Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Zëvendës ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Lawton, ka dëshmuar para Nënkomitetit për Evropën të Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, për të prezantuar politikën e administratës së Donald Trump për Ballkanin Perëndimor. • Në fjalimin e tij zyrtar, zyrtari i lartë amerikan shpalosi strategjinë e Uashingtonit për rajonin, duke u fokusuar në sigurinë dhe luftën kundër krimit të organizuar. • Duke përmendur vendet e rajonit, ai tha se po punojnë me Shqipërinë për të goditur organizatat kriminale transnacionale dhe për të zgjeruar qasjen e kompanive amerikane në treg. • Lawton u ndal edhe te Kosova, Serbia dhe Bosnje-Hercegovina, duke nënvizuar rëndësinë e stabilitetit rajonal dhe të bashkëpunimit në fushën e sigurisë. • Sa i përket Kosovës dhe Serbisë, ai tha se normalizimi i marrëdhënieve mbetet thelbësor për paqen në rajon dhe u bëri thirrje të dyja palëve të shmangin provokimet dhe të rikthehen në dialogun e drejtpërdrejtë. • Ai theksoi ndër të tjera se strategjia e re e Uashingtonit mbështetet mbi tri shtylla kryesore: ruajtja e stabilitetit, avancimi i interesave ekonomike të biznesit amerikan dhe lufta pa kompromis ndaj kërcënimeve të sigurisë.
7 artikuj për këtë temë.
SHBA- Kongresisti amerikan Keith Self ka deklaruar se tërheqja e trupave të SHBA-së nga KFOR-i do të përbënte kërcënim të drejtpërdrejtë për paqen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Self, i cili kryeson Nënkomisionin për Evropën në Dhomën e Përfaqësuesve, tha se prania forcave të shtetit të tij vazhdon të jetë vendimtare për sigurinë në rajon.
"KFOR-i është bastioni aktual i paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Të dyja qeveritë e njohin atë si çelës për shmangien e konfliktit”, deklaroi ai, në një takim të Komitetit për Punë të jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, transmeton KosovaPress.
Sipas kongresistit republikan, anëtarësimi në NATO është elementi më i rëndësishëm për sigurinë afatgjatë të Kosovës. Deri në arritjen e këtij synimi, ai vlerësoi se misioni i KFOR-it mbetet i pazëvendësueshëm. Self e cilësoi Kosovën si shtet të pavarur, demokratik dhe partner strategjik të Shteteve të Bashkuara. Ai u bëri thirrje Greqisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Spanjës që ta njohin pavarësinë e Kosovës.
“Është koha që vendet mosnjohëse ta pranojnë faktin se Kosova është këtu për të qëndruar”, theksoi Self.
Sipas tij, qëndrimi i këtyre shteteve po e pengon integrimin e Kosovës në Aleancën Veri-Atlantike. Ai e konsideroi këtë pengesën më të madhe për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Kongresisti kujtoi se ka sponsorizuar Rezolutën 1246 të Dhomës së Përfaqësuesve.
Dokumenti mbështet integrimin e Kosovës në NATO dhe forcimin e partneritetit me Shtetet e Bashkuara. Duke folur për zhvillimet politike në Kosovë, Self u bëri thirrje liderëve që të bashkëpunojnë për zgjedhjen e presidentit.
“Sfidat me të cilat përballet Kosova brenda vendit dhe ndërkombëtarisht kërkojnë funksionimin e institucioneve, veçanërisht zgjedhjen zyrtare të presidentit”, tha ai.
Self përmendi edhe vizitën e tij në Kosovë dhe në vende të tjera të Ballkanit Perëndimor. Ai tha se delegacioni kongresional kishte takuar zyrtarë, opozitarë, përfaqësues të shoqërisë civile, studentë dhe drejtues ushtarakë. Një pjesë e vizitës ishte përqendruar në pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Self theksoi se mbrojtja e të drejtave të pakicave është thelbësore për stabilitetin rajonal.
Ai kërkoi lëvizje të lirë ndërmjet Serbisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Sipas tij, bllokimi i pikave kufitare për arsye politike është i panevojshëm dhe nxit tensione Kongresisti kritikoi Qeverinë e Serbisë për refuzimin e njohjes së Kosovës dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës. Ai përmendi nderimet shtetërore të bëra gjatë funeralit të Ratko Mlladiqit, të dënuar për gjenocidin në Srebrenicë.
Self paralajmëroi se lufta hibride, urrejtja dhe diskriminimi vazhdojnë të jenë të pranishme në Ballkan. Mospërgatitja për përshkallëzime të mundshme, sipas tij, mund të ketë pasoja të rënda. Ai kërkoi që administrata amerikane të propozojë sa më shpejt ambasadorë për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut./Dosja.al

SHBA- Kongresmeni demokrat Bill Keating ka ngritur shqetësime në Kongresin amerikan lidhur me përfshirjen e personave të lidhur politikisht me administratën Trump në marrëveshje biznesi në Ballkanin Perëndimor. Gjatë fjalës së tij, Keating iu referua në mënyrë të drejtpërdrejtë Jared Kushner, dhëndrit të Presidentit Donald Trump, duke thënë se ai po ndjek projekte të mëdha të pasurive të paluajtshme në rajon, ndërkohë është i angazhuar edhe në çështje ndërkombëtare në emër të administratës amerikane.
Ai përmendi si shembull Jared Kushner, duke theksuar se, ndërsa Presidenti Trump e ka ngarkuar atë të negociojë me vende të ndryshme, përfshirë Rusinë dhe Ukrainën, Kushner ka ndjekur paralelisht projekte të pasurive të paluajtshme në Ballkan. Deklaratat u bënë gjatë një seance në Kongresin amerikan ku u diskutuan zhvillimet politike dhe çështjet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.
"Fatkeqësisht, ndërsa administrata Trump publikisht mbron stabilitetin rajonal, njerëz të lidhur politikisht, aktorë të jashtëm dhe miq të Presidentit po përdorin lidhjet e tyre me Shtëpinë e Bardhë për të ndjekur marrëveshje korruptive në Ballkanin Perëndimor, duke pasuruar veten dhe duke minuar sigurinë e SHBA-së. Dy shembuj të rëndësishëm lidhen me dhëndrin e Presidentit, Jared Kushner. Ndërsa Presidenti Trump e ka ngarkuar Kushnerin të negociojë globalisht me vende, përfshirë Rusinë dhe Ukrainën, ai ka ndjekur marrëveshje miliarda dollarëshe në pasuri të paluajtshme, fillimisht në Serbi dhe tani në Shqipëri”, tha Keating./Dosja.al
SHBA- Shqipëria ishte në fokus të një seance në Kongresin amerikan, ku u diskutuan lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve, integriteti i zgjedhjeve, korrupsioni dhe zhvillimet politike në Ballkanin Perëndimor. Çështja e Shqipërisë u ngrit nga kongresmeni republikan Joe Wilson, i cili shprehu shqetësim për ndikimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe problematikave të integritetit zgjedhor.
Wilson e pyeti administratën amerikane se cilat janë hapat që po ndërmerren për të luftuar trafikun e narkotikëve dhe rrjetet kriminale që veprojnë në Shqipëri. Në përgjigje, Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Lawton, deklaroi se Shtetet e Bashkuara vijojnë bashkëpunimin me autoritetet shqiptare për goditjen e organizatave kriminale transnacionale.
Sipas tij, këto organizata kanë shtrirje dhe lidhje ndërkombëtare, përfshirë lidhje me kartele kriminale në Hemisferën Perëndimore. Një pjesë e rëndësishme e përgjigjes së zyrtarit amerikan iu kushtua SPAK.
Lawton tha se Shtetet e Bashkuara e kanë konstatuar strukturën e posaçme si “relativisht efektive” në trajtimin e disa prej çështjeve të ngritura gjatë seancës. Lawton e vendosi gjithashtu zhvillimin e Shqipërisë në një kontekst historik, duke vlerësuar ndryshimin e vendit pas rënies së komunizmit.
“Shtetet e Bashkuara po vijojnë që të punojnë me qeverinë shqiptare për të luftuar organizatat kriminale transnacionale që veprojnë atje. Kemi konstatuar se struktura e posaçme për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar SPAK ka qenë relativisht efektive në trajtimin e disa prej çështjeve që ju ngritët. Për mua është frymëzuese të shohim që shteti më komunist gjatë Luftës së Ftohtë tani është i lirë, ndaj ne duam që Shqipëria të ketë sukses”, u shpreh Lawton.
Kongresmeni republikan Joe Wilson: Ne mund të luajmë një rol në monitorimin dhe promovimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Për më tepër, është raportuar se korrupsioni, krimi i organizuar dhe integriteti zgjedhor në Shqipëri po ndikohen nga qeveria e Edi Ramës, e cila, në fakt, po nxit krijimin e një rrjeti të trafikut të narkotikëve. Ndër vite, Shtetet e Bashkuara kanë qenë vërtet të suksesshme në bashkëpunimin me autoritetet kundër krimit dhe trafikut të organizuar të drogës për ta trajtuar këtë çështje. Çfarë po bën administrata në përgjigje të trafikut të narkotikëve në Shqipëri?
Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Lawton: Kongresmen Wilson, ju falënderoj gjithashtu për këtë pyetje të rëndësishme. Mund t'ju siguroj se Shtetet e Bashkuara po vijojnë që të punojnë me qeverinë shqiptare për të luftuar organizatat kriminale transnacionale që veprojnë atje. Këto organizata kanë lidhje ndërkombëtare me kartelet këtu në Hemisferën Perëndimore. Në veçanti, kemi konstatuar se struktura e posaçme për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar SPAK ka qenë relativisht efektive në trajtimin e disa prej çështjeve që ju ngritët. Për mua është frymëzuese të shohim që shteti më komunist gjatë Luftës së Ftohtë tani është i lirë, ndaj ne duam që Shqipëria të ketë sukses.
Diskutimi në Kongres zhvillohet në një kohë kur lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, forcimi i institucioneve të drejtësisë dhe integriteti i zgjedhjeve mbeten çështje të rëndësishme për Shqipërinë, edhe në kuadër të procesit të Integrimit Europian./Dosja.al
TIRANË- Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Lawton, deklaroi se bashkëpunimi me Ballkanin Perëndimor është jetik për SHBA. Duke folur përpara Nënkomitetit për Evropën të Komitetit të Punëve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, Lawton tha se KFOR ka një mbështetje të jashtëzakonshme për stabilitet në Ballkan. Lawton theksoi ndër të tjera se SHBA dëshiron të shohë më shumë progres në marrëdhënies mes Kosovës dhe Serbisë.
“Administrata e Trump po angazhohet me nivele më të larta, SHBA po përpiqet të bëhet partner i duhur duke promovuar zgjidhje amerikane si në mbrojtje, energji dhe ekonomi edhe për të ndërtuar edhe një marrëdhënie me Beogradin… Mendoj se forca e KFOR është e jashtëzakonshme për stabilitet në Ballkan. Ne vazhdojmë të optimizojmë kontributin amerikan në misioni paqeruajtës. Do donim të shihnim më shumë progres në marrëdhënies mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ai./Dosja.al
SHBA- Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Lawton, ka deklaruar se SHBA, në bashkëpunim me autoritetet shqiptare po punojnë për të goditur organizatat kriminale transnacionale shqiptare. Duke folur përpara Nënkomitetit për Evropën të Komitetit të Punëve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, Lawton ka shpalosur zyrtarisht strategjinë e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump për Ballkanin Perëndimor.
"Ne po punojmë ngushtë me aleatin tonë të NATO-s, Shqipërinë, për të goditur organizatat kriminale transnacionale dhe për të zgjeruar qasjen e kompanive amerikane në treg. Një hua e finalizuar së fundmi në kuadër të Financimit të Huaj Ushtarak do ta ndihmojë Shqipërinë të përmbushë angazhimet e NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes dhe të rrisë blerjen e pajisjeve të prodhuara në SHBA”, u shpreh Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit.
Ai bëri me dije se strategjia e re e Uashingtonit mbështetet mbi tri shtylla kryesore: ruajtja e stabilitetit, avancimi i interesave ekonomike të biznesit amerikan dhe lufta pa kompromis ndaj kërcënimeve të sigurisë.
“Shtylla e tretë është bashkëpunimi me partnerët për t’iu kundërvënë kërcënimeve, përfshirë organizatat kriminale transnacionale ballkanike që bashkëpunojnë drejtpërdrejt me kartelet e Hemisferës Perëndimore që kërcënojnë Shtetet e Bashkuara”, nënvizoi ai.
Më tej, diplomati amerikan nënvizoi përkushtimin ndaj sovranitetit të Bosnje-Hercegovinës dhe pavarësisë së Kosovës, ndërsa shprehu shqetësim për vonesat institucionale në Prishtinë dhe veprimet e tepruara policore ndaj popullsisë serbe./Dosja.al
SHBA- Daniel J. Lawton, zv.ndihmës sekretar i Shtetit në Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, duke folur në një seancë dëgjimore të Komitetit për Evropën të Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, me temë “Politika e SHBA-së dhe sfidat e sigurisë rajonale në Ballkanin Perëndimor”, u ndal te marrëdhëniet Kosovë-Serbi.
Ai i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të shmangin provokimet dhe të përqendrohen në rezultate konkrete në kuadër të angazhimit për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Lawton tha se Uashingtoni është i gatshëm të bashkëpunojë me udhëheqjen e re të Kosovës, ndërsa theksoi se Prishtina duhet të përmbyllë sa më shpejt proceset institucionale.
Sipas zyrtarit amerikan, Kosova dhe Serbia duhet të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin çdo veprim që mund të rrisë tensionet. Ai foli gjithashtu për ndikimin e Rusisë dhe Kinës në rajon, duke vënë në dukje se një pjesë e madhe e investimeve kineze në Ballkanin Perëndimor është përqendruar në Serbi.
“Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me udhëheqjen e re dhe kemi nxitur udhëheqësit e Kosovës të zgjedhin. Angazhimi me Ballkanin perëndimor matet me rezultate të dukshme. Kosova dhe Serbia të shmangin provokimet. Kemi folur për ndikimin rus në Shqipëri, por pjesa më e madhe einvestimeve kineze shkojnë në serbi. Ne kemi një agjendë bashkëpunimi me Kosovën. Bashkëpunimi është penguar nga zgjehdjet atje. Kosovca duhet ta zgjedhë sa më parë presidentin”, tha Daniel J. Lawton./Dosja.al
SHBA- Administrata amerikane e Donald Trump vijon ta ketë në fokus luftën kundër karteleve të drogës dhe organizatave kriminale transnacionale. Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit, Daniel Lawton, do të paraqesë sot përpara Nënkomitetit për Evropën në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA të dhënat mbi situatën në Ballkanin Perëndimor.
Në raportin e dorëzuar në Komitet, Lawton shpalos strategjinë e Uashingtonit për rajonin, duke vënë theksin te siguria, interesat ekonomike dhe lufta kundër krimit të organizuar. Ndërsa për vendet e tjera të rajonit evidentohen problematika si ngecja e dialogut Serbi-Kosovë, situata në Bosnje dhe Hercegovinë dhe forcimi i bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut, për Shqipërinë në fokus janë organizatat kriminale transnacionale dhe lidhjet e tyre me kartelet e drogës në Amerikën Latine. Sipas Lawton, këto rrjete kriminale përbëjnë një kërcënim edhe për Shtetet e Bashkuara.
“Politika e SHBA-së mbështetet në tre shtylla. E para është ruajtja e stabilitetit, një parakusht për të gjitha objektivat tona. Së dyti, ne po çojmë përpara interesat ekonomike dhe komerciale të SHBA-së përmes rritjes së udhëhequr nga sektori privat dhe klimave të investimeve që mirëpresin biznesin amerikan. Së treti, ne po punojmë me partnerët tanë për të luftuar kërcënimet, përfshirë ato nga organizatat kriminale transnacionale të Ballkanit që bashkëpunojnë drejtpërdrejt me kartelat e Hemisferës Perëndimore që kërcënojnë Shtetet e Bashkuara”, thekson Lawton.
Duke u ndalur konkretisht te Shqipëria, zyrtari i lartë amerikan thotë se Uashingtoni po bashkëpunon ngushtë me Tiranën për goditjen e organizatave kriminale transnacionale.
“Ne po punojmë ngushtë me aleatin tonë të NATO-s, Shqipërinë, për të shkatërruar organizatat kriminale transnacionale dhe për të zgjeruar qasjen në treg për kompanitë amerikane. Një kredi e finalizuar së fundmi për Financimin Ushtarak të Jashtëm do të ndihmojë Shqipërinë të përmbushë angazhimet e saj për shpenzimet e mbrojtjes të NATO-s dhe të rrisë shitjen e pajisjeve të prodhuara nga SHBA”, shprehet Lawton.
Sa i përket Kosovës, SHBA ka përsëritur qëndrimin në mbështetje të pavarësisë dhe integritetit territorial të vendit. Megjithatë, në dokument janë evidentuar edhe shqetësime për zhvillimet e brendshme politike dhe institucionale. Lawton ka përmendur zgjedhjet e përsëritura, qeveritë në detyrë për periudha të gjata dhe vonesat në formimin e institucioneve si faktorë që kanë penguar agjendën e përbashkët.
Në vëmendje është edhe çështja e komunitetit serb. SHBA ka shprehur shqetësim për atë që e cilëson si shqyrtim të tepruar ligjor dhe policor ndaj popullatës serbe në Kosovë, duke kërkuar të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët. Në anën tjetër, Uashingtoni e konsideron të rëndësishme praninë e KFOR-it në Kosovë dhe konfirmon vazhdimin e mbështetjes amerikane për misionin.
Deklarata e Zëvendësndihmës Sekretarit të Shtetit Daniel Lawton para Nënkomisionit për Europën të Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve
Kryetar Self, anëtar i rangut Keating, anëtarë të nderuar të Nënkomisionit për Europën, ju falënderoj për mundësinë që të dëshmoj sot mbi politikën e Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor.
Ky është një rajon i rëndësishëm për interesat amerikane dhe ne e vlerësojmë vëmendjen e Kongresit, si edhe vizitat në rajon, përfshirë vizitën më të fundit të kryetarit Self në muajin maj.
Shtetet e Bashkuara synojnë një Ballkan Perëndimor të qëndrueshëm, paqësor dhe të begatë, që kontribuon në sigurinë rajonale dhe globale. Ne po zhvillojmë marrëdhënie pozitive me aktorët kryesorë në rajon për të ruajtur stabilitetin, për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik dhe për t’iu kundërvënë kërcënimeve që prekin drejtpërdrejt Shtetet e Bashkuara.
Vitin e kaluar, në përkujtimin e 30-vjetorit të Marrëveshjes së Dejtonit, Zëvendëssekretari Landau e bëri të qartë se epoka e ndërtimit të kombeve nga jashtë ka përfunduar. Siç u shpreh ai, “Shtetet e Bashkuara nuk po ofrojnë mjete të pakufizuara për objektiva të papërcaktuara, të pasigurta dhe jorealiste”.
Në vend të kësaj, ne po u bëjmë thirrje liderëve lokalë të gjejnë zgjidhje lokale për problemet lokale. Ne duam që udhëheqësit në të gjithë rajonin të lënë pas debatet e së kaluarës dhe të fokusohen te nismat pragmatike që i çojnë vendet e tyre përpara.
Kjo nuk do të thotë tërheqje. SHBA mbetet aktive në promovimin e rezultateve konstruktive që avancojnë interesat tona dhe ndihmojnë aktorët lokalë në gjetjen e zgjidhjeve të tyre. Ne jemi të gatshëm të punojmë me ata që duan të ecin drejt së ardhmes, por kemi pak interes për ata që minojnë stabilitetin për interesa personale ose që rikthejnë vazhdimisht ankesat e dekadave të kaluara.
Politika amerikane mbështetet mbi tre shtylla. E para është ruajtja e stabilitetit, një parakusht për të gjitha objektivat tona. E dyta është avancimi i interesave ekonomike dhe tregtare të SHBA-së përmes rritjes së udhëhequr nga sektori privat dhe krijimit të një klime që mirëpret bizneset amerikane. Ne i shohim këto dy shtylla – stabilitetin dhe prosperitetin – si elemente që forcojnë njëra-tjetrën.
Shtylla e tretë është bashkëpunimi me partnerët për t’iu kundërvënë kërcënimeve, përfshirë organizatat kriminale transnacionale ballkanike që bashkëpunojnë drejtpërdrejt me kartelet e Hemisferës Perëndimore që kërcënojnë Shtetet e Bashkuara.
Ne i ndjekim këto objektiva përmes angazhimit të vazhdueshëm në nivelet më të larta dhe duke përdorur të gjitha mjetet që kemi në dispozicion. Aktorët e rajonit e dinë se SHBA disponon instrumente shtesë të miratuara nga Kongresi. Gjithashtu, presim që partnerët europianë të mbajnë një pjesë më të madhe të barrës së sigurisë në rajon.
Për aleatët tanë të NATO-s në Ballkanin Perëndimor, kjo përfshin modernizimin e forcave të armatosura dhe përmbushjen e angazhimeve për shpenzimet e mbrojtjes, në funksion të vizionit tonë të përbashkët për një NATO më të balancuar dhe më rezistente.
Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Bosnje-Hercegovinës dhe ndaj stabilitetit të garantuar nga Marrëveshja e Dejtonit. Vitin e kaluar, diplomacia amerikane zgjidhi një krizë të zgjatur, duke ruajtur kohezionin ligjor dhe rendin kushtetues të vendit, si edhe duke siguruar tërheqjen e legjislacionit më kundër Dejtonit të miratuar nga Republika Srpska.
Ulja e tensioneve krijoi hapësirë për përparim në projektin e gazsjellësit të Interkoneksionit Jugor me Kroacinë, i cili do të diversifikojë furnizimin dhe sigurinë energjetike të Bosnjës. Projekti do të nxisë gjithashtu rritjen ekonomike dhe do të krijojë mundësi për kompanitë amerikane.
Muajin e ardhshëm qytetarët e Bosnje-Hercegovinës do të votojnë në zgjedhje dhe ne jemi të gatshëm të punojmë me udhëheqjen e re mbi interesat e përbashkëta.
Në të njëjtën mënyrë, SHBA mbetet e përkushtuar ndaj pavarësisë dhe integritetit territorial të Kosovës. Ne kemi një axhendë të gjerë bashkëpunimi me Kosovën, e cila fatkeqësisht është penguar nga zgjedhjet e përsëritura, qeveria e zgjatur në detyrë dhe vonesat në formimin e institucioneve të nevojshme për avancimin e prioriteteve tona të përbashkëta.
Ne u kemi bërë thirrje liderëve të Kosovës që ta përmbyllin këtë proces në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet gjyqësore. Gjithashtu kemi shprehur shqetësime për mbikëqyrjen e tepruar ligjore dhe veprimet policore ndaj popullsisë serbe në Kosovë. Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të gëzojnë të drejta të barabarta dhe mbrojtje të ligjit nëse vendi dëshiron të ruajë stabilitetin.
Forca e NATO-s në Kosovë (KFOR) mbetet thelbësore për garantimin e një mjedisi të sigurt dhe mbështetet edhe nga kontributi i forcave amerikane.
Në Serbi, ne po promovojmë Shtetet e Bashkuara si partnerin kryesor për të kundërshtuar ndikimet armiqësore. Përpjekjet tona po japin rezultate dhe partneriteti dypalësh po forcohet. Në korrik, zhvilluam Dialogun e parë Strategjik SHBA–Serbi, duke avancuar bashkëpunimin në energji, mbrojtje, siguri dhe tregti.
Angazhimi me këtë vend kyç për ekuilibrin rajonal do të mbetet i rëndësishëm për mbrojtjen e interesave amerikane.
Normalizimi i marrëdhënieve dhe ruajtja e paqes mes Serbisë dhe Kosovës janë thelbësore për stabilitetin rajonal. Përparim i konsiderueshëm është arritur që prej Marrëveshjes së Uashingtonit të vitit 2020, të ndërmjetësuar nga presidenti Trump gjatë mandatit të tij të parë.
Megjithatë, dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Europian ka ngecur për shkak të mungesës së vullnetit politik nga të dyja palët. Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të shmangin provokimet, të respektojnë angazhimet dhe të rifillojnë bisedimet e drejtpërdrejta pa parakushte.
Ne po punojmë ngushtë me aleatin tonë të NATO-s, Shqipërinë, për të goditur organizatat kriminale transnacionale dhe për të zgjeruar qasjen e kompanive amerikane në treg. Një hua e finalizuar së fundmi në kuadër të Financimit të Huaj Ushtarak do ta ndihmojë Shqipërinë të përmbushë angazhimet e NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes dhe të rrisë blerjen e pajisjeve të prodhuara në SHBA.
Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë aleatë të afërt të NATO-s dhe partnerë të rëndësishëm të sigurisë, duke avancuar prioritete strategjike dhe projekte kyçe që përmirësojnë ndërlidhjen rajonale.
Maqedonia e Veriut është në një rrugë të besueshme për të përmbushur angazhimet e NATO-s për mbrojtjen dhe për të thelluar bashkëpunimin me SHBA-në në këtë fushë. Për shkak të pozicionit të saj strategjik, vendi pritet të shërbejë si nyje për furnizimin me gaz natyror të lëngshëm nga Greqia drejt Serbisë, si edhe për zhvillimin e korridoreve të transportit veri-jug dhe lindje-perëndim.
Dialogu Strategjik SHBA–Maqedoni e Veriut, i zhvilluar në prill, riafirmoi përkushtimin e të dy vendeve për të avancuar këto prioritete.
Po ashtu, Marrëveshja Ndërqeveritare SHBA–Mali i Zi, e përfunduar së fundmi, krijon një kornizë bashkëpunimi që përfshin edhe korridorin Adriatiko-Jonian. Këto projekte janë jetike për ndërlidhjen rajonale dhe për zgjerimin e mundësive për kompanitë amerikane.
Angazhimi ynë në Ballkanin Perëndimor është i lidhur me objektiva të arritshme dhe rezultate të matshme. Fokusi ynë mbetet mbështetja e zgjidhjeve pragmatike të drejtuara nga vetë vendet e rajonit, zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik dhe të sigurisë, si edhe avancimi i interesave amerikane./Dosja.al