LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrasja e ‘Tanit të Rruzhdiut’ në Sarandë/ Ervis Lami në kërkim policor, i kontrollohet banesa në Kamëz, asnjë gjurmë nga dy autorët

• Kanë kaluar më shumë se 24 orë nga vrasja e 44-vjeçarit Artan Myrtaj, i njohur si “Tani i Rruzhdiut”, por autorët e atentatit ende nuk janë arrestuar. • Lidhur me ngjarjen është shpallur në kërkim Ervis Lami, emër i njohur i botës së krimit. • Policia ka ushtruar kontrolle në banesën e Lamit dhe të familjarëve në Kamëz, në një aksion ku morën pjesë forca të Policisë së Tiranës, Vlorës dhe RENEA-s. • Por në banesë ndodheshin vetëm prindërit e Lamit, ndërsa ai vijon të jetë i lokalizuar. • Në vendin e ngjarjes, grupi hetimor ka sekuestruar 16 gëzhoja. • Sipas të dhënave paraprake, ndaj Myrtajt është qëlluar me dy armë të ndryshme. • Autorët dyshohet se kanë lëvizur me motor dhe kanë qenë të maskuar me skafandra. • Për të zbardhur itinerarin e tyre, hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë përgjatë rrugës ku dyshohet se kanë kaluar autorët. • Në atentatin ndaj Artan Myrtaj mbeti i plagosur edhe 73-vjeçari Xhevdet Skëndaj, i cili ishte duke kaluar rastësisht në zonë. • Ai është transportuar në Spitalin e Traumës, ku po merr trajtim mjekësor. • Artan Myrtaj ishte liruar vetëm pak javë më parë nga paraburgimi. • Në korrik të vitit 2025 ai ishte arrestuar në lidhje me plagosjen e dy të rinjve nga Kamza, Ernest Lame dhe Gëzim Hajdaraj. • Sipas hetimeve të asaj kohe, Myrtaj dyshohej se kishte ndihmuar Ramadan Zoton, i cili akuzohej për plagosjen e dy të rinjve. • Kjo ngjarje e korrikut dyshohet tashmë nga hetuesit si një prej pistave që mund të lidhet me vrasjen e Myrtajt. • Sipas kësaj piste, konflikti i nisur në atë periudhë mund të ketë sjellë edhe përshkallëzimin e mëtejshëm të ngjarjeve kriminale në Sarandë.  • Lidhur me ngjarjen, Ministri i Brendshëm, Ervin Demo ka urdhëruar shkrirjen e zinxhirit drejtues në policinë e Sarandës dhe ka urdhëruar që të krijohet një Task Forcë për hetimin e krimit në këtë qytet.

4 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

Atentati në Sarandë/ Policia ngre grup të posaçëm dhe nis rivlerësimin e situatës kriminale

Vrasja e ‘Tanit të Rruzhdiut’ në Sarandë/ Ervis Lami
Pamje nga vendngjarja

TIRANA- Policia e Shtetit ka ndërmarrë një sërë masash pas atenatatit i cili ndodhi ditën e djeshme në Sarandë. Në kuadër të kësaj ngjarje kriminale, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar ngritjen e një grupi të posaçëm, me ekspertët më të mirë të Departamentit të Policisë Kriminale dhe të Departamentit të Sigurisë Publike.

Kjo me qëllim kryerjen e një rivlerësimi të plotë dhe të thelluar të situatës kriminale në rrethin e Sarandës, në bashkëpunim me DVP Vlorë, stafin drejtues të Komisariatit të Policisë Sarandë dhe strukturat e tij hetimore.

Gjithashtu, po kryhet një rivlerësim i performancës së të gjithë zinxhirit drejtues të Komisariatit të Policisë Sarandë, si dhe i efektivëve të rolit bazë dhe të rolit të parë drejtues. 

Paralelisht, po punohet për krijimin e strukturave të specializuara për hetimin e krimeve të rënda dhe luftën kundër krimit të organizuar, si dhe për garantimin e mbështetjes së tyre me bazën e nevojshme logjistike.

Policia e Shtetit

Në vijim të masave të marra për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur paraditen e datës 20.09.2026, në qytetin e Sarandës, dhe pas analizës së bërë pasditen e djeshme nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit me drejtuesit e Komisariatit të Policisë Sarandë, ju informojmë se:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar ngritjen e një grupi të posaçëm, me ekspertët më të mirë të Departamentit të Policisë Kriminale dhe të Departamentit të Sigurisë Publike, me qëllim kryerjen e një rivlerësimi të plotë dhe të thelluar të situatës kriminale në rrethin e Sarandës, në bashkëpunim me DVP Vlorë, stafin drejtues të Komisariatit të Policisë Sarandë dhe strukturat e tij hetimore.

Gjithashtu, po kryhet një rivlerësim i performancës së të gjithë zinxhirit drejtues të Komisariatit të Policisë Sarandë, si dhe i efektivëve të rolit bazë dhe të rolit të parë drejtues. Në bazë të performancës së tyre, do të ndërmerren veprimet e duhura.

Paralelisht, po punohet për krijimin e strukturave të specializuara për hetimin e krimeve të rënda dhe luftën kundër krimit të organizuar, si dhe për garantimin e mbështetjes së tyre me bazën e nevojshme logjistike.

Ndërkohë, në lidhje me ngjarjen, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet intensive hetimore, të koordinuara ngushtësisht me veprimet operacionale të shërbimeve të Policisë në terren.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar maksimalisht për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe nxjerrjen përpara drejtësisë të autorëve, si dhe për forcimin e mëtejshëm të sigurisë në territorin e Sarandës dhe në të gjithë vendin.

Vrasja e Artan Myrtajt

Atentati mafioz ndodhi ditën e djeshme në Sarandë ku viktimë mbeti 44-vjeçari Artan Myrtaj. Para se të qëllohej me armë zjari Myrtaj ishte ulur në një lokal pranë kryqëzimit të ish-agjencisë ku autorët e qëlluan dy herë.

Autorët kaluan në rrugën 'Lefter Talo', ndërsa kur viktima i ka pikasur ka tentuar të largohej me vrap drejt rrugës 'Vangjel Pandi', por është vrarë në mes të rrugës. Myrtaj rezulton si i përfshirë në një ngjarje kriminale të ndodhur në 17 korrik 2025 në lagjen nr.4 të Sarandës, ku u plagosën me armë zjarri Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj nga Kamza./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Atentati në Sarandë/ RENEA zbarkon në Kamëz, kontrolle në banesat e Ervis Lamit, nipit dhe mikut të tij

Vrasja e ‘Tanit të Rruzhdiut’ në Sarandë/ Ervis Lami
Foto ilustruse

KAMËZ- Atenati i ndodhur në Sarandë ka vënë në lëvizje forcat RENEA, të cilat kanë zbarkuar në Kamëz. Ata kanë ushtruar kontrolle në kuadër të hetimeve për vrasjen e 44-vjeçarit Artan Myrtajt. Bëhet me dije se kontrollet janë ushtruar në banesën e Ervis Lamit, nipit të tij dhe një personi tjetër me lidhje miqësore.

Ervis Lami njihet si kreu i grupit të struktura kriminal që po vepron në Sarandë dhe Tiranë, por në banesën e tyre nuk është gjetur asgjë. 44-vjeçari Myrtaj sapo ishte liruar nga burg si i dyshuar për përfshirje në ngjarjen e korrikut të 2025 ku u plagosën 2 miqtë e Ervis Lamit.

Vrasja e Artan Myrtajt

Atentati mafioz ndodhi ditën e djeshme në Sarandë ku viktimë mbeti 44-vjeçari Artan Myrtaj. Para se të qëllohej me armë zjari Myrtaj ishte ulur në një lokal pranë kryqëzimit të ish-agjencisë ku autorët e qëlluan dy herë.

Autorët kaluan në rrugën 'Lefter Talo', ndërsa kur viktima i ka pikasur ka tentuar të largohej me vrap drejt rrugës 'Vangjel Pandi', por është vrarë në mes të rrugës. Myrtaj rezulton si i përfshirë në një ngjarje kriminale të ndodhur në 17 korrik 2025 në lagjen nr.4 të Sarandës, ku u plagosën me armë zjarri Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj nga Kamza./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Vrasja e Artan Myrtajt/ Ervin Demo urdhëron shkrirjen e zinxhirit drejtues në Sarandë

Vrasja e ‘Tanit të Rruzhdiut’ në Sarandë/ Ervis Lami
Artan Myrtaj

SARANDA- Ministri i Brendshëm, Ervin Demo ka urdhëruar shkrirjen e zinxhirit drejtues në policinë e Sarandës. Ky vendim vjen menjëherë pas ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme ku mbeti i vrarë 44-vjeçari Artan Myrtaj. Kjo ngjarje tronditi qytetarët dhe opinionin publik, ndërsa komisariati i Policisë së Sarandës ndodhet vetëm 70 metra larg vendit ku u vra Myrtaj.

Gjatë fjalës së tij me drejtuesit e policisë në qarqe, Demo ka qenë i ashpër me drejtuesit e policisë, ndërsa ka urdhëruar shkrirjen e të gjithë zinxhirit drejtues të Sarandës. Gjithashtu ai urdhëroi që të krijohet një Task Forcë për hetimin e krimit në këtë qytet.

Vrasja e Artan Myrtajt

Atentati mafioz ndodhi ditën e djeshme në Sarandë ku viktimë mbeti 44-vjeçari Artan Myrtaj. Para se të qëllohej me armë zjari Myrtaj ishte ulur në një lokal pranë kryqëzimit të ish-agjencisë ku autorët e qëlluan dy herë.

Autorët kaluan në rrugën 'Lefter Talo', ndërsa kur viktima i ka pikasur ka tentuar të largohej me vrap drejt rrugës 'Vangjel Pandi', por është vrarë në mes të rrugës. Myrtaj rezulton si i përfshirë në një ngjarje kriminale të ndodhur në 17 korrik 2025 në lagjen nr.4 të Sarandës, ku u plagosën me armë zjarri Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj nga Kamza./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Vrasja e Artan Myrtajt me të njëjtën dinamikë, si atentati ndaj Thimio Rubatit! Nëna e viktimës shkoi e para, policia në gjumë

Vrasja e ‘Tanit të Rruzhdiut’ në Sarandë/ Ervis Lami

Kur janë mbushur 24 orë nga vrasja e Artan Myrtaj ose siç njihej ndryshe në Sarandë si "Tani i Rruzhdiut", policia kriminale e Sarandës, nuk ka qënë në gjëndje të identifikojë dhe lokalizojë autorët e kësaj vrasje që tronditi qytetin bregdetar.

Një burim policor i tha gazetarit Elton Qyno, se vrasja e Myrtaj, është vijueshmëri e sulmeve me armë që janë kryer në ketë qytet dhe ka të njëjtën dinamikë krimi me atentatin e dështuar ndaj Thimio Rubatit, ngjarje kjo e rregjistruar në qëndër të Sarandës në muajin Korrik 2026.

Edhe në rastin Rubatit por dhe në rastin e Myrtaj, autorët kanë qënë të hipur mbi një motor dhe të mbuluar me skafandra.

Pas atentatit ndaj Rubatit, autorët janë larguar duke braktisur motorin në një gji detar në zonën e quajtur "Kasollet".

Besohet se më pas ata janë larguar me një mjet lundrues, duke mos u mundur të identifikohen sot e kësaj dite nga policia.

Kurse për ngjarjen e vrasjes së Myrtaj, ende nuk është zbuluar motori, pavarësisht se policia ka kryer kontrolle në Sarandë, Ksamil dhe Delvinë.

Situata në qytetin e Sarandës, gjatë këtij sezoni veror ka qënë tepër e rëndë, për shkak të disa ngjarjeve kriminale, ku kanë mbetur disa persona të vrarë.

Rasti më i rëndë ishte ai i vrasjes së turistit portugez, në ambjentet e lokalit "Principotes" në Ksamil, duke pasuar me ngjarjen e djeshme atë të vrasjes së Artan Myrtaj.

Myrtaj u ekzekutua në qëndër të qytetit, vetëm 67 metra larg komisariatit të Sarandës.

Trupi i tij qëndroi rreth 1 orë në mes të rrugës, duke u parë nga shumë kalimtarë të rastit.

Ndërkohë në vendgjarje më parë ka shkuar nëna e viktimës Artan Myrtaj, se sa shefat e policisë së Sarandës.

Krimi i rëndë, lidhet me përplasjen e grupit të Ervis Lamit nga Kamza dhe grupit të Sarandës që drejtohej nga Ramdan Zoto alias Canaj, i cili aktualisht ndodhet në burg.

Artan Myrtaj, 42-vjeçari që u ekzekutua në mes të qytetit të Sarandës paraditen e së dielës, del i skeduar edhe në një ngjarje tjetër kriminale.

Më 18 korrik 2025, ai rezulton i arrestuar si i përfshirë në plagosjen e 2 personave, Gëzim Hajdaraj e Ernest Lame, pas një sherri për tokat në bregdet.

Vetëm dy ditë pas plagosjes, ai u arrestua nga Policia e Sarandës i akuzuar për veprën penale “përkrahje e autorit të krimit”.

Por pas disa muaj qëndrim në burg ai është liruar, duke dalë i lirë rrugëve të Sarandës./Syri.net

vrasja e ‘tanit të rruzhdiut’ në sarandë ervis lami

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin