LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

KRIM brenda familjes në Durrës/ Djali vret me thikë babain 69-vjeçar! I riu arrestohet në lokalin e motrës (EMRAT)

• Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në Durrës, ku djali Marjan Kodheli ka vrarë me thikë babain Pjetër Kodheli në banesë, në fshatin Shkallnur. • Mësohet se 69-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital, ndërsa autori është arrestuar nga policia në një lokal në bregdet te Shkëmbi i Kavajës, biznes në pronësi të motrës së vet. • Gjithashtu bëhet me dije se 25-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe më parë ai ka shfaqur sjellje agresive. • Ndërkohë, Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

6 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Vrasja me thikë në Durrës/ Flasin fqinjtët: Autori kishte pak që ishte kthyer në Shqipëri, viktima jetonte me një grua tjetër

KRIM brenda familjes në Durrës/ Djali vret me thikë babain
Fqinjët

DURRËS- Fqinjët e familjes në Durrës, ku ndodhi ngjarja tragjike kanë deklauar se autori prej pak kohësh ishte kthyer në Shqipëri. Duke folur për mediat, fqinjtët janë shprehur se familja ka qenë e qetë dhe sipas dëshmive të banorëve, viktima jetonte me një grua tjetër në shtëpi.

"Djali ka qenë jashtë. Ne s’kemi qenë në shtëpi. Këta janë nga Mirdita. Ka 6 fëmijë. Ai ka qenë jashtë shtetit, e ëma i kishte vdekur pasi i ra një tjegull në kokë. Po kanë qenë familje e mirë. Po janë jashtë shtetit të gjithë," tha ai./Dosja.al

1 VITE ME PARE

Zbardhet DINAMIKA e krimit në Durrës/ 25-vjeçari e qëlloi në kokë me dru babain e tij dhe më pas e goditi me thikë në zemër, sekuestrohet mjeti prerës 

KRIM brenda familjes në Durrës/ Djali vret me thikë babain
pamje nga vendngjarja

DURRËS- Dinamika e krimit të rëndë, i cili ndodhi në fshatin Shkallnur të Durrësit është zbardhur. Një 25-vjeçar vrau babain e tij me thikë, ku si pasojë i ka shkaktuar humbjen e jetës.

Raportohet se 25-vjeçari, fillimisht ka qëlluar 69-vjeçarin me dru në kokë dhe më pas ka marrë thikën duke e goditur në zemër. Si pasojë e kësaj plagë të marrë 69-vjeçar ka humbur jetën.

Policia njofton se 25-vjeçari, pasi kreu krimin e rëndë është arratisur nga vendi i ngjarjes. Ai vuante nga probleme të shëndetit mendor. Policia ka arrestuar 25-vjeçarin në lagjen nr. 13 në Durrës. Gjatë kontrollit fizik atij iu gjet dhe iun sekuestrua në cilësin e provës materiale një thikë. 


Njoftimi i Policisë: 

Vrau me mjet prerës (thikë) babanë e tij dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Pas dy orësh ndjekjeje nga Policia, u kap dhe u vu në pranga 25-vjeçari.

Në vijim të informacionit të dhënë mbi vrasjen me mjet prerës (thikë) të shtetasit P. K., informojmë se, si rezultat i kontrollit intensiv, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës mundësuan lokalizimin në lagjen nr. 13 dhe kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes, shtetasit M. K., 25 vjeç (dyshohet me probleme të shëndetit mendor), djalit të shtetasit P. K..

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan 25-vjeçarit, me cilësinë e provës materiale, një mjet prerës (thikë). Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

1 VITE ME PARE

25-vjeçari masakroi me thikë babain/ E ëma u mundua të ndalonte të birin, ajo lajmëroi policinë

KRIM brenda familjes në Durrës/ Djali vret me thikë babain
pamje nga vendngjarja

DURRËS- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Durrës, ku 25-vjeçari vrau të atin me thikë. Bëhet me dije se gjatë ngjarjes kriminale, e pranishme në banesë ka qenë dhe nëna e autorit, e cila ka tentuar të ndalojë të birin dhe ta largojë nga sulmi i dhunshëm që ai po kryente ndaj të atit. Gjithashtu, ka qenë vetë ajo e cila ka lajmëruar policinë për ngjarjen.

Fatkeqësisht, 69-vjeçari ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital, ndërsa autori u arrestua nga policia një lokal në bregdet te Shkëmbi i Kavajës, biznes në pronësi të motrës së vet. Po ashtu bëhet me dije se 25-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe se më parë si ka shfaqur sjellje agresive. Sakaq, Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë./Dosja.al

1 VITE ME PARE

Vrau të atin me thikë/ Arrestohet pas dy orësh 25-vjeçari, i riu u kap te lokali i së motrës

KRIM brenda familjes në Durrës/ Djali vret me thikë babain
fotot ilustruese

DURRËS- Policia ka bërë të mundur pas dy orësh arrestimin e 25-vjeçarit, Marjan Kodheli i cili vrau sot të atin me thikë. Siç u raportua, i riu pasi ka masakruar të atin me thikës është larguar nga banesa dhe u kap nga policia te lokali i së motrës në bregdet te Shkëmbi i Kavajës.

Gjithashtu raportohet se Marjani vuante nga probleme të shëndetit mendor. Sipas bluve 69-vjeçari, Pjetër Kodheli ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Ndërkohë, Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Dosja.al

1 VITE ME PARE

Djali vrau babanë/ Policia informacion zyrtar: Krimi ndodhi në banesë! Në kërkim të 25-vjeçari (EMRAT)

KRIM brenda familjes në Durrës/ Djali vret me thikë babain
fotot ilustruese

DURRËS- Policia ka dalë një një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen tragjike në Durrës. Bëhet me dije se  djali Marjan Kodheli ka vrarë me thikë babain Pjetër Kodheli në banesë. Konkretisht ngjarja ka ndodhur në fshatin Shkallnur. Sipas bluve 69-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. 

Gjithashtu bëhet me dije se 25-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe se më parë ka shfaqur sjellje agresive. Ai është larguar pas krimit, ndërsa policia po punon për kapjen e tij. Ndërkohë, Policia ndodhet në vendngjarje ndërsa ende nuk dihen rrethanat.

Njoftimi i Policisë: 

Rreth orës 13:00, shtetasi M. K., 25 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, ka vrarë me mjet prerës (thikë), babanë e tij, shtetasin P. K., 69 vjeç, në banesën e tyre, në fshatin Shkallnur.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë kontrolle intensive, me qëllim kapjen e 25-vjeçarit. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit./Dosja.al

1 VITE ME PARE

Tronditet Durrësi! Djali qëllon për vdekje me thikë të atin, policia drejt vendngjarjes

KRIM brenda familjes në Durrës/ Djali vret me thikë babain
Policia

DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak çastesh në qytetin bregadetar të Durrësit. Mësohet se djali me probleme të shëndetit mendor ka qëlluar me thikë të atin 70-vjeçar. I moshuari ka ndërruar jetë në vendngjarje pasi nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve të marra. 

Bëhet me dije se krimi brenda familjes ka ndodhur në zonën e Shkallnurit, e sakaq policia është nisur drejt vendngjarjes për të zbardhur shkaqet e ngjarjes tronditëse.

marjan kodheli pjeter kodheli vrasja ne durres

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin