LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Sot protesta e 126 kundër qeverisë, qytetarët sërish në shesh: Edi Rama o tradhtar jep dorëheqjen sa më parë

•Protesta e 126 radhazi kundër qeverisë Rama është zhvilluar këtë të shtunë. • Qytetarët vazhdojnë të dalin në sheshet kryesore të Tiranës, për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës politike. • Prej rreth katër muajsh, ata po shprehin pakënaqësi për gjendjen në të cilën ndodhet vendi. • Qytetarët theksojnë se korrupsioni e ka përkeqësuar situatën, duke e bërë jetesën thuajse të pamundur. • Protestuesit kanë theksuar gjithashtu se nuk do ta ndalin revoltën e tyre deri në largimin e Kryeministri Edi Rama nga pushteti. • Gjatë tubimit, protestuesit u shprehën se Rama nuk po sjell një qeverisje europiane, por qeverisjen e 313-tës, duke iu referuar skandaleve të qeverisë dhe socialistëve të arrestuar. • “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”,  “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi", këto janë disa nga thirrjet kryesore gjatë protestës. 

6 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Pankartat pikante në protestë e 126: Mos shit Shqipërinë more bir qeni

Sot protesta e 126 kundër qeverisë, qytetarët sërish në

TIRANË- Në protestën e sotme të 126 kundër qeverisë Rama, protestuesit dhanë mesazhet e tyre edhe përmes pankartave. Në një pankarta, thuhet se Shqipëria nuk hyn në Bashkimin Europian me Ramën kryeministër. 

Ndërsa në një banderolë tjetër, shkruhet “Mos shit Shqipërinë more bir qeni”. Po ashtu, në një tjetër pankartë tjetër, kryeministri Rama paraqitet si kloun me mbishkrimin: “Kur pushteti vesh paruken”./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

“Rama në burg”, protestuesit vijojnë marshimin: Pa rini nuk ka Shqipëri, këtu vendosim ne

Sot protesta e 126 kundër qeverisë, qytetarët sërish në
pamje nga protesta

TIRANË- Protestuesit po vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës me thirrjet "Rama në burg", "Pa rini nuk ka Shqipëri" dhe "Këtu vendosim ne". Qytetarët kaluan nga qendra dhe pallatet 9-katëshe duke thirrur në kor kundër qeverisë Rama dhe klasës së vjetër politike.

Protestuesit kërkojnë me ngulm dorëheqjen e Ramës dhe arrestimin e tij nga SPAK. Qytetarët kanë theksuar gjithashtu se nuk do ta ndalin revoltën e tyre deri në largimin e Kryeministri Edi Rama nga pushteti./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

Pas fjalimeve, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Arrestoni Ramën

Sot protesta e 126 kundër qeverisë, qytetarët sërish në
pamje nga protesta

TIRANË- Pas përfundimit të fjalimeve para kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Protestuesit kanë vijuar lëvizjen në kryeqytet, ndërsa gjatë marshimit janë dëgjuar thirrje kundër qeverisë dhe kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit.

“Ju erdhi fundi!”, “Poshtë qeveria” dhe Arrestoni Ramën janë disa prej thirrjeve të protestuesve gjatë marshimit. Qytetarët vijojnë të përsërisin kërkesat e tyre për largimin e Ramës, ndërsa është bërë thirrje e vazhdueshme për pjesëmarrje më të madhe në ditët në vijim./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

"Qeveria hedh hi syve njerëzve me horrllëqet e publikuara në rrjet"/ Protestuesi thirrje qytetarëve: Të lemë ndasitë mënjanë, të bashkohemi në protestë

Sot protesta e 126 kundër qeverisë, qytetarët sërish në

TIRANË- Një aktivist nga diaspora ishte i pranishëm sot në protestën e 126 para Kryeministrisë. Gjatë fjalës së tij, ai u kërkoi protestuesve të mos përçahen. Aktivisti theksoi gjithashtu se protestuesit duhet të lenë ndasitë mënjanë, pasi strategjia e qeverisë është “përça e sundo”.

"Sot diaspora ka qenë në Bruksel, e shoh me zemër të thyer disi të boshatisur. Kam qenë tre herë në shesh, herë të parë ka qenë plot. Jemi në një pikë përça e sundoi ka qenë strategji për të përçarë. Kushdo nga grupet që është përçarë dhe sot nuk është në shesh, të vijë këtu. Të lemë ndasitë mënjanë. Shteti nuk funksionon për ne. Nuk mund të na hedhin hi syve me horrllëqet që hedhin në media. Ju bëj thirrje të bashkohemi," tha protestuesi./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

"Modeli i Agasit, Hysenit e Veliajt, suksesi i vetëm i sistemit korruptiv"/ Aktivistja: Rama premtoi Shqipërinë 2030, por solli Shqipërinë 313

Sot protesta e 126 kundër qeverisë, qytetarët sërish në
Sidorela Vatnikaj

TIRANË- Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka deklaruar gjatë fjalës së saj në protestën para kryeministrisë se modeli i Ramës, është ai i sistemit korruptiv që sukses ka Ergys Agasin, Vlora Hysenin dhe Erion Veliajn. Ajo theksoi se Shqipëria nuk mund të futet në Bashkimin Europian me Edi Ramën dhe qeverinë e tij të korruptuar. Me ironi, Vatnikaj tha se Rama premtoi Shqipërinë 2030, por solli Shqipërinë 313, duke iu referuar skandaleve të qeverisë dhe socialistëve të arrestuar. 

"Kërkojmë dorëheqjen e qeverisë dhe gjithë kabinetit qeveritar. Sot në ditën e 126-të pak para se të niste protestë qindra shqiptarë të diasporës janë mbledhur në Bruksel për ti thënë institucioneve të Europës një e vërtetë ndryshe nga ajo që dëgjon nga Edi Rama. Për ti thënë se shoqëria shqiptare është gati të futet në BE por qeveria kriminale jo. Qindra shqiptarë të diasporës kanë brohoritur Shqipëria në BE pa Edi Ramën. Edi Rama e bëri fushatën e vet duke na premtuar Shqipërinë 2030. Çfarë na dha në këmbim Shqipëria 313, të gjithë zyrtarët janë o të akuzuar për korrupsion, bashkëpunëtorë të krimit, në arrest shtëpie, arrest në burg ose në arrati, modeli i Edi Ramës është modeli i Belinda Ballukut, i Erion Veliajt, Ilir Beqajt, Saimir Tahirit, Ergys Agasit, Vlora Hyseni, Arben Ahmetaj. Modeli i 313, ata të qelisë dhe burgut. Nuk jemi përballë një sistemi të korruptuar por një modeli që korrupsionin e ka bërë të vetmin model suksesi. Nuk jemi vetëm kundër korrupsionit por kundër një sistemi që krimin e organizuar e ka futur në parlament, e ka bërë ministër, zv kryeministër. Dhe vetë kryeministri. Për ne simbolizojnë krimin e organizuar në qeveri. Ne do jemi në këtë shesh për sa të ketë nevojë shoqëria për të treguar së pari njëri tjetrit. Kjo protestë është e tillë se shqiptarët e kanë mësuar se liria, dinjiteti fitohen duke luftuar sistemin e korruptuar 36 vjeçar. Jemi këtu e do jemi këtu me qytetarë të revoltuar se Shqipëria dhe shqiptarët kërkojnë revolucion," tha Sidorela Vatnikaj./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Sot protesta e 126 kundër qeverisë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Edi Rama o tradhtar

Sot protesta e 126 kundër qeverisë, qytetarët sërish në
pamje nga protesta

TIRANË- Protesta e 126 radhazi kundër qeverisë Rama ka nisur. Qytetarët vazhdojnë që të dalin në sheshet kryesore të Tiranës, për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës politike.

Ata shprehin pakënaqësi për gjendjen në të cilën ndodhet vendi. Qytetarët theksojnë se korrupsioni e ka përkeqësuar situatën, duke e bërë jetesën thuajse të pamundur.

Protestuesit kanë theksuar gjithashtu se nuk do ta ndalin revoltën e tyre deri në largimin e Kryeministri Edi Rama nga pushteti./Dosja.al

protesta kunder qeverise rama

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin