Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Prokuroria e Posaçme, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Byronë Kombëtare të Hetimit ka ndërmarrë një aksion për goditjen e një grupi kriminal të dyshuar për kontrabandimin e emigrantëve të paligjshëm. • Në kuadër të këtij operacioni, me kërkesë të SPAK dhe me miratimin e GJKKO-së janë lëshuar pesë masa sigurie 'arrest me burg'. • Katër prej persona janë vënë në pranga, ndërsa një tjetër ndodhet ende në kërkim. • Personat e arrestuar janë identifikuar si Jorgji Kuvarati, Erius Hajdari, Arzen Bregasi dhe Lamela Berlat. • Ndërkohë Policia dhe BKH kanë ushtruar edhe kontrolle në disa ambiente, që kanë qenë nën zotërim nga personat e arrestuar. • Në orët në vijim priten të tjera detaje për operacionin, personat e arrestuar dhe hetimet e zhvilluara nga SPAK.
2 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni për goditjen e një grupi kriminal të përfshirë në kontrabandën e emigrantëve të paligjshëm. Bëhet me dije se katër prej personave të arrestuar janë identifikuar si Jorgji Kuvarati, Erius Hajdari, Arzen Bregasi dhe Lamela Berlat.
Personat e arrestuar dyshohet se janë pjesë e një grupi që organizonte trafikimin e emigrantëve të paligjshëm, të njohur ndryshe si klandestinë. Operacioni është zhvilluar nga SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ndërsa hetimet synojnë dokumentimin e plotë të aktivitetit të dyshuar kriminal dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë.
Më herët u raportua se në kuadër të këtij operacioni ishin lëshuar pesë urdhër-arreste, mes tyre edhe për efektivë policie. Megjithatë, ende nuk ka të dhëna të plota zyrtare mbi rolin e secilit prej të dyshuarve, si dhe nëse mes personave të arrestuar ka punonjës të Policisë së Shtetit./Dosja.al
TIRANË- Prokuroria e Posaçme (SPAK), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ndërmarrë një aksion për goditjen e një grupi kriminal të dyshuar për kontrabandimin e emigrantëve të paligjshëm.
Bëhet me dije se në kuadër të këtij , me kërkesë të SPAK dhe me miratimin e GJKKO-së janë arrestuar katër persona, si të dyshuar të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, si dhe një tjetër është shpallur në kërkim.
Mes tyre janë edhe efektivë të policisë. Ndërkohë Policia dhe BKH kanë ushtruar edhe kontrolle në disa ambiente, që kanë qenë nën zotërim nga personat e arrestuar.
Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditura identitetet e personave ndaj të cilëve janë lëshuar urdhër-arrestet, si dhe rolin që dyshohet se secili prej tyre ka pasur në funksionimin e rrjetit. Ndërkohë, pritet që në vijim të publikohen detaje të tjera mbi operacionin, personat e përfshirë dhe rezultatet e hetimeve të zhvilluara nga SPAK./Dosja.al