë. • Ai pretendoi se nuk e mban mend si e ka goditur pasi ishte në shok për shkak të agresionit të tyre dhe gjithçka ka ndodhur në përpjekje për tu vetëmbrojtur.

7 artikuj për këtë temë.

3 MUAJ ME PARE

Vrasja e turisit portugez/ Gazeta franceze: Familjarët kërkojnë riatdhesimin e trupit nga Shqipëria, ishte shumë i vlerësuar në komunitet

"Na shanë nga nëna"/ Vrasja e portugezit në Ksamil,
Viktima dhe autori

FRANCA- Vrasja e turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes nga Sokrat Vata është shoqëruar me shkrime të shumta nga mediat e huaja. Këtë herë për rastin e rëndë i cili tronditi jugun e vendit në 18 gusht, ka shkruar edhe gazeta franceze "Leparisien", e cila shkruan se ai kishte mbërritur në jug të Shqipërisë më 16 gusht së bashku me tetë miq francezë.

Fillimisht grupi kishte planifikuar të udhëtonte drejt Spanjës në kuadër të një programi social, por për shkak të vonesave administrative vendosën të kalonin disa ditë pushimesh në rivierën shqiptare. Media shpegon menyrën se si ndodhi konflikti referuar raportimeve nga mediat shqiptare, ndërsa thekson se trupi i 20-vjeçarit u gjet mbi një shezlong në plazhin e lokalit fqinj “Paradise”, ku dyshohet se ishte zhvendosur konflikti.

Luis Miguel Varela Mendes kishte mbërritur në Nicë në moshën 11-vjeçare. Ai ishte i njohur në komunitetin ku jetonte dhe konsiderohej një person që ndihmonte në zgjidhjen e konflikteve mes të rinjve.

Pas vdekjes së tij, familjarët dhe miqtë kanë hapur një fond online për të mbledhur fonde për riatdhesimin e trupit nga Shqipëria drejt Portugalisë, si dhe për të mbuluar shpenzimet ligjore gjatë procesit gjyqësor në Shqipëri. Deri të shtunën ishin mbledhur më shumë se 8.200 euro nga mbi 300 kontribuues

Artikulli i plotë nga Leparisien

Ai ishte vetëm 20 vjeç, me gjithë jetën përpara. Luis Miguel Varela Mendes, një i ri me origjinë nga Kepi i Gjelbër, që jetonte prej rreth 10 vitesh në Nicë të Francës me familjen e tij, u vra në Shqipëri gjatë natës mes 17 dhe 18 gushtit.

Sipas mediave shqiptare dhe franceze, ai kishte mbërritur në jug të Shqipërisë më 16 gusht së bashku me tetë miq francezë. Fillimisht grupi kishte planifikuar të udhëtonte drejt Spanjës në kuadër të një programi social, por për shkak të vonesave administrative vendosën të kalonin disa ditë pushimesh në rivierën shqiptare.

Një ditë pas mbërritjes, Luis, i njohur me nofkën “Milton”, dhe miqtë e tij shkuan në klubin “Principotes” në Ksamil, ku mbrëmja po organizohej me muzikë nga DJ francezë. Pas disa orësh festë, rreth orës 05:15 të mëngjesit, të rinjtë u larguan nga lokali.

Sipas dëshmive të miqve të viktimës dhe burimeve policore, tre shtetas francezë që nuk bënin pjesë në grupin e tyre, dhe që dyshohet se ishin nën ndikimin e alkoolit, nisën t’i provokonin. Në konflikt u përfshinë edhe dy burra 29-vjeçarë, të cilët u kërkuan palëve të heshtnin, duke përdorur edhe fyerje.

Mediat shqiptare japin versione të ndryshme për identitetin e tyre, duke i përshkruar herë si punonjës të klubit dhe herë si klientë.

Njëri e goditi me grusht, tjetri e qëlloi me thikë

Sipas hetimeve, konflikti degradoi në dhunë fizike kur një person i identifikuar si David H., i përshkruar në raportime si franko-shqiptar ose anglo-shqiptar, goditi Luisin në kokë. Më pas, një tjetër person, punonjësi Sokrat L., dyshohet se e qëlloi me thikë.

Trupi i 20-vjeçarit, i cili humbi jetën në vendngjarje, u gjet mbi një shezlong në plazhin e lokalit fqinj “Paradise”, ku dyshohet se ishte zhvendosur konflikti.

I dyshuari u kap i fshehur në bagazhin e një makine

Pak orë pas ngjarjes, Sokrat L. u arrestua në Levan, rreth 150 kilometra larg Ksamili, i fshehur në bagazhin e një automjeti që drejtohej nga një çift turistësh turq.

Gjatë marrjes në pyetje, ai deklaroi se thika i përkiste Luisit dhe se e kishte marrë për t’u mbrojtur para se ta përdorte kundër tij.

Në seancën gjyqësore në Gjykatën e Sarandës, ai pretendoi se ishte sulmuar nga grupi i të rinjve, se kishte marrë një goditje në nofull dhe se nuk e mbante mend saktësisht momentin e goditjes fatale për shkak të gjendjes së shokut. Gjykata vendosi ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale të “vrasjes me dashje të kryer në bashkëpunim”.

Në kërkim edhe pronari i klubit

Policia vijon kërkimet për David H., i njohur gjithashtu me emrin Danjel Gjana, si dhe për Bekim Bulicën, pronarin e klubit, i cili dyshohet se nuk ka njoftuar policinë pas ngjarjes.

Kontrolle janë kryer në disa hotele dhe zona të veriut të Shqipërisë, ndërsa hetuesit dyshojnë se të kërkuarit mund të jenë larguar drejt Kosovës.

Katër kamarierë janë marrë në pyetje nga hetuesit. Tre prej tyre, të dyshuar se kanë ushtruar dhunë gjatë konfliktit, janë vendosur në paraburgim. Ndërkohë, katër roje sigurie u arrestuan dhe u pezulluan nga detyra pasi nuk ndërhynë për të parandaluar konfliktin dhe nuk njoftuan policinë. Dy prej tyre rezultojnë të jenë punonjës policie gjatë ditës, ndërsa një tjetër punonjës i sistemit penitenciar.

Një i ri i njohur për rolin e tij pajtues në komunitet

Sipas medias franceze Nice-Matin, Luis Miguel Varela Mendes kishte mbërritur në Nicë në moshën 11-vjeçare. Ai ishte i njohur në komunitetin ku jetonte dhe konsiderohej një person që ndihmonte në zgjidhjen e konflikteve mes të rinjve.

“Milton ishte shumë i vlerësuar në lagje. Ai gjithmonë përpiqej të qetësonte konfliktet”, ka deklaruar drejtuesi i qendrës sociale ku ai frekuentonte.

Pas vdekjes së tij, familjarët dhe miqtë kanë hapur një fond online për të mbledhur fonde për riatdhesimin e trupit nga Shqipëria drejt Portugalisë, si dhe për të mbuluar shpenzimet ligjore gjatë procesit gjyqësor në Shqipëri. Deri të shtunën ishin mbledhur më shumë se 8.200 euro nga mbi 300 kontribuues./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Vrasja në Ksamil/ “Nxito ore”, para se të hipte te makina e turqve, Sokrat Vata i kërkoi DJ të klubit ta çonte në spital: Ishte i mbuluar nga gjaku, pastaj zbriti dhe…

"Na shanë nga nëna"/ Vrasja e portugezit në Ksamil,
Sokrat Vata

Top Channel zbardh të tjera detaje nga dosja hetimore për vrasjen e turistit portugez në Ksamil, ku si autor akuzohet Sokrat Vata. Ky i fundit pas krimit i ka kërkuar DJ të klubit që ta çonte në spital, duke mos i treguar se çfarë kishte ndodhur.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, ai thotë se e mori në makinë për ta çuar në spital, por pas disa minutash i ka kërkuar që të ndalojë makinë, nga ku ka zbritur dhe më pas e ka parë që të hedhë diçka me forcë.

I është marrë deklarim në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale shtetasit A.Z., i cili ka qenë DJ te “Principote”.

“Rreth orës 05:00 të datës 18.08.2026 pashë rojet e sigurisë që iknin me vrap në drejtim të hyrjes së klabit. Në vazhdim kur isha te pjesa e restorantit kanë ardhur një grup kolegësh pune të panikosur të cilët më thanë ‘merre Sokratin dhe çoje në spital se ti ke makinë këtu afër’. 

Në drejtimin tim ka ardhur Sokrat Vata i cili ishte i gjakosur kokë e këmbë dhe mbante dorën poshtë bluzës në pjesën e barkut dhe më ka thënë disa herë “ku e ke makinën, më ço në spital, nxito o …’. Unë njoftova menaxherin në lidhje me situatën dhe më pas ika me vrap për të marrë makinën te parkimi dhe kur dola jashtë pashë një grup turistësh të cilët po i jepnin ndihmë një personi të shtrirë në tokë.

Kam marrë makinën dhe në pjesën e sipërme të lokalit ka dalë Sokrati i cili kishte hipur në pjesën e pasme të makinës dhe u nisa menjëherë në drejtim të qendrës shëndetësore të Ksamilit, ku Sokrati gjatë rrugës më tha ‘ik vetëm drejt’ dhe pas dy-tre minutash kur shkuan në një rrugë me kalldrëmë Sokrati më ka thënë ‘ndalo këtu’ dhe ka ikur zbathur. Disa metra pak larg makinës vura re që Sokrati hodhi diçka me forcë”, ka treguar ai para hetuesve./Top Channel

3 MUAJ ME PARE

Zbardhet dosja/ "Zbërthehet" kamera e sigurisë që filmoi krimin në Ksamil, 20-vjeçari u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes, si e goditi për vdekje Vata

"Na shanë nga nëna"/ Vrasja e portugezit në Ksamil,
Sokrat Vata

Top Channel ka zbardhur dosjen e prokurorisë së Sarandës, lidhur me krimin e rëndë ndodhur pak ditë më parë në Ksamil ku u vra me thikë turisti 20-vjeçar Luis Miguel Varela Mendes.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha ka siguruar dosjen, në të cilën zbulohet ndër të tjera edhe gjithë dinamika e plotë e sherrit që përfundoi në vrasje, me autor të akuzuar Sokrat Vatën.

Ngjarja ndodhi rreth orës 05:15 të 18 gushtit, kur mes grupit të turistëve dhe disa personave të tjerë nisi një konflikt fizik. Nga pamjet e kamerave rezulton se përleshja u përshkallëzua me goditje me grushte dhe ndjekje mes personave të përfshirë, duke vijuar edhe në zonën e plazhit.

Gjatë përleshjes, 20-vjeçari Mendes u godit fillimisht me grushte nga disa persona. Në vijim, Sokrat Lipan alias Sokrat Vata u afrua pranë të riut dhe e goditi disa herë me thikë në trup. Edhe David Heurtevent dyshohet se e ka goditur me grushte viktimën gjatë konfliktit.

Por çfarë kanë kapur kamerat e sigurisë:

Në orën 05:14:24 të datës 18.08.2026 vërehet se nga ambientet e lokalit “Principotes” vërehet se dalin disa shtetas dhe qëndrojnë tek rëra e ambienteve të jashtme të subjektit “Paradise”, ku ndër ta janë të identifikuar shtetasit Ibrahim Lemoie, Sudae Akmahmat, Florian Cetina dhe Luis Mendes, i veshur me një bluzë të bardhë me një shkrim me ngjyrë të zezë nga mbrapa. Në orën 05:15:22 të datës 18.08.2026, nga ana e parkimit në anën jugore të Principotes vërejmë që afrohen dy shtetas, konkretisht Davit Heuertvent përpara dhe Sokrat Lipan (Vata), i veshur me një këmishë të bardhë, në vendin ku ndodheshin shtetasit e huaj. Në orën 05:16:39 shtetasi Sokrat Lipan (Vata) vërehet se shtyhet me një person të veshur me bluzë me ngjyrë të bardhë dhe Sokrati vërehet se largohet prej tij dhe shkon në drejtim të shezlloneve.

Në orën 05:16:47 shtetasi Sokrat Lipan ndjek një nga personat, i cili është i veshur me të bardha, dhe Sokrati e ndjek nga mbrapa në drejtim të parkimit. Në orën 05:16:54 shtetasi Sokrat Lipan (Vata) vërehet se vjen me vrap në drejtim të shtetasit Ibrahim Lemoie, i cili përplaset në shezllone dhe bie në tokë dhe Sokrati e godet në drejtim të tij. Në orën 05:17:14, në këto momente afrohet shtetasi Luis Mendes dhe shtyn me trup shtetasin Sokrat Lipan, i cili bie në tokë. Shtetasi Sokrat Lipan (Vata) ngrihet nga toka dhe i afrohet shtetasit Luis Mendes dhe fillon dhe godet në drejtim të tij. Në orën 05:17:20 shtetasi Davit Heuertvent, i veshur me tuta të shkurtra dhe një si në këmishë me ngjyrë të errët, së bashku me shtetasin Sokrat Lipan (Vata), godasin shtetasin Luis Mendes dhe gjatë kësaj kohe vjen shtetasi Sudae Akhmat për të ndihmuar shokun e tij, shtetasin Luis Mendes, dhe godet shtetasin Sokrat Lipan.

Në orën 05:17:35-05:17:46 shtetasi Serxhi Selimi godet shtetasin francez Ibrahim Lemoie me grushta, gjatë kësaj kohe shtetasi Luis Mendes, për t’u larguar nga goditjet që po merrte nga Sokrat Lipan dhe David Heurtevent, largohet me nxitim duke u futur brenda në det.

Në orën 05:17:53 shtetasi Luis Mendes afrohet nga ana jugore e plazhit në vendin ku ndodhen kamarieret dhe goditet nga shtetasi Serxhi Ademi me grushta dhe e ata e shtyjnë në det. Në orën 05:18:04 shtetasi Luis Mendes del nga uji dhe ecën në drejtim të shezlloneve të plazhit Paradise, ku vërehet se bluzën e bardhë e ka të gjakosur.

Në orën 05:18:24 shtetasi Davit Heuertvent vërehet se largohet në drejtim të ambienteve të brendshme të Principotes, i cili dallohet që është i gjakosur tek pjesa e përparme e teshave dhe po fshihet. Në orën 05:20:28 largohet shtetasi Sokrat Lipan, i cili bluzën e bardhë e ka të gjakosur dhe mbas tij është kamarieri Ildi Cekani, i cili e shoqëron nga mbrapa në drejtim të lokalit të “Principotes”. /Top Channel

3 MUAJ ME PARE

"Luis Migueli ndërhyri që të më mbronte"/ Shoku i portugezit të vrarë në Ksamil: Vata më goditi me thikë në këmbë... hoqi këmishën me gjak dhe iku

"Na shanë nga nëna"/ Vrasja e portugezit në Ksamil,
Sokrat Vata

SARANDË- Një tjetër nga turistët francezë që ndodhej me portugezin, Luis Miguel Varela Mendes, ka dhënë versionin e tij se si nisi ngjarja atë natë. Tourpal Khitaev ka deklaruar përpara hetuesve se kanë qenë te ‘Principote’ duke festuar dhe pasi kanë mbaruar kanë dalë nga klubi dhe kanë zbritur shkallet duke qëndruar tek shezlonget e plazhit. Sipas dëshmisë së tij, ai dhe shoku i tij, Ibrahim Leimoeiv po qëndronin pak të veçuar nga të tjerët, kur tre persona me ngjyrë i kanë thënë të ziheshin si burra.

Më pas ai thotë se një djalë pranë tyre ishte i dehur dhe bërtiste dhe më pas dy persona kanë dalë nga lokali, një prej tyre Sokrat Vata që mbante thikën në dorë. Në dëshmi, Khitaev thotë se Vata e ka goditur me thikë në këmbë dhe ka thirrur që mos të bërtasin. Pasi e ka sharë nga nëna dhe janë përplasur me fjalë, e ka kapur për fyti, e ka goditur me kokë në fytyrë dhe janë përleshur. Ai thotë se edhe kur është rrëzuar në shezlong, goditjet kanë vijuar.

Më pas janë përfshirë edhe portugezi 20-vjeçar, shokët e tyre dhe persona të tjerë. Momenti i fundit që Khitaev ka parë Mendesin ishte kur ky i fundit po përplasej me dy të tjerë, më pas vetë ai është larguar. Kur është kthyer ka parë Vatën që e ka identifikuar me foto, që po hiqte këmishën me gjak dhe po largohej nga rruga. Në fund të dëshmisë së tij, ai thotë se nuk e ka parë momentin kur Vata i ka vrarë shokun me thikë.

“Kam qenë me shokun tim Ibrahim dhe po bisedonim, ndërsa shokët e tjerë qenë më larg. Aty pranë kanë qenë dhe tre persona me ngjyrë të cilët na thanë që zihuni si burra, por unë u thashë se nuk po ziheshim dhe të shikonin punën e tyre se ne po bëjmë shaka. Aty pranë ka qenë dhe një djalë tjetër, i cili ishte i dehur dhe po bërtiste. Në këtë moment dalin dy veta, të cilët ishin punonjës të lokalit dhe na thonë që mos bërtisni se punojmë këtu! Njëri prej tyre më tërheq nga krahu i veshur me rroba të bardha të shkurtra me pak mjekër, flokë gështenjë, i cili kishte thikën në dorë dhe që më goditi mua në këmbë. Më pas iu bërtiti të gjithëve dhe iu thotë që mos bërtisni. Unë i them që nuk jam unë personi që bërtisja dhe ishin të tjerë, por ky person më ofendoi nga nëna.

Unë i them që pse e zë nënën time në gojë, unë nuk zura në gojë nënën tënde. Në këtë moment ai më kapi për fyti dhe më goditi me kokë në fytyrë dhe unë iu përgjigja duke e goditur. Unë më pas kam rënë në shezlong dhe ai po vazhdonte të më godiste. Aty erdhën dhe disa persona të tjerë dhe po na godisnin dhe shokët e mi u futën në konflikt. Luisi Migueli u fut për të ndaluar ata që më godisnin dhe më pas unë kam parë atë që shoku im që u vra, po konfliktohej me dy-tre persona me bluza të zeza ndërsa personi me bluzë të bardhë, i cili mbante thikën në dorë po na kërcënonte. Njëri prej tyre më ka kapur dhe më ka larguar nëpër shezlongë. Kur jam kthyer kam parë personin, i cili ishte me të bardha që hoqi këmishën ku në të dallohej që ishte me gjak dhe po largohej në drejtim të rrugës. Unë nuk e kam parë momentin kur e ka goditur me thikë shokun tim Luis Miguel”, tha Tourpal Khitaev.

I pyetur se a njihte personin, i cili mbante thikën në dorë dhe që e kishte goditur në këmbë ai ka thënë "Po". Pas paraqitjes së fotos së Sokrat Vatës, Tourpal Khitaev ka deklaruar që ai është personi i cili mbante thikën në dorë dhe që e ka goditur atë në këmbë./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

"Njëri me flokë të gjatë dhe thikë goditi Miguelin"/ Dëshmia e shokut të portugezit të vrarë në Ksamil: Unë i kam dhënë ndihmën e parë, i vendosa bluzën në plagë

"Na shanë nga nëna"/ Vrasja e portugezit në Ksamil,

SARANDË- Ibraim Leimoeiv, një nga shokët që shoqërohej me portugezin, Luis Miguel Varela Mendes, i cili u vra në Ksamil, ka treguar detaje se si nisi e gjithë ngjarja. Sipas Ibraim Leimoeiv, ai dhe shokët e tij kanë qenë në klubin ‘Principote’ dhe po festonin dhe më pas kanë dalë dhe kanë shkuar tek shezlonget të gjithë së bashku.

Sipas deklaratës të tij, gjithçka nisi pasi ke shezlonget u shkoi një person i veshur me pantallona të shkurtra dhe një bluzë gri me mëngë të shkurtra, i cili fliste pak frëngjisht. Leimoeiv ka treguar se personi u kërkoi të qetësoheshin, ndërsa më pas i kërcënoi dhe i shau. Sipas tij, situata u përshkallëzua kur i dyshuari goditi me thikë shokun e tij, Tourpal. 

Në dëshminë e tij, ai përmend edhe një person tjetër, të veshur me ngjyrë bezhë në të bardhë, me flokë të gjata gështenjë dhe pak mjekër. Sipas Leimoeivit, ky person iu drejtua fillimisht Tourpalit me thikë dhe më pas Luis Miguelit. Pas përleshjes, Leimoeiv thotë se i ka dhënë ndihmën e parë shokut të tij, duke i vendosur një bluzë mbi plagë për të ndaluar gjakderdhjen.

“Aty ka ardhur një person, i veshur me pantallona të shkurtra dhe bluzë me mëngë të shkurtra ngjyrë gri që fliste pak frëngjisht, i cili na thotë qetësohuni, duke na kërcënuar dhe sharë nga nëna. Ai më pas goditi me thikë shokun tim Tourpal. Ne u përfshimë në konflikt. Gjatë konfliktit erdhën dhe persona të tjerë dhe kam parë një person i veshur me ngjyrë bezhë në të bardhë me flokë të gjata gështenjë, me pak mjekër, i cili iu drejtua Tourpalit me thikë dhe më pas iu drejtua Luis Miguelit. Ka pasur shumë lëvizje e persona dhe nuk e kam parë momentin kur ka goditur Luis Miguel. Unë më pas i kam dhënë ndihmën e parë shokut tim duke i vendosur një bluzë te plaga”, është shprehur Leimoeiv.

Dëshmia e tij ngjason me atë të Adib Ghanmi, një tjetër francezi në grupin e tyre pasi thotë se një person ka ofenduar në frëngjisht nga nëna, shokun e tyre. Aty ka nisur konflikti ku u përfshinë dhe të tjerë, kur ai ka parë Sokrat Vatën të qëllojë me thikë dy prej tyre, siç pretendoi edhe Ghanmi.

Gjatë marrjes në pyetje, ai është pyetur nëse e njeh personin, i cili goditi me thikë. Në përgjigje, ai ka thënë që nëse e shikon mund ta dallojë dhe pasi i është vënë përpara fotoja e Sokrat Vatës, ai e ka njohur dhe ka deklaruar se ky ishte personi që kishte thikën dhe kishte goditur shokun e tij./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

"Dikush na u afrua dhe ofendoi njërin nga nëna"/ Vrasja e turistit në Ksamil, shoku i viktimës tregon detaje: Një tjetër erdhi më thikë dhe sulmoi, e goditi në zemër

"Na shanë nga nëna"/ Vrasja e portugezit në Ksamil,
Luis Miguel Varela Mendez

SARANDË- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e turistit portugez, Luis Miguel Varela Mendez, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë në Ksamil. Adib Ghanmi, njëri nga shokët e viktimës, i cili ndodhej me Luis Miguel Varela Mendes, ka treguar detaje nga nata e krimit. Adib Ghanmi ka deklaruar se po festonin në klubin “Principote” dhe më pas kishte vijuar qëndrimin në plazh.

Aty, sipas Ghanmi, një i ri shqiptar, rreth 25-30 vjeç, i veshur me rroba të shkurtra jeshile dhe që fliste frëngjisht, i është afruar grupit dhe ka sharë nga nëna, dhe situata është përshkallëzuar në përleshje fizike. Më pas, sipas tij, në vendngjarje mbërriti edhe një person tjetër që nga përshkrimi bëhet fjalë për Sokrat Vatën, i cili mbante një thikë. Ai ka deklaruar se fillimisht Vata ka goditur një mikun e tyre në këmbë ndërsa më pas ka goditur me thikë në zemër Luis Miguel Varela Mendez, duke i shkaktuar vdekjen. 

"Ne ishim shtatë shokë. Po festonim në klub ‘Principote’. Pasi mbaroi festa po qëndronim në plazh. Aty ka ardhur një person, i cili ishte veshur me rroba të shkurtra me ngjyrë jeshile, i moshës 25-30 vjeç, trup normal, flokë të shkurtra. Ishte shqiptar, por fliste frëngjisht dhe ofendoi nga nëna një shokun tim, i cili i thotë që: Pse shan? Nëna është e shenjtë. Ai më pas e goditi me kokë shokun tonë dhe, ne u futëm të gjithë në konflikt. Më pas erdhi një person, i veshur me rroba të bardha, me flokë të gjata, i cili mbante një thikë në dorë dhe fillimisht ka goditur një shokun tim i quajtur Tourpal me thikë në këmbë dhe më pas ka goditur dhe shokun tjetër, i cili u vra me thikë në zemër. Në këtë moment, njerëzit nisnin të bërtisnin, dhe drejt nesh kanë ardhur rreth 10-15 veta security, të cilët nuk jam i sigurt nëse u futën në konflikt. Personin që qëlloi me kokë, unë e kapa nga duart, por ai më shtyu dhe unë kam rënë në ujë," thuhet në dëshminë e shokut të viktimës. 

Gjatë marrjes në pyetje, prokuroria e ka pyetur Ghanmi nëse do të mund ta identifikonte autorin e dyshuar. Ai deklaroi se do ta njihte nëse do ta shihte. Më pas, hetuesit i paraqitën një fotografi të Sokrat Vatës, të cilin shtetasi francez e identifikoi si personin që goditi me thikë turistin portugez./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Kush ishte portugezi që u vra në Ksamil? “Milton” i njohur si njeri i dashur dhe i respektuar, në moshën 11-vjeçare ishte zhvendosur në Nicë

"Na shanë nga nëna"/ Vrasja e portugezit në Ksamil,
 Luis Miguel Varela Mendes

KSAMIL- Detaje të reja janë zbardhur mbi jetën e Luis Miguel Varela Mendes, 20-vjeçarit portugez që u vra të martën e 18 gushtit te ‘Principotes’ në Ksamil. Sipas gazetës franceze Nice Matin, i riu ishte zhvendosur në Nicë në moshën 11-vjeçare dhe kishte ndjekur shkollën Vernier, përpara se të vendosej në lagjen Gambetta. Në shoqatën La Semeuse, 20-vjeçari njihej nga të gjithë me nofkën e tij, “Milton”.

Në artikull theksohet se lajmi i vrasjes së tij me thikë nga 29-vjeçari Sokrat Vata, truproje i 'Principotes', ishte tronditës për komunitetin. I riu ndiqej dhe mbështetej nga ekipet e qendrës sociale La Ruche, në rrugën Trachel, ku merrte pjesë në aktivitetet e posaçme për adoleshentët dhe të rinjtë

“U informova mjaft shpejt. Miltoni i ri ishte shumë i dashur dhe shumë i respektuar në lagje. Ai kishte një rol si ndërmjetës. Gjithmonë përpiqej të qetësonte konfliktet”, tregon Christophe Tassano, drejtor i përgjithshëm i shoqatës.

Nice Matin shkruan më tej se Shqipëria nuk duhej të ishte destinacioni i pushimeve për Mendes. Miltoni dhe miqtë e tij kishin një tjetër plan. Ata duhej të niseshin për në Spanjë më 26 gusht, në kuadër të programit “Sac à dos”, të organizuar nga fondi i ndihmave familjare. Por, për shkak të vonesave në organizimin e këtij udhëtimi, grupi vendosi të udhëtonte me paratë e veta drejt Shqipërisë, pa hequr dorë nga udhëtimi për në Spanjë. Sipas Christophe Tassano, mësuesit ishin përpjekur t’i bindnin që të mos shkonin në Shqipëri.

Që prej ditës kur morën vesh për vrasjen, këta të fundit janë mobilizuar menjëherë për të mbështetur familjen. Drejtoresha e qendrës sociale La Semeuse po ofron mbështetjen e saj gjatë kësaj situate të dhimbshme. Edhe Metropoli Nice Côte d’Azur është vënë në dijeni dhe ka angazhuar ndërmjetësit për qetësinë publike.

“Ne gjithashtu i drejtojmë personat që kanë nevojë drejt shërbimeve të ndihmës dhe mbështetjes për viktimat, të ngritura në bashkëpunim me Metropolin. Ekipi i parandalimit të specializuar ka forcuar praninë në zonat e prekura dhe mban një lidhje të ngushtë me të rinjtë, përfshirë edhe ata që ndodheshin me Miltonin në Shqipëri," shpjegon Christophe Tassano.

Në artikull thuhet se familja e Mendes po kalonte një periudhë të vështirë për shkak të apartamentit të tyre të shkatërruar së fundmi nga një zjarr. Prindërit e 20-vjeçarit janë akomoduar në një hotel në lagjen Saint-Charles. Në artikull përmenden edhe procedurat e kushtueshme për riatdhesimin e trupit të të riut nga Shqipëria në Portugali. Ata gjithashtu duhet të kenë mundësi të asistohen nga një avokat në Shqipëri për të ndjekur një procedurë gjyqësore që sapo ka nisur.

Në bashkëpunim me familjen është hapur një llogari për mbledhje fondesh për t’i ndihmuar ata të përballojnë këto shpenzime. Deri të premten, ishin mbledhur mbi 6,300 euro. Veç La Semeuse, është aktivizuar edhe shoqata Dix Étoiles, e cila është shumë e zëshme në mbështetje të komunitetit të Kepit të Gjelbër në Nicë dhe janë krah të afërmve të Mendes për procedurat e shumta që i presin.

Si ndodhi ngjarja?

Luis Miguel Varela Mendes me shtetësi portugeze, por me banim në Francë u vra rreth orës orës 05:15 të 18 gushtit në lokalin “Principote”. Konflikti kishte nisur pas një feste në klubin “Principote” dhe më pas ka vijuar në plazhin e “Paradise”. Sokrat Lipan alias Sokrat Vata, 29 vjeç, dyshohet se gjatë konfliktit e ka goditur disa herë me thikë 20-vjeçarin portugez, ndërsa David Heurtevent 29 vjeç, i shpallur në kërkim, e ka goditur me grushte. Të dy akuzohen për vrasje me dashje në bashkëpunim.

Para goditjes me thikë, në konflikt u përfshinë edhe katër kamarierët e “Principote” Serxhi Selimi, Ervis Bunci, Ildi Cekani, dhe Murat Zhabina, të cilët sipas policisë goditën me grushte 20-vjeçarin dhe më pas u larguan. Në lokal ndodheshin edhe punonjës policie. Miosid Matushaj, Luciano Seferi, punonjës i IEVP Fier, Romeo Shehu, punonjës i Policisë Bashkiake Gjirokastër dhe Kristi Koshi, të cilët kishin rolin e bodyguard-ëve.

Sipas hetimeve, ata nuk ndërhynë për të parandaluar konfliktin dhe nuk njoftuan policinë pas ngjarjes. Për këtë arsye, akuzohen për moskallëzim të krimit, ndërsa Miosid Matushaj edhe për mosmarrje të masave për ndërprerjen e gjendjes së paligjshme. Gjatë ngjarjes, ndodhej edhe pronari i lokalit 'Principote', Bekim Bulica, i cili pas krimit u largua. Ai është shpallur në kërkim për moskallëzim të krimit.

Personat e arrestuar

Në pranga janë vënë 11 persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Të arrestuarit janë, krahas autorit Sokrat Lipan alias Sokrat Vata, dy turqit që ndihmuan autorin Nuh Mahmutoglu 38 vjeç, dhe Ezgi Perlak 31 vjeçe; Serxhi Selimi, 24 vjeç; Ervis Bunci, 24 vjeç; Ildi Cekani, 21 vjeç; dhe Murat Zhabina 27 vjeç, kamarierë në lokalin “Principote”; si dhe Miosid Matushaj 24 vjeç; Luciano Seferi 44 vjeç; Romeo Shehu 35 vjeç dhe Kristi Koshi 29 vjeç, të cilët ishin pjesë e sigurisë/bodyguard-ëve të lokalit në fjalë. Në kërkim u shpallën David Heurtevent 29 vjeç dhe pronari i lokalit, Bekim Bulica, 36 vjeç.

Autori i krimit u vu në pranga nga policia në Levan të Fierit, në bagazhin e një automjeti, që drejtohej nga shtetasja turke Ezgi Perlak, 31 vjeçe, ndërsa pasagjer ishte shtetasi Nuh Mahmutoglu, 38 vjeç, po ashtu turk. Sipas policisë, të dy kishin njohje me Sokrat Vatën dhe e kishin fshehur në makinë me qëllim që ta transportonin drejt Tiranës. Për këtë arsye, ata janë arrestuar për “Përkrahje të autorit të krimit”.

Autori përpara Gjykatës

Autori Sokrat Vata, një ditë më parë doli përpara gjykatës dhe u njoh me masën e sigurisë "Arrest me burg". Ai u kërkoi falje familjarëve të viktimës duke shprehur pendesë. Gjatë dëshmisë së tij, Vata tha se grupi i turistëve të huaj i kishte sharë dhe goditur kur stafi i kishte kërkuar të mbanin qetësi dhe se thikën ia kishte marrë portugezit teksa përpiqej ta neutralizonte në përpjekje për tu vetëmbrojtur.

Gjykata caktoi gjithashtu burg pa afat për dy turqit, Ezgi Parlak dhe Nuh Mahmutoglu që tentuan ta largonin Vatën nga vendngjarja duke e fshehur në bagazhin e makinës së tyre. Kamerierët Ildi Cekani, Serxhi Selimi dhe Ervis Bunci që goditën me grushte 20-vjeçarin, do të qëndrojnë në burg për 45 ditë. Truprojat Luciano Seferi, Moisid Matushaj, Romeo Shehu dhe Kristo Kosho si dhe kamarieri Murat Zhabina, u lanë në detyrim paraqitjeje. Ndërsa, Pronari Bekim Bulica dhe David Heurtevent, gjithashtu punonjës i ‘Principotes’, janë në kërkim./Dosja.al

adib ghanmi ibraim leimoeiv luis miguel varela mendes david heurtevent alias gjana

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin